Berisha MASHTROI: Në referendum shkojnë vetëm amendamentet e miratuara me 2/3 e votave

6 Gusht 2012, 20:27Politika TEMA
Berisha MASHTROI: Në referendum shkojnë vetëm amendamentet e

Nga Erion Braçe

 

Berisha, një burrë i poshtër, gënjeu sot popullin. Ai ia ka marrë pushtetin popullit për partinë e tij. Ai e ka vjedhur e vrarë popullin që e talli dhe e gënjeu sot.

Ja përse: Sali Berisha u tregua sërish një burrë i poshtër, gënjeshtar i degraduar, por edhe një kamxhik barbar ndj opozitës.

Berisha tha në Kuvend se do të çoj amendamentet për imunitetin në referendum për t’i votuar populli.

I gënjeu një më një shqiptarët.

Sipas Kushtetutës, referendumi qenka i pamundur.

 

Neni 177:

-Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

-Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

-Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

 

Pra, proceduralisht në referendum shkojnë vetëm amendamente të miratuar me 2/3 në Kuvend.

Kjo është fare e qartë dhe kjo e nxjerr Sali Berishën një gënjeshtar të pacipë.

Në Kuvend as që është votuar ndonjë amendament, jo më të ketë marrin kushtin kushtetues prej 2/3 të votave.

Nuk ka gjasë që Sali Berisha të mos e dijë përmbajtjen e Kushtetutës. JO! Sali Berisha po gënjen, po luan bllofin!

Nuk ka gjasë që Sali Berisha të mos e dijë përmbajtjen e Kushtetutës. JO! Sali Berisha po gënjen, luan bllofin.

Siç e kam thënë edhe herë tjetër: Çështja e imunitetit të funksionit të deputetit është çështje e pavarësisë së Kuvendit, institucionit më të lartë të Republikës.

Çdo gjë është bërë më e rëndë kur Sali Berisha i mori popullit pushtetin:

-Pushtetin ekzekutiv, pas një marrëveshje korruptive me partnerin e tij politik veshur në të kuqe.

-Pushteti legjislativ përmes të njëjtës marrëveshje të korruptuar.

-Pushteti gjyqësor përmes zgjedhjes së një presidenti partiak, tërësisht palë me Sali Berishën, por në krye të qeverisë së drejtësisë.

Kur ka ndodhur që pushteti i është marrë popullit dhe ka shkuar tek një parti, Partia Demokratike e sekretarit të parë, Sali Berisha, detyra themelore është kthimi i pushtetit tek populli.

Referendumi është një instrument. Mua më pëlqen që Berisha të përballet me popullit.

Por në kushtet e cituara nga Berisha është i pamundur. Por edhe nëse ndodh, është i pamjaftueshëm për t’i kthyer pushtetin popullit duke ia marrë partisë.

Presidenti të zgjidhet nga populli- të shkojë në referendum;

Sistemi zgjedhor të afrojë popullin zgjedhës me të zgjedhurin prej tyre me votë popullore, jo emërim partie- të shkojë në referendum;

Prokurori të zgjidhet me 3/5 e Kuvendit- të shkoje në referendum;

Gjykatësit e lartë të votohen me 3/5 e Kuvendit- të shkojnë në referendum;

Imuniteti për funksionin e deputetit, gjyqtarit, prokurorit të hiqet për veprime të paligjshme jashtë funksionit e detyrës; funksionari politik, gjyqtari e prokurori nën hetim të pezullohet nga detyra deri në një vendim të gjykatës për çështjen- të shkojë në referendum;

Borxhi publik deri në nivelin 60% të GDP- të shkojë në referendum;

Mbrojtja e atdheut, mjedisit të tij nga importi i plehrave- të shkojë në referendum.

Vendimmarrja e derisotme për këto çështje thelbësore është marrë nga partia e Berishës, JO NGA POPULLI!

Atëherë PO Sali Berisha, t’ia kthejmë pushtetin popullit dhe t’ia heqim partisë tënde të korruptuar!

22 komente në “Berisha MASHTROI: Në referendum shkojnë vetëm amendamentet e miratuara me 2/3 e votave”

    1. karabruni says:

      Sot u duk qartazi humbja e rradhes se Sali Karagjozit ne Parlament.
      Dhe nese do te jete i mundur Referendumi,kjo do te jete per te
      nje shuplake e vertete.
      Mire e thua z.Brace;-Burre i Poshter eshte…
      por qe ne e perkethejme:-Bishe e eger.
      qe ne cdo cast, e shoqerone Bucja e tij me emerin Jozefine.
      Po Brace,ke te drejte edhe kur thua; se nga stani i tyre ai “bylmet”
      do te vije:-Ulerrima dhe ne cdo skaj varferi.
      Ndaj e ka me te lehte te Mashtroje,duke na shitur
      Bajga dhe dokra per te ashtu quajturen mireqenie,sikunder e do ligesia e tij… Jemi me ty Erion,se haka e popullit vonon,
      dhe nje dite do te vije,qe ne “Hell” ta shkojme edhe ate vagabond.
      Do Zoti e provone Referendumin,Ta shohe kush eshte Populli
      dhe kush eshte Merrhumi…

  1. Vlora says:

    ja cirni masken maskarait. TE LUMTE.

  2. NINO says:

    brace populli e njeh mire se kush eshte sali berisha prandaj nuk e voti por kok lopa e skraparit e ndihmoi te marre pushtetin mashtruesi dhe paaftesia juaj si opozite ,populli esshte i corjentuar lufton per copen e bukes nuk ka cfare ben nje here ne 4 vjete e ka ne dore mashtruesin por ky ju a vjedhe votat juve dhe prape do fitoje se jeni te pa afte.popullit i ka vajtur thika ne palc por ishalla do zoti te ju hudhe ndonje rrufe ne parlamente e te ju zhduk te tereve pa dallim ngjyrash se bash na jeni bere shume te merzitshem per jeten,atehere shpeton shqiperia dhe shqipetaret.

  3. e verteta says:

    Nqs berisha eshte një kamxhik barbar ndaj opozitës atehere del se juve ju pelqen kamxhiku se ne fund te fund dhe paguheni.Rroga dhe benefitet e nje deputeti shqiptar jane perrallore ne krahesim me popullin “pa imunitet”.
    Nga lepujt e PS ju jeni me trimi.
    Qe te jeni shqiptar i vertete duhet te korigjoni shprehjen:
    Ambasadoret jane mashtrues kurse berisha eshte tradhetar dhe vrases sepse po vazhduat keshtu me denoncime per shoferat e berishes qe blejne aksione
    100 dollar ne bulqize apo me llotarine e austriakeve jo vetem qe keni mbaruar perfundimisht por po beheni pale me qelbesiren berishe.

    1. Fshatari says:

      Cte bejme te rrembejme dyfeqet te ri vrasim njeri tjetrin se ata lart jan te mbrojtur na jep nji ide ,te protestojme, ai te vret dhe kur je me duart ne xhepa, vetem vota masive kunder Berishes eshte zgjidhja, qe mos te ket mundesi te manipuloj me votat, po keta socialistat se bejne dote ,kur sjemi te zote ta vem gomarin ne pune le ta mbajme ne kurris, keshtu i nderuar

  4. egkli says:

    MIRE TI BRACE PO RAMA SI PRPOZOI PAKETE NE REFERENDUM KUR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NE REFERENDUM KALOJNE VETEM PASI PARLAMENTI I MIRATON E KALOJNE NE POPULL PER RATIFIKIM !!!!!!!!!!!

  5. Edor says:

    Bravo,
    or djali Dashit.

    ne ate lagje ku je rritur ti su beri syri ter ne ate kohe nga ata qe quheshin djemte e bllokut, jo me nga ky idiot qe ka zbritur nga bjeshket dhe eshte frikacaku me i madhe qe ka pasur ndonje qeveri deri tani ne shqiperi.

    shqiperi te kam dhjere s´te kuptova asnjehere

  6. Albann says:

    hahahahahaha….”sipas kushtetutes” .Kushtetuta eshte per te tjeret jo per Berishen…Ai eshte mbi kushtetuten…rritu Brace ta kuptosh qe ligji quhet “SALI” jo “kushtetute”…..A te kujtohen gjyqtaret qe njezeri thane:I pandehuri Meta,sipas Saliut shpallesh i pafajshem. ?

  7. hajriu says:

    Po ç’referendum a te mjere , keta tallin hebet me ne ( nuk eshte çudi qe ta kene edhe nga injoranca) . Keta e bene kushtetuten sikur me qene leter higjenike . Pse nuk bejne referendumin e plehrave keta plehera qe eshte e nje rendesie te veçante se behet fjale per shendetin tone por duan referendumin e imunitetit? Keta si me imunitet si pa imunitet po ne kale jane . Se mos i pengoi imuniteti Meten dhe Priftin? Apo ate gjyqtarin qe merrka dhurata nga 200.000 euro tre vjet rresht dhe dilka i pafajshem kurse nje qe vjedh nje pako makarona per t’ja çuar femijeve ne dark se ska me ç’ti ushqeje , keta ja nxjerrin surratin me dhjetra here ne televizor si hajdut . VFC PD+PS

  8. Slayer says:

    Politika pa imunitet, eshte minimumi…..kujt i djeg do te thote se deshiron te jete Hajdut i LIGJSHEM!

  9. niti says:

    hahahahha as sala as rama nuk po diken te lexojne,twiter tash rama em mashtroi sala se nuk mundet ta dergoj ne referendum

  10. apollo says:

    nuk eshte blof sepse neni 150 i kushtetutes thote Neni 150
    1. Populli, nepermjet 50 mije shtetasve me te drejte vote, ka te drejten e referendumit per shfuqizimin e nje ligji, si dhe t’i kerkoje
    Presidentit te Republikes zhvillimin e referendumit per ceshtje te nje rendesie te vecante.
    2. Kuvendi, me propozim e jo me pak se nje se pestes se deputeteve ose me propozimin e Keshillit te Ministrave, mund te vendose
    qe nje qe nje ceshtje ose nje projektligji nje rendesie te vecante te shtrohet ne referendum.
    3. Parimet dhe procedurat per zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmeria e tij parashikohen me ligj
    pika 2 thote Kuvendi, me propozim e jo me pak se nje se pestes se deputeteve ose me propozimin e Keshillit te Ministrave, mund te vendose qe nje ceshtje ose nje projektligji nje rendesie te vecante te shtrohet ne referendum.Parlamenti sot diskutoi nje ligj e jo ndryshim kushtetues
    sot deputet perpara paten kete ligj,Për shqyrtimin e nismës “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar andaj sipas nenit 150 1/5 ose keshilli i ministeve mund te kerkoje referendum per ligjin 8417 i cili eshte kushtetuta e shqiperise si i tille neni 178 eshet null

  11. shkodrani says:

    Po kush e ka pengue sali derrin per te ndjek penalisht deputetet??????Po sa here ka dasht ai ju eshte heqe imuniteti,e cfare eshte nxjerre ne drite ????u denua gje ai kurva i mones????po ai buca i mediut????po e po epo e sa ka si keta????se mos i ndaloi per tu denue imuniteti???? po jo ore nuk i denuan gjykatat e korruptuara,,,te kapura nga sali derri ilir mona e te tjere,Po mire o njerez kaq budallenj jeni Ju???A nuk e kuptoni qe sali derri nuk e ka megjithemend hyrjen ne B.E.??? pO AI NUK DO MORE TE HYJE NE B.E. ai ben me demek,se ai e di se po hyri ne BE.nuk do jete me ne gjenje te beje sic ben ai me familjen ,,,po mos i votoni heqjen e imunitetit pa bere edhe ndryshimet e tjera kushtetuese sepse qellimi i tij eshte qe te marri te gjitha pushtetet ne dore e pastaj do ta shikoni ju se kush eshte ai,,eshte me maskara se enveri apo jo,,ai eshte me i poshter se kadafi,,po cthem edhe une ,ai tani me i ka marre te gjitha pushtetet por ngrihuni sa nuk eshte vone.

  12. politikani says:

    Brace duket sheshit qe nuk doni ta hiqni imunitetin, pasi ka njeres me shume pislliqe ne ps, duke mos perjashtuar edhe ndonje nga pd. une mendoj se ps po humbe elektorat me kete sjellje. edi e di kete po nuk ka cfar te bej se ato persona ka 8 vjet qe e financojn ne te gjitha drejtimet.

  13. Vetetima says:

    Nuk jam nga ata qe ju them ju …. Berisha ku i keni, por vertete socialistet e çuan Shqiperine 20 vjet mbrapa. NBerisha tani ka kohe gati nje vit per ti treguar shqipetareve çdo detaj te krimit komunist nder vite dhe deri krimin qe kryen komunistat ne 6 Gusht ku nuk pranuan te hiqet imuniteti. Kjo sojezi mbetet po e njejta kriminele siç ishte para vitit 90, por vetem me nje ndryshim te vogel ku nuk thuhet me PPSH, por PS. Mallkuar qofshin te gjitha rracat kriminale qe pengojne Shqiperine e tejet vuajtur per ne BE.

  14. LILOLABJA says:

    Zoti Braçe jeni deputeti me aktiv i opozites qe e kepase hallall voten e popullit .Bravo dhe do jesh gjithmone i nderuar se ke zgjedhur te jesh ne anen e popullit dhe te interesave te tij .Mos i lini kusur diktatorit sali dhe mos u tutni se tiger prej letre eshte dhjaksi Sali .Populli e njeh mire ç’sifet ka Saliu por eshte ne pritje te shkendijes dhe pastaj do ta shohim pleren si do vazhdoje te vjedhe pushtetin .Pushime verore kete vit nuk ka ,ne nga emigracioni drejt atdheut dhe ju brenda ne per sheshe te zhdukim kete kancer .REVOLUCION

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me dket si nje pjese teatrale kjo menyre e te shprehurit te veprimeve kunder Sali Berishes zotni Erion Brace. Ju jeni deputet dhe keni ne dore akoma shume gjera per te bere perpara se
    te zbrisni ne nje fjalor te tille. Lerjani Beroshes fjalorin banal …
    Nuk ka asnje diskutim qe rregjimi i Berishes tashme eshte problem per gjithe komunitetin nderkombetar. Eshte krejtesisht normale qe ju te kerkoni terheqjen e te huajve qe mbeshtesin rregjimin e Berishes :
    1.- Ju mund te kerkoni fillimin e hetimeve ndaj europarlamentares znj. Doris Pack, per marrje pagesash nga regjimi i Berishes. Mjafton nje kerkese e juaj si deputet i shtetit qe eshte demtuar, ne Parlamentin Europian dhe hetimet fillojne menjehere pamvarsisht se cili eshte perfundimi i tyre!!!
    2.- Ju keni te drejte qe te kerkoni me shume se nje vezhgues te huaj per zgjedhjet problematike ne Shqiperi. Vezhgues nga Amerika, Australia, Afrika …sic qe rasti i zgjedhjeve ne Libi, Egjypt etj… Pra pervec OSBE te jene dhe organizata te tjera, me shume se tre ….
    3. – Ju keni te drejte ti kerkoni publikisht mbrojtjen e kontributit te komunitetit Katolik Shqiptare ne Pamvarsine e Shqiperise. Rasti i Luigj Gurakuqit, Dede Gjon Lulit, pder Gjergj Fishtes etj, etj … Pamvarsisht perkatesise suaj fetare, respektimi i historise se nje komuniteti fetar eshte akt i tolerances dhe i bashkejeteses paqsore !!!

  16. politikani says:

    lecova komentin e lilolabit dhe mendoj sa shume ka zene vend ne jugun e shqipris ideollogjia komuniste. me vjen shume keq per atdheun time.

  17. Dritani says:

    Kim Filbi miku i Enverit dhe i Amerikes ka thënë nje dite te vetme Komuniste mbetesh komuniste deri ne vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje