Lazarat, katër të rinj qëllojnë ndaj postbllokut të policisë

8 Gusht 2012, 10:20Politika TEMA

Katër të rinj nga Lazarati kanë qëlluar në drejtim të një postblloku të policisë, vendosur pranë këtij fshati.

Prej kohësh policia po tenton të hyjë në këtë fshat, por pa ia dalë dot. Policët ishin ankuar se u kishte rënë morali duke bërë rojën e boteve të ujit që hyjnë në fshat. Por ja që katër të rinj kanë menduar të zgjojnë policinë, duke qëlluar në drejtim të tyre me plumba gjurmëlënës.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se edhe policia është përgjigjur. Nuk ka pasur të lënduar nga ky shkëmbim. Policia thotë se ata kanë arritur të identifikojnë katër personat që ndërmorën këtë sulm.

Guardia di Finanza ka zbuluar me dhjetëra hektarë të mbushur me kanabis në mbarë Shqipërinë, ndërkohë që Lazarati mbetet simbol i kultivimit të kësaj bime.

14 komente në “Lazarat, katër të rinj qëllojnë ndaj postbllokut të policisë”

  1. coku says:

    mendoj q etata jane police civile qe e kane bere kete veprim per te justifikuar pranine e policise rreth fshatit. nuk mendoj se lazaratasit do ti qellonin policise pa i ngacmuar ajo me pare. ata do qellonin nese policia hyn ne fshat. dhe tjetra shkembim zjarri dhe nuk ka te lenduar. me cfare qelluan me fisheke manover. jane lojera te vete policise keto.

    1. Muli in action says:

      Ka per ti kap shpejt, por nuk po di ke me pergju ma par. I kan plas ujrat sa andej kendej.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

  2. LENINI says:

    Lerini te shesen more politikane hajdute.ATA NUK E KANE VJEDHUR,POR PO PRODHOJNE ME DJERSE.
    A nuk po e merni vesh,se eshte ritur çmimi i droges dhe rinia po vret gra,per ti plaçkitur,po vidhen lokale,po vidhen shtepia,po rihen njerezit kudo.Kjo do ndodhe kur shtetaret vjedhin popullin.Populli sot do meret me veten,neser e keni radhen ju shtetare kriminele e hajdute qe nuk paski lene vend pa ngritur vilat,pasurite,fabrikat,trojet,te gjitha te grabitura.Shpej do keni radhen,djersa dhe gjaku i vjedhur nga ju,do ngreje urejtjen nga padrejtesia.

    1. Ne i lejme po mir osht dhe derdh i perqindje te Doktori se po afrojne zgjedhjet e fshatari don lek sta fal voten

  3. vlonjati says:

    o coku te hengert tenja qe e ke te keqen brenda

  4. roko says:

    Nje njeri qe ka qene dy here min.i brendshem dhe qe ska lejuar ose denjuar qe policia te nderhyje ne lazarat, ne sote e kemi presidente.A nuk duhet ky njeri te japi pergjigje se perse sote e kesaje dite vazhdone te mbillet hashash ne lazarat.Dije ky njeri (ne mbledhjen e K.L.D-se)i tha popullit se do te rregulloje drejtesine.Por a munde ta besoje kush? Jane penalizuar kryepleqe pa perkrahje politike per dhjetra rrenje hashash,kurse nga Lazarati transportohen tonelata vite per vite dhe kryetarit te komunes nuk ihyne gjembe ne kembe,bile kane kurajon te dalin dhe ta mrojne (sic beri para disa ditesh Dr.policis se shtetit).Te shtretit te tyre se shteti i shqipetareve nuk eshte ky shtet.Shqipetaret nuk kane nevoje per nje presidente lolo vegel e te tjereve. Por kane nevoje per nje njeri me integritet dhe te ndershem.Shqipetaret e dine shume mire se kush nuk do qe te nderhyhet ne Lazarat.

  5. Pamvarësia says:

    Në këtë ,,incident” mendoj se fajtore është policia e shtetit të madh. Ajo nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendëshme të shtetit të vogël, Lzarat. Madje, shteti i madh i Saliut, duhet ti forcojë më tej mardhëniet me shtetin e Lazaratit. Veç përfitime ka. Megjithatë, mund të ketë qenë dhe ndonjë lojë midis dy policive: asaj të shtetit të madh dhe policisë të shtetit të Lzaratit! Hajde Rrumpallë, hajde!

  6. Vangjeli says:

    Shume mire kane bere nuk i vjen e keqja shtetit tone nga shteti i vogel i Lazaratit.

  7. Gezimi says:

    Nje shtet qe nuk zgjidh problemet me nje fshat, ka shume pak gjasa te ndreqe problemet e nje shteti. Qofsha i gabuar!

    1. lazo says:

      xhimo …ai fshat nuk ka asnje problem ..problemet i keni ju ne trute e thara nga komunizmi…ne lazarat nuk ka kriminela ..shikoni se cbehet ne rruget e shqiperise ? te gjithe vrasin te gjithe ..nqs do tju pelqente qe ne listen ditore te vrasjeve te kishte dhe lazo ,nuk besoj se do tju plotesohet kjo deshire ty dhe te gjithe njerezve te vegjel si ty ..njerezit mbijetojne pa i bere dem askujt dhe kush ka zili e dini se ca duhet te beje ..

  8. Sal Topalli says:

    Si ka mundesi?Ne jemi ne Europe?Ku ndodh ne ndonje vend Europian,qe policia nuk hyn dot ne fshat apo qytet nga frika e banditeve.Ku ndodh ne Europe qe hashashi mbillet dhe korret ashiqare fare?Ne Shqiperine demokratike te Sales,ndodh.Ec aty.

  9. Petro says:

    Po lexoj me ve mendje njoftimin dhe komentet mbi ngjarje e ndodhur me postbllokun e Policise ne dalje te qytetit te Gjirokastreste . Veprim per te cilin shpreh keqardhjen time si qytetar dhe jam kategorikisht ne mos pajtim me te duke e quajtur nje veprim jo njerezor dhe te ulet. Ky veprim nuk eshte i Lazaratasve te ndershem e puntore,por i personave te inkriminuar ose edhe i segmenteve te tjere qe mundohen me cdo kusht te terheqin vemendje nga problemt e tjera me madhore.
    Nisur nga akti i djeshem por edhe nga ndjekja ne ecuri e problemeve qe kane te bejne me ate fshat ; i drejtohem me nje thirrje qytetare , gjithe elementeve te shendosh te popullit te Lazaratit, -Kryetarit te Komunes , Shoqates Atdhetare”Lazerat” , te distancohen nga cdo veprim dashakeqes dhe keqberes sic ishte veprimi i gjuajtjes me arme ne drejtim te postbllokut te policise mbremjen e djeshme por edhe nga cdo veprim tjeter qe bie ndesh me ligjin .
    Zoti Mero! Ju jam drejtuar dhe disa here te tjera me komente teper korekte dhe nuk i keni botuar. Shpresoj se kete thirje do ta botosh.

    Petro.

  10. SKENDER BEU I VJETER says:

    JEPI LAZO MOS KI FRIKE SE KE MJELL PER AMERIKE.AMERIKE DHE EVROPE JEPI LAZO NE ATE GROPE.JEPI BEJE TYM HASHASHI ,QE TE PUNOJ MIRE KALLASHI,JEPI BEJE RRUKULLIME ,POLICET HYJNE NE VRIME.RRINE PIJNE EDHE HANE ,DHE NUK E PRISHIN DYNJANE.SA TE KEMI QEVERINE,MARIM RROGEN DHE PER VRIME.

  11. jevi says:

    Ky konflikt mba ere korupsion e per kete duhet te mbaj pergjegjesite rende opozita.Turp per kete shtet ku vet gjyqesia eshte ajo qe mbizoteron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje