Ja PASURITE e politikanëve kryesorë në Shqipëri

8 Gusht 2012, 12:06Politika TEMA

Ndërsa krimi i rrugës lulëzon hapur ditë e natë, ndoshta duhet të ndjejmë keqardhje dhe për politikanët varfanjakë. Pasuritë e tyre për vitin 2011, sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive diku janë tkurrur, diku janë zgjeruar. Dhe ta mendosh se janë vetëm deklarime zyrtare. Ndiqni më poshtë pasuritë e tyre.

 

Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij deklarojnë të ardhura modeste dhe qëndrojnë larg shit-blerjeve personale të pronave të paluajtshme. Ndryshimi i vetëm në pasurinë e tij është shtimi i parave cash, ku kryeministri deklaron se ka 1 milion lekë të akumuluara, përveç llogarive bankare.

Shkëlzen Berisha për vitin 2011 ka deklaruar si të ardhura rreth 1.8 milionë lekë nga ushtrimi i konsulencave juridike si person fizik. Mungojnë shifrat prej 150-200 mijë euro kësaj here për Shkëlzenin. Të ardhurat e tij janë tkurrur dhe duken në pakësimin e llogarive bankare me rreth 30 mijë euro në total.

Argita Berisha deklaron të ardhura pak a shumë të njëjta me vitin e kaluar. Ajo ka arritur të rrisë të ardhurat personale si pasojë e konsulencave juridike duke e çuar shifrën në 35 mijë euro. Gjithashtu, ajo ka shtuar edhe të ardhurat që i vijnë nga një apartament i tretë në Tiranë.

Bamir Topi gjatë vitit të kaluar ka paguar një shumë prej 7 milionë lekësh dhe po kështu ka tërhequr 35 mijë euro nga depozita personale për të investuar në një apartament në Shkozë. 400 mijë lekë ka blerë një tokë are po në këtë vend dhe ka përfituar 3.6 milionë lekë nga kompensimi i pronave sepse së bashku me familjarët gëzon statusin e ish-pronarit. Rroga e tij si president për vitin 2011 në shifrën rreth 2.5 milionë lekë. Vijon të shlyejë një kredi.

Jozefina Topalli vijon të ketë rrogë më të lartë se Kryeministri. Si kryeparlamentare ajo ka përfituar shumën prej 3 milionë e 500 mijë lekësh. 2 milionë i ka përfituar nga përfituar nga kompensimi i pronave dhe nuk lë pa përmendur 1 milion lekë shpenzime për vajzën e saj në Francë. Bashkëshorti i saj Ndoc Topalli ka përfituar 4 milionë lekë në profesionin e noterit. Me 3.5 milion lekë ajo ka restauruar shtëpinë e saj në Shkodër.

Bujar Nishani ka deklaruar të ardhura të kënaqshme si ministër i Brendshëm. Përveç pagës 1.3 milionë lekë si ministër, ka deklaruar 100 mijë lekë që i ka përfituar nga anëtarësimi në KLD dhe po kështu nga pagesa si anëtar në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Ka dhe dy apartamente me qira në Durrës, trashëgimi e bashkëshortes. Gjithashtu Nishani ka një kredi prej 120 mijë eurosh ,të cilën do të vijojë ta shlyejë gjatë këtij viti. 13 mijë euro i paguan kolegjin të bijës në Vjenë.

Majlinda Bregu ka marrë kredi 145 mijë euro më 2010, por nuk i përdor dhe ka vijuar të marrë overdraft me vlerë 5000 euro më 2011.

Genc Ruli ka ndërtuar dhe mobiluar vilën në Farkë për 150 mijë euro. Vila është 468 metër katrorë. Ai ka përfituar rreth 300 mijë lekë nga interesat e bonove të thesarit dhe 1500 nga USD nga depozita.

Ridvan Bode ka deklaruar se harxhuar 5 milion lek për të rindërtuar një shtëpi në Rakickë të Korçës.

Arben Ristani thotë se rritur pasurinë e tij me 30 mijië dollarë për vitin 2011.

-Kryetari i LSI, Ilir Meta deklaron se gjatë vitit 2011 ka përfituar vetëm nga paga e tij si deputet dhe e Monikës si sekretare organizative e LSI-së.

Edi Rama ka pasur shtim në llogaritë rrjedhëse në vlerën 792.427 lekë. I janë pakësuar paratë cash në shumën prej 160 mijë lekëve. Sipas pagës vjetore ka përfituar 932.954 lekë. Në një llogari bankare ka 0,007 lekë në një tjetër 23.419 lekë. Ai vijon të shlyejë një kredi dhe i ka mbetur shuma 705.490 lekësh të reja. Ndërsa bashkëshortja e tij Linda fiton më shumë para. Ka shtim të llogarisë rrjedhëse 16.850,60 euro. Nga pagesa vitin e kaluar ka përfituar shumën prej 480 mijë lekëve si përgjegjëse e sektorit kërkimor në Qendrën për Nxitjen dhe Zhvillimin Njerëzor. Nga kjo qendër për ekspertizën e ofruar ka përfituar shumën 11.800 euro dhe 10.500 dollarë amerikan. Merr qiranë e një apartamenti, ka ku ka përfituar 9.720 euro. Shkollimi i vajzës i kushton 3000 franga zvicerane.

Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka përfituar një pagë vjetore vitin e kaluar 2.293.435 lekë të reja. I biri i tij Ledian Ruçi është në borxh sepse ka një kredi prej 100 mijë eurosh dhe ka blerë lokal.

-Deputeti i PS-së, Sadri Abazi ka shtuar një pasuri prej 174 milionë lekësh gjatë vitit 2011.

Fidel Ylli ka shtuar shumën prej 630 mijë eurosh.

Tom Doshi duket se ka qenë i pafat për këtë vit sepse llogaritë e tij bankare janë pakësuar me 115 milionë lekë.

Petrit Vasili ka para cash të shtuara ka 350.000, të ardhurat si ministër janë 1,668,793 dhe si kryetar bordi 117,090 lekë.

-Fatmir Mediu ka shitur apartamentin e tij 226 metër katror tek Shallvaret për 220 mijë euro dhe ka legalizuar truallin e vilës së tij në Golem, edhe pse duhet të mbrojë të drejtat e pronarëve.

Sokol Olldashi ka blerë një vilë dubleks 151 metër katror në Gjirin e Lalzit për 57 mijë euro dhe nga paga vjetore si ministër dhe anëtar i KRRTRSH përfiton 1,688,285 lekë.

-Ndërsa Basha ka deklaruar vetëm të ardhurat si kryebashkiak. Të ardhura nga paga shkojnë në vlerën e 734,162 lekë. Dhe të ardhurat  e bashkëshortes nga leja e lindjes në Hollandë prej 10.808 euro.

-Astrit Patozi ka deklaruar se ka blerë dy makina për vitin 2011. Një makinë Peugeot për 13 mijë euro dhe një Benz për 300 mijë lekë.

 

20 komente në “Ja PASURITE e politikanëve kryesorë në Shqipëri”

  1. i tretur ne pritje says:

    para dy vjetesh kam dashur te blej nje apartament te vogen ne Gjirin e Lalzit dhe cmimet ishin rreh 1200 Euro per m2. keta politikanet tane i blejne pasurite shume lire ne krahasim me normen mesatare te tregut. si ka mundesi? keta qe verifikojne pasuri nuk e din qe blerja e pasurive nga zyrtare jashte normes mesaatre te tregut duhet te hetohet se krijon dyshime te forta per korrupsion. ketu duhet te hyje krimi ekonomik dhe te hetoje te dyja palet ne nje transaksion. po kujt i qahem dhe une. lere ujin te rrjedhe

    1. DAKU says:

      daku, ne rregul e ke ti, po cmimet dysheme e tavan vlejne vetem per popullin, jo per eliten!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

      1. GREK PABUX SYNET says:

        ore ky popull qenka i thjeshte,,,,,,,,rrasma se un mbaj,,,,majtas djathtas

        1. raimondi says:

          Keto gjera me mire te mos shikohen fare

          Keta qe jane ne krye me mire te jene te pasur dhe te mos na i thone fare
          Te pakten ti kene parate ne bankat ne Shqiperi, qe te perdoren ne ekonomine shqiptare dhe eshte mire t e jene te pasur qe t e mos bijen preh e sherbimeve sekrete te shteteve armike

          Kjo jete keshtu e paska –Demokracia qe e ka emrin demokraci dhe gjasme quhet pushtet i popullit qenkerka pushtet i nje pakice dhe pasuron nje pakice, p

          Ndaj me mire te mos i dijme fare pasurine e ketyre qe na drejtojne ,se kur kerkon dicka te tille ata do genjejne –Keshtu qe me mire mos i kekroni fare keto gjera

          Lerini ore te pasurohen bastardet , se mbase tregohen ndonjecike zemerbeute edhe per popullin,
          se po ju kerkove llogari ata ato para qe kane vjedhur do i cojne jashte Shqieprise,
          dhe kjo do jete humbje per ekonomine tone…..

          Se ata qe jane ne krye per te vjedhur do vjedhin, nuk i ndalon dot
          Ata kane cdo gje ne duart e tyre , keshtu qe kot sa ti futesh ketij muhabeti…..

          ……Por nje gje del nga sa lexojme __Kane gjithe keto leke te bera qyl ,
          duke ua vjedhur popullit,–Dhe biles jane te vjedhura nga pasurite e shqiptareve qe u ndertuan per 50 vjet, dhe keta i moren falas gjakun dhe djeresen e njereve te thjeshte …… dhe nuk krijojne
          nje fond per te varferit ku te jepent Dreka & Darka falas per ata qe jane ne nevoje……

          DHe nje Dreke falas per femijet ne shkollat publike ne menyre qe tu kriijohet mundesia edhe fmeijeve nga familjet e varfera te marin nje ushqim t ebollshem per dreke

          Te pakten ushqimi te mos jete problem per vendin tone, se eshte turp
          te kesh problem ushqimin kur je ne mes te Europes …..

    2. xhoni says:

      A e shikoni se politikanet e opozites,qe nuk kane dhene asnje tender qeveritar prej 7 vjetesh,kane perfituar disa here me shume fitime se politikanet e qeverise!!!Haaaaa!!HAJDE NDERSHMERI KRIMINALE QEVERITARE,HAJDE!!!
      Kjo qeveri e meriton te SUNDOJE edhe 700 vjet te tjere!!
      KORRUPSIONIN NE TE GJITHE BOTEN E BEJNE SHTETARET,NDERSA NE SHQIPERI E BEJNE OPOZITARET!!!
      JETOJME NE MESJETE,OR TEJ!!!
      ASHT QEVERI MALOKI KJO!!

  2. Aqifi & shemshedini says:

    Aqifi dhe Shemshedini.
    Or Aqif ore po si gjejne gjithe keto pare mor jahu kta plitikanet tan?
    A more Shemshedin a di casht azbergu? akull more Aqif akull.
    Jo mor shemshe eshte mal mor, mal me akull,si dajti more e shef dajtin? e shof.
    Ki mal mor Shemshe nuje vetem majen trego more shemshe,nen uj asht mshef krejt mali,e kshu mfshehin pasunit,paret,kta pliktikanet tane si pun e malit dajtit prej aklli ne uje.
    keto qi lexojme na nartikull jan vetem maja e malit prej aklli mor shemshe a kptove.
    ca thu mor aqif ca thu kshuna?
    po u qekam fare kercu more qifo, si sdijsha un ket pune?
    a mor shemshe kur tmsojm na ksi punsh kena vdek.

  3. Maja e majes se Ajizbergut says:

    Jane duke u zhvilluar garat e Lojrave Olimpike dhe jo Kampionati i Genjeshtrave.

  4. Elida says:

    Medet sa fukarenj i paskemi politikanet mor jahu po pse ju te medias nuk hapni numra llogarie e ti ndihmojmë qyqaret se nuk paskan lekë as me hanger ene nji çape buke kurse” ne poplli hajme më lugë florini si në kohë të Enverit e jena tu u shëndosh përditë aq sa na u ka zbardh enë lëkura” gjynof të shkretët

  5. kapo says:

    Une kam 1 mejtim qe dua ta kthej ne propozim. une them qe te gjithe keto figura te larta shoqerore qe fitojne kaq pak dhe punojne kaq shume per shqiperine ti ndihmojme duke i shkruar ne listat e ndihmave te kryqi i kuq dhe ti veme emrat te ushqehen dhe ne mensat e shoqatave bamirese. ata punojne me shume se grate e tyre dhe fitojen shume me pak. po tashti gjithe kjo lodhje mendore e fizike qe kane ne dobi te popullit ne nje mase duhet shperblyer. propozoj qe per kete akt te mbahet dhe 1 referendum i gjere popullor.

  6. dritani says:

    TemA keni harruar nje detaj.

    Kryeministri ka 11 llogari bankare.

    C’i duhen valle nje njeriu me rroge shteti gjithe keto llogari?
    Per te luajtur Monopoli ne darke?

  7. Niku says:

    Shtepia e Bodes ne Rakicke nuk eshte 5 milion leke, atje jane harxhuar plot 17 milion lek te reja. Nga kane ardhur keto leke ? Le te shkoje specialisti i vleresimit te pasurive ne Rakicke dhe pastaj Ridi te jape llogari. Ne se duam te bejme shtet, kjo eshte rruga e duhur. Ne se jo vendit po i vjen fundi.

  8. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    HA HA OR MERO 10 MILIARDERET ME TE MEDHENJ JANE SOCIALISTE KETO PERRALLA TREGOI LEXUSVE TU KOMUNIST

  9. Bujari ju degjon says:

    Kete deklarimin me mire ta quajne:Kush genjen me bukur.

  10. lali says:

    Sa të besueshme janë këto deklarime?
    Opinioni i ka sytë në ballë për të parë se, veç apartamenteve luksoze, ministrat e pushtetarët e lartë kanë shtëpi në Golem, Vlorë,fshatrat e tyre te lindjes apo edhe Razëm e Rrajcë, shkollojnë fëmijët jashtë vendit dhe familjet kanë makina të lluksi. Me sa duket, këtu deklarohen vetëm aq pasuri sa mund të kontrollohen nga organet shtetërore.

  11. Gezimi says:

    Rikthim i menjehershem i pasurive te grabitura! Ne rast te kundert do akumulohet zemerimi i sovranit dhe atehere do jete shume vone!

  12. Besimi says:

    Blendi Fevziu (KORANI) Jemin Gjana (I VOGLI) Halit Shamata (ÇANTA) Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT) Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI) Shaban Memia (QUKAPIKU) Vili Minarolli (PROFESORI) Ridvan Bode (KORÇARI) Jozefina Topalli (DIZINJATORI) Sali Berisha (PENICILINA) Fahri Balliu (RRJEPSI) Leonard Demi (MURRIZI) Uran Butka (DOKU) Remzi Lani (HOLTA) Spartak Poçi (INXHINIERI) Armando Shkullaku (BOZHURI) Servet Pëllumbi (YLLI) Preç Zogaj (ÇIFTELIA) Genc Ruli (STILOLAPSI) Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    1. otr says:

      te cuditshem ca emra te rinjsh, te virgjer te demokracise!

  13. Maks says:

    Pse akuzohet kot Petrit Vasili, atij vetem 350 mije leke i jane shtuar…

    Gojet e liga thone qe ai ka blere nje vile ne Rome, ku aktualisht jeton i biri, qe ka blere pasticeri internacional (prane presidences)
    qe ka blere 1 apartament luksoz ne tirane 500 metra katrore, etj, etj.

    Por gabohen ai vetem 3500 dollare paska fituar per vitin 2011. Shtoji ketu edhe televizorin e zyres qe e kishte 55 inch dhe kur iku e nderroi me nje 20 inch.

    Gjynah, qe e hoqen nga posti i ministrit dhe e cuan te merret me thertoret. per tre vjet i la te semuret pa ilace tani ka pe ti lene edhe pa mish.

  14. Xhozi Plehra says:

    kemi Adriatik Dhallen per kontrollin e pasurive. Po tha ai nuk ka gje….. nuk ka !!!
    robt dhalles me shoke

  15. aron says:

    I kane cuar jashte shtetit ska dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje