Bodigardi i Topit: Si më shkarkoi Bujar Nishani

9 Gusht 2012, 13:26Politika TEMA

24 orët e para (e më pas) në oborrin e Presidentit të ri të Republikës. Është qetësi, por askush s’është i qetë. Edhe pastruesja me fshesë, e ka një fshesë pas kresë. Sakaq, në ajër rri pezull një klimë ankthi. Kush do të iki i pari?! Apo do ikim të tërë njëherësh?! Flet Fran Kacorri: Pse më larguan nga detyra

 

Nga Gladiola Bendaj

 

Ruaju komandantit të ri sepse s’i bën syri tërr është kur është në majë të kalit, thoshin dikur ushtarët për kinse prijësin. Ky i fundit, për të treguar forcën, e fillonte me të dobëtit. Ishin pikërisht ata që mund të mundte, ishin pikërisht ata që mund t’u tregonte se sa i ashpër ishte. Historia jonë s’flet për prijës të këtillë, por thjesht për një oficer, që u gradua në president. Ai, që i la detyrën, i shkundi njerëzit, kur tha se nuk po kuptoj se ç’kanë me kuzhinierët dhe punëtorët e mi. Megjithatë, të shkuara të harruara. Ish-presidenti Topi është harruar sakaq dhe njerëzit e presidentit të ri, punën e parë që bënë, ishin të pastronin ‘ferishtet’ për të. E filluan me punëtorët, sepse ata s’kanë ku të ankohen dhe pak nga pak u bënë presion të jashtëm të gjithëve, që të jepnin dorëheqjen. Më të mëdhenjtë, në detyrë, me frikën se tashti se kanë imunitetin e shefit të tyre dhe se bota që i pret është e ashpër, e kanë rrumbullakosur shumë gjuhën. Dikush është larg. Njëri me pushime. Njëri në Kosovë, por befas, pak orë më vonë është mes Italisë dhe Zvicrës. Të pandikuar, pak orë më vonë, do të thoshin nën zë se asgjë s’është e vërtetë…

Megjithatë, diçka kanë arritur, dhe ky quhet panik. Punonjësit e presidencës janë në panik dhe presin gjithë ankth se çfarë do të ndodhë. Ata më të qetët, kanë marrë pushimet, sepse e dinë se nuk mund të kenë më jetë aty, ashtu si një takëm i tërë pret tu zërë vendin. Pastaj, telefona të mbyllur: Pyet më mirë atë, se ai e di më mirë! A e lemë më mirë, sepse kush i dëgjon?! Kë dëgjon? Kush? Duhet me ndërru, me u përshtat. Jashtë pret një pushtet, që vendin e punës ta kondicionon me forcë? O me ne, o me të? Di të shërbesh? A fluturon gomari?

Me të vërtetë, duket paksa si ajo puna e gjarprit kur ndërron lëkurët. Është edhe e çuditshme, është edhe e natyrshme. E çuditshme,  sepse ky mund ta mbajë lëkurën e tij përjetë, siç e mbajnë plot zvarranikë të tjerë (më pak helmues). Në fund të fundit nuk është se i nënshtrohet atij procesit fantastik të kalimit të larvës në super flutur, gjarpër mbetet i shkreti.  E natyrshme, sepse kështu ka qenë gjithmonë…

 

Ikja e stafit

Stafi politik u largua menjëherë me 25 korrik, një ditë pas shpalljes së presidentit. Ndër të larguarit ishin dy këshilltarët juridike Spiro Peçi e Artur Metani, ish ministri Cikuli, etj. Natyrisht qe edhe Sekretari i Përgjithshëm Afrim Krasniqi. Stafi administrativ vijon ende, por është tejet i frikësuar ndërsa është larguar vetëm Aleksandër Flloko, Sekretar i Përgjithshëm, që tha se ka dhënë dorëheqjen një ditë pas ikjes së presidentit sepse e dija shumë mirë që do të më largonin. Jam vërtetë pjesë e stafit administrative për nëpunësin civil, por si sekretari i përgjithshëm unë jam krahu i djathtë dihej e ardhmja ime. Konfirmoj se ika para se të më hiqnin. Në fakt, ky post me ligj fitohet e dorëzohet me konkurs, pra është nëpunës civil, por ne rastin konkret u dekretua shkarkimi dhe emërimi në vend të një funksionari politik, që deri më atëherë ishte zv. ministër, dhe anëtar i KK të PD dhe kandidat për deputet në listën e Shkodrës më 2009. Kuptohet se flitet për Bardh Spahinë, djalin e Ali Spahisë. Ndërkohë situata s’është aq e qetë. Janë larguar edhe dy sekretarët e presidentit, dhe flitet për largime të shefave dhe drejtorëve të sektorëve (6-7 persona), që kuptohet shumica nuk e konfirmojnë. Edhe pse, më tej, Topi vetë do konfirmonet se nga drejtoria e shërbimeve qeveritare janë larguar me pushim nga puna kamarieri dhe kuzhinierja e presidentit, dy persona që normalisht do të duhej të vijonin punën në stafin e drejtorisë së pritjes qeveritare, siç ka qenë traditë dhe siç kërkohet nga ligji.

 

Dhe shërbimi

Por, fshesa s’ka falur dhe të tjerët. Është fshesë tradicionale, jo shaka. Janë larguar me lirim nga detyra dhe shërbimi shefi i grupit të shoqërimit të Presidentit Fran Kaçorri që për shumë vite ka qenë me shërbim në Gardë. Për kolonel Kaçorrin, urdhri për shkarkimin nga detyra si shefi i grupit të shoqërimit të Presidentit nuk ishte dhe aq i papritur. Ishte ora 8:30 e mëngjesit të 25 Korrikut, menjëherë një ditë pas ardhjes vanitoze të Nishanit në zyrat e Presidentit të Republikës. Ai e dinte shumë mirë se pas ikjes së presidentit Topi, nuk do të ishte më në të njëjtën detyrë, edhe pse, sipas traditës dhe statutit, duhet të kalonte pas kësaj në dispozicion të ish-presidentit edhe për 2-3 vjet më pas. Por pezmatimi i tij nuk ka të bëj pikërisht me këtë shans të dytë, më tepër sesa me pjesën e dytë të vendimit të marrë për të. Ai jo vetëm që nuk u lejua nga Garda e Republikës të vazhdonte detyrën e tij, por as nuk iu ngarkua ndonjë detyrë e re pranë këtij institucioni. Edhe pse mbante prej më se një viti një gradë të lartë për hierarkinë e vet, kolonel Fran Kaçorri iu nënshtrua urdhrit të lirimit përfundimtar nga garda, me argumentin se ka mbaruar mandati i presidentit dhe se në Gardën e Republikës ka kaluar reforma e shkurtimeve. Reforma në fjalë nuk do të pyeste asfare as për performancën e as për përgatitjen e tij në grada. Në një rast tjetër, kjo sigurisht që do të quhej një gafë administrative. Aq më shumë po të konsiderohet që në vendin e tij u vendos dikush që qëndron më poshtë në këtë pikëpamje. Edhe pse ky fakt mund të ishte një garanci nëse ai do t’i hynte një gjyqi me gardën, Kaçorri është i qetë kur flet për Java-n, edhe pse hera herës nuk arrin t’i fshehë notat e indinjatës. “Problemi nuk është se unë u largova nga detyra pranë presidentit. Kjo mund të ishte edhe e pritshme për mua, siç mund të jetë e pritshme për shumë të tjerë. Por, gjithsesi, mendoj se, së pari, duhet të ma kishin komunikuar qysh më herët, duke qenë se largimin tim e pasoi edhe lirimi nga detyra. Dhe lirimi nga detyra nga ana e Gardës së Republikës, nuk kish pse të priste fronëzimin e presidentit të ri. Reforma është reformë, nëse do ta quajmë kështu. Pak rëndësi ka se e nisën nga kolonelët. Përveç kësaj duhet të më caktonin një detyrë të re. Lirimi im nga detyra nuk mund të justifikohet me reformat në gardë. Unë kam vetëm një vit që kam marrë gradën e kolonelit, gradë e lartë për nga hierarkia e statusit tonë. Ndërkohë, në detyrën që unë lashë, qëndron dikush tjetër që është disa grada më poshtë. E po ashtu edhe në Gardën e Republikës. Mbi ç’baza bëhen këto shkarkime. Po lirimet nga detyra, mbi ç’baza bëhen?”. Retorikë më vete pyetjet e natyrshme të kolonel Kaçorrit… Nëse një ditë do të marrin përgjigje, urojmë që për të të jetë e mjaftueshme. Gjithmonë nëse nuk do t’i drejtohet gjykatës, sapo të mbërrijë në Tiranë pas udhëtimit që ndërmori menjëherë pas largimit nga detyra.

 

Ligji i pashkruar

Tashmë është bërë e udhës të konsiderohet si një ligj i pashkruar. Sapo në derën e një institucioni shtetëror (i varur a i pavarur qoftë ky), ulet e zë vend një lider i ri (me mustaqe apo pa mustaqe qoftë), punë e parë që zë fill është ‘spastrimi’. Dhe spastrimi shpesh nuk ka kursyer as pastrueset. Sikur të mos ketë plot njëmijë e një punë të tjera për tu bërë, stisja e parë zë fill me shkarkimet nga detyra. Por kohë përpara se të komunikohen këto (të shkruara e të pashkruara, me urdhër nga lart e propozim nga poshtë, ose anasjelltas), nuk kursehet as ajo faza paraprake e përndjekjes. Ajo që i fut datën e panikut të gjithëve, që nga ai që deri dje e kishte kolltukun e butë e të ngrohtë, deri tek kopshtari apo pastruesja e shkallëve. Të gjithë presin mandatën duke mbajtur frymën. Në këto kushte janë duke përmbushur orarin e tyre të punës edhe nëpër korridore po lëviz ndërkaq një frymë e re, nj që qëndron në ajër dhe që pret të ngërthejë shpirtrat e tyre të drithëruar. Por, kjo frymë s’do të thotë se është e panjohur. Ajo është përbërëse e demokracisë shqiptare dhe e të gjithë ndryshimeve të saj. Nuk mundet që askush që ka filluar punën të mos premtojë menjëherë sa po vjen ndryshime. Por, në fakt shumica janë ndryshime që janë bërë ende pa marrë detyrën, në atë çast, kur ai pëshpërit në fillim dhe premton andej-këndej për detyrën e re dhe më shumë akoma, kur premton atyre që e kanë katapultuar deri më aty. Mos ki merak, sa të shkoj dhe zgjidhet. Por ai që zgjidhet shpesh është një njeri që s’mundet për asgjë dhe të vetmin atribut që ka është të thotë vetëm lepe e peqe. Dhe, këtë shumica e administratës shqiptare e bën me qejf. Një pjesë për faktin e thjeshtë sepse andej nga vijnë i miklojnë pa fund ndryshimet e këtij lloji, që si kanë parë as në ëndërr, por më shumë akoma me anë të kësaj, do të ndryshojnë avenirin e jetës së tyre. Kjo e bën shoqërinë shqiptare dhe frikën e emërimeve gjithnjë shumë akute për shqiptarët. Ti mund të jesh një hiç në një rreth, ose ke ngjitur pak nga pak shkallët, por mjafton një shkallë besnikërie, ose një “mirësi” e papritur dhe ti e sheh veten ministër ose më shumë akoma diku në një vend që as e ke ëndërruar më parë…

29 komente në “Bodigardi i Topit: Si më shkarkoi Bujar Nishani”

  1. Robert says:

    Te lumte vajze! Konstatime te mprehta, shkruar me pende artisti!

    1. shpati says:

      Dhe qaheshin nga DIKTATURA KOMUNISTE KETA KAPITALISTET E SOTEM!!
      Kujtuan se i shpetuan PADREJTESIVE DHE POSHTERSIVE!!!
      KALUAN NGA KOMUNIZMI NE FASHIZEM!!!
      HE,mo,a ESHTE DEMOKRACI E VERR-TETE KJO<mo???
      PO KJO ESHTE SHPELLARIZEM,mo,E JO DEMOKRACI!!!
      Dhe Europa KURVE rri e shikon tere qejf,se kane mbushur xhepoat me PARET E SHQIPTAREVE!!!
      HE,mo A ESHTE KJO DIKTATURE E POSHTER FASHISTE,ME E FELLIQUR SE AJO KOMUNISTE???
      HALLALL TA KENI!!!

      1. shkelzeni says:

        Cfare t’ja besh dikujt, ta ban zoti ty ma vone….. Sa e sa familje lane pa buken e gojes keta kur hypen ne pushtet, me qindra, mijra, Atehere ato familje kerkonin vetem buke thate, tashti ” Franat” kane vu aq para sa punen ta kene vetem per sport, zbavitje, jo si qellim me nxjerre buken e gojes….
        ZOTI VONON POR NUK HARRON

        1. NEGRI says:

          Ti quhesh Shkerzen o Shkerdhat.

  2. Jari says:

    Nishani u promovua nga berisha per paaftesi.
    Keshtuqe si do mbaje te aftet ne pune ai!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html

  3. Sinani says:

    Nuk me pelqen fryma e ketij shkrimi. Eshte njesoj si te blesh nje banese dhe te rrish ne te bashke me pronarin dhe njerezit e tij. Zoti Nishani ka stafin e tij i cili normalisht zevendeson ate te zotit Topi. Pse duhet te cuditemi? Po zoti Topi a nuk mbajti ne pune ke deshte dhe ke nuk deshte e hoqi? Ne ndryshime te tilla eshte normale qe stafi i meparshem te dorezoje deklaraten e doreheqjes dhe eshte shefi i ri qe e pranon apo jo. Prandaj mos fantazoni!

    1. hasani says:

      Ne ligjet qe Z. Nishani ka aprovuar bashke me Z. Topi shkruhet qe; pozicionet e administrates civile jane pozicione qe nuk preken nga levizjet politike, emrohesh nepermjet nje procedure konkuris dhe hiqesh nga puna ose transferohesh ne baze te kritereve. O sinan ajo qe kerkon artikullshkruesi eshte- te zbatojme ato ligje qe miratojme vete, te jemi te ndershem. Mendimi im eshte shume me i thjeshte, ne shqiptaret jemi nje turme qe nuk e duam shtetin, pasi shteti dhe ligji eshte per shoqeri te civilizuara qe veprojne ne interes te te mires se pergjithshme.

      1. Sinani says:

        Zoti Hasan,
        Sekretari personal, shefi i kabinetit, sekretari i pergjithshem, bodyguardi, shoferi, kuzhinieri etj nuk jane pjese e administrates civile, por pjestare te stafit te ngushte te presidentit te cilet ai i zgjedhe vete, br3nda kritereve te pergjithshme per cdo vend pune.
        Sa per te tjerat qe shkruan, nuk te kundershtoj. Madje une jam me kritik.

    2. GAZEP 52 says:

      po ti mire e ke qe me kete frymen e ketij shkrimi nuk je dakort,….. Por po me ate frymen e ”shqelmit bytheve” e te mos kesh te drejte qe te kerkosh vendin e punes qe ke pas me pare a te pelqen ?

  4. 007-i vuçidols says:

    Epo mire ja kane bere ketij malokut nga veriu Bujari eshte nga Gjirokastra nuk mban vartes maloke!!!!!!!!!!1

    1. elio says:

      Me sa thone ky eshte nga Durresi..dhe ministrine e brendeshme me maloke e mbushi keshtuqe…

  5. flamur says:

    Topi me Meidanin jane presidentet per tu mare shembull.

    1. klodi says:

      E ka Mejdani me J jo me i,

  6. eni says:

    Sy mos te merni te tre se, se per teori jeni shume te sakt por ne praktik ngeleni thjesht qytetare.

  7. Shefi i "mardhenieve me publikun" says:

    Nuk te ka shkarkuar Nishani,o tekahyk!!

  8. Diku says:

    “Tema”nuk e lexova shkrimin vetem titullin,ju lutem mos e ulni kaq nivelin e shkrimeve sa te merreni me nje ceshtje bodigardi qe nuk i intereson pothuaj asnjerit.

  9. Bujari ju degjon says:

    Frani vete eshte nje malok Mirdite,injorant klasik,qe kur flet eshte shume veshtire ta kuptosh, te tregoi nje here si ja zuri vendin para ardhesit te tij,dhe sa oficere hoqi bashke me Bamirin,nga grupi shoqerimit gjate kohes se tij.Frani qenka bere edhe kolonel.Nuk e dime se si ne Shqiperi mund te behesh kolonel,gjeneral,cfare kriteresh,ndoshta s’ka kritere fare,pune Shqiperi hesapi.Dhe gazetaret kane te drejte ta ngrejne kete argument,por te investigojne si erdhen Frani me shoke ne keto pozicione pune.Ky muhabet ka kohe qe eshte bere kangrene ne shoqerine shqiptare.

  10. *king says:

    Diku mos u cudit pse kujton ti se ka nivel gazeta Tema ,kjo eshte gazet spijujsh te gjith bijt e bijat e spijujve jan mbledhur te kjo gazet qe as kush se blen per ta lexuar ,por vehtem me fshij prapanicen e perddorim ne vend te letres higjenike.

    1. studenti says:

      o king bathorje! meso shqip nje here pastaj merru me gazetat or lum miku. shko ha ndonje tas groshe se sqenke per kete pune ti! analfabet!

  11. mirel says:

    Me llogjike nishani duhet ti shmanget Topit , qe te mos e haje..

  12. Dritan says:

    Frani eshte zgjatim i atij Franit tjeter, edhe ai Kacorr, por me kantine vere ne Rreshen, ku shkonte e behej tape Bamiri. Ka qene sigurims i kohes se Enverit, i zoti ne profesionin e vet, por e prishi qe i lepiju …..nje tironsi pa pike yndyre, si Bamiri. I ka ndejt roje edhe kur shkonte me dashnoren, gje te cilen mirditoret nuk e kane per zakon. Pra, Frani “fitoi” Bamirin per 5 vite, por humbi identitetin e vet, traditen e nje krahine te shkelqyer, si Mirdita. Bashke me ate Franin tjeter, shefin e grupit te shoqeri9mit te ish-presidentit me te turpshem qe ka pas Shqiperia. Ishallah nuk e kane kap ndokund ne ato kamerat e fshehta qe i kane bere Bamirit me dashnoret, ne momentet e veta epsho-erotike, qe nje imoral si ai nuk mundi t’i ndaloje dot as ne zyren e presidentit te Republikes. Do t’i shihni videot, sa te behet kryetar i FRD-se dhe do mbetet si “mbreti lakuriq” edhe Bamiri. Do pesoje fatin e Besnik Mustafajt, qe u dogj po per kesi gjerash.

  13. zhenisa says:

    po te shihni punonjesit e ARMO ne ca paniku jane. ku vecse ka 2 rroga mangut poe presion psikologjik te jashtezakonshem…. e gjithe shqiperia Panik eshte bere

  14. Delli USA says:

    Ore pse suprizoheni me veprimet e Nishanlliut te Saliut,ai eshte koqe kandari per Vicidolin dhe asgje me teper.Po te vepronte ndryshe do bente lajm,kurse nishanlliu eshte atje ku i takon seres se tij,thjesht sejmen.

  15. *king says:

    Diku nuk ke nevoj te lexosh artikullin po vehtem te shifesh se cila gazet e shkruan dhe e boton,dhe sa nivel ka ,per kyt tregon tirazhi dhe sa gazeta siten ne dit ,kyt gazet e blejn vehtem per leter higjenike per fat esht shum e but

    1. sabri says:

      derisa je futur ketu e po e lexon, nuk qenka vetem per leter higjenike gazeta. po thuaj me mire qe nga nje gomar si ty smund te presesh koment me te mire….dhe rregullo shqipen se qenka komplet pa shkolle. kokrra katunarit!

  16. servili I pa afte says:

    E njoh presidentint kur isha ne shkolle te bashkuar e njoh mire ishte komandant toge servil I arseni stroges komandantit te shkolles kur na perjashtuan nga shkolla 15veta se sdonim te iknim te shtypnim studentet ne mbledhje ai rrinte si ushtar servil dhe perseriste CA thoshin te tjeret se nga ana intelektuale eshte shume I ngritur shiko dhe stafin Qe morri njesoj si vetja brryl PO nje pyetje kam se ai CA ti thot komandant sala do bej pyetja Sa rroga merr besoj ta verifikoni ju te temes besoj 3 1 president 2 servil 3 handicap (me fal pa ofenduar ata Qe vertet Jane handicap dhe shteti I Ka harruar)

  17. tomori i beratit says:

    ENVER HOXHES i han mutin keta funderina sepse ai e ndertoi shtetin keta po e shkaterojn totalisht.

  18. studenti says:

    zoteria prej kelmendi! meqe po kerkon sqarim nga kjo zonjuisha a zonja, nuk di c’eshte, po ta them une nje fjale. shkrimi nuk flet per postet qe quhen politike, pra stafi i ngushte, por per aty persona qe kane vite qe punojne aty dhe kane kaluar disa kryetare shtetesh. te heqesh kamarierin dhe guzhinierin nuk do te thote te sjellesh stafin tend, por te lesh pa buke disa njerez qe kane punuar aty me dekada. dakort i nderuar?

  19. qytetar says:

    Çfar prisni prej sakatit tw shkrete, keshtu i thone keshtu ben!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje