Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta historike

8 Gusht 2012, 17:28Politika TEMA

Përgjithësisht, ne shqiptarët konsumojnë më shumë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit. Këta tremujorë përmbajnë edhe pushimet kryesore që bëjnë shqiptarët, shpenzimet kryesore që bëjnë familjet për fëmijët e vet në fillim të vitit shkollor si dhe shpenzimet e fundvitit

 

Nga Ilir Beqja

 

Pas një vonese të pajustifikuar disa javore, u bë publik treguesi i tregtisë me pakicë për tremujorin e parë 2012. Publikimi ndodhi vetëm pak orë pasi opozita denoncoi vonesën e pajustifkuar. Kjo ngutje për ta publikuar, provon se vonesa apo fshehja kishte ndodhur në bazë të një urdhri politik.

Të dhënat tregojnë për rënie të tregtisë me pakicë në tremujorin e parë 2011 edhe kundrejt tremujorit të katër të vitit 2011, edhe kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011. Për të shmangur sezonalitetin e periudhave të vitit, krahasimi më i plotë është ai i periudhave respektive në vite të ndryshëm. Përgjithësisht, ne shqiptarët konsumojnë më shumë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit. Këta tremujorë përmbajnë edhe pushimet kryesore që bëjnë shqiptarët, shpenzimet kryesore që bëjnë familjet për fëmijët e vet në fillim të vitit shkollor si dhe shpenzimet e fundvitit. Në këto periudha ka edhe ardhje më të shumta të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011, ka rënie të tregtisë me pakicë, pra të konsumit të familjeve shqiptare.

Rënia më e madhe është në ushqimet që tregtohen në njësi tregtare të jo të specializuara si dhe në artikujt jo ushqimorë që tregtohen në njësi tregtare të jo të specializuara. Kjo rënie është tregues i faktit që familjet janë të detyruara të shtrëngojnë rripat dhe se kriza ka prekur jetesën bazë, por që tek shëndeti janë të detyruar të shpenzojnë pasi në shëndetësinë publike ka shumë mungesa. Tabela 1 pasqyron ndryshimin në përqindje të çdo grupi artikujsh.

Tremujori i parë vitit 2012 jo vetëm që ka rënie ndaj tremujorit respektiv të 2011, por edhe ndaj tremujorëve respektivë të 5 viteve të fundit 2008 – 2012. Kjo ilustrohet në grafikun 1. Duke marrë për bazë tremujorin e parë 2008, grafiku tregon se vetëm në periudhën respektive 2010 ka pasur rritje të volumit të tregtisë me pakicë, ndërsa në periudhat respektive 2009, 2011 e 2012 ka rënie të tregtisë me pakicë. E veçanta e tremujorit të parë 2012 është se ka rënie më të madhe.

Madje tremujori i parë 2012 ka volumin më të ulët të tregtisë me pakicë në të 17 tremujorët e periudhës 01.01.2008 – 31.03.2012 siç ilustrohet në grafikun 2.

9 komente në “Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta historike”

  1. daku says:

    Epo kur flet edhe ky milioneri per familiet shqiptare,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ky popull vdekte

  2. DURIMI says:

    Familjet shqiptare,,,,,,,nuk ka zgjidhje kjo pune,,Rri te rrime me te bukren jozefine,,,,,,,,popull idiot

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Jo femij kelmendas, e ka per tregetine e lire qe kur u krijua ne 91-in e siper…Qe kur gomari jot qe pellet dite e nate per zhvillim historik, deri sa e dogji kasabane dhe me deri sot me “NOT” REKORDMENI me shishe uji te lidhur mbas brekeve….

  4. Hajde koment, tamam rrumpalle. PO pervec Ramy-it ke do ngazellesh ketu o shpellar?

    Po shikoji datat o tutkun. PO mos ja qaj hallin se nuk ka hequr aspak keq ai kryetari tribuse suaj ne ato vite qe permend ti. Ka qene me “eliten” packa se sherbetor.

  5. Gezimi says:

    Gjendja ekonomike e popullates eshte katastrofike, pavaresisht demogogjise qe kerkon te na ofroje kryeministri yne. Kur papunesia eshte ne kulmin e saj (e tilla ka qene gjithe kohes ne keto 22 vjet, por jo ne keto permasa), blerjet jane ulur ne maksimum, pasi mendohet dhe per kohra dhe me te veshtira. E kemi dhurate nga qeveria kete absurditet. Zgjidhja? Vetem rebelim i popullit, kur ndegjon qe qeveritaret shtojne pasurite!!!!

  6. elidoni says:

    O hiene idiote e nje qeverie idiote, kthehu ne kelmend e ha mmm sa te duash, te qeras qeveria jtoe hajdute.Debil sylesh, shiko numrat o gomar, apo nuk di te numerosh.
    Beqja po tregon nje gje te qarte, por te verberit e vullnetshem nuk duan te lexojne, ata duan Sali Baben dhe 400 hajdutete. Taci ishte i pari, pas do shkoni te gjithe.

  7. DILEMA says:

    Jo vetem konsumi ka rene ndjeshem dhe e shohim te gjithe cdo dite ne xhepat e tavolinat tona. Sivjet numri i atyre qe bejne pushime eshte pakesuar ndjeshem dhe sidomos ka rene numri i diteve te kaluara ne plazh… NUK KA PARE!
    Dhe me keq ka per te vajtur….

  8. vlonjati says:

    ooooooooo kelmendas ,ngado qe te shkosh e ngado qe te vesh ,shpejt a vone ne byth do ta kesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje