Skandalet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në mënyrën se si strukturat e këtij institucioni punojnë, janë mëse flagrante.
Të gjithë e mbajmë mend debatin më të fundit mes ish-presidentit të vendit, Bamir Topi, dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për emërimin e komandantit të Forcës Detare, Ferdinand Kreshpani, duke shmangur dekretin e kreut të shtetit.
Mirëpo cila ka qenë veprimtaria e kapitenit të rangut të parë në drejtimin që ai i ka bërë flotiljes detare jugore, veprimtari pas së cilës ai u shpërblye me emërimin e tij në detyrën e komandantit të Forcës Detare, emërim nga i cili Ministria u tërhoq disa ditë më vonë, duke i shtuar listës së skandaleve edhe këtë emërim.
Komandant Kreshpani në një detyrë të rëndësishme që iu dha në mirëbesim, ka kryer zbatimin e kontratës për shitjen e tre nëndetëseve. Në një shkrese që “Vizion Plus” ka siguruar, e protokolluar me nr 65/1 te datës 13.01.2012, del ne pah se kontrata për shitjen e tre nëndetëseve nuk është realizuar në masën 100 %, por vetëm 81 %. Sipas kontratës, sasia e skrapit çelik duhet të ishte 1830 ton dhe skrapit bronz 3 ton. Në vlerë, ky realizim i kontratës përbën afërsisht 35 milionë lekë me TVSh. Sipas parashikimit, shuma e kontratës me TVSh ishte afërsisht 43 milionë lekë. Mirëpo në këtë shkresë thuhet se vlera është përllogaritur gabim, pasi nga llogaritja tjetër që grupi i punës ka bërë, shifra e saj, e llogaritur me TVSh, duhet të ishte afro 42 milionë lekë. Rrjedhimisht realizimi faktik i kësaj kontrate është në vlerën 83 %.
Por cilat janë arsyet me të cilat argumentohet mos realizimi i të ardhurave? Thuhet se kororzioni i shkaktuar nga qëndrimi për më shumë se 25 vjet në ujë i nëndetëseve pa bërë dokim të tyre, ka sjellë edhe humbje te peshës së skrapit. Kondrapeshat e rëna në det, që kanë dëmtuar veshjen e trupit të jashtëm, vjedhja e disa aparaturave, e të dhëna të tjera që nuk posedohen, si për shembull trarë druri, rafte, etj, dhe humbja e një sasie skrapi gjatë procesit të prerjes.
Këto janë disa nga arsyet që kanë çuar ne mos realizimin e kësaj kontrate në vlerën e saj totale, mirëpo ajo që të bie në sy është fakti sesi mundet një institucion të caktojë marrëveshje me vlerë të tillë financiare, pa u njohur ende me kushtet në terren, sesi mundet ky institucion të mos ngrejë pikëpyetje e t’i sqarojë më parë ato? Si mundet që kontratat nuk realizohen në masën 20 % të tyre.
Megjithatë shpërblimi që i ka ardhur komandantit të forcës së parë në flotiljen detare jugore Ferdinand Kreshpani, ka qenë emërimi në drejtimin e forcës detare. Pas betejës mes presidencës së z. Topi dhe ministrit Imami, ky i fundit u tërhoq duke e bere vetëm zv/komandat z. Kreshpani, por ende në këto momente ai ka të drejtën e firmës, pasi forca detare nuk ka akoma një komandant në krye.
Po pse ore, kot ju spiunonte imami juve?!!
ore Imami;
Po ti o Gjytyrym,per keto palacolleqe
e doje Demokracine?…
Ptu! Jazek te qofte o minister rrugac.
Ne kete vend mund te besh cfar te duash dhe asnje gje mos te te ndodhe Edhe ne kopshtin e babait nuk veprohet sic bejne keta me ligjet e ketij shteti Kam degjuar se edhe tek SHIU keshtu veprohet sic don ai Tepelensi qe gjoja dha dorehqjen eshte per tu habitur Ai mund te heqe dhe te mare ke te doje ne ate institucion pa e patur problem se cfare ben Edhe burrin e motres se vet e ka mare ne pune atje. Po te mori inat ai mund edhe te te shkarkoje liroje ose pushoje nga puna pa problem fare Dikush thote se do te beheshe edhe gjeneral tani por i plasi problemi i firmes se gruas. Gruaja e tij nuk eshte kaq e zonja sa te beje bisnes megjithese shitese domatesh ka qene por harova se ka mbaruar juridikun tek kristali. Ndersa ky per kater vjet mori dy grada jashte radhe dhe do merte dhe kete te Gjeneralit bravo per bese i zoti.
po cfare palacosh kemi ne krye ore. Po ku jemi ne te gjithe xhanem qe nuk ngrihemi e ti rrezojme me force. O popull ku je? Pse je strukur? Ku eshte rinia, po si i durojme tere keto skandale qe bejne, leqe keto s’jane skandale, keto jane tradheti e larte. Ka surrat ky aktori dhe regjisori i tij te dalin ende ne mes te njerezve? Mos i gezofshin ditet!
Ky asht nji denigrim qe po i bani figures intelektuale te Z. Imami.
Zotin Imami e mbron gjeneral Gjunkshi se eshte shoku i Zenit dhe mos u beni merak juve.
Cdo gje e ka origjinen tek Gerdeci. Ia hodhen pa u lagur te gjithe ata qe ishin fajtore per te, tani nuk ka me shanse te denohet kush…
Ky bufon i shemtuar duhet larguar nga ambienti publik.I shemtuar,i paafte,servil ne karakter….jo vetem i Berishes.I ketij pak me shume.As artist,as njeri……asgje dmth.Butafori ordinere.
Vekje tradhëtarëve. Koha s,pret. Mero krijoni
shtabin kombtar mos prisni udhëheqjen e opozitës se relativisht janë
me Taçin dhe Fazlliçin.
Po ky eshte Gjenerali i vitit 1997 dhe ky bene Skandale.
kot marrin mundimin se kreshpani ka lyer doren me m…t
Driza, ke vene “…” (3 pika) midis “M” dhe “T”
E kishe fjalen per mjalt? Apo per nga ajo “hallva?”