Imami, skandal dhe me gradimet

7 Gusht 2012, 15:48Politika TEMA
Imami, skandal dhe me gradimet

Emërimet dhe gradimet e ushtarakëve në të gjitha nivelet në Forcat e Armatosura kryhen jo mbi baza ligjore, por sipas preferencave të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Vizion Plus ka publikuar një listë emërore të nënkolonelëve të përzgjedhur për avancim në gradë prej 36 emrash. Por emrat që përzgjidhen për të marrë gradë më të lartë nuk janë 7 emrat që siguruan më shumë pikë sipas vlerësimit të Komisionit.

Nëpërmjet urdhrit që mban numër 11-36, datë 8 korrik 2011, ndryshohet urdhri i mëparshëm i ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet rregullore e re për komisionet e karrierës. Kështu, sipas urdhrin të ri të Imamit, është shefi i Shtabit që vlerëson me 20 % të pikëve konkurrentët, duke rrëzuar vlerësimin e Komisionit të gradave.

Por kjo është njëra anë e medaljes me emërimet partiake e preferenciale në ushtri. Pasi Ministri Imami nëse në vitin 2010 pranoi të gradonte 3 kolonelë vetëm pasi ata fituan betejën me Ministrinë në Gjykatë, në 2012 nuk merr parasysh as vendimet e drejtësisë.

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës, me kryesuese gjyqtaren Edlira Petri, i cili detyron ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, të nxjerrë një akt administrativ që i jep gradën madhore Gjeneral Brigade Perikli Koliçit. Vendimi i formës së prerë mban datën 29 mars 2012, por në letrën përcjellëse të ministrit Imami është shënuar shkurt mbi vendim “Nuk bëhet!” duke shpërfillur hapur dhe qartazi sistemin gjyqësor në vend.

“Vizion Plus” ka publikuar ditët e fundit një sërë skandalesh në këtë ministri, që nisin nga blerja e aparateve përgjuese që dyshohet se u përdoren për përgjimin e opozitës, deri tek përdorimi i Forcave të Armatosura në shërbim të aktiviteteve të Partisë Demokratike.

12 komente në “Imami, skandal dhe me gradimet”

  1. Lex Rex says:

    Keshtu behet gjithandej, p.sh. shkoni pyesni ne Ministrine e Jashtme si i japin gradat diplomatike. E kane privatizuar shtetin, kane edhe goje te flasin per integrim ne BE.

  2. LENINI says:

    Edhe ate qe preu koken e te vdekurit dhe e shetiste ne qytet a thua e ka graduar me ndonje grade te larte IMAMI?

  3. gentiani says:

    akoma rri ne qeveri ky aktori qe vetem skandale ben. nje rol nuk luajti per se mbari ky ne kete shtet. kokrra e k…
    doreheqje,dhe hetim njekohesisht, e kane kthyer qeverine ne privat, rrezik del per shitje vitin tjeter.

  4. populli says:

    qe te heqe vemendjen nga skandalet dhe faljen e ujrave te jonit saliu kendon refrenin e imunitetit.

    opozita ne vend qe ta quaje tradhti i pergjigjet me te njejtin refren- referendum.

    kryeministri kryen nje akt antikombetar;fale trojet si me ja pas lene ram vicidolsi dhe prape ne qeveri.

    nuk e ka fajin sala e ka fajin i korruptuari edi fatos nano rama.

    sa te jete edi opozite, gjemb s’i hyn ne kembe saliut te dy jane prodhim nexhi hoxha!

  5. tarrasi says:

    Fellqsira jane vene ne krye te kombit.

    Po ku je more Maloku Sali Berisha mor tu rrite hunda se keto jane ministrat e tu ca hajdute ordinerie.

    Mos bafsh hajrin mor Sali as ti as njerzit e tu.

  6. Besmiri nga Luari says:

    Patjeter keshtu do te ndodh kur gjithe ushtria eshte mbushur me maloke dhe qe te mbijetoje zoti Imami patjeter qe do te hedhe vallen sipas daulles se Sales. Keto qe publikoni ju jane maja e ajsbergut. Me falni per shprehjen por ushtria ka pjerdhur qe kur u vu ne krye mender Gjeneral k… Xhemal Gjunkshi qe me skandalet qe ka bere ai sduhet te rrije mbi dhe dhe jo atje ku eshte. Kjo do te thote qe z.Sali ka humbe kontrollin ndaj vetes, por kur te iki ai si kryeministri i Sirise dhe te tjeret keta zoterinj ku do te shkojne?
    Uroje qe te vije sa me shpejte kjo dite.

  7. SHKODRANI says:

    IMAM BAJALLDIA,QE I KULLOT GJITHE LLOJET E QEVERIVE,SEPSE NUK ZOTERON AS MINIMUMIN E NEVOJSHEM TE KARAKTERIT,AS TEATRIT NUK I VLEN MA,E CUDITESHME SI PENETRON KY MOSTER KESHTU SA KRYETAR KUNDERREVOLUCIONI SA ANETAR I QEVERISE ME NDER DEMOKRATIKE,E CUDITESHME…POR FAKT.

  8. b says:

    Shikojeni sa i trembur eshte i mjeri, duket sikur i ka mbushe, por ta dije mire se Sala ka per ta rrase ne burge kete bashke me gjeneral k…Xhemal Gjunkshin. Xhdo fillim e ka nje fund dhe ky fund per keto felliqesirat ardht shpejt.

  9. Azbiu says:

    Lexoja shkrimin skandal me gradimet Gjithe kohes eshte vepruar ne kete menyre EDhe Xhemal Gjunkshi keshtu e ka marre graden Kolonel kur ka qene Majko Minister Mbrojtje edhe Ylli Zyla qe jane bere shoke tani me Xhemalin se i lidhin interesa te tjera bisnesi keshtu i ka marre gradat kur ishte Oketa u be N/kolonel se ishte me graden Major drejtor dhe kur erdhi IMami e beri kolonel ne te dyja rastet jashte komisionit te gradimeve duke shkelur te gjitha regullat e ligjet e shtetit Ne kete vend ka ligje por nuk zbatohen asnjehere eshte per te ardhur keq kush e ka ne dore po ben si te doje te tjeret jane numeror topi Tallen me te gjithe Te vjen turp nganjehere kur degjon te thone se cfar bejne ushtaraket nuk flallsin. Ata qe duhet te flasin ne ate vend jane vetem shoqeria civile dhe intelektualet te cilet shpesh perdoren nga politika Sa keq.

  10. qytetar says:

    Kur dështon në profesjonin bazë, je i dështuar kudo.
    Ky është një dështak, që ka marë përsipër
    të hedhi në kosh,
    të gjitha investimet që ka bërë ky popull
    në fushën e përgatitjes së kuadrit,
    duke i zëvëndesuar me “druvarë”.

  11. myzeqari says:

    Kush eshte i nderuari Kolonel Perikli Koliçi? Aktualisht Komandanti i Akademise se Mbrojtjes, nje nga oficeret me te afte dhe me te pregatitur te ushtrise shqiptare, me nje begraund te pa pare, njohesi dhe perdoruesi i me shume se 8 gjuheve te huaja,perfunduar te gjitha shkollat dhe kurset me nota te shkelqyera. Krenari qe kemi nje oficer te tille ne radhet e ushtrise tone. Fatkeqsisht ai nuk gradohet sepse vjene nga nje zone bastion i Partise Socialiste (Fieri).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje