Në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, ish presidenti pritet të rifillojë karrierën politike me partinë Fryma e Re Demokratike
Shkarkimi dhe zëvendësimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, u prit me reagime të shumta në Shqipëri. Opozita e akuzon kryeministrin Berisha se po përpiqet të verë nën kontroll institucionet e pavarura. Deri tani nga qeveria nuk ka patur ndonjë reagim për t’iu përgjigjur kritikave; dhe megjithë përpjekjet e Zërit të Amerikës, zyrtarët e kontaktuar nuk pranuan të komentonin. Në emisionin Ditari kishim ftuar në linjë telefonike për një bisedë të drejtpërdrejtë ish-presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, i cili gjatë mandatit të tij, është përballur me çështjen e ndryshimit të kreut të SHISH-it.
Zoti Topi, vendimi i djeshëm për shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve sekrete Bahri Shaqiri është shoqëruar me reagime të shumta. Ju si e shihni një lëvizje të tillë?
Për mua personalisht nuk ka absolutisht asnjë lloj surprize, pasi gjithçka është paralajmëruar nga unë katër vite më parë, pikërisht në prag të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kur shikohej qartë një marrje e plotë e kompetencave, sidomos ajo që kishte të bënte me zgjedhjen me një votë të thjeshtë maxhoritare të Presidentit të Republikës. Fill mbas kësaj, pastaj gjithçka do të kishte të bënte – sikurse po ndodh realisht – me zgjedhje partiake e jo politike, sepse politike pa dyshim që është, e krerëve më të rëndësishëm të institucioneve kushtetuese, duke bërë një hap të rëndësishëm mbrapa, duke iu larguar atyre standardeve të cilat ne me shumë mundim kemi kërkuar t’i realizojmë dhe t’i vendosim në kushtet e shtetit të së drejtës. Nga kjo pikëpamje, ky shkarkim pa dyshim që sjell shumë pikëpyetje për ecurinë e këtij institucioni i cili, për hir të së vërtetës, ka qenë një institucion që arriti në standarde të larta, duke iu larguar në mënyrë definitive atyre institucioneve që kishin ndikim nga politika dhe që padyshim i shërbenin politikës. Institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror u vendos në standarde, pati një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me aleatët tanë dhe këto fjalë pozitive kanë ardhur jo vetëm nga ndërkombëtarët, por këtë konsideratë e kam shprehur edhe unë.
Në kohën që ishit ju president a ju ka ardhur ju ndonjë propozim zyrtar nga kryeministri Berisha për shkarkimin e zotit Shaqiri?
Jo, nuk ka pasur absolutisht asnjë propozim. I vetmi debat publik ka qenë ai që kishte të bënte me ndryshimin e ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror, ligj i cili nuk ishte në standarde. Pati kontestim nga disa deputetë, edhe të mazhorancës, në komisionin e sigurisë dhe pati edhe një lloj kontestimi dhe nga aleatët tanë, sepse një ligj i ndryshuar pa u konsultuar me aleatët, dhe sidomos me aleatin kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës, padyshim që nuk ofronte asnjë lloj sinjali pozitiv që ky institucion të mund të vendosej në standardet e NATO-s.
Zoti Topi, marrëdhëniet e kryeministrit Berisha me shefin e shërbimeve të zbulimit ishin të vështira dhe në kushte të tilla edhe bashkëpunimi institucional dhe kryerja e punës për këtë sektor nuk mund t’i kenë shpëtuar ndikimit. Në qoftë se kreu i ekzekutivit kërkon të ketë një njeri qe e beson dhe me të cilin mund të bashkëpunojë, përse nuk ka qenë e mundur zgjidhja e kësaj çështjeje gjatë gjithë këtyre viteve me një kandidaturë të përshtatshme?
Unë besoj që në një shtet demokratik, në një shtet të së drejtës, ecuria e reformave dhe punët e institucioneve nuk varen dhe nuk duhet të varen nga vullneti subjektiv i një individi, qoftë ky dhe kryetari i mazhorancës. Edhe emri, Shërbimi Informativ Shtetëror, është i qartë që ka të bëjë me një shërbim që i shërben shtetit dhe interesave kombëtare. Kjo është arsyeja që, në një marrëdhënie kushtetuese, propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga presidenti. Unë mendoj që nuk janë vullnetet politike, partiake, por janë pikërisht standardet e shtetit ligjor që duhet të vendosen në themel të institucioneve kushtetuese. Ka një tendencë të qartë e cila po implementohet çdo ditë. Ka shenja ka simptoma të qarta të një politike totalitariste, të cilën Shqipëria e ka flakur tej qysh në vitin 1992. Ka tendenca për të kapur të gjitha pushtetet dhe brenda dy-tre javësh ka patur ndryshime të rëndësishme në institucione të rëndësishme kushtetuese dhe të gjitha janë kandidatura politike që vijnë nga mazhoranca.
Kryeministri po akuzohet nga ju por është akuzuar edhe këto ditë se po përpiqet të verë nën kontroll institucionet, dhe këtu është përmendur edhe rasti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe emërimi i nën kryetarit të ri. Në fund të mandatit tuaj ju patët mundësi ta bënit emërimin, por nuk e bëtë. Përse nuk e çuat deri në fund procesin e nisur me emërimin e nën kryetarit të KLD-së?
Unë zhvillova një betejë shumë parimore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke u lënë të kuptojnë atyre që mendonin se Presidenti i ri duhet të zgjidhte nën kryetarin – ndërkohë që kishte akoma edhe tre muaj të mandatit tim presidencial – se institucionet nuk mund të krijojnë vakum. Ishte një tendencë e qartë e cila u vërtetua që kërkonte pikërisht emërtesën e një kandidature që vinte nga mazhoranca. Fakti i këtij shkarkimi dhe i emërimit të një njeriu që ka lidhje të drejtpërdrejta me politikën e mazhorancës tregon edhe një herë që tentativa e kryeministrit është e qartë: për të kapur çdo institucion dhe për të futur edhe një herë – paradoksalisht, sepse jemi në vitin 2012 – një frymë totalitare në kontrollin e të gjitha institucioneve. Kjo ka qenë arsyeja që unë e kam mbrojtur në mënyrë parimore dhe nuk është realizuar si votim sepse votimi ka qenë fare i paqartë, gati gati ekuivalent në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Për të mos e vendosur votimin në dyshim, sepse kishte të bënte me një çështje parimore dhe me një individ konkret, unë e lashë që të shkonte ashtu sikurse u realizua, me vullnetin e paralajmëruar për vendosjen e një kandidature politike. Për fat të keq ndodhi kështu.
Zoti Topi, ju që në muajt e fundit të mandatit tuaj si president latë të kuptohej rikthimin në politikë dhe ndërkohë i keni marrë kontaktet e para me Frymen e Re Demokratike, duke deklaruar se nga “fundi i këtij muaji do të realizohet hapi përfundimtar”. Cili do të jetë angazhimi juaj në këtë forcë politike, e cila që në lindje u pagëzua nga shtypi si Partia e zotit Topi?
Së pari, do të thoja që ky lloj kontradicioni që merr emrin e një individi do të ishte i papranueshëm për mua. Në fakt është: Partia Fryma e Re Demokratike, e themeluar nga kolegë të mi, mjaft të nderuar. Unë kam bërë një prononcim publik dhe një hap, i cili është deklaruar, drejt afrimit me këtë parti politike. Në rast se ka pasur një lloj mëdyshjeje për të hyrë ose jo, tani unë e them me bindje që është detyrim për t’u futur në politikë, për të rikthyer në mënyrë të qartë debatin demokratik dhe për t’i kthyer ato standarde që, sikurse e trajtuam në bisedën tonë në mjaft linja, po shkojnë duke u përkeqësuar. Unë mund të deklaroj me plot gojë sot që fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit do të jenë pikërisht ato ditë ku unë do të rifilloj karrierën time në politikë me Frymën e Re Demokratike.
Urime ne FRD zoti Topi por ki kujdes se mos mbytesh 2aksidentalisht2 dhe te ndalon zemra ne det. Besoj se nuk ka vend per te diskutuar per te majte e per te djathte kur vendi eshte ne rrezik te madh. Fjalet e shumta jane fukarallek. Tani me keto ndryshime qe jane bere me SHIKUN e ri cdo gje mund te presesh. Berisha e di cfar e pret nga kthimi yt ne politike prandaj ruaje veten tende deri sa te vish nga pushimet. Sdo mend qe totalirizimi ka kohe qe ka hyre ne pushtet por tani ai po e ve ne zbatim se do te shpetoje nga krimet qe ka bere. I vetmi qe mund te beni dicka ne kete vend eshte FRD-ja. Tani nuk ka me kohe per te pritur, largoji deputetet qe ke ne mazhorance qe te bjere totalirizmi i Berishes dhe te vendoset nje qeveri teknike e perkoheshme deri ne zgjedhjet e 2013-tes. Nuk keni rruge tjeter, ndryshe si te kthehesh ne politike si te mos kthehesh nuk mund ta perballoni fashizmin e diktatures se re Berishiane. Ai i dha provat qysh me 21 Janar kur vrau me gjakftohtesi 4 vete. Nuk mbarohen krimet e tij.Nuk keni rruge tjeter duhet te bashkoheni te gjitha partite politike kunder ketij rreziku te madh.Rrezojeni sa nuk eshte vone.
Nadia,nuk do ti shtoj asgje me teper se ato qe the me siper.Perfundimisht ky kryekriminel eshte kthyer ne nje rrezik real per shqiperine.Njeriu ka moral,ka karakter,ndjeshmeri,keqardhje dhe patiotizem.Sot me teper se kurre eshte bere emergjence rrezimi i ketij krimineli.Nuk ka asnje lloj justifikimi per kerkend,ne mazhorance,opozite,keshilltare,intelektuale,apo cdo njeri tjeter qe i dhemb ky vend duhet te beje dicka,qe neser mos te ndjeje fajin mbi vete.
ky Topi eshte komplet tope
E le Shqiperine ne dore te SAKATIT e tani jep leksione nga te Sokratit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html
SHISH do e kesh nga mbrapa tani. Se mos vetem ti…
Qe per 20 vjet te kesh qene bashkpuntori me i ngushte ne krah te birish kriminelit shkerdhates se shkerdhatave te ktij vendi e sot pas gjitha ksaj maskarade qe e shndruat shqiperine ne nji afganistan drejt zhdukjes perfundimtare si shtet e komb , te kesh surrat e te dalesh gjasme te lash mutin me shurre eshte vertet kulmi pafytyresise njerezore .
Prandaj ky vend ,ky popull ska gezuar ndonjiher ne historine e tij e ska mundur te bej shtet ,sepse ka patur ne politike e degjuar e mbeshtetur te tille muter njerez me karktere maskash .
sa ishte prasident fliste me heshtjen e tij
tani flet tamam por pas pilafit
Shqiperia nuk e ka flakur politiken totalitariste ne vitin 1992, fatkeqesia e Shqiperise qendron tek njerezit si Bamir Topi te cilet mendojne se gjerat kane shkuar ne rregull edhe ne vitet 1992-1997, sipas tyre Berisha ka qene ne rregull per sa kohe ata i shkonin prapa.
I gjori Topi,e gjuajne te gjithe,here nga e majta e here nga e djathta,mban b.tha e Topit-mashallah.
Si mund ta shqetesoje Bamir Topin ,nje nga bashkepunetoret me te ngushte dhe te perjetshem te Berishes,fakti qe ky i fundit po uzurpon gjithe institucionet?Bamiri eshte nje atom ,i shkeputur nga e djathta ,qe neser mund ti bashkohet prape asaj.Por,kesaj here jo vetem,por edhe me nje thes me vota ne krah.Ai do te kthehet me to ne oborrin e Saliut,dhe do ti shkarkoje aty ,ne kembim te nje posti.Bamir Topi eshte hedhur ne tregun politik si nje diversant ,i cili synon te corientoje publikun,ti shkepusi sa me shume vota qe te mundit,me karten e Anti-Berishizmit,dhe pastaj tja kaloje ato Berishes.Kete loje e lozi edhe Meta,i cili doli kunder Saliut perpara zgjedhjeve,dhe kur erdhi fundi ,bashkoi votat me te.Berisha do nxjerri ne vazhdim edhe shume armiq te tille imagjinare,sic beri me pare me Kreshnik Spahiun.Keshtu po ben me Topin,neser keshtu mund te beje edhe me Topallin.Te gjithe keta mund shkeputen nga Saliu,te bejne fushate duke mbledhur gjithe votat kunder tij,dhe pastaj ti zbrazin ato ne thesin ne tij.Keshtu Berisha do vazhdoje te qendroje ne pushtet,edhe pasi ti kete humbur zgjedhjet.Kjo taktike qe po perdor Berisha eshte e ndyre,eshte poshtersi,dhe ata qe po e zbatojne ate,jane te poshter…duan ti hedhin hy syve njerezve?Po kujt kujtojne se do tja hedhin ne kete menyre?Njerezit nuk e hane me ate.Ne zgjedhjet e 2013 nuk do marrin pjese as 20 % e votuesve.Ndaj edhe ky diversion i Berishes,me emrin Spahiu,Topi etj,do deshtoje….Saliut i duket vetja i zgjuar,dhe popullin e sheh si budalla…do ta shohi budallain ne 2013…
Shume mire e ke Admir.
Topi po deshi le te jape prova qe eshte kunder Berishes. E kishte mundesine edhe me pare me zgjedhjen e presidentit ne parlament. Mund tu thote deputeteve te tij te mos votojne me per Berishen dhe qeveria bie. Ketu duket shume mire qe luan lojen per Berishen. Po do ta hedh une Berishen nga pushteti, por jo tani,… prisni pak deri ne 2013… atehere po, tani eshte shpejt.
Ik more fytyre e shitur, voto mosbesim per qeverine qe tani qe te te marrim seriozisht. Pse nuk e ben???
Aty nga nentori dhe shoqja e bulevardit nuk do kete dyshime,do futet ne politike nepermjet FRD.bohuni bashke pucista,ta beni ate qe nuk e bete me 21 janar.
O Kelmendas asnjehere nuk kam bere replike kunder teje por cuditem me faktin se si ka mundesi qe mundoheni qe krimin e 21 Janarit t’ja hidhni Edi Rames, Bamir Topit dhe Ina Rames? Ore me thuaj Bamir Topi i tha Saliut te qellonte mbi popullin e thjeshte qe ai e quajti horr bulevardi? I tha Ina Rama te qellonte mbi popullin qe i tha lavire bulevardi? I tha Ina rama te fshinte pamjet filmike te kryeministrise? I tha Edi rama te qellonte mbi popullin e thjeshte? Po he pra kur ishte kaq trim sa duket le t’ja mbante b…… te qellonte mbi Edi Ramen se ai per inatin e tij vrau 4 vete apo jo. Por si burracak i ndyre qelloj mbi fukarenjte dhe la gjithe ata femije jetim qe ashtu mbetshin jetim edhe niperit dhe mbesat e tij o zot. Veprimet qe ka bere ai krimineli yt jane te pafalshme dhe i bejne vetem bandat kriminale, prandaj eshte koha per reflektim dhe jo per servilizem ndaj Kadafit te ri te Shqiperise.Boll me e mbrojte nje funderrine te tille qe bie ere qindra kilometra larg dhe leri te tjeret rehat mos i akuzo kot. Cfardo veprimi te beje fashisti fundin e ka te afert nuk e ze Tetori ne pushtet ketu do te jemi.
Ik o Bamir se nuk te beson njeri.
Ti kishe tere ate mundesi per ta rrezuar nga pushteti dhe sbere gja. Tani u kujtove ti qe nuk ke gje ne dore, apo tu embelsua pushteti dhe ofiqet dhe fillove te belbezosh. Kur themi Bamir nenkuptojme Ilir Meta. Zoti e dhente qe tmos dale kjo qe them une.
Normal jemi te pergatitur dhe ne 2013 per rotacion politik ne jemi nje forc ere por shume mire te organizuar per nje fitore te madhe
po ku ishe dje bej efendi kur une luftoja per shqiperi
SHIF SHIF SHIF vellau i rames(miladin popoviqi MUGOSHA(TOPI)na qenka hidhruar per shaqirin,ku do i vej hesapi te hyne ne biruca keta NEV PORN me zullumet e tyre apo edhe ky do te beje greva si rama por tash zhveshur se eshte nxehte,dhe felaj qe tash ka hapur felat po mendoj shalat.
Shko gjej Boten tende e njerzit e llogjikes tende or traj ibrahim .
S’arrin te kuptosh qe ktu kjo Bote ska asgje te perbashket as ne llogjike e as ne kultur me identitetin tend primitiv ?!
Shko kerko shoqerine tende diku tjeter .
Kaq idiote nuk mundet me qen nji Njeri.
sa ditesh eshte topi tupi,mos ben sikur ka linde dje??? ka 22vjet me xhaxhi salihin bashke vjedhin dhe vrasin njerezit kot.sot u kujtua te flase topi tupi,topi njeri pa tope.
KELMENDASI-Marksin e komunizmin ne ç’farë gjuhe i ke lexuar?Ne shqip jo se dukesh qe nuk je shqipetar.
Leksioni Nr1’ishalla’–me shprese,te shpresojme.
”ndoll e nuk ndoll’?-vete hyri e vete dolli?
”Tub pase perasysh”?Te kemi para syve nje tub?
KY ESHTE NIVELI I FBI-se qe na e ze ne goje?
TOPI BO MIR(se nuk gjon keq)ASHTU SI HYRI DOLLI
Istitucioni i presidences tek ne eshte njelloj ‘rianimacioni’ ose kavalishence ku nje here ne 4-5 vjet i bije llotaria nje njeriu per te shkuar e gerrhitur.Dikujt qe i funksionon truri (qe i kane ngelur rrudha) si puna e MOISIUT kur ngrihet naten per te bere shurren ‘jollitet’ per te zgjuar rojet te tjeret si puna e TOPÇIUT ka rrezik qe ‘rojet’ ashtu si eshte ne krevat e çojne ne det si ne ‘ritet’ fetare qe nje i vdekur lihet ne rrjedhen e lumenjve.FATKEQESIJA QE AI SI EDHE TE TJERET NUK E NJOHIN VEHTEN E MENDOJNE QE TE SAKRIFIKOJNE AKOMA PER KETE POPULL.PO TI PYESESH PO POPULLI KU ESHTE ?ATE E DI ALLAHU E BABAFETAHU.
Tani e kuptoj ky qe “udheheqsi yne i lavdishem” eshte kokrra e diktatorit. Po nuk ka bere Enveri ndonje gje me shume se ky. Vriteshin njerez atehere ne emer te partise, vriten edhe sot ne emer te pushtetit, perfitimeve ekonomike, trafikut, bandave, korrupsionit, e shume te tjera. Po te shaje partine atehere vije ne burg. Po ta shash sot te heqin nga puna dhe e le familjen pa buke e ne mes te rruges, dhe keshtu ke nje rruge o te lypesh o te vrasesh veten. Pra me duket sikur jemi bere me keq dhe per te qar hallin.
Ky topi pa tope po te deshte Shqiperine dhe popullin qe ne 21 janar kishte dhene doreheqjen, dhe historia mund te ndryshonte per mire. TOPJA mendoi per kolltukun e tij dhe tani na shet pordhe se kujton se populli ha bar.
Nqs i ka mbet i grime gjak shqiptari ben ate qe Komentuesit e me siperm sugjeruan (Nadia Shabani, etj.)te terheq deputetet qe pretendon se ka dhe te largohet pa lufte civile shpellari qe i shtypen butonat ne Beograd.
Te drejte ke more z Topi, por mos harro se ti me zevendesin tend keni firmosur emrimet e jo pak gjygjtareve emrat e te cileve i kish kthyer mbrapsht ish prsidenti Moisiu sipas infos se SHISH per perfshirjen e tyre ne mitmarrje e korrupsion.