ILDKP zbardh pasuritë e ministrave për vitin 2011

7 Gusht 2012, 18:01Politika TEMA

Ministrat kryesore të qeverisë Berisha kanë përfituar edhe gjatë vitit 2011 miliona lekë të ardhura nga pagat e larta, dietat, shpërblimet, qiratë apo shitja e pronave. Të dhënat janë bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, raporton Vizion Plus.

Bie në sy se ndër më të pasurit ndër anëtarët e kabinetit është ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Ajo ka fituar nga paga rreth 1 milionë e 400 mije lekë, por ajo që e shton pasurinë e ministres Bregu janë të ardhurat e bashkëshortit me 48 mijë euro, si dhe 27 mijë euro të tjera nga një ambient i dhënë me qira.

Kreyparlamentarja Topalli ka përfituar në një vit nga paga dhe shpërblimet 35 milionë lekë, ndërsa nga bashkëshorti si noter afro 40 milionë lekë të vjetra. Zonja Topalli gjithashtu ka përfituar edhe 20 milionë lekë nga kompensimi si ish-pronare.  Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, rezulton që për vitin 2011 ka përfituar 20 milionë lekë, ndërsa bashkëshortja 12 milionë lekë. Por ajo që rrit pasurinë e ministrit Bumçi është qiraja e ambienteve të ndryshme, e cila kap vlerën e 33 mijë eurove.  Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka pasur të ardhura në masën 17 milionë lekë si ministër, ndërsa bashkëshortja 10 milionë leke si pedagoge dhe 30 mijë euro si kuratore arti.

Kryeministri i vendit, Berisha rezulton të ketë të ardhura vetëm nga pagat e tij dhe pensioni i bashkëshortes në masën e 28 milionë lekeve.

Ndërsa ish-kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi, 25 milionë lekë i ka përfituar si të ardhura nga paga e shpërblimet, 9 milionë nga e shoqja dhe 14 milionë nga vajza. Zoti Topi ka përfituar edhe 36 milionë lekë të vjetra nga kompensimi i pronave.

Pothuajse në të gjitha deklaratat e pasurisë së ministrave thuhet se të ardhurat veç pagës dhe dietave, kanë ardhur edhe në formën e dhurimeve apo të fitimeve nga familjarë të tyre.

13 komente në “ILDKP zbardh pasuritë e ministrave për vitin 2011”

  1. geno says:

    Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka pasur të ardhura dhe nga gruaja me 10 milionë leke si pedagoge dhe me 30 mijë euro si kuratore arti. SI KURATORE, APO SI… KURVATORE ARTI?

    1. Artan Santi says:

      GERMONI ME THELLE SE DO T’JU BJERE TE FIKET NGA PASURITE QE DO U GJENI!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

      1. O Xha Sali,po qush u katandise ne kete dite o mavri... says:

        I bini me top,a ju zente beduvaja,
        se e beri Saliu per ju,Detin Kos,
        Po mos u fryfshi te fryheni…
        qysh ore e kini leshuar pa duar,
        regjistroni ore frenat,se ju mori lumi.
        E c,them edhe une;
        lumi po na mer ne te shkreteve,pa ju
        i kini kopsitur kartat e tuaja.
        nuk kam car tju them,vecse
        Ne gop te tuajemave vafshi…

  2. Mulua says:

    A pa pa pa, sa i shkon Mulit posti i ministrit. Shikoni si ngrefet si qeni ne qerre. Edhe cullufet qe i binin si bar ne ball i ka ngritur perpjete. Tamam minister. :)))))

  3. baro Corrogjafi says:

    C’ne nga qeveritaret te kete te pasur ! Keshtu ka thene Berisha . Por siç duket ky Berisha demagog e genjeshtar profesionist shikon qimen ne syrin e tjetrit dhe nuk sheh trarin ne syrin e tij.Ose ose e sheh dhe ben sikur nuk e sheh.

  4. Toni .D. says:

    Si ka mundesi shumica e Politikaneve kompesimi si ish-pronare eshte i shumte ,mendimi im eshte qe nje pjese e mire ka te boje konflikt-interesi
    dmth vjedhje te prones popullit.

  5. Drini says:

    Vetem nje revolucion popullor i lan hallet me keta halera.

  6. Gezimi says:

    Nuk po na thoni ndonje gje te re. Jane vetem konstatime, ashtu sic bente para rreth 8 vjetesh Fatmira Laska. Nuk kemi nevoje per to. I dime te gjitha. Pse nuk veprohet, ky eshte problemi, apo si zakonisht do zgjase tre dite ky muhabet, dhe do te fashitet. Dhe keshtu ka per te ngjare. Mbajeni mend. Absesi sherohet me bisturi, jo me fjale boshe, qe nuk i hyne ne pune kujt.

  7. Arbi says:

    Kjo Majlinda Bregu shume e pasur si goca e shoferit qe eshte. Mjerane ka qenë, tani ben sikur vishet me lajle e lule. Po nuk ndryshon varfanjaku kaq shpejt moj zonje. Kot e ke se duket qe je shume e varfer ne deje.

  8. cimka says:

    O BURRA TI FSHEHIM.
    Hani pini e kendoni
    vithni e mos tregoni
    sa te kemi sali tonin
    kur te bjere nga fiku
    do na shqyeje armiku
    pasurine do sekuestroje
    do na lere si te doje
    o burra qe ta fshehim
    ti kethejme ne dollare
    nje sahat e sa me pare
    neper bangat jashte
    ti strehojme
    kur te duam
    ti harxhojme.

  9. trimimire says:

    Te shkretet qeveritare sa pak paskan fituar brenda nje viti dh ti shikoje pardje ne kuvend per imunitetin se si perloteshin, qe nuk ndihmonin dot pensionistet dhe ata me ndime sociale,te vinte keq per ta.

  10. Treviso says:

    me vjen keq qe talleni me popullin per shifrat qe keni zbardhur.
    Turp, tuep, turp per kshillin e larte te kontrollit. Po pasurite e juaja si kshille kur do ti beni te ditur.

  11. albi says:

    M.Kodra mbas bregut si te vishet si te mos vishet njesoj duket…harbuti harbut mbetet…nuk behet fisnik…megjse ja ka dhene zoti te “evlati….kot nuk thone…”Mos u mbaj se je…mos u mbaj se ke”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje