Ja PROVA se kush e ka bllokuar ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë

10 Gusht 2012, 22:03Politika TEMA
Ja PROVA se kush e ka bllokuar ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë

Nga Erion Braçe

 

Ju pata thënë që Berisha është “burrë i poshtër”, “batakçi”!

Ja dhe prova.

E mbani mend që një javë më parë shkoi diku pas Fierit e bëri sikur inauguroi rrugën Levan- Tepelenë?

A e mbani mend që iu tha një grushti PD-istësh, por edhe gazetareve se PS bllokoi dhe vonoi ndërtimin e rrugës?

Dokumenti qe shihni është faqja e parë e relacionit të nënshkruar nga Sali Berisha, që shoqëron projektligjin që kërkon të miratojë marrëveshjen e 2-të ndryshuese për ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë.

Sipas marrëveshjes së parë, disponibiliteti i kredisë 70 milion euro ka skaduar për shkak të vonesave në ndërtimin e rrugës dhe disbursimin e kredisë.

Shihini shkaqet, vëreni, i shkruan vetë Sali Berisha:

1. Marrëveshja është nënshkruar në qershor 2005;

2. Marreveshja është miratuar në Kuvend në maj 2007, pra pas 2 vjetësh;

3. Ndërtimi i rrugës është vonuar për shkak të procedurave të vonuara të tenderit, lidhjes së kontratës dhe ritmeve të ngadalta të punës;

4. Ndërtimi i rrugës është vonuar nga problemi i shpronësimeve të pakryera dhe ndryshimit të projektit për t’i ardhur në ndihmë batakçinjve italianë të hidrocentralit të Kalivaçit që s’u bë kurrë.

Të gjitha të shkruara nga Sali Berisha.

Ku janë socialistët këtu?

Kërrkund! PS s’ka asnjë përgjegjësi.

Ky është Sali Berisha, një palaço burrë që me populizmin e tij shan e shpif lart e poshtë, kurse zyrtarisht me shkrim thotë të vërtetën: rruga Levan- Tepelenë s’ka mbaruar vetëm për shkak të qëllimeve politike të tij, urrejtjes ndaj Jugut dhe paaftësisë totale, veshur me korrupsion!

29 komente në “Ja PROVA se kush e ka bllokuar ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë”

    1. Vlora says:

      nuk fryn vetem syte,,,,por edhe xhepat.

  1. Anton says:

    Erion ai shtron rruge kurse ti ben ham ham

    1. Vlora says:

      do na kish bere nder ujku ,,,po tju kishte ngrene, para se te zbrisnit nga malet.

    2. Nordi says:

      … po i shtron me parat dhe djersen e popullit dhe jo me xhepin e vete, o dallkauk. Po meqenese te pelqekan rruget e shtruara nga ky kafsha, dil e shikoji si kane filluar te prishen pa mbushur vitin.

  2. Mark says:

    Rrofsh per informacionin o Brace.Por opozita ne internet nuk jep frute. Ne Egjipt e Tunizi njerezit perdornin Twiter e Facebook se nuk kishin parti opozitare qe ti organizonin,por duket se edhe ne si ata jemi katandisur.

  3. albani says:

    Bravo zoti Braçe ju lumte me te vertet jeni shume i besueshem per ato qe thoni dhe shkruani.

  4. I-liri says:

    Dilni ne TV dhe tregojeni me ze te larte. Keto qe shkrun nuk i lexojne as 5 % e shqiptareve.

  5. raimondi says:

    ik o Brace se na hape barkun me kete urejtjen e jugut . Salen e votojne me shum ne jug se ne veri , ti vazhdon avazin me teorite e ndarjes jug veri . Brace vellai duke fol keshtu do ju largohen njerzit fare …….

      1. PER RAIMONDIN says:

        Ah moj Lila po ku merr vesh Raimond Kollonja nga kjo video! Raimondi eshte militant i zjarrte i Berishes. E “groposi” Berisha ne Astoria Queens, (USA) pasi e genjeu qe do ti siguronte dokumenta (sot e kesaj dite nuk i ka!) sepse Mond b*thQ*ri di pak si shume per pislliqet e Berishes. Si psikopat qe eshte akoma nuk e ka kuptuar qe Sala ja ka fut sa krahu se e ka Mond Kollo*arin tamam si nje qime B*the!

      2. PER RAIMONDIN says:

        @ lila:
        Ah moj Lila po ku merr vesh Raimond Kollonja nga kjo video! Raimondi eshte militant i zjarrte i Berishes. E “groposi” Berisha ne Astoria Queens, (USA) pasi e genjeu qe do ti siguronte dokumenta (sot e kesaj dite nuk i ka!) sepse Mond b*thQ*ri di pak si shume per pislliqet e Berishes. Si psikopat qe eshte akoma nuk e ka kuptuar qe Sala ja ka fut sa krahu se e ka Mond Kollo*arin tamam si nje qime B*the!

      3. shqipua says:

        Ku m…. do vene njerezit qe po u largohen socialisteve?

    1. plaku says:

      Urrejtja patologjike e Sali Berishes per Jugun eshte e provuar me bemat e tij keto 20 vjet. Teoria e ndarjes eshte ushqyer gjersisht prej tij. Vertet injoranca mund ti afroje njerzit me SRB-ne. Keshtu te ka afruar dhe ty.

  6. demokrati ndershem says:

    Parate per ndertimin e kesaj rruge shume te rendesishme per aksin e jugut i siguroi PS, kurse Berisha ne 7 vjet nuk beri asgje per ta perfunduar kete rruge. Nqs ka ndonje jugor plehre qe voton akoma Berishen, mallkuar qofte. Ky e urren jugun me shume se askush ne histori.

  7. Dean says:

    Provat i tregohen dhe i jepen ne dore 1 populli qe do te shikoje,te degjoje dhe te veproje.Populli Shqyptar nuk eshte i tille dhe per rrjedhoje kjo prove qe keni paraqit ju zoti Brace eshte e barabarte me ZERO.Kot nuk thone qe s’ka Qorr me te keq se ai qe nuk do te shikoje.
    Heu sa mere me ken shqyptar,oheeejjjjjjjjjj…….j.

  8. Pamvarësia says:

    E, ç’përgjigje të lemë, moj e uruar TEMA? Përveçse Saliu është një burrë pa burrni; është një batakçi klasik; është një gënjeshtar e shpifës shumë i shpifur; është një intrigant e mbjellës konfliktualiteti me synime të pangopur për të shkatërruar plotësisht Shqipërinë e për të gjunjëzuar përfundimisht shqipëtarët kudo që ndodhen e veçanërisht ata të Kosovës Autentike dhe shqipëtarët në trojet e tyre ndën shtetin maqedonas. Ai është më shumë se kaq… Por b/fajtorë bëhen dhe ata që e kanë ,,lejuar” të bëjë çtë dojë me kët vend. Besoj se një ditë do të vendoset drejtësia.

  9. ervis says:

    vertet palaco burr ai ska as turp as surrat . si nuk harrim ti kuptojme keto gjera .ske fai sal sepse varferia edhe servilet nuk te mungojne ty . po lere mor mo q ik shduku nga politika se je ber si fantasem

  10. Me car me u mar ma para Doktori a? Me biznesin n’Gerdec, me TaqiOilin a rruget e kamunistave n’jug? Pak ja u ka vonue 7 vjet e ti thoni falmners per zemergjersin qi po trego ne ket kohe qi o tu thye rekorde noti dita dits.

    LymiBlue

    1. Dean says:

      Hahahaaaaaaa….a,”rruget e kamunistave n’jug” .Shume e forte kjo.
      BACES i ka pjell me Aljevin e Azerbajxhanit se asht tu i kerkue paret qe i ka dhene.Gojat e liga thone se Alievi i kish bertit BACES ne telefone e i kish thene mos baj lojna me mue se t’i kepus topet.BACA i merzitun kishte urdheru sekuestrimin e pasurive te Taqit.
      Biles 1 informacion tjeter thote se Aljevi i kish thene BACES,- ik pirdhu,se s’jam shqiptar une me bo lojna me mu.Thone se BACA ish tremb shume dhe nuk asht mire se asht edhe pleqni njitash…………….

  11. misionari says:

    Sali Esad pashe Toptani ia ka premtuar Jugun e Shqiperise shtetit Grek; do te bashkoje Veriun (nga Elbasani, Qukesi e Qafe Thana) me Kosoven dhe se bashku t’ia bashkangjise krushqve te tij serbe. Perfundimisht, Sali Esad Pashe Toptani do te mbetet figura me e erret ne historine e popullit shqiptar.

  12. politikani says:

    o brace je bere si ato konet e vogla qe vetem lehin heret ne mengjez. o erion se shpejti edi rama largohet nga drejtimi i ps ( kete e kam nga burime shume te sigurta) po ti ku do te shkosh o kok bosh

  13. elida says:

    Bravo erion keshtu I do mushka drute diskretitimin e ka hak saliu qe ti mbushet rradakja ketij mileti se kush I vjedh e kush I vret

  14. sherifi says:

    O Z.Brace; i themi neve “ajo pune nuk behet me gisht,po do ate mikun”
    edhe ju more z.brace me duket se i’u mungon ai miku se mbetet duke dale dhe duke mbrockullisur neper televizione dhe gazeta,sikur nuk e dini akoma se kush eshte sali berisha,te cilin tani edhe foshnjet e din qe eshte burr i poshter dhe jo me juve qe keni nga 20 vjet ne politik.
    tani duhen menduar rruget qe se si te shporret berisha se harroje qe berisha te iki nga pushteti pa gjake, kjo stradegji duhet ndertuar.

  15. Votren says:

    Berisha ashtu si te tjeret eshte pjelle e popullit te vet.Nje popull qe ka deshire te jetoje me mashtrime dhe genjeshtra.Nje popull qe si puna e gomarit qe e shqyente ujku e thoshte me vete-do zoti jam ne enderr.Nje popull dembel qe gjithe kohen mbush kafenete duke i pire dhe ato me liste.Nje popull qe nje pjese e madhe e tije edhe po i ra nje lek ne dore e lene neper lojera fati pasi do te pasurohet pa djerse.Saliu me votat e veriut kurre nuk do arrinte te ishte aty ku eshte.Shumica e ministrave dhe servileve qe i perulen deri ne neveri nuk jane verior ndaj lerini deklaratat dhe komentet idiote se sala e urren jugun.Aji vertete mund ta urrej jugun por jugu e do shume me shume se veriu.Perballe ka nje opozite te tredhur e te pa afte qe per cdo gje te mbrapshte qe ben Sala u drejtohen nderkombetareve e ata nuk jane te gjithe verior.Nje qeveri e korruptuar mund te rri ne kembe vetem me nje opozite te tille po te korruptuar.

  16. aron says:

    Thuaj e thuaj po kujt tja thuash ne vesh te shurdher te gjitha,vazhdon avazin ai qe eshte i zoti te beje si doje,malok koktrashe,,se njeriu me mend ,kerkon nje falje e ndryshon,po ky mafiozi …. fare,vetem ta marre perendia se mendjen te vjedhe e te vrase e ka.

  17. Perse do i duhej Shqiptarve kjo “prove per putanen” berishe te kuptoj se kush eshte ai ?!
    A nuk mjafton 97-ta,piramidat qe ndertoj, a nuk mjafton Gerdeci (njerezit e djegur femij pleq gra ) a nuk mjafton Deputeti PS Xhindi , kryekomunari ne kukes ,vrasjet ne bulevard e 4 demostruseve para ekranit te TV-se ?
    Un mendoj or i nderuari Brace se te dalesh me te tilla deshmi ,per ti treguar shqiptarve e mbeshtetesve te lektoratit te PS-.se popullit Shqiptar ,se ju deputet e PS-se jeni duke denoncuar ,punoni ,kjo nuk justifikon asgje si Opozite madje do thoja eshte per mua qesharake !
    Shume simpatizant ju kerkuan te mos beheni loje e berishes dhe e Monstres Antishqiptare qe fshihet pas tij dhe e orienton cdo dite si tju corientoje juve te PS-se e gjithe shqiptaret ,mos shkoni ne Parlament sepse direkt jeni bere loje e berishes loje e shkaterrimit te ktij vendi loje e politikave Antishqiptare qe duke u tallur hapur me ju e shqiptaret me parrullen e hyrjes ne BE po ja arrijne shkaterrimit te plote ne kte vend.
    Cfar vlere ka vajtja ne Parlament kur berisha e kompani as qe duan tja dijne per kushtetute e ligje ,kur flitet si me qene ne shpellat e andertaleve ,e asgje nuk ka te beje me interesat e preokupimet e popullit shqiptar ,kur nga ai Parlament nuk vjen asnji zgjidhje vs mizerjes qku politika ju lojtaret e berishes &Co e keni fundosur kte popull . Perse nuk tregoheni burra dhe i jepni fund hipokrizise Parlamentare qe ktij vendi e populli si sherben ,kur berisha ben e flet si ti pelqej ? Te shkosh ne Parlament duke qe berisha te vazhdoj te shkaterroj vendin dhe se keshtu i pelqen Monstres BE e tj si Ajo ky eshte kulmi .Ne keni Shqiptari dhe vertet zdoni berishen shkriheni Parlamentin ,mbyllni veshet nga sirenat Europiane qe tallen e thenjet e tyre gjasme serioze por qe nen rrogos deshirojn shkaterrimin e Shqiperise .Pra beni dicka se boll u bet qesharake .

  18. shqiptar says:

    na ca cave trapin ti dean duke bere kopetentin ketu sikur punon per shikun apo per cia. nje imforamcion thote keshtu tjetri ashtu ben sikur i merr vesh te gjitha sikur vijne agjentet e cia edhe raportojne para teje.shko se je bere si ato grat e liga duke u marre me thashetheme.sala e te gjithe me radhe ps dhe pd kane 20 vjet qe hane e pine si mbreta e lek pa hesap kurse ti mjeran interneti ben llogje kavaje ketu jo me thane jo i tashe jo degjoa jo gojet e liga.i plasi k sales apo ketyre ne shqiperi ca ka thene alijevi.

  19. ishipnis says:

    O shoki Erion hulumto e shiko mos ka ndonje dokument te asaj kohe qe flitet per shitjen e detit.Nuk i dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje