PS: Referendum edhe për importin e plehrave dhe marrëveshjen e detit me Greqinë

7 Gusht 2012, 14:17Politika TEMA

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se seanca e djeshme e pati një arritje, pasi amendimet mund të votohen së bashku me propozimet e opozitës. Xhafaj tha se ka spekulime në lidhje me këto amendime. Ai shtoi se nuk mund të ketë referendum për një çështje ku nuk ka qëndrime të kundërta. Por në rast se Berisha do referendum, PS kërkon që të votohet për katër çështje

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha sot se seanca e djeshme e votimit të heqjes së imunitetit ishte një provë force e Berishës.

“Dje dështoi prova e forcës e Sali Berishës. Dështoi qëllimi i tij i mbrapshtë i ndërtuar në funksion të axhendës dhe interesave të tij personale, politike dhe elektorale. Sali Berisha në funksion të strategjisë së tij për ta larguar vëmendjen e qytetarëve nga hallet e tyre, ç’ka do të thotë nga përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë për krizën ekonomike e sociale të vendit, provokoi një debat shterp për një çështje që nuk ishte çështje. Edhe një herë tjetër kuvendi u keqpërdorë nga arbitrariteti dhe dhuna e shumicës në pushtet. Dje humbën qytetarët të cilëve ju mohua edhe një herë shansi të shohin një debat të kulturuar politik, një debat të qetë e racional në funksion të zgjidhjeve të halleve e shqetësimeve që ata i preokupojnë përditë,” tha Xhafaj.

Deputeti socialist tha megjithatë se seanca e djeshme e pati një arritje.

“Gjithsesi seanca e djeshme një arritje e pati. Në përfundim fitoi argumenti kushtetues, nuk u mohua zgjidhja kushtetuese për çështjen e imunitetit. Mosvotimi i djeshëm e la të hapur shansin që në përfundim të debatit për të gjitha amendamentet kushtetuese të hedhura për diskutim të votohen si pjesë e një projekti të përbashkët edhe amendamentet për kufizimin e imunitetit. Ne jemi besimplotë dhe e dëshirojmë që një gjë e tillë të ndodh sa më shpejt. Grupi ynë parlamentar e ka bërë tashmë të qartë pozicionin e tij. PRO amendamenteve që kufizojnë imunitetet e ministrave, deputetëve, gjyqtarëve dhe gjithë zyrtarëve të tjera të lartë. Ky është një proces pa kthim mbrapa. Të gjitha të tjerat janë spekulime politike që nuk kanë pse meritojnë më debatin tonë dhe as nuk kanë pse ju vrasin kohën qytetarëve,” tha Xhafaj.

Deputeti socialist tha se është momenti për të nisur një diskutim për propozimet e opozitës për reformën në drejtësi.

“Jam i shqetësuar se ai guxoi dhe spekuloi mbi amendamentet tona. Ai tha se ne paskemi propozuar amendamente për zgjedhjen me 3/5 të Presidentit të Republikës, të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të kryetarit të Gjykatës së Lartë, të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit etj. Një spekulim i pastër. Në projektin tonë nuk gjendet asnjë amendament i tillë. E ftojmë kryeministrin t’i lexoj me qetësi, të reagoj me argumenta dhe t’i hapë rrugë një procesi publik, transparent e gjithëpërfshirës. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët shqiptar, shoqërinë civile, median dhe ekspertët e fushës që të përfshihen aktivisht në këtë debat me shumë interes për të sotmen dhe për të ardhmen e drejtësisë, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në vend. Ne jemi tërësisht të hapur ndaj çdo lloj vërejtjeje dhe sugjerimi dashamirës, profesional e me argumente,” tha deputeti socialist.

Deputeti socialist më pas komentoi çështjen e referendumit. Ai tha se edhe socialistët e kanë përkrahur çështjen e referendumit për ndryshimet kushtetuese. Por ai deklaroi se nuk mund të ftohen qytetarët në referendum për një çështje ku nuk ka qëndrime të kundërta.

Po ashtu Xhafaj tha se referendumi nuk bëhet pa u votuar amendimet nga Kuvendi me votat e opozitës.

“Kryeministri duke hedhur idenë e referendumit ka fyer rëndë miliona shqiptarë në këtë vende, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtar që para pak muajsh i kërkuan atij një referendum për të ndalur importin e plehrave në Shqipëri dhe që ai përmes kamikazit të tij në KQZ e degdisi në vitin e ardhshëm!! Po me sa duket për Kryeministrin tonë kanë rëndësi tekat e muskujt e pushtetit të tij autoritarist se sa plehrat që mbysin e vrasin çdo ditë jetë njerëzish! 

Ka një rrugë për referendum! Rruga kushtetuese në respektim të nenit 177 të kushtetutës. Kjo është një çështje për të cilën ka një qëndrim të qartë të Gjykatës Kushtetuese, vendimi 25/2009. Ka edhe një opinion të Komisionit të Venecias për këtë çështje. Kryeministrit tonë nuk i interesojnë këto se ai i jep vetes atribute mbi kushtetutën, mbi Gjykatën Kushtetuese dhe mbi Komisionin e Venecias. Kushtetuta kërkon qartazi 2/3 për të shkuar një amendament kushtetues në referendum popullor. Duhen edhe votat e opozitës domosdo,” tha Xhafaj.

Deputeti socialist tha se nëse do bëhet referendum, të bëhet për katër çështje.

“Ne jemi dakord të shkojmë  në një referendum popullor ku të trajtohen 4 çështje madhore:

Imuniteti

Reforma në drejtësi

Ndalimi i importit të plehrave

Ndalimi i marrëveshjes për cenimin e kufirit detar  

Këto janë çështje reale që preokupojnë shqiptarët dhe për të cilat duhet të kërkohet shprehja e vullnetit të shqiptarëve.

Ne jemi shumë dakord për një referendum popullor jo për tekat e kryeministrit, por për problemet madhore që preokupojnë realisht shqiptarët siç janë drejtësia, mjedisi dhe territori i vendit.”

 

25 komente në “PS: Referendum edhe për importin e plehrave dhe marrëveshjen e detit me Greqinë”

  1. cita.com.al says:

    UNE, SI SHQIPTAR I NDERSHEM, PROPOZOJ TE BAJME EDHE NJI TENDER/REFERENDUM PER LIRI BERISHEN!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
    PARATE E FITUME NGA TENDERI TI KALOJNE FAMILJARVET TE VIKTIMAVE TE GERDECIT (ZENIT) DHE FAMILJAREVE TE VIKTIMAVE TE 21 JANARIT.
    MANDEJ, PER KRIMET E TJERA DO TE ORGANIZOJM TENDERIN MA E SHKELQYR ME CITEN!

    1. Jo more Lidere te PS dhe te Opozites qe keni mbi 75% te Popullit qe ju mbeshtet vetem LUANI sic eshte per te luajtur, FORT dhe Populli eshte GATI, dhe aspak me pazare nen trysnine e do Plehrave Nderkombetare (shikoni sa dite kane qe jane strukur a jane me pushime me pagesat e majme te Berishes…KORRUPSION 100% Made in EU+US.). Varferia po kap mbi 65% te popullit (varferi tronditese ne shume drejtime, mjafton te besh disa dite xhiro neper gjithe Shqiperine dhe gjithcka eshte Menxyre, sepse vetem papunesia ka shifren 43,7% dhe privatet ne gjithe Shqiperine i kane ulur rrogat e punonjesve aq sa kane mbajtur ne pune akoma; ne vleren 40% deri 50%), ndekohe qe Emigracioni (mbi 1,5 Miljone emigrant sipas EUROSTAT), ka mese tre vite qe ka ulur ndjeshem te ardhurat per njerzit e tyre ne Shqiperi dhe sivjet eshte ne nje ulje pikjate, sa nuk mund te shpresohet per as 200-Miljon EURO dergesa nga emigracioni. Nje shifer vertete KRIZE dhe skenari si te Greqise na pret. Te tharten ta themi se keshtu duhet, sepse Diktatori Sali dhe Spikerja e Parlamentit Xhozi vazhdojne te “MASTURBOHEN” e “LENGESHTOHEN” me endrren se jemi vetem pak-fare poshte Gjermanise ne zhvillim, ndersa Franca, Anglia, Suedia e gjithe te tjerat e BE jane disa shkalle poshte nesh. Perseri FANAR NDRICUES NE EUROPE E BOTE, njesoj si ne kohen e Diktatorit Enver.
      Nje politolog i madh Britanik i Luftes se Ftohte rreth vitit 1985 Sir.Dr. Leonard T. Harrison ka shkrua disa artikuj analize ne Shtypin Prestigjos Britanik e Amerikan ku theksonte dhe perseriste mjafte here deri me tone te forta: “DIKTATURAT NUK TOLEROHEN, POR VETEM SHKATRROHEN, CILADO QOFTE KOSTOJA QE DUHET TE PERBALLOJME SI POPULL E SI INTELEKTUALE”.

      1. Vlora says:

        nje shashke tjeter e berishes,,per mos u terhequr me bishtin ne shale.

        1. raimondi says:

          Bravo Fatmir Xhafa ! I je pergjgjur Sales me t enjejten monedhe –Ja ka futur .

          Mendim perfekt per te bere edhe referendumin e pleherave dhe te Detit ,

          Tamam e ke bllokuar Sali bajgen dhe ne te njejten kohe punon per afrimin
          e elektoratit patriotik rreth PS-se per zgjedhjet qe vijne

          Te lumte Fatmir !

  2. salistalin says:

    Po c’referendum o te vrare ? Akoma nuk e kuptuat qe sali pordha vete firmos e vete vulos ?

  3. NINO says:

    DUHET TE HARROHET NJE HERE E PERGJITHMONE MARREVESHJA ME GREQINE KUSH I THOTE VETES SHQIPETARE DO VDESE DHE DETIN NUK DO TA FALIM ,GREKU TE HEQE LIGJIN E LUFTES QE I KA ZENE MYK NE SYRTARE ,TRADHETARET E VENDIT TA PYESIN VETIN MIRE PARA SE TE MARRIN VENDIME QE BIEN NDESHE ME TRADHETINE E VENDIT .SHQIPERIA ESHTE DHE DO TE MBETET E SHQIPETAREVE PER JETE.
    RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPETARET .VDEKJE PER TRADHETARET.

  4. beso says:

    Vertet,nje referendum me kater çeshtje te ngritura eshte shume i mirepritur.Personalisht mendoj se refrendumi mund te na shpetoje nga makthi i plehrave,nga ritrajtimi jotransparent i kufijve,nga rremuja dhe korrupsioni ne drejtesi,si edhe nga mbrojtja ikmunitare e politiksave.Persa i perket kesaj te fundit jam dakord me berishen,se ka shume te drejte.T’u hiqet deputeteve,ministrave,kryeministrave,kryeparlamentareve e çdo diplomati imuniteti.T’u hiqen shtetareve,qe nga kryeministri,te gjitha rojet,autoblindat,bodyguardet dhe skuadrat e shoqerimit.Enderroj ta shoh kryeministrin ne bulevard,pa asnje shoqerues.Nese ai s’i ka rene ne qafe askujt,s’ka pse te kete frike.Biles,njerezit do ta pershendesin dhe do t’a duan shume.Nese berisha e ndjen veten se eshte kryerminister i ketij tipi,le ta beje kete!Jemi apo s’jemi vendi i dyte ne Evrope?

  5. arjan janaj says:

    Kush paguan per Vilen GLOZHENI!

    Kjo çeshtje, ne lidhje me vilen GLOZHENI apo me mire ta quajme vila BENUSI ka filluar shume kohe me pare. Nese do te ktheheshim pas ne histori do te na duhet te qemtojme shume gjate, por me mire po e trajtojme me shkurt me poshte. Si fillim duhet sqaruar se perse behet ky shkrim. Gjykata e Strasburgut qe zyrtarisht quhet Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ka detyruar shtetin shqiptar, pra qeverine qe ti paguaje familjes BENUSI(trashegimtareve te Baltazar BENUSIT) jo pak por 450mije euro plus taksen ne lidhje me demin material ku hyjne shpenzimet gjyqsore te perfituesit ne Strasbug, plus interesin permbi kete shume per vonesat. Pra nje shume po themi diku te 500mije eurot. Po perse ka ndodhur kjo? Sepse procesi gjyqsor i zhvilluar ne Shqiperi konsiderohet nga Strasburgu si i paligjshem dhe ne kundeshtim me te drejtat e njeriut ne dem te familjes BENUSI dhe qeveria shqiptare detyrohet te paguaje. Pra gjykatat tona kane shkelur ligjin, qeveria paguan detyrimet dhe çfare detyrimi 500mije euro. Dhe qeveria eshte e detyruar te paguaje kete detyrim, kokerr leku me kokerr dhe shpejt, sepse vendimet e Strasburgut nuk jane si vendimet e gjykatave shqiptare per te cilat nuk e vret mendjen kush. Per vendimet e gjykates se Strasburgut perjashtohesh nga Keshilli i Europes sa hap e mbyll syte. Po si e paguan kete detyrim qeveria: nga taksat tona se tjeter kund s`ka ku i merr parate. Dhe si ky vendim i Strasburgut vetem per dy vitet e fundit gjenden kater vendime me rreth 2milion e gjysem euro qe duhet te paguejne taksapaguesit shqiptare per shkak te shkeljeve ligjore te gjykatave tona(vetem per njerin shiko fletoren zyrtareme nr.extra34 viti2009, per shume te tjera heshtet dhe nuk propagandohen). Ne paguajme keto shuma marramendese per shkak te korrupsionit dhe paaftesise se gjykatave tona dhe ajo çfare eshte me e bukura ketyre gjyqtareve qe shkelin ligjin nuk u hyn ferre ne kembe, vazhdojne rehat-rehat punen e perditshme dhe perseri ç`eshte me e bukura rriten ne pergjegjsi deri edhe dekorohen nga Presidenti. E pra, a ka gje me thjeshte se sa te zbulosh paaftesine, korrupsionin apo njeanshmerine e gjyqtareve emer per emer, se sa perballe nje vendimi te ketij lloji te gjykates se Strasburgut??? Çfare i pengon institucionet pergjegjse qe ti marrin ne shqyrtim keto raste dhe ti vene gjyqtaret e te gjitha shkalleve perballe pergjegjsise? Por ne paguajme dhe kaq.
    Tani le ti kthehemi historise tone per çeshtjen ne fjale. Prona ne fjale, per te cilen Gjykata e Strasburgut ka denuar qeverine tone me 500mije euro si demshperblim per ishpronaret, te cileve iu eshte mohuar me pa te drejte prona e tyre nga gjykatat shqiptare, eshte nje pasuri e paluajtshshme qe perbehet nga nje vile e vjeter me oborr diku ne unaze te Tiranes afer stacionit te trenit. Vila ne fjale eshte sot ne pronesi te doktorit gjinekolog Orion GLOZHENI si trashegim nga babai i tije po gjinekolog Koço GLOZHENI, emrin e te cilit mban materniteti i dyte ne Tirane ku punon dhe i biri. Themi e vjeter sepse kjo vile ka qene ne pronesi te juristit te famshem te kohes se monarkise Baltazar BENUSIT, por jo si cilesi, sepse sot vetem trualli i saje vlen miliona. Madje doktor GLOZHENI-biri e ka kthyer vilen ne nje klinike gjinekologjike private te veten nga e cila nxjerr jo pak perfitime financiare. Sipas historise kete vile, pasi komunistet erdhen ne pushtet, ia moren ish pronarit si konfiskim politik, nje nder mijra raste ky, dhe kuptohet ky i fundit u burgos si armik i regjimit. Balatzar BENUSI ka qene nje nga juristet, gjyqtar dhe avokat me te shquar i periudhes se monarkise, intelektual shkodran i dipllomuar ne perendim ne ate kohe, i cili ka lene nje litarature brilante, shume e vlefshme edhe sot, ne fushen e jurisprudences. Per keto shkaqe edhe u konsiderua armik i regjimit si shume te tjere te tille dhe ju moren pasurite. Thame qe kete histori do ta trajtojme ne formen me te shkurter te mundshme. Dhe pas kesaj kjo vile iu ju dha doktor GLOZHENIT plakut. Nuk ja vlen te ndalojme ne historine se pse regjimi ja dha qofte edhe duke ja shitur per pese leke doktorit gjinekolog pikerisht nje vile te tille. Por duhet sqaruar se doktori ne fjale(GLOZHENI plaku) eshte gjinekologu i cili ka ndjekur lindjet e femijve te Nexhmije HOXHES. Ketu nuk ka asgje te keqe, ajo do te linde me nje doktor. Por ama nuk mund te thuhet se nuk ka qene nje nga njerezit me te besueshem te familjes HOXHA, derisa i eshte besuar lindja e femijve te komandantit te tmerrshem, aq me teper qe sic rezultonga libri i K. MYFTARAJT per Enver HOXHEN(pjesa e dyte), Nexhmija vonoi shume pas luftes per tu bere me femije. Sic duket per keto merita, “qe nuk e la komandantin pa femije” iu vu ne kohen e demokracise edhe emri i tije maternitetit te dyte ne Tirane. Duket paradoks por figurat komuniste jane nderuar me shume ne demokraci se ne komunizem. Por kjo s`ka rendesi. Madje ne intervisten qe i jep gazetes i biri i tije me kete rast(GLOZHENI biri) botohet nje foto e babait te tije ne vitin 1982 ne Rome, Itali. Pikerisht ne vitet me te tmerrshem te diktatures kur ne kete vend po ndodhnin gjëma njerzore, dihet se kush lejohej te dilte jashteshtetit. Tani ti kthehemi rastit ne fjale. Pas vitit 1990 dhe vendosjes se demokracise ishpronaret kerkuan pronat e tyre. Kjo vile iu kthye ish pronareve trashegimtareve te BENUSIT. Fillimisht iu kthye si pasuri e nje te burgosuri politik qe mori pafajsi(ketu nuk permenden numrat e ligjeve e te vendimeve per efekt vendi e kohe dhe se nuk pergenjeshtrohen dot pasi jane publike dhe te njohura nga te gjithe). Me pas edhe ne baze te ligjit per kthimin e pronave te vitit 1993. Problemi ne baze te ketij ligji zgjidhej thjesht: ish pronareve BENUSI i ktheht prona, ndersa GLOZHENIT i kthehen parate e blerjes komform kuotes se zhvlersimit te lekut dhe qendron si nedores(qeraxhi) ne banese derisa ti sigurohej banese tjeter nga shteti. Pra gjerat ishin te zgjidhura ligjerisht. Jane te njohura disa dhjetra raste kur ishpronaret nuk hyjne dot ne shtepite e tyre te marra nga regjimi i vjeter dhe te kthyera nga shteti pas vitit 1990, per shkak se aty qendrojne deri edhe ish persekutoret e tyre qe nga koha e komunizmit te cileve shteti nuk ju siguron banese. Rasti ne fjale eshte me keq, me paradoksal. Familja GLOZHENI qe qendron ne banese nuk e pranoi asnjehere faktin se vila i ishte kthyer ish pronarit. Dhe e kundershtoi vendimin ne gjyq. Vendimin e pare ate te kthimit te prones per shkak te pafajsise u la ne fuqi deri ne Gjykaten e Larte. Ndersa per pjesen e dyte te pasurise te kthyer me vendim te kom.k.k.pronave ish pronareve BENUSI, doktor GLOZHENI biri, e kundershtoi perseri ne gjykate dhe ketu filloi meseleja. Gjykata e prishi vendimin e dyte te kthimit te pronave dhe bashke me te prishi edhe te parin, ate qe ishte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte. Pra anulloi kthimin e prones(viles) ish pronareve ne favor te BENUSVE dhe ia dha ate perseri GLOZHENIT. Dhe me e bukura kete vendim mori edhe Gjykate e Larte ne kundershtim me vendimin e pare po te Gjykates se Larte, pra ne kundershtim me vehten duke shkelur parimet e gjese se gjykuar. Heren e dyte sic duket, Gjykata e Larte i kishte thirrur mendjes, sepse siç duket edhe Glozheni i kishte thirrur…, mbase dikujt apo diçkaje. Kuptohet gjithe keto gjyqe kane zgjatur jo pak po nja dhjete vite me radhe. Shkeja ketu eshte kaq e madhe sa nuk mund te behej shpejt. Pa folur ketu per humbje dosjesh ne Gjykaten e Larte, gjykime e rigjykime pa fund. Dihen kalvaret e ishpronareve neper gjyqe per te marre pronat e tyre. Dhe pas gati dhjet vitesh gjyqe e sorollatje, vuajtjesh e demesh financiare ishpronaret e familjes BENUSI e shohin vehten pa prone. Atehere i drejtohen gjykates se Strasburgut e cila pasi shqyrton çeshtjen vendos gjene me te vogel qe mund te behet ne kete rast: ish pronarit shteti shqiptar do ti paguaje 500mije euro si demshperblim per pronen. Arsyea: gjykatat shqiptare kane shkelur nenin 6 te Konventes Europiane per te drejtat e njeriut. Konceptet europiane dhe per pasoje konceptet e gjyqtareve te Strasburgut mbi te drejtat e njeriut nuk jane si konceptet e gjyqtareve shqiptare per te drejtat e njeriut. E drejta e pronesise dhe respektimi i saje ne institucionet europiane eshte i shenjte, dhe jo e shenjte si ne Shqiperi, por e shenjte si ne Europe. Ketu e ka bazen edhe vendimi i Strasburgut. Ne kete gjykate nuk pyetet, se kush je dhe i biri i kujt je, sa miq dhe lidhje te vjetra e te reja ke ne politike dhe per pasoje ne gjyqsor, apo edhe me keq ne Strasburg nuk te pyet kush se sa para ke, por a jane zbatuar te drejtat e njeriut(nje fjale goje per ne shqiptaret), a eshte respektuar e drejta e prones private. Dhe te kercet nje pagese marramendese qe duhet ta paguash sa te kercet mendja e kokes.
    Ketu ne kete shkrim nuk do te merremi me trajtimin juridik te çeshtjes, prandaj nuk ja vlen qe te qendrojme ne vendimet pa fund te gjykatave te paafta shqiptare. Ne fund te fundit kete e ka bere Strasburgu dhe perderisa Strasburgu vendos kunder gjykatave tona ne favor te ish pronarit, nuk na duhen vendimet e tjera. Kur s`ka kembane ne kishe s`kane ç`te duhen arsyet e tjera pse nuk i bihet kembanes. Fakti qe Strasburgu edhe me gjyqtarin shqiptar BJANKU ne trup gjykues, vendos keshtu gjykatat tona kane dale ne diell. Pastaj nuk eshte ky i vetmi vendim i tille. Ky eshte nje shembull. Po te mblidhen te gjithe vendimet e Strasburgut behet nje mal me para. Ketu duhen pare pasojat. Gjykata e Strasburgut denon shtetin tone per paligjshmeri, per padrejtesite e bera. Por kjo gjykate nuk e ndryshon vendimin. E thene me thjesht: vendimet e gjykatave shqiptare mbeten ne fuqi, doktor GLOZHENI-biri mban vilen, ish pronaret marrin 500mije euro dhe te gjithe te kenaqur. Por per te paguar paguajme ne, taksapaguesit, populli. E ketu qendron paradoksi ne ligjet tona qe edhe pas vendimit te Strasburgut nuk cenohet detyrimisht dhe menjehere vendimi i gjykates shqiptare, por gjerat qendrojne ashtu sic ishin. Ishpronari demshperblehet dhe ne paguajme. A nuk do te ishte me mire qe vila, sipas Strasburgut, ti kthehej ish pronarit dhe ne te mos paguajme 500mije euro. Keshtu edhe drejtesia vihet ne vend edhe nuk demtohet kush financiarisht. 500mije euro sapo i paguam ne shqiptaret ne favor te ish pronareve vetem per nje vile qe i ishte kthyer ketyre te fundit, por qe gjykatat shqiptare e ndryshuan dhe ia dhane GLOZHENIT. E thene me thjeshte ne shqiptaret ja bleme ish pronarit vilen per 500mije euro dhe ia dhuruam GLOZHENIT. Po çfare borxhi i kemi ketij te fundit ne? Kemi paguar udhetimet e te atit jashteshtetit ne vitet 80-te, paguajme vilen e te birit ne vitet 2009-te. Por me te drejte, ne fund te fundit çfare faji ka GLOZHENI&son, atij ja dha gjykata(megjithse ishte edhe vete pale ne gjyq ne Strasburg dhe deri atje e kundershtoi ishpronarin). Nuk kemi te drejte te hyjme ne kete rast ne labirinthet dhe konjukturat e njohje-nderhyrjeve te klaneve te ndryshme familjare te Tiranes, neper gjykata. Ketu faji dhe pergjegjsia qendron tek gjyqsori shqiptar dhe konkretisht tek emrat e atyre gjyqtareve qe kane dhene keto vendime. Pergjegjsia qendron tek organet drejtuese qe nuk marrin asnje mase ndaj ketyre gjyqtareve te papergjegjshem per te cilet ne paguajme shuma te tilla parash. Keta gjyqtare nje gje e harrojne se vendimet e tyre mbeten aty te hapura per gjithe jeten, nuk fshihen dot kurre, keshtu eshte e thjeshte ti gjesh, si p.sh. ato te gjykuara ne apelin e Tiranes ne vitin 1995, apo edhe ato te viteve 2000 ne Gjykaten e Larte pikerisht per kete çeshtje. Po citoj vetem nje shkelje te vendimit Gjykates Apelit ne vitin 1995, shkelje e cila citohet edhe ne pjesen hyrese te vendimit e Strasburgut per kete çeshtje: Pronat duhet te kthehen nga Kom.e K.K.Pronave jo nga seksionet e finances prane bashkise arsyeton Apeli i 1995-es. Atehere le ta shohim. Ne vitin 1991 doli ligji per pafajsine e te perndjekurve politike i cili sanksiononte se pronat e marra te burgosurve politike si sekuestrim me vendim gjykate per shkak te denimit te tyre politik, iu kthehen nga seksionet e financave qe nga Ministria e Financave deri tek organet e pushtetit vendor. Mbi kete baze vila qe mbanin GLOZHENET ju kthye BENUSVE sepse i ishte marre ketyre te fundit me sekuestrim me vendim gjykate denimi politik ne vitet `50-te. Dhe ky kthim nga seksioni i finances prane Bashkise Tirane u be ne vitin 1992 pikerisht bazuar mbi kete ligj te vitit 1991. Ligji per kthimin e pronave doli ne vitin 1993, keshtu qe eshte i paligjshem pretendimi i apelit se duhej kthyer nga Kom.e K.K.Pronave. A nuk e dinte valle Apeli i 1995-es se egzistonte ligji i vitit 1991 vetem per te burgosurit politike, ndersa ligji per kthimin e pronave i vitit 1993 ishte per kthimin e pronave ishpronareve ne pergjithsi? Sepse ka patur plot ish pronare qe iu jane marre pronat por s`kane hyre ne burg. E dinte shume mire sepse per raste te tjera te ngjashme kishte vepruar ndryshe, komform ligjit. Atehere kjo eshte shkelje e hapur dhe me koshience te plote te ligjit nga trupi gjykes i Apelit i vitit 1995 dhe duhet mbaje pergjegjsi per shkelje te hapur te ligjit, sepse vjen nje dite edhe pas 14 vitesh ku Strasburgu na e mballos nje pagese te majme pikerisht per keto shkelje. E pra si kjo shkelje ka sa te duash kjo çeshtje, ne te gjitha gjykatat. Por shkelja me e rende dhe me papranueshme per te cilen na denon Strasburgu eshte ajo qe kjo çeshtje eshte gjykuar nje here nga Gjykata e Larte dhe eshte vendosur ne favor te BENUSVE. Pastaj eshte lejuar GLOZHENI te ngreje padi perseri dhe ti rishikoje te dy vendimet duke u vendosur per fundimisht ne Gjykaten e Larte ne favor te tije duke shkelur sic thote edhe Strasburgu parimi i gjese se gjykuar. Por me e bukura qendron ne Gjykaten Kushtetuese. Atje kjo çeshtje ka shkuar dy here. Heren e pare kur çeshtjen e kishin fituar BENUSET, Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar dhe ka vendosur ne favor te Glozhenit. Heren e dyte kur e kishin humbur BENUSET, Gjykata Kushtetuese nuk e gjykoi fare çeshtjen duke e nxjerre jashte juridiksionit dhe duke vendosur kunder tyre. Heren e pare per GLOZHENIN ishte kompetente, heren e dyte per BENUSET nuk ishte kompetente. Nderkohe qe Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi eshte krijuar pikerisht per te mbrojtur te drejtat e njeriut njelloj si Gjykata e Strasburgut. Se sa te drejta kane qene keto vendime te Gjykates Kushtetuese flet vete vendimi i Strasburgut. Atehere perse te mos mbaje pergjegjsi edhe kjo gjykate qe duhet te mbroje te drejtat e njeriut njelloj si Strasburgu dhe qe na detyron te paguajme? Perse merret atehere me çeshtje civile kur nuk i mbron, sipas Strasburgut, keto te drejta? Apo per te na bere ne te paguajme.
    Ketu problemi duhet pare ne sistem. Duhet ndryshuar ligji ne ate forme qe sapo nje çeshtje fitohet nga nje pale ne Strasburg automakisht pranohet ose rrezohet, sipas rastit, padia direkt nga Gjykata Larte pa u bere asnje proces tjeter gjyqsor dhe pales i paguhen vetem shpenzimet, keshtu qe nuk kemi pse te paguajme ne taksapaguesit padrejtesite e gjykates. Pra ne kete rast pse te mos i kthente menjehere vilen GOLZHENI, BENUSVE dhe nuk kemi pse te paguajme. Ky eshte paradoksi. Se dyti kjo duhet shoqeruar me masa drastike ndaj ketyre gjyqtareve qe kane dhene keto vendime. Ne fund te fundit a duhet te mbaje pergjegjsi dikush per kete? Mund te pretendohet se edhe Gjykata e Strasburgut gabon, se mund te kene te drejte gjykatat tona. Mundet. Ne interpretimet profesionale nuk ka perfundime absolute. Por nje gje duhet te kemi parasysh ne menyre absolute: Strasburgu, nuk ben vaki, qe te pranoje ndikime politike apo korruptive, alla shqiptarçe. Nese ka ndonje rast ne vitet e demokracise, ku jane ballafaquar te perndjekur politike dhe ish pronare te kohes se diktarues me bijte e nomenklaures se vjeter per çeshtje civile, fiks si klasa politke kundershtare te para viteve `90-te, eshte dhe mbetet kjo çeshtje. Fatkeqsia qendron ne faktin se anen e kujt po mbajne gjykatat shqiptare??? Fale zotit kemi Strasburgun. Ne fund te fundit keto jane shenja qe mbrojtja nga gjyqsori e bijve te nomenklatures se vjeter, po merr fund.
    Ne ballinen e murit te salles se Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte eshte shkruar nje citat i Nene Terezes: “zoti yne qe je ne qiell, fali gjyqtaret per mekatet…” apo diçka e tille.

    1. Claus says:

      Respekte arjan,

      shkrim qe nxjerr nje problem teper serioz.

      Taksapaguesit shqiptare duhet te paguajne per te kompensuar ish-pronarin, familjen Benusi per pasurine qe i takon, kur pasuria e patundshme qe ekziston ka patur si qiraxhinj familjen Glozheni, e cila eshte bere “pronare” mire dhe bukur pas viteve `90, ne baze te ligjeve te asaj kohe !!!
      Skandaloze!

  6. Labi Vlore says:

    Si do te votonin per shitjen e detit Greqise dhe per importin e pelehra votuesit e PD-se.Natyrisht qe per shitjen e tij.Madje do shkruajne komente ketu tek Tema,se keto jane interesa madhore te Shqiperise.Do gjenin lloj-lloj arsyesh bindese.Para disa kohesh lexoja se justifikimi tyre ishte qe deti ju dha Greqise qe mund te hynim ne NATO.Sali Berisha sillet asshtu si sillet ngaqe votuesit e tij e besojne me sy mbyllyr dhe u besojne qorrazi genjeshtrave dhe mashtrimeve te tij.Duam apo nukduam ka nje pjese te popullit Shqiptar qe aprovon c’do gje qe ben Sali Berisha.Para disa kohesh pyeta nje person te tille ketu ne Itali.Mire beri Saliu qe shiti detin,e aprovon nje gjest te tille??E aprovoj tha.Detin e Vlonjateve shiti.Keshtu mu pergjigj.E shikonte detin e shitur si detin e Vlores dhe Saliu ka bere mire qe na i shiti.As qe e konceptonte qe ishte deti i gjithe Kombit.Po per mbeturinat e pyeta??Mire ka bere tha,mundesisht te vije te i hedhi andej nga deti Vlores qe te behet i ndotur e mos te vije kembe turisti.Miqte e mij,urrejtja ne Shqiperi e Salistaneve eshte shume e madhe dhe e semure deri ne piken me te fundit te gjakut.Kjo nuk eshte injorance,eshte thjesht e vetem urrejtje.Po me 21 Janar,mire beri qe i vrau ata njerez te pafajshem duke lene 8 femije jetime,e pyeta??Mire beri tha,mandej me beri nje kunderpyetje.Nese nuk do shkonin ate dite ne proteste,a do te vriteshin??Jo,ju pergjigja.Atehere vete e kerkuan mu pergjigj.E une mendoj se njerezit si ky me lart jane me bollek ne Shqiperi dhe jashte saj.Kjo eshte e keqja jone me e madhe mbas Sali Berishes.Jane keta njerez te cmendur qe qarkullojne rrugeve te Shqiperise emadje Europes.Me bukura ishte se ka ardhur 12 vjec ne Itali e tani eshte 26 vjec.Kjo eshte enigma tjeter.Ky njeri i nenshtrohet cdo dite shtetit ligjor dhe me rregulla ne Itali.Ka pare se si votohet dhe sa shpejt numerohen votat ketu ne Itali.Por perseri ben sikur nuk kupton,as qe deshiron te kuptoje.Kjo eshte e keqja jone.Keta njerez jane ata qe krijojne nje vrime te zeze ne shoqerine Shqiptare qe thith ne brendesi te saj,jo pak njerez te mire.Imagjinoni tani,sikur te behet me te vertete referendumi qe propozon PS-ja per shitjen e detit dhe importin e Plehrave?Me siguri do votonte per shitjen e detit dhe importin e plehrave.Ndoshta keta njerez jane pakice,do thoshit ju.Dakort,por jane nje pakice jo dhe aq e vogel,pervecse turperuese.Para disa kohesh ne Itali u votua ne nje referendum per privatizimin e ujit.Qeveria ne pushtet ishte pro privatizimit.Rezultati referendumit??Doli si vijon,99.97% votuan kunder privatizimit,te gjithe sebashku,te majte e te djathte.Kjo ska per te ndodhur ne Shqiperi,per fatin tone te keq as mbas 100 vjetesh.Kane per te votuar si u thote partia e tyre,e jo ashtu si ua thote llogjika.Ndryshimi i politikes fillon me ndryshimin e popullit.Ne Shqiptaret i tilel popull jemi,prandaj kemi dhe politikane si Sali Berisha ne krye.

    1. homeri says:

      –LEPENICA–eshte interesante episodi qe ju jepni ne koment , un miqe shume te mire i kam patur nga veriu , tranzicioni i periudhes se pare me ka bere dhe me shume miqe te tjere nga maqedonia ku u kam qene i ftuar dhe i kam ftuar edhe ne shtepin time ne shqiperi . rasti qe po analizoje nuk eshte i vetem por me disa dhe kerkesa e pare e tyre ishte a do shkojme ne VLORE . Emocionoheshin para varrit te Ismail beut dhe pastaj shkonim ne plazhe qe u pelqente shume duke u shprehur keni bukuri natyrore te shkelqyera , ruajeni keshtu. Por ky 100 vjetor nuk po duket i mbare , SALI BERISHA harriti ta percaj kombin . Per te rapsodi shkruan –
      ——Helmin kush e hodhi
      ——helmi nga na mbiu
      ———Nga komshiu juaj –Velca

    2. Ben Chicago says:

      Labi,mund te me thuash pse PS e kundershton me kaq force,dhe refuzon te heqe imunitetin,kur eshte nje nga kerkesat e statusit dhe Europes.Si “PD-ist i trashe” qe jam mundohem ta kuptoje se refuzimi i PS,eshte ne te mire te popullit por se kuptoje dot.Faleminderit paraprakisht per pergjigjjen tende.

      1. Labi Vlore says:

        Ben Chicago.Ne radhe te pare konstatimi qe je i trashe eshte nje arritje e jotja shume personale,sepse te kuptosh mangesine do te thote te kesh mundesi per tu holluar.Avash avash po ben perparime.E nise me pranimin e trashesise dhe kjo eshte premtuese per ty.Ne radhe te dyte ta shpejgoj une se ku qendron problemi i imuniteteve.Po e nis me nje pyetje te thjeshte per mos tu zgjatur.Imuniteti e pengoi denimin e Ilir Metes??Parlamenti ja hoqi imunitetin,por kjo nuk e pengoi gjykaten e larte me vendim 5 me 0 ta shpallte te pafajshem.Imuniteti e pengon denimin e Ndrea Prendit??Imuniteti e pengoi shefin e IT-se se kryeministrise qe fshiu filmimet e 21 Janarit sipas ekspertizes se FBI-se??Po e le me kaq,se te tjerat i din vete ti edhe pse i pranon pak me vonese.Ka shume mundesi qe keto gjera te i dish me mire se une.Por pse ben Saliu kaq zhurme per imunitetin??Pse nuk pranon keshillat e EURALIUs-it per ligjin e heqjes se imunitetit??Ah,per pak harrova.Po te pyes?’Tom Doshi ka imunitet??Po te pergjigjem une vete.Nuk ka,pasi parlamenti e zhveshi nga imuniteti para disa kohesh me kerkese te prokurorise sebashku me dy deputete te tjere te PS-se.Megjithate Sali Berisha deklaron cdo dite se po te hiqet imuniteti do arrestohet Tom Doshi.Informohu pakez.Ai e ben gjithe kete tymnaje ne menyre te tille qe te arrestoje deputetet e opozites me policine e tij partiake.Ne c’menyre??ja pershembull.Shkojne per kontroll policet e Flamurit ne shtepine e Sajmir Tahirit,nderkohe marrin dhe nja 2 Kile Heroine me vehte dhe ja hedhin poshte krevatit.I gjetem droge do i thone prokurorise dhe e arrestojne.Ose menyra te tjera si pershembull.I gjetem kete arken me Euro ne shtepi.E tha vete Saliu dje ne parlament.Nuk deshironi heqjen e imunitetit ngaqe fshihni kasafortat me Euro ne shtepi.E ka planin ne mendje.E megjithate,megjithate,perseri Partia Socialiste eshte pro heqjes se imunitetit,por me nje ligj te hartuar sebashku,e jo te miratojne nje ligj qe e harton Sali sipas deshires.Pse nuk don Saliu??Heqja e imunitetit eshte vetem nje ligj,qe thjesht e vetem aprovimi i tij ne parlament quhet si plotesim i kushtit te BE-se.Por Saliu nuk do.Pse nuk ja ploteson opozites qofte dhe nje kerkese,ta votoje ligjin ne Shtator??Une deshiroj te pergezoj deputetet e opozites per trimerine qe po tregojne,ngaqe sìpo u tremben aspak montimeve qe do beje Saliu mbas miratimit teketij ligji me SHIU-n e Imamit.I din mire ti Ben Chicago keto gjera,por ben vete si i paditur.Ke bere gjithe kete kohe si paditur.Apo kemi polici te pavarur ne Shqiperi??Policia Shqiptare eshte ushtri ne sherbim te mafjes ne pushtet.Ne cdo vend te botes,sidomos ne shtete si i joni,parashikohet imuniteti ngaqe policia dhe institucionet jane te kapura nga regjimet.Ashtu sikunder bente E.Hoxha me deshmitare fallco dhe me prova te montuara nga vete policia don te beje Saliu jot.Shto ketu dhe gjykatat me gjyqtaret e kapur nga vete regjimi.Ah,nje pyetje tjeter.Para nej viti u hodh ne ere,ne mes te Vlores gjyqtari Skerdilajd Konomi ne makinen e tij private me bombe.U kapen ekzekutoret??A e din ti pse nuk kapen??Ta them une.E ka hedhur ne ere B.Fevziu me A.Frangaj.Kam lidhje miqesore me familjen e Konomajve te Vlores.Lidhje krushqie.Po keto nuk i din ti,po ti them une.Shpresoj shume te te kem sqaruar sado pak per imunitetet.Dhe ne fund po te bej nje pyetje.Si do votoje ti Ben Chicago per shitjen e detit Greqise dhe importin e plehrave??Nese mundesh me thuaj te verteten,nese nuk mundesh,me mire mos u pergjigj fare.

        Tani nje pergjigje per HOMERIN.Une miqte me te mire i kam nga Veriu.Dy shoke te ngushte qe kam,njeri eshte nga Shkodra dhe tjetri prej Shengjinit.Personi qe mu pergjigj ne ate menyre per detin etj,nuk eshte nga Veriu,por nga Shqiperia e mesme.Une dua Veriun ashtu sikunder nje pjese e konsiderueshme duan Jugun.Por e verteta e hidhur eshte,se shumica e Verioreve e urrejne Jugun.Me vjen shume keq ta them,por kjo eshte e verteta,ashtu sikunder ka shume Jugore qe urrejne Veriun,por ne Jug te Shqiperisse keta njerez jane pakica.Pershendetje.Jam i sigurte qe ti je nga ajo pjese e patrioteve te Veriut qe kane derdhur gjakun lume per atdheun.Jam mese i bindur per kete.Kur u be lufta e Vlores,pothuajse gjysma e luftetareve ishin nga trevat e malsoreve tane te vertete.Une spo akuzoj gjithe Veriun,por pjesen derrmuese te tij,qe nuk dihet per c’fare arsye urrejne Jugun dhe mendojne se e ndeshkojne ate duke votuar Sali Berishen,ngaqe e dine qe S.Berisha urren Jugun,e shprehin urrejtjen e tyre edhe votuesit e tij duke e votuar ketu e 22 vjet.

  7. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

    Berisha u mburr me referendumin, kurse Berishianet u kenaqen kur degjuan Berishen per referendum. Berisha nuk e ka te lehte qe te bej referendum sepse nuk eshte burre per te shkuar ne referendum me nje pakete te plote, prandaj Berishianet te kene kujdes me injorancen qe tregojne ne lidhje me Berishen dhe referendumin e tije.

  8. Shtet rumpall says:

    arjan janaj  —  7 Gusht, 2012 në 2:55 pm

    Shtoi more zotni dhe 16 milion € qe strazburgu denoi gjykatat Shqiptare ne fafor te familjes Mullai & firmes ndertuese Teknoprojekt prane ambasades zviceriane, se si kapobanda e mafies MUHAREM KUSHE si zvaranik fjalesh ja la gjykimin strzburgut, se helbete spaguan gje nga xhepi as KUSHE e as THIMIO KONDI, Po ti more Arjan ne te gjithe ate shkrim nuk pate ndonje emer gjygjkari a derzi , kush qe kryesori ne ato gjygje. Te shohim presidentin e kryetarin e KLD-se se mase i marin ne shqyrtim keto gjygje qe jane mundur ne strazburg, ky president gjytrym ishte dhe minister drejtesie dhe duhet ti dije mire keto pune.

  9. baca mertur says:

    shtoji dhe referendum per korrigjim te sistemit zgjedhor me korrektim kombetar edhe je ne rregull….aaa cu beme si kembet e dhise bre burra
    mos thoni me qe ka shqiptare , ata te vertetet kane vdekur me kohe …tashi ka vetem lango pazari…qe sna bie mortja …tallin cazzon nje skizofren kardiolog spiun i provuar serb dhe nje koqe kandari kokainoman qe kujton se me sofizma do ti beje balle vicidolasve gjakprishur nga berisha e pukes…
    o njerez .vdekja eshte e sigurte per te tere..
    do ti leme keta bij kurvash te na e marrin frymen avash ??
    kjo eshte ceshtja per mua

  10. populli says:

    PS lerini replikat si kur te jeni kalamaj shkolle. beni opozite dhe hapni gjyqe deri ne HAGE se prandaj paguheni.

  11. Sali Llukashenko says:

    PS duhet t’i permbahet fort asaj qe thote kesaj rradhe, sepse kjo gje do ta denigroje kete qelbesire dhe relike te komunizmit qe kemi 20 vjet te felliqura qe e shohim neper ekrane.
    Sa here na permendet si emer, na vjen per te vjelle.

  12. lali says:

    Imuniteti?

    Reforma në drejtësi??

    Ndalimi i importit të plehrave?

    Ndalimi i marrëveshjes për cenimin e kufirit detar ? akoma duhet te besojme genjeshtrat e Sales .HAGE???? i intereson remuja SHqiptare nga hera. SHITJA-token,do te thote se nuk i vlerson,respekton as perfill interesat e tij.Te beshe marveshje me grekun,pa bere diskutimin e percaktimin e afateve konkrete per borxhet qe
    ai i ka popullit shqiptar,sidomos atij te zones Camerise,pa shfuqizu ligjet ne lidhje me mardhenjdet me SHqiperine,do te thote tia nenshtrosh interesat e popullit( Cam) Greqise,me mire te themi t’ia miratosh ate lloj pushtimi,perzenje e trajtimi qe Greqia i bene popullit SHqiptar te Camrise.Cdo SHqiptar duhet te ngrej zerin e ti thote jo-nuk i’a falim as ja shesim,as e kembejme as nje pllembe toka,ne toke as ne dete.Per kete toke te shenjte kane derdhur e po derdhin gjak me mijra SHqiptare. http://www.youtube.com/watch?v=54oDmxZc_e8&feature=player_embedded http://www.youtube.com/watch?v=J5o2mHg5el0&feature=related

  13. Shkupi says:

    Referendum edhe per romet e Totozanit.

  14. j says:

    Me vjen keq por e shpreh me plote gojen ne Shqiperi skemi opozite, por nje grup valltaresh qe hedhin kembet sipas nje platforme dhe me bindje te plote qe te pasurohet nje klike ish komunistesh meqellim qe te perjetesojne pushtetin. Nje prej tyre eshte dhe ky z.shoku Xhafa. Ik o neri se edhe ti si shoku Sali je.

  15. j qelbesira qe shan juristet me te mir te opozotes
    keta jan jurist te vertet
    te befsha nene moter te gjith cke
    i krahason saliun
    saliu nuk krahasohet me asnje, as me Hitlerin te lerofsha nenen

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    OPOZITE QULLACE.KUR SATRAPI BERISHA KERKON REFERENDUM PER IMUNITETET ,PSE NUK DISKUTONI DHE THONI PO DHE TE MERNI INISIATIVEN DUKE KERKUAR NJE REFERENDUM PER QEVERINE HAJDUTE?KERKONI REFERENDUM PER QEVERISJEN E PD DHE LSI NE POPULL TE JETE KY KRYEMINISTER DHE KJO QEVERI APO TE BEHEN ZGJEDHJE TE REJA PA SALI BERISHEN.BESOJ SE 90% E SHQIPETARVE DO PERGJIGJEJ JO PER QEVERINE DHE SALIUN DHE PO PER ZGJEDHJE TE REJA PA SALIUN.MERNI FIRMAT KUDO DHE FILLONI REZIMIN E QEVERISE ME SHKATERUSE TE SHQIPERISE DHE SHQIPETARVE.A.ZOGU DHE E.HOXHA KANE QENE SI HAJDUTE QIME PERPARA KETURE TRAPAVE TRARE TE KALBUR QE KEMI SOT.

  17. fre says:

    un mendoj qe me dy pikat qe kerkon opozita te shtohet edhe hapja e dosjeve qe te tregojne vullnet te gjitha palet

  18. Shkodrani London says:

    Partia socialiste,ti lane dhafet e teperta e te filloje te mbledhe 50000 firmat e duhur,per referendumin ku te perfshihen 4 pikat e tyre te draftit per ndryshimin e kushtetutes.Dihet se PS mbledh edhe 600000 firma.Le ti mobilizoje juristet ma te mire dhe te aktivizoje deputetet e strukturat e FRESH-it.E gjithe kjo pune bahet per ma pak se nje muaj.Juristet te kujdesen qe mos te lane asnji mangesi,ne menyre qe Ristanet te mos mund bllokojne.Nje referendum i tille e nxjerr Sali Kurven te zbuluar.Populli opozitar nuk do votoje referendumin e shpellarit,sepse ate pike e gjejne ne referendumin e opozites,por bashk me pika te tjera,qe kushtezojne e ndihmojne ne moskapjen e plote te shtetit nga diktatura.Le te filloje aksioni i mall politik,per ta cilsuar qeverine,jo ma qeveri demokratike,por diktature e sali kurva te cilesohet diktator.Kete perkufizim ta perdori ne Shqiperi dhe ne organizmat nderkombetare.Le te mos e pranojne nderkombetaret,ju kryeni detyren tuaj.Perse u dashka qe plaku i pjerdhur,te ju etiketoje ju si komuniste,mafioze etj,kurse ju nuk e cilsoni diktature komunisto-fashisto-mafiozi,sic asht ne te vertete??? Helmi luftohet me helm.Pergjigjuni me te njejten monedhe,sepse ju nuk po genjeni,pasi kjo asht vertete diktature.Populli pret aksionin tuaj,prandaj mos ngurroni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje