Deklarimi i pasurisë së mamuthëve të politikës shqiptare tashmë e ka humbur sensin e kuriozitetit dhe është shndërruar në versionin veror të Portokallisë.
Gallatë apo hajgare në varësi se në cilën anë të kufirit shtetëror shqiptar, do të ishte fjala e parë që të vjen në mënd, ndërkohë në stomak të shkakton gërditje e nevojë akute për të nxjerrë zorrët.
Mirë që vjedhin dhe pasurohen për dhjetë breza, por këta edhe tallen tërë cinizëm!
Them vjedhin, pasi çdo njeri me logjikë normale dhe jo naivë, e kupton se këta të gjithë nuk janë aq të vobektë sa deklarohen zyrtarisht. Përse e them këtë?
Deduksonin e nxjerr jo nga fakte konkrete normalisht, pasi nuk kam të tilla dhe s’ka sesi t’i kem. Kjo është punë e të tjerëve “që s’janë për atë punë”!
Por, do e elaboroj mendimin nisur nga perceptimi dhe nga mekanizimi i praktikës që dihet tashmë nga të gjithë në Shqipëri, por jo vetëm.
Të mendosh se Kryeministri i Shqipërisë ka vetëm 1 milion e ca lekë të akumuluara është paradoksale!!!
Ka shume naivë ose pseudo-naivë në Shqipëri që predikojnë se Berisha është njeriu më i ndershëm!!!
Po nëse bën miliona euro dhe fiton tendera Fahriu, apo eminenca të tjera gri të Kryeministrit apo edhe shoferi, ministrat dhe njerëz të afërt me të, është e paimagjinueshme që ai të mos përlyhet ose të mos marrë përqindjen e tij.
Edhe nëse për një moment pranojmë argumentin se ai vetë është i pastër dhe lejon të tjerët pranë tij të korruptohen nga lidhjet me pushtetin e tij, sërish është i nakatosur dhe mëkatar për lulëzimin ose neglizhimin e korrupsionit nën hundën e tij. Edhe Lenini do korruptohej në këtë sistem të instaluar të funksionimit të shtetit.
Për analogji të thënies se Fatos Nanos se socialistët nuk ishin budallenj të mos përfitonin gjatë ndarjes së pronës dhe shanseve të pushtetit, edhe demokratikasit nuk janë më pak “budallenj” të mos përfitojnë nga pushteti nën parimin “nëse nuk e shfrytëzon, ç’të duhet pushteti!!!”.
Për naivët, dhe vetëm për ata, do të jap vetëm një element që ndoshta vërteton se shpenzimet e politikanëve janë më të mëdha sesa dietat ose rrogat zyrtare të Berishës, Ramës, Metës and co.
Shikoni vetëm kostumet firmato, kollaret, këmishat, shamitë elegante nëpër xhaketa apo aksesorë të tjerë mode të këtyre të vobektëve.
Minimalisht një kostum normal në Perëndim ose këtu në Londër, kushton nga 300 euro deri në disa mijëra. Këta zotërinjtë i ndërrojnë thuajse çdo ditë kostumet me të cilat dalin çdo mëngjes e mbrëmje përpara shqiptarëve.
Sikur ndonjë televizion do të nxirrte nga arkivi i kronikave televizive të çdo dite, veshjet e ndryshme të tyre gjatë 5-10 vjetëve të fundit dhe në gjysmën e ekranit të vihej shifra minimale e blerjes së tyre dhe automatikisht të bëhej mbledhja e shumës, sa herë ndërronte kostumin secili nga elefantët e politikës, do të shikoni se shuma do të jetë stratosferike dhe demaskuese.
Kjo shumë do të tejkalonte padyshim çdo të ardhur zyrtare të tyre edhe do të rezultonte se ata që nga dita e ardhjes në politikë do të kishin agjëruar dhe jo një muaj, por gjatë tërë mandateve të tyre qeveritare, apo parlamentare.
Pres që dikush ta bëjë këtë dhe personalisht nuk do te habitesha dhe isha kurioz për shifrat pasi i marr me mënd. Nëse thonë se janë dhurata, edhe këto duhen deklaruar për këtë kategori personash publik.
Unë jetoj prej 20 vjetësh në Perëndim dhe kam pasur një rrogë nga BBC-ja mëse komode, shumë mbi mesataren e anglezëve dhe të ardhura nga aktivitete të tjera biznesi të deklaruara, dhe nuk kam aq shumë kostume sa këta zotërinj të një prej vendeve më të varfra në Evropë dhe me rroga që zyrtarisht nuk i afrohen edhe sot rrogës time, ende më e lartë sesa çdo e tillë në shtetin e sotëm shqiptar.
Nuk po flas për shtëpitë, për pushimet jashtë shtetit, makinat luksoze e xhipat, vilat etj, etj që ata kanë. Kjo vlen edhe për z.Rama apo z.Meta, Basha e të tjerët.
Janë me disa qindra pallatet e ndërtuara në Tiranë dhe nëse marrim të mirëqenë vetëm, jo përqindjet e përfolura, por “qerasjet” apo edhe “pije një kafe nga unë” për lejet e ndërtimit, i bie që minimalisht të mos jetë i pastrehë z.Rama apo me vilë berluskoniane z.Meta, që edhe këmishat deri përpara se të hynte në qeveri i kishte me inicialet e tij “I.M”.
Nëse asgjë nga këto që them nuk qëndrojnë, le të nxjerrin faturat e terë garderobës firmato, në rastin më të pakët për të na bindur për të kundërtën, pasi pamjet filmike janë në arkivat e thuajse çdo televizioni në Shqipëri.
Fatkeqësisht ka një institucion që në Shqipëri merret me verifikimin e pasurisë së pushtetarëve, një institucion i pavlerë që për ironi të ironisë, emërohet nga ata që janë objekt i punës së tyre.
Edhe inefektivitetin ose kotësinë e shkuarjes së tyre çdo mëngjes nëpër zyra luksoze të arreduara me shijen më të fundit, e që do bënin të dukeshin të varfër çdo zyrë të zyrtarëve të lartë britanik, e kuptoj.
Por atë që nuk e kuptoj dot në tërë këtë mesele, është guximi i pashembullt për tu tallur, që politikanët kanë me këtë popull.
Ose me saktë, mungesën e tentativës për të qenë paksa më të hollë ose më fin kur deklarojnë pasuritë dhe të ardhurat e tyre.
Ky fakt dhe vetëm ky, epitomikisht dëshmon në mënyrë voluminoze, sa përbuzjen që kanë për intelektin e shqiptareve, aq edhe garancinë se asnjë gjemb nuk u hyn në këmbë.
Në subkoshiencën e tyre kur plotësojnë formularët e deklarimit të pasurisë, mbizotëron mendimi se lajmi dhe çudia e deklarimeve të tyre fiktive do të zgjas vetëm 3 ditë.
“Pasuria është hall, shkruante këto ditë në Facebook një miku im jo-hallexhi, por ai kishte vendosur të shtonte hallet!!!”
Hallexhinj të politikës dhe pushtetit, VIDHNI se u ka ardhur dita, me një popull që kërcen kur e urdhëroni ju të kërcejë dhe ulet kur sërish e urdhëroni ju!
Por të paktën deklarimin e pasurive bëjeni me pak më shumë finesë dhe klas, në debutimin e Olimpiadës së Gënjeshtrës, please!!!!
O Mane po cfare thua keshtu bre burre ?
Pasurite e politikaneve tane i kontrollon I Tmerrshmi ADIATIK DHALLA, tmerri i korrupsionisteve te te gjithe botes. Ky i perket fisit Dhalla, me eksperience ne kontrollin fiskal te produkteve blektorale dhe tashme edhe per ceshtje financiare.
Derisa thote A. DHALLA qe politikanet tane jane te vobekte….
Do ta ruajme nje cope litar edhe per ty o qen bir dhalle-qeni
Shum aktiv me kto shkrime zoti mane. nuk jam ka e kuptoj arsyn qi te shtyn!
Ua, c’pate ti Ndoc Marku? Tu thuartua bitha ty nga arzhavelli? Epo njeri eshte edhe Mane edhe ai i sheh vjedhjet si i shohim ne te gjithe por ca shkruajme ne nuk del ne gazeta dhe ca shkruan ai del atje ne faqe te pare sepse ai ka poziten e tille me punen e vete. Ai eshte gazetar dhe punon, ne nuk punojme aq shume dhe as qe jemi gazetare ndaj ti mos u purthos aq shume nga artikujt e Manajt. Manajt i lumte se ate qe po ben ai, duhet ta bejne edhe shume gazetaret te tjere dhe kur ta thone te verteten shumica e gazetareve atehere ti Ndoc nuk ke pse te pyesesh kaq filozofikisht por edhe bitha jote nuk do piesi ma: A perseri hangre arzhavell, zotnia Noc?
Pe shkon aq Larg. shiko Deklarimin e pasurise te Metes dhe shiko Vilen qe ka ke Blloku, Apartamentet te Samos Tower, Vilen ke Lalzi, Colins, etj etj.
Po Zoti Mane ke te drejte!
Shqipetaret nje video qe pane te Ilir M… me Dritan Priftin behej fjale qe veterm Prifti do merte 700.000 euro dhe 5% te aksioneve ndersa Meta kuptohet 2-3 fishin…dhe kjo qe vetem nje dite pune rutine.
Ne Perendim te iken kariera ose te pret burgu edhe per 20.000-30.000 euro
qelbopolitikanet tane klepto ate thone :Na hani mune.
E vertete trishtuese.
Te lumte Arben! Jam plotesisht me ty. E dini se c’te vret me shume se varferia? Tallja e pasanikut pusht-etar,kriminel e mizor,qe po shqyen kofshen e mishit te pjekur apo te papjekur, teksa ndesh apo imagjinon shikimin tend te urritur.Mbasi te ka vjedhur, te ka varferuar, te ka shkateruar perspektiven dhe mundesine qe te jetosh si njeri,behet cinik e mizor,duke te te marre edhe per budalla.Kudo neper bote pasanikut i merret apo fal per te varferit, tek ne te varferit apo njerezit e thjeshte,zhvaten per te shtuar dhjamin bankar te te pasurve pusht-etar.Shume e bukur kjo devize(duhet te jete pa dyshim deviza paresore e pusht-etareve tane):C’te duhet pushteti po nuk e shfrytezove?!?!
Ne 1992 SRB-i tha se shqiptaret po nisen ne start te barabarte.Po ceshte kjo keshtu . Ne vrapojme kot.Na kane lene 2 000 vjet prapa. Keta po lene prapa edhe ameriken qe ka 400 vjet qe ka nisur startin.
Ne kohen e President Bushit, babait, ne SHBA, zevendes drejtori i CIA, filloi te ndertoje nje vile ne bregdet. Organet e specializuara, menjehere filluan ti bejne llogarine. Rroga e tij mund te ishte e barabarte me rrogen e Presidentit. Kaq e ka rrogen, kaq te ardhura nga kjo pasuri, kaq per ushqime, kaq per pushime, kaq per femijet ne shkolle.
Nuk dilte llogaria, qe te mbeteshin aq dollare sa te beje nje vile aq te kushtueshme. Atehere, hetime…. Pas hetimeve doli se z/v Drejtori i CIA, ishte agjent i KGB ruse, nga merte financime.Dhe hekurat.
Po keta ministrat tane nga i marin financimet. Ah po harrova. Keta jane hajdute ordinere.Na dalin ne rruge dhe na rrembejne portofolet.Po rezistuam edhe na vrasin.
Po arrestojini mor policia.Alo 129, Ejani shpejt se jane 15 ministra qe po na vjedhin…!!!
z. Malaj perse e perdhosni (urreni kaq shume gjuhen shqipe) me fjale te kota si “deduksion” apo meqe jetoni ne City te duket vetja çun “trendy”???????????????
Hej, fort i holle 007-vucidolas,
A nundesh ti valle ta zvendesosh fjalen deduksion ne kontekstin(shqip=?) e fraze(shqip =?) se Manajt e cila permban kete koncept, (oh me fal, se nuk gjej dot fjale shqipe per “konceptin”, po munde perktheje dhe kete ne shqip)
Jane te tjera fjale ato te huaja qe po hyjne me zor si Sala ne gjuhen shqipe. Per luften kunder atyre jam edhe une.
O Arben Mane! Kryeministri yne vertet nuk ka me shume se 1 milione leke shqiptare se nuk ka ç’i duhen, pasi ka dollare, euro dhe verdhushka floriri. Madje per keto te fundit e ka hobi te vjeter. Qe kur ishte doktor i spitalit, sherbimet i bente me verdhushka, apo siç i thonin atehere me “gjel”. Prandaj mo i bini ne qafe se eshte konsumuar shume i shkreti, per te venen en pune opoziten, sepse ajo i ka te gjitha fajet. Te kujtohen fjalet e arta te Shefqet Musarajt: “Me zor kryeminister vane e me vune… E ka zene belaja me nje burre te gjate, aq shume sa ka filluar te perserise cdo dite te njejten gje, se i kane mbaruar, edhe fjalet (pasi fjala eshte e para), edhe durimi (sepse po i mbaron vaji i kandilit), edhe parate (sepse tani nuk paguan dot njeri me verdhushka). Komedi e vertete satirike kjo e kryeministrit tone, o Arben, ajo e Qazim Mulletit dhe Man Kukaleshit jane vetem belbezime para kesaj.
I dashur komentues Plehra. Zotit Llalla dhallin mund tja merni ne goje.
NUK DUHET DISKUTUAR SA VODHEN ‘ATLLARET’ POR A NGELI GJE PER ‘GOMARET’
Manaj vazhdon tu trgoje shqipetareve gjurmat e ‘kopese se uqerve’ kur ne na i kane lene per 22 vjet ‘patozet’ bosh, e tani i kemi para dyerve te na hane edhe femijet.
Inderuari gazetar,je ne gjendje , me qe na thua se punon edhe ne medja te pa varura te botes se civilizuar,tu thuash bashkeatdhetareve te tu:
NE 22 VJET ‘TRANZICION’ PER ‘INTEGRIM’ PA ADRESE ESHTE PERDORUR NGA NDONJE POLITIKAN,INTELEKTUAL,GAZETAR,FJALA ‘EKONOMI REALE’ MBAS ‘TERAPISE SE SHOKUT’NGA ‘NXENESIT E Djetorit’?
i nderuari Manaj je ne gjendje me qe flet nga perendimi te na thuash si e ka emrin sistemi ekonomik qe kemi sot ne kete vend?
NE ‘GOMARET E NGELUR KETUN DEGJOJME 22 VJET NGA protopapa:”LIRIJA E TREGUT TE LIRISE SE TREGUT”TI E KUPTON?
OOOOOOOOOO njerez! Cdo organizem shqiptar komandohet nga Sali Kurva e Vicidolit. Edhe ky publikim i zyres se deklarimit eshte bere me urdher te kryemutnistrit,vetem me mashtru shqiptaret,se gjoja socialistet jane miljardere,kurse te varferit ministra e qeveritare,mezi i hane 3 kg mish,mbas buke. Ne Shkoder ka nje thanje: Nuk kam problem se po me rren,por kam hallin mos kujton se te besova.Ky pleh edhe kur ishte spiun i sigurimit,edhe kur ishte sek i PPSH,ka mendu se asht ma i squet se populli,pa e kuptu injorancen e vet.Ne Angli,ka dhjetra parlamentare te dy krahve,qe kan kompani prodhuese,por jane antare te parlamentit.Sali berisha,vret mbas shpine kundershtare politike,por e paska te veshtire me cue para ligjit deputete te PS,qe sipas tije jane te korruptuar.7 vjet ne qeveri,pse nuk i cove para drejtesise,apo te pengoi K prokuroria.Ajo qe quajte Silva Konti,nuk pranoi me u ba vegel e diktatures.Edi Rama u hetu per 20 perqindshin tuaj te shpifjes,por veglat tua ndrruan fjalet e folen te verteten.Mos mendo moj kurve se te gjithe njerezit qe militojne ne kete shtet,kan moralin tand te ndyte.Meqe ata qendrojne si persona juridik te ndershem,qenkan kunder teje. Logjike,sepse cdo i ndershem asht kunder diktatures.Gjithmone e ke pas Edi Ramen pa imunitet.Ke zgjedh 3 presidenta e dy k/prokurore,por asnjihere nuk gjete material me denu Ramen.Arsyeja te thote se nje shpifes kurve si puna jote,asht thjeshte nje gore e qelbun,qe vetem shpif si kurvat e pazarit.Ne jemi populli dhe e dij mire se e majta dominon ne Shqiperi,ku dy partite kryesore jane te majta.PS e mbushur me te rinje,qe nuk e njohen mire komunizmin,kurse e djathta e mbushur me ish sekretare e spiune,por qe asht e majte e komuniste ekstreme.Ti moj kurva plake,lufton biznesmenet,qe duke qene te tille,i hyne politikes,por perkrah biznesmene kriminele serbe,qe damtojne interesat tona.A nuk ndihmove Miloshevicin?? A nuk ndihmove e bashkpunove kunder Kosoves me Raznjatovicin{Arkan}??Policet tu kurva e vegla e shoqeruan dajen e Shkerdhenit e Argqimes,Fazllic,deri ne aeroport,ne menyre,qe prokuroria jone shqiptare te mos e arrestonte.Me ke je ti mor mut -mutit.Mallkuar qofte ai shqiptar,qe e din c’pleh je dhe te voton per 5 lek.Vetem administrata publike e militante,te voton ty dhe Ilir kurven.Dhe prape ne e kuptojme se votat tueja blihen me taksat tona.Une besoj tek forca,sepse diktaturat rrezohen me force.Ne demokraci,ndrrohet pushteti me vote,por ku e kemi ne demokracine???Nderkombetaret,gjithmone kan besu Sali kurven,kur ka hanger mut,se luftoj komunizmin,por nuk jane thellu se ish sek i PPSH asht komunisti e spiuni ma i keq i nje demokracie.Vetem Haveli e pati kuptu dhe e tha kete fonomen.Fundja opozita shqiptare te kuptoje dicka.Populli e do integrimin,por kur te kemi demokraci te konsoliduar.Thuaji pirdhu Arvizu,Wolwarth,Gossruk e kopuk,populli asht i yni dhe mos luani me ne per interesat tueja.Amerika dhjet prej frikes se Rusise,por duke qene ne mes serbia,mbajne ne krye nje kukull si Sali Kurva e Vicidolit.Ky asht gati me shit Sheqeren,Lirien e Argqimen,vetem per karrige.Nje pleh Maqedonie,me 1,5 miljon banore,nuk po i nenshtrohet askujt,vetem per emnin.Ne i puthim bythen gjithkujt,me gojen e qeverise kurve.Ka vetem nje rruge. Revolucion si ne vendet arabe.Atehere Amerika nuk mund te vrase njerez,qe kerkojne demokraci.Nuk ka asnje ndryshim diktatura e cdo vendi arab,nga diktatura jone fashisto-spiuno-komuniste.Shkurtoni rrugen o njerez,filloni betejen per liri,sepse cdo sakrifice per lirine asht e lavdishme,ma e mire se vdekja pre urise e poshtenimit.
qe je edi rama e morem vesh ne,,,,,,,,,,,,,ose dashnorja,,,,,ose pallez
He mo provincialet e Saliut. Keni filluar te bridhni shume kohet e fundit ketej. Cfare halli ka kryetari fisit?
O ndoc rroku!ç’rendesi ka arsyeja sipas teje qe e shtyne?!rendesi ka qe ai shkruan nje te vertete te pakundershtueshme(ka dhe nga ata te”zgjuar”qe e kundershtojn)
Po ti “Goni” kush je ? “partneri” i dhalles ? ja ke marre doren kesaj “marrjes ne goje” dhe kujton se eshte normale per te gjithe ?
vazhdo thithja dhallen dhalles se e beke bukur
Zoti Manaj me vjen shume keq, por ky eshte nje nga shkrimet me skandaloze qe kam lexuar prej jush kohet e fundit. Nuk e di se si ju keni punuar ne gjigandin britanik BBC me kete mentalitet. Duhet te jeni treguar shume hipokrit! Tani po i kuptoj disa komente te lexuesve ne adrese tuaj, pasi me pare kam menduar qe kane qene thjesht dashakeqe!
O Sinono ! Sna the mor burre pse te paska skandalizu z Manaj?!! Te paska djeg keq me duket ! Do jesh nga shtabi mediatik I vicidolit ! Jepi Arben se I lujte ne byth keta plerat ! Respekte se nuk I Kane mbaru djemt shqipnise! Nxiri te palarat kesaj qelbesire qeveri! Bravo Manaj!
Zoti Tafa, une nuk pranoj te genjehem, e per me teper me finese. Prandaj jam skandalizuar. Te pakten gazetari te shkruante “Pse genjeni?”
Zoti Manaj, ju keni te drejt ne shkrimin tuaj, por c’ti besh shqiptareve qe sa me shume ja shterngon koken ne morse kjo klase e degjeneruar politike aq me te urte dhe koke ulur behen. E kane ulur koken rrafsh me token dhe nuk po dine ku te futen dhe jo te ngren krye sic e do puna. Aq me keq kur vijne zgjedhjet, vihen ne rresht dhe votojne pa piken e pegjegjesis ose e shesin voten per 1000 Lek te reja dhe me pas perseri fillojne e ulerasin per padrejtesite. Populli thote … kur te mashtrojne nje here fajin e ka ai qe te mashtroj, por kur te mashtrojne dy, tre e meshume fajin e ke vet se te kane bere per budalla. Prandaj populli duhet ta mendoj mire kur vete tek kutia e votimit.
Sinono sna dhe argument pse ska te drejte z manaj ne ato qe shkruan! Ti do jesh ndonje nga ata dashakeqet qe nderron emer por nder te njejtet ziliqar! Z manaj eshte konsistent me parimet e tij ! Shikoni ish gazetare
E tjere te Bbc ne tirane ! Njeri Keshilltar I berishes per
Mediat Kadia , furxhiu tek tv I rezuar thacit tr berishes e tjetri ne tvsh po I berishes ! Ky te pakten po thote te verteta e shkruan nga larg dhe si ha palla per asnje aty ndaj eshte I pavarur nga pislleqet e tiranes ! Jepi manaj se keta naivet Keshu e dun ! Sinono dezhurni I vicidolit a I rrrezon dot ndonje argument shkrimit qe ua fut te gjitheve berishes rames metes! Keshtu duhen gazetaret dhe ketu dallojne te vertetet nga kallpet! Arben Malaj jepi dhe mos u tut prej ketyre se u ka djeg shume fare hahahha ! Ups xhixhi Sinono !