Thika e dytë ishte për djalin e Fatbardhës, por tezja e tij doli përpara duke e marrë ajo thikën
Dje në Hardhishtë të Shijakut është përcjellë për në banesën e fundit gruaja që u vra gjatë një tentative grabitjeje në Tiranë. Fatbardha Tafa, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga grabitësit adoleshentë.
I shoqi i saj, Sokoli, rrëfen për Panorama se atij i është shkatërruar familja. Ndërkohë që psherëtin, merr djalin në kraharor. “Vetëm ky më ka mbetur. Edhe për këtë më tha Lumturia, motra e Fatbardhës, që kishin dashur të vrasin. Thika e dytë ishte për djalin, por tezja e tij i doli përpara dhe mori goditjen për vete, në krah. Kur më ikën mendja, për tu qetësuar sadopak mendoj vetëm shyqyr që më shpëtoi djali,” thotë Sokoli.
Sokoli thotë se kur e morën në telefon, i thanë që gruaja ishte rëndë në spital, por jo që kishte vdekur.
Sokoli ka 14 vite në emigracion dhe e shoqja kishte pak kohë që ishte bashkuar me ta. Bashkëshorti hedh akuza të forta ndaj policisë dhe drejtësisë.
“Gruaja ime edhe mund të ishte gjallë tani, po të kishte polici që t‘i shkonte në ndihmë. Nuk iu përgjigjën kur ajo ishte gjallë dhe jo tani që ka vdekur. Policia dhe drejtësia në Shqipëri janë në të njëjtën botën si gruaja ime, kanë vdekur,” thotë Sokoli.
eh ngushellime vella. kjo qe te ndodhi eshte shume e rende por beju i forte dhe kujdesu per djalin. edhe njehere ngushellime.
Ja dhe nje rast tjeter i keqperdorimit te parase publike!
Keto mjete te sofistikuar pergjimi duhet te perdoreshin per mbrojtjen e qytetarit dhe jo …
A i ke ment o astrit palla ?????????????????
REPLIKE per DANGALLI
O Dangall Palla! Lexoje mire komentin (klikoje dy here ta kuptosh)!
Nese kriminelet do pergjoheshin, dhe jo opozita, atehere shume krime do parandaloheshin!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html
o blend mane, kemi kohe qe s’ta kemi degjuar zerin. po s’i nuk doli njeri te beje thirrje per sensibilizim nga populli mer burr i dheut! po s’po kalon dite qe s’po degjojme ndonje krim bastard mer ca bohet kshu. menefregizem total, absolut! popujt skandinav duhet te na kene zili per ftohtsine qe tregojme… degjomni mue, jua them un’ jue!
ska nevoj per ngushllime po hapni syt o te mjer e ngrihi kunder diktatures se salistanit
Kurajo,vlla,kurajo,pa ky ‘shtet” qe kemi ndertu ne eshte thjesht Fiktiv.
Ne kemi ”Ministri” pse keshtu ka gjithe bota dhe jo per te zgjidhur hallet e njerezve,ne kemi ”Parti politike”
pse keshtu ka gjithe bota,dhe JO se gjenerojne ndo1 Ide apo Vizion per te ardhmen e ketij kombi,Ne kemi ”Polici” vetem me Poshteru dhe Perndjek me te Dobtin,jo pse policia duhet te jete ne sherbim te njerezve.Tek ne nuk ka pas dhe nuk do kete KURRE SHTET Shqiptar,por vetem qytetar/fshatar qe flasin 1 lloj gjuhe qe quhet Shqip.Gjynaf per ate gruan e re qe iku dhe nuk e shijoj dot as jeten e saj dhe as femijen e vet,pa ”shteti” Shqiptar thjesht nuk ka Egzistuar Kurre.
”Ministri i brenshem”,maloku nga Kuksi e kish menjen ke ”Imuniteti” se kish menjen ke Kriminaliteti.
Dhimbje e madhe, por kuraje, kuraje!Ne nje vend normal, ku zeri i opinionit publik ende ska vdekur, duhet te protestonin ndaj policise, ndaj drejtuesve te saj, per apatine e tyre, duhet te protestonin ndaj krimit e krimineleve. Duket qe shoqeria jone eshte e semure, dhe kjo sdo as mend as laps, e paafte te reagoje, te ulerase, te godase!Shpesh ia veme fajin regjimit, individit, por jo, ai nuk bie vete,nuk ndryshon vete. Ndodh nje krimi makaber ndaj nje gruaje, dhe shoqeria jone, me keto mjete informimi dhe lidhje qe ka, eshte e paafte te organizohet, te ragoje. Pse, te mos perplasen ne dyert e policise 10, 100, apo 1000 vete e te kerkojne qetesi, rregull, dhe ligj!Qe policia te mbaje pergjegjesi,nese s’ben detyren dikush duhet te largohet.Kam frike se na eshte bere lekura sholle!Dje, cuditerisht shkruhej se si ka mundesi te vritet gruaja per nej varese?!dmth, dikush mund edhe te vritet..per dicka me shume po, por jo per nje varese..!!Kaq poshte kemi rene!!E tmerrshme!
Ngushellime Sokolit per fatkeqesine qe e gjeti, mos paste ketej e tutje hidherime ne familje! Ngushellime o shqiptare per shtetin qe ju ka vdekur! Marte me vete Fatbardha,qe iku e pafajshme e me perdhune nga kjo bote,te gjithe pusht-etaret skandaloz e mafioz te Shqiperise tone te mjere.
Ngushellime per familjen qe ne vend te pushimeve gjeti tmerrin ne atdhe! Ne qe jemi ketu po e jetojme cdo dite.
NGUSHELLIMET E MIA, TE TE RROJE DJALI DHE GJITHE TE AFERMIT, PA KY SHTET ESHTE SHTET KRIMINELESH QE I MBRON HAJDUTET SEPSE JANE HAJDUT DHE KRIMINELA NE KRYE
ngushellime te sinqerta… skam fjale jam shum i indinjuar …