Partia Socialiste e quan dështim të planit të Berishës për të gjunjëzuar drejtësinë mosmiratimin e nismës për heqjen e imunitetit. Deputetja e PS, Mimi Kodheli, tha se në fakt Berishës nuk i intereson aspak imuniteti, por kërkon të mbulojë dështimet e tij.
“Ditën e hënë plani i Sali Berishës për të mbajtur të gjunjëzuar drejtësinë në këmbim të heqjes së imunitetit, dështoi. Sali Berisha u detyrua të dorëzohej dhe të pranonte realitetin: Kushtetuta është ligji themelor i shtetit dhe nuk mund të ndryshohet sa herë të na teket. Për ne socialistët, çështja e imunitetit është një çështje e mbyllur, për kufizimin e të cilit të gjitha palët janë dakord.
Socialistët janë jo vetëm nismëtarët për ta kufizuar imunitetin, por edhe votuan pro, nen për nen dhe në parim për projektligjin e dakordësuar. Ajo që ne socialistët dhe njerëzit e thjeshtë të këtij vendi nuk mund të pranojmë është një qeveri si kjo e Sali Berishës. Ne nuk mund të pranojmë që imuniteti të konsiderohet si tejet i rëndësishëm për integrimin europian (gjë që është e vërtetë), kurse pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit apo çrrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë të injorohen totalisht nga kjo qeveri. Ne socialistët nuk do të pranojmë që drejtësia në Shqipëri të vazhdojë të mbetet e gjunjëzuar përpara pushtetit të Sali Berishës, nuk mund të pranojmë që ky pushtet të vazhdojë të vjedhë Shqipërinë teksa shqiptarët varfërohen,” tha Kodheli.
“Në fakt, Berishës nuk i intereson aspak imuniteti. Atij nuk i intereson as integrimi i Shqipërisë. Njësoj si kur e zgjodhi Presidentin në kundërshtim të hapur me kërkesën e Bashkimit Europian për konsensus. Njësoj siç ka vepruar gjatë gjithë këtij viti, duke rrezikuar ta ngelë Shqipërinë në klasë për të tretën herë vetëm e vetëm se qeveria e tij nuk di të bëjë detyrat e shtëpisë. E vërteta është se e gjithë kjo propagandë e kësaj qeverie synon thjesht dhe vetëm të mbulojë dështimet e këtij pushteti.”
Mimi Kodheli foli për situatën alarmante ekonomike e sociale në Shqipëri.
“Dje një grua u vra, ndërsa e motra u plagos në tentativë e sipër për t’u grabitur, në mes të Tiranës. Raste të tilla po dëgjojmë çdo ditë. Njerëz të dëshpëruar që i japin fund jetës, qytetarë që ekzekutohet në mes të qyteteve për arsye banale, dhe sa e sa të tjerë që humbin jetën çdo ditë në aksidente rrugore. Shqiptarët sot janë më të varfër dhe kriza që ka përfshirë çdo familje e çdo biznes ndihet me shumë se kurrë. Listat janë shtuar, çmimet janë rritur, shqiptarët janë varfëruar. Dhe në vend që t’i përkushtohet punës që duhet të bënte e për të cilën paguhet, kryeministri vetëm flet duke mos bërë asgjë.”
Deputetja e PS përsëriti qëndrimin e tyre që nëse do bëhet referendum, qytetarët të pyeten dhe për marrëveshjen e detit, për importin e plehrave dhe për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS.
“Tani na ka hedhur idenë e mbajtjes së referendumit. Shumë dakord për referendumin, por bashkë me votën për kufizimin e imunitetit, për të cilin të gjitha palët janë dakord se duhet hequr, të fusim në referendum dhe të kërkojmë mendimin e qytetarëve edhe për propozimet tona që sigurojnë një drejtësi të pavarur. Të kërkojmë mendimin e shqiptarëve edhe për ligjin që lejon importin e plehrave. T’u kërkojmë bashkëqytetarëve tanë të shprehen edhe për hapësirën detare që Sali Berisha do t’u falë për së dyti fqinjëve tanë. Shqiptarët le të vendosin dhe do të vendosin.”
Gaboheni rende ju te PS.
Berisha nuk ka deshtuar por ai eshte ne ditet me te shkelqyera te jetes tij si monster perfekte.
Ai jo vetem qe nuk e ka problem imunitetin por po tallet me PS dhe opinionin shqiptar ne menyren me te poshter.
Kryekrimi i tij ai i vrasjes se 4 “terroristave” sipas miratimit te arvizuse jo vetem qe nuk do ndeshkohet por do te marre dekorate si mbrojtes i “rendit”.
Ju te partise socialiste do jeni te mallkuar se po beni lojen e berishes me miopine tuaj qe tradhetuat 21 janarin.
Po beni namin per vrasjet ordinere kurse per vrasje fashistesh as qe bei fjale Turp dhe neveri parti spurdhjakesh.
Pallati 176 ishte arritje e komedise shqiptare zj mimi,,,,,,,ju dhe pd,,,keni arritur kulmin
Po gjej rastin qe edhe une te sjell nje fakt
i cili pervijone me se miri format e te mbuluarit
apo me shkoqur te Mashtrimit qe Saliu tashme
e ka kthyer ne norem.
Degjova sot zedhenesen e Min.Brendeshme te Flamur Nokes
e cila i bente nje reklame plote entuziazem te papare
shifrave maramendese te turisteve qe paskan ardhur ne
Shqiperi,gjate periudhes 1 Qersho-31 Korrik 2012.
Afro 1.8 milione Turisrte ne 60 dite,ose 30 mije te tille
ne Dite. Cmenduri!Jo e zedheneses por e Saliut,qe i thote
Nokes nepermjet Kulicit apo Ponit,qe kjo shifer te jepet
si lajm.
Sigurisht qe Sala sigjithmone mendone se ky popull
e ha Sapunin per Djath.
Kjo eshte vertete Pik e Zeze.por per ti thene te kunderten,mjafte
te bazohemi ne disa logjika fare te thjeshta aretmikore.
Thame afro 30mije Turiste ne dite,qe sigurisht kane ardhur
me mjete te motorizuara.(qe per efekte lehtesuese po i ndajme;
me autovetura qe mund te jene 5000 x 4(pers.)= 20.000 njerez
me autobuza ” ” ” 100 x 50 = 5000 ”
me Tragete 10 x 500 = 5000 ”
me Avjone ” 5 x 200 = 1000 ”
(e theksoj te gjitha ne nje Dite)
ne total afro 30 mije turiste ne dite??? dhe e zeme se i gjithe
ky milet hyne nga 5 pika doganore.(qe do te thote 6000 ne cdo pike)
OK. nuk po futemi ne shume detaje por per cdo vulosje po ju leme
doganiereve nga nje minute ne dispozicjon,cka do te thote
se per te 6000 turistet e cdo pike do duhet qe i fundit
te kryeje pune vetem pas 6000 minutash,ose : 60 = 100 hr.
pra fare thjeshte na cfaqet mashtrimi i tipit Sali te cilit
per te leshuar tollombace i duhet dita jo me 24 hr por me 100!!!
E po thuaj pastaj se nuk eshte koqe kandari.Kujtone se Mashtrimi
do ti mbuloje sakatimin qe po i bene ketij vendi…
Tani shifrat e mesiperme i gjykoni edhe vete.
E di qe nuk jane te sakta,pasi kane nevoje akoma per shtese.
por gjykoj se edhe me kaq e nxjerr zbuluar te gjorin Sali Plak…
me Breke!!!
Nuk mblulohet muti me shurre dhe as berisha me bajga
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Nuk po kuptohet qe ky vend eshte nje mine me sahat. Bomba sociale ka shperthyer dhe krimi dhe korrupsioni galopant flasin qarte. Po prisni kur te shpertheje ai qe sot quajne “stabiliteti makroekonomik”…
SA e bute qe je moj zonje per kete Shqipei te eger!