Drejtuesit e Gjykatës së Lartë kanë bërë deklarimin e tyre të pasurisë. Mediat kanë zbardhur sot deklaratat e pasurisë të njerëzve kryesorë në drejtësinë shqiptare.
Aleksandër Muskaj ka deklaruar mbylljen e një depozite në shumën 45 mijë euro. Ai ka deklaruar se ka marrë një kredi te BKT në vlerën 12.8 milion lekë. Po ashtu ai ka deklaruar shlyerjen e një detyrimi në shumën 17.688 eurosh ndaj një firme ndërtimi për një apartament të deklaruar më parë.
Andi Çeliku ka shitur një zyrë 28 metër katror, nga e cila ka përfituar 52 mijë euro. Ai ka deklaruar blerjen e një trualli 123 metër katror, ku ka banesën e deklaruar më parë, për shumën 137 mijë lekë.
Arjana Fullani ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare në vlerën 5.1 milion lekë. Ajo ka deklaruar se vazhdon të shlyejë një kredi, nga e cila kanë mbetur pa shlyer 9.8 milion lekë. Nga paga e të shoqit ajo deklaron të ardhura në vlerën 6.3 milion lekë.
Evelina Qirjako ka blerë një garazh në vlerën 20 mijë euro, 24 metër katror. Të ardhurat e saj nga paga ishin 1.6 milion lekë, ndërsa nga qertatë e pronave ajo ka fituar 53 mijë euro dhe 935 mijë lekë. Ajo ka ende pa paguar një shumë prej 125 mijë eurosh nga një kontratë sipërmarrje.
Gani Dizdari ka paguar shumën prej 800 mijë lekë për firmën ‘Lura’ për një apartament në Gjirin e Lalzit. Apartamenti i ka kushtuar 3.6 milion lekë.
Shpresa Beçaj, kryetarja e Gjykatës së Lartë, ka përfituar nga paga 2 milion lekë, ndërkohë që ka ende pa shlyer edhe 3.9 milion lekë nga një kredi për shtëpi, marrë në vitin 2005.
Mirela Fana deklaron disa depozita, njëra prej tyre në BKT në vlerën 64 mijë euro. Ajo deklaron blerjen e një apartamenti në vlerën prej 150 mijë euro. Po ashtu ka blerë një zallishte në Kavajë për 300 mijë lekë. Po vazhdon të shlyejë një kredi prej 457 mijë euro, marrë në NBG, për ndërtim vile.
Ina Rama ka marrë nga paga dhe shpërblimet 2.3 milion lekë. 54 mijë lekë i ka përfituar nga pagesa në Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka vazhduar të shlyejë dy kredi të marrë në vitin 2003 dhe 2009. Në vitin 2003 ajo ka marrë kredi në vlerën 25 mijë USD, kurse në vitin 2009 ka marrë kredi 150 mijë euro.
Elvis Çefa, nënkryetari i ri i KLD-së, disponon para cash në shumën prej 1.4 milionë lekësh të rinj dhe rezulton kreditor në shumën 35.772 eurosh.
Dëshira Subashi, nënkryetarja e KQZ-së, ka një kontratë për blerje trualli me vlerë 300 mijë lekë në Shëngjergj të Tiranës. Ajo ka deklaruar si burim të ardhurash vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit.
Pese fakte.
1-keto qe lexojme jane maja e aizbergut.
2-Aj qi don me u pasunu s’parit fillon me vjedh.Populli.
3-c’do proces gjyqesor qe kam pas ne allbanistan pa ryshfetin nuk mbyllej.
4-kur vjeth xhenerali nje molle,ushtaret i ckulin me renje mollet.
5- 71 vite diktature dhe tranzicion juristet jane pasaniket me te medhenj te allbanistanit.
Drejtesia mbeti pa iu kontrolluar?!!!
Po ata jane te zanatit dhe dine ti fshehin parate!!!!
KOntrolloni Mulin me shoke se ata ja fusin si “KAU PELES”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
A ka njeri apo Institucion ky shtet t’i futet punes per te verifikuar se nga i krijuan pasurite keta njerez. Nuk e di por kjo pune duhet kryer pa tjeter qe te shohim se cilet jane megahajdutet e ketij vendi fatkeq, e me pas te thote fjalen e vet drejtesia, e jo te ndodhe si me gjyqet e te ndjerit Kosta Trebicka, ate te Ilir Metes, 21 Janarit e te Gerdecit.
DHe themi ne perse korruptohet gjykata,te gjith gjykatesit dhe prokuroret jan debitor me bankat me sa shofim ne kte shkrim,or plerat e berthames korrupsionit qe dhe vet korrupsioni nga ju njerzit e drejtesis dhe politikes shqiptare ka ndot dhe kerkon uj te lahet,njerez pa tru, ose gangster, qe me kto deklarime i beni karshillek nje populli debil dhe injorant qe nuk resht duke ju votuar ju kriminelet dhe zvarraniket e shtrebesis SHqiptare se sa per drejtesi kjo esht nje fjal qe i perket vetem nje te shkuare te larget.SHPRESA BEçAJ ME LEK BORXH MOS E BESONI PO DESHET.
Nuk e di nese ka specialist per pastrimin e parave ne Shqiperi, por duket sikur keto kredite e mara nga politikanet apo keta gjykatesit jane pastrim paraje i paster.Kjo metode eshte shume e thjeshte. Paret i kane, por marrin kredi per te treguar qe “jane te varfer”.Per ta nuk eshte problem pagesa e interesit. Ne kete menyre kredite i lajne me ato para qe i kane fituar nga korrupsioni dhe pasi eshte paguar kjo kredi prona qe eshte marre me kredi eshte e “lare” dhe politikanet apo gjykatesit dalin “te pakorruptuar”. Kjo metode eshte perdorur dhe perdoret prej shume vitesh nga kriminelet ne SHBA dhe shume vende te tjera.Dhe kur e mendon se keto jane vetem pasurite e deklaruara, problemi do te jete shume me i thelle.
I lutem Temes ta botoje kete koment sepse mund te kete ndonje prokuror te ndershem qe te thote “mjaft me keto pallavra sepse nuk jane te gjithe budallenj ne Shqiperi.” Eshte shume e cuditshme ajo qe ndodh ne Shqiperi. Keta politikane, gjykates, apo prokurore Shqiptare te vjedhin dhe pastaj te bejne edhe budalla duke ta treguar edhe metoden e vjedhjes.
Arben Kola
Certified Anti-Money Laundering Consultant
Arben
Me vjen keq po mafja e drejtesise Shqiptare eshte maja e aizbergut e krimit dhe korupsjonit. Ajo eshte nje qender bisnesi e mirefillt dhe kush e njef dhe ka trokitur e di mire. Ata njeres qe perfaqsojne ligjin jane mashtrusit dhe matrapazet e ligjit kane nje fytyre si e Ristanit, Nacos, Marjanes, Sashenkes,Tomes dhe shokeve te tij dhe po tu hapesh dosjet e reja te shkretet kane vuajtur duke u pasuruar me rrogen e shtetit dhe kredi se bangat jane bujare me matrabazet e korupsjonit. Ata e njohin ligjin dhe maliqin.Nje shtet i koruptuar mbahet nga nje drejtesi e koruptuar. Keta lakej te heshtur qe vjedhin derjtesin dhe e shesin jane qytetaret me te damkosur sa as veladoni zi nuk do mund ti mbuloje bemat e tyre. Ka nje zot po ka dhe nje ekuliber natyror qe nje dite do ta paguashe ate qe qe ke bere ndose dhimja eshte me e madhe se e paraja.