Krimi ka zbritur në rrugë, ndërsa policia mbron billboard-et e PD-së!!!

9 Gusht 2012, 12:11Politika TEMA
Krimi ka zbritur në rrugë, ndërsa policia mbron billboard-et e

Në urën e mbikalimit që lidh qytetin e Rrëshenit me autostradën ka pasur një konflikt mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake. E thotë reporteri lokal, Aleksandër Ndoja në një shkrim të vetin për Shekullin. Dhe motivi është një billboard i vendosur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Policia bashkiake, sipas Ndojës, ka kërkuar informacion mbi ligjshmërinë e një veprimi të tillë, lejen përkatëse, mandat-pagesën, etj, por kanë ndërhyrë forca të policisë për të mbrojtur billboard-in, ku shkruhej: “Rrugë të mbarë! 100 vjet pavarësi. Nga forumi rinor i PD-së, Mirditë!”

Siç shihet e kanë çuar marrinë në kufij të skajshëm, jo thjesht që u shkon mendja të shkruajnë parulla si kjo, por edhe që kanë kurajon të përdorin policinë në aksione të tilla në mbrojtje të një parulle të tillë në një kohë që krimi mbretëron në rrugët e qyteteve të Shqipërisë.

SHENIM- TemA: Po Flamuri karrierën duke ngritur e mbrojtur billboard-e e ka ngritur, çfarë mund të presësh?

 

http://respublica.al/artikuj/2012/08/09/krimi-ka-zbritur-ne-rruge-ndersa-policia-mbron-billboard-et-e-pd-se

5 komente në “Krimi ka zbritur në rrugë, ndërsa policia mbron billboard-et e PD-së!!!”

  1. meros says:

    mero ketij populli tregoji se cfar duhet te beje per te hequr te keqen qe ka nje emer sali ram berisha deshmitari ne gjygj kunder hysen shoshorit dhe te gjithe fatkeqesive te ketij vendi.dhe a ka byth ky popull ta heqi saliun apo jo por per te tera jane ashtu sic i ke thene dhe do ti thuash prap qeverime kryeminister kriminel hajn se ate dine te bejne mire cubat e maloket . jemi popull legen ne mero . dhe bota prandaj nuk na perkrah .

    1. Osh shume e randsishme per tan Denmokratet e flakt me mrojt parullat tona. Doktori na ka mesue qi parullat jon mjet i fuqishem me freskue trute e popllit.

  2. xxx4 says:

    vetem Monika Krye…. me grupin e gjakut 0- te saj,i regullon keto pune.

  3. Edor says:

    SHENIM- TemA: Po Flamuri karrierën duke ngritur e mbrojtur billboard-e e ka ngritur, çfarë mund të presësh?

    oooo- TemA, po si harron Visin qe e mesoj se si beheshin billboard se cfare eshte shtypshkronja…. se si behen pushimet ne Turqi (nuk eshte per te qeshur e ka marr prej dore dhe e ka cuar ne Turqi te beje pushime se kishte frike nga deti)

  4. NINO says:

    po pse ore ju kerkoni te ju mbroje policia e keni gabim kjo e ka emrin policia e shtetit jo e popullit kjo mbron vetem shtetin.populli lane hesapet vete me njeri tjetrin ,e keni degjuar shume here u vrane per larje hesapesh ,populli duhet te krijoje policine popullore qe te mbroje te drejtat dhe interesat e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje