Nuk është koha për të qarë! Është koha për tu përballur!

10 Gusht 2012, 10:09Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Partia po merr shtetin e shqiptarëve me një qëllim:

Të vijojë të vjedhë, të vijojë të pasurohet, të konsolidojë bizneset e paligjshme, të sigurojë pasurinë e përfituar!

Por edhe t’ia imponojë këtë “qeverisje hajdutësh” çdo shqiptari! Duke i marrë lirinë për ta kundërshtuar!

Shkurt, duke i mbyllur gojën!

Emërimet e presidentit të partisë që ka marrë shtetin, Presidentit Nishani, ishin ato dekrete që priteshin. Nuk ka asgjë të papritur në to. Ndaj në opozitë nuk ka pse të ketë habi, as shastisje, as keqardhje. Pra as emocion dhe qarje.

Tani është koha për betejë!

Emërimet e Nishanit janë më shumë se kaq. Janë shenjë e qartë për opozitën.

Emërimi i drejtorit të SHISH ulëret. Ushtari Visho është njohje e vjetër e opozitës, ish- anëtar i rëndësishëm i SHIK-ut kriminal të Gazidedes, i ngritur deri në detyrën e drejtorit të kundërzbuliumit (atë kohë Gazidede e drejtoi nga partnerët që ishin rreshtuar kundër regjimit autokrat e të korruptuar të Sali Berishës), përfshirë gjerësisht në dhunën e para, gjatë dhe pas zgjedhjeve-vjedhje të vitit 1996.

Është një ‘qen sulmi’ i Sali Berishës.

Në anë tjetër, emërimi në krye të shërbimit të një prej drejtorëve të SHIK kriminal të Gazidedes, në një kohë që ende nuk është dënuar asnjë shikas nga ata që vranë e zhdukën një shqiptar luftëtar, Remzi Hoxhën, është një kërcënim real për lirinë e çdo shqiptari të ndershëm, lirinë individuale dhe kolektive.

Ndaj sot është koha që opozita të paralajmërojë ushtarin Visho!

T’i rrijë larg opozitës, shumë larg, madje më larg se kufiri që i vendos Kushtetuta!

Visho duhet të dijë se me opozitën e sotme janë pa shlyer hesapet e vjetra, ato të SHIK të Gazidedes, ku ai vetë ka milituar. Por kjo opozitë është edhe më e dhunuara, larë në gjak e vrarë mu në mes të bulevardit. Pra, është prekur fundi e në këtë cak vetëm frike që s’ka.

Ndaj çdo akt survejimi, përgjimi, cenimi, dhunimi përkundër një opozitari qofte edhe i vetëm, do të konsiderohet akt sulmi ndaj gjithë opozitës. Të gjithës!

Por kaq do të mjaftojë për të dhënë një përgjigje shembullore, ligjore e të drejtë, natyrisht popullore, në përpjesëtim me sulmin.

Unë që po e them këtë jam njëri prej opozitarëve të shumtë në këtë vend dhe do ta bëj këtë me çdo fuqi që të kem.

Në anë tjetër, koha e kortezisë së pjesëmarrjes në betimin apo nderimi formal në marrjen e detyrës së Presidentit të Partisë Nishani, MBAROI!

Ky President partiak duhet ndalur. Nuk duhet frenuar prej respektit për Presidentin e Republikës apo keqardhjes për sëmundjen publike të tij. Fare!

Nishani nuk është President i Republikës dhe natyrisht që ai nuk është i sëmurë.

Ai ka formimin e duhur për të qenë thjesht “këmbësor” i Sali Berishës, por edhe shëndetin e duhur për ta pasur mendjen top për të zbatuar çdo urdhër!

Ai po e bën! Pra gjithë shtetin e ngritur me mund e sakrifica mbi institucione kushtetuese e të pavarura, po ia jep partisë!

Ky është kthim mbrapa. Ky është shkatërrim.

Ndaj presidenti i partisë duhet ndalur. Tani!

Marrëdhënia me të lindi e vdekur. Për opozitën ai nuk ekziston. Ai po rreshtohet si kundërshtuar dhe si kundërshtar duhet trajtuar.

Jo vetëm prej opozitës. Por nga çdo shqiptar që do lirinë e ka zgjedhur demokracinë e rregullat e saj si mënyrë për të jetuar.

Berisha dhe ai mund ta bëjnë mirë dyshen Putin- Medvedev, por ne nuk jemi opozita formale ruse. Jemi ndryshe. Duhet të jemi ndryshe, përballë dhe të fortë, pa mëdyshje e hezitim, të vendosur dhe pa mendjen në kompromis.

Ne i kemi mundur. Me çdo mjet.

Ata na kanë vrarë, por ne i kemi mundur.

Duke qenë bashkë!

Ju betohem, këta rrëzohen më lehtë seç ndonjë shqiptar e mendon.

Ka vetëm një kusht: të jemi bashkë!

Kemi motiv të jemi bashkë dhe shumë: ne s’e duam të tashmen e tyre. Ajo është për ta, por kundër popullit. Ne duhet të jemi me popullin kundër tyre.

Ata kanë një motiv të qëndrojnë, të ruajnë privilegjet, pasurinë e paligjshme, burimet e biznesit të tyre anembanë. Aty duhet t’i luftojmë, fort e pa mëshirë.

Pasuria që kanë vënë është e popullit. Duhet të kthehet atje ku u vodh.

Rrini zgjuar- ky ishte mesazhi që lexova sot.

Koha për përballjen është tani. Këta thyhen lehtë, por me popullin!

59 komente në “Nuk është koha për të qarë! Është koha për tu përballur!”

  1. Ben Chicago says:

    te lumte brace
    ja tha po kujt ja tha
    ne jemi nje tufe dele me coban nga tropoja

    1. Vlora says:

      te lumte o brace. keshtu duhet folur per situaten qe e pret shqiperine.

      per te vepruar popullin e keni tuajin vetem e organizoni,dhe mos degjoni arvizu, baba mond, e kompani, se atyre sju intereson se cben berisha me shqiptaret.
      atyre ju intereson ballkani dhe interest personale.
      eshte prekur fundi.

      1. 8 maji says:

        Brace, perballja me saliun nuk behet i ulur ne parlament para tij. Dil nga parlamenti e perballu sa me par. Ke mbajtur fjalime te forta, por saliut i mjafton qe ju te rrini ne parlament. se kjo do thot qe ju njihni qeverine tij. Kshuqe i besueshem do behesh kur tmos e njohesh kete qeveri dhe parlament te dhunuar. Fjalime te forta pa asnji qendrim politik te ri jan pa vlere, per te genjyer popullin. largohuni nga topalli, dhe ater do keni mbeshtetje.

        1. raimondi says:

          Brace SHIK-u i 97 nuk ka bere ndonje krim. -Kunder SHIK-ut atehere u bene krime nga kriminelet e dale nga burgjet e Greqise , ndaj mos fol kot

          Dhe popiulli e ka kuptuar qe SHIK-u ne 97 nuk kishte asnje faj, ndaj mos fol fare per ate periudhe se i ben dem PS-se.

          Per keto te tjerat ke te drejte , por per 97 faji eshte i juaji

          1. rama dhe berisha pazar says:

            o erjon brace o legen. na u pergjigj pse votove dhe i dhe konsesus berishes per kodin zgjedhor. e shitet pushtetin ne tavoline serish te berisha. jeni te marr peng

          2. miri says:

            O raimond na preke,…shiku mori ate qe meritonte nga POPULLI dhe jo nga Brace..e more vesh.
            Maskarenjte e Shikut ishin qenat besnike dhe ekzekutoret e drejteperdrejte te Berishes.

          3. mirel says:

            Po eshte faji i PS qe Berisha votoi per piramidat, qe vodhi votat, qe bashke me Shikun persekutuan kedo qe propagandonte per PS, qe rrahen dhe denden ne dru me qindra njerez dhe vrane dhe patriotet qe kishin pare Arkanin me klanet e Berishes, me nje fjale Shiku ishte ne sherbim te UDB, dhe vete depot e armeve i hapi Shiku qe te justifikohej trafiku dhe kontrabanda e armeve drejt Serbise.
            Drejtuesit e larte te Shikut me Gazideden dhe Pollon kane bere 1001 te zeza dhe ne Permet dhe Gjirokaster, dhe e nisen kete pune dhe ne Vlore, po e hengren mire dhe do ta hane prape.
            Kini per ta pare.
            Ashtu si e mori me vrull Sala per te bombarduar me aviacion Vloren Saranden dhe Gjirokastren, ashtu ju kthyen mbrapsht te gjitha dhe do ti vije dita prape.
            Duhet filluar prape me djegjen e selive te PD-se si filloi ne Vlore.
            Ashtu vetem marrin vesh ata.
            Plumbin e kane hak tani, me shik e sale bashke.

      2. sorge says:

        O Brace,nuk ka nevoje ky QENI I BERISHES,per LLAFE PLAKASH APO KALAMAJSH(do kalosh nga rrugica ime,pa ta rregulloj une qejfin ty)!!!
        MBLIDHUNI SI KRYESI,NGRINI PROBLEMET,SHPALLNI SALI BERISHEN SI ARMIK TUAJIN DHE TE SHQIPTAREVE,DUKE SHKEPUTUR CDO MAREDHENIE ME TE!!!
        AMBASADOREVE TE HUAJ U TREGONI KUFIRIN TEK THANA,SE ATA E KANE TREGUAR ME VEPRA,QE NUK JANE ME SHQIPTARET,POR ME BERISHEN!!!
        SGHPALLNI PUSHTIMIN E VENDIT NGA KLIKA FASHISTE NE PUSHTET DHE NGRINI POPULLIN NE PROTESTA MASIVE!!!
        ASNJE LIDHJE ME SDHTETIN FASHIST BERISHIAN!!!

    2. Rudi says:

      Mos more, por ti Brace qenke djale i zgjuar shume dhe trim?
      Po ku pare ti more miush qe te bashkohen Shqiptaret pas nji bande hajdutesh, sic eshte PS juaj per te rrezuar banden tjeter te hajduteve te PD.
      Ikni more plehra dhe na lini rehat, se nuk do te ngrihet njeri pas jush qe te behet Kryeminister Edi psikopati me 40 hajdutet e tij.
      Kot lodheni te gjeni popull per eksperimente, fati i Shqiperise eshte vulosur kush ben thirrje per”permbysje” jane dallkauk qe duan te permbysin dallkauket e tjere qe u kane zene kolltuqet.
      Pastaj ju jeni te Piset shume qe keni fytyre e thoni gjera te tilla se marveshjet i beni bashke per interesat tuaja jo te Shqiptareve.
      Inshall ju rras mrena Sali pisi te gjithe ju pisave te tjere, por mos keni frike se ai vetem do tju rrejpi pak nga pak ato bizneset tuaja te pista, se dhe atij nuk ja mban tu vij me kerrbac ne koke juve te PS.
      Kokat hengshi qelbesira te dyjave nahive.

      1. ledi says:

        E mo te gjithe njesoj jane prandaj te rrine kta qe jane se mire jane!Kete do Sali.

        1. Arjan Cani says:

          ky shoku flet per perballje, ta perballoj PS-ja qe ka vjedhur sa ka dashur dhe qe ka MIllonierat. Ne fund te fundid po luftojne Miljonerat mes veti ne kurriz te shqiptarve te varfer qe kurre nuk do te fitojne gje. Kokat hengshin!!!!!!!!!!!!!

    3. Dyrrahu says:

      I nderuar Ben, shqiptarët shpresojnë në kthesat që “duhet” t`i bëjnë të tjerët. Të tjerët dhe jo ata që vuajnë nga barbaria e Sali skizofrenit. Këtë e ka kuptuar Sali Berisha, prandaj nuk i frikësohet thirrjes së zotit Braçe.
      Një gjë qëndron në thirrjen e zotit Braçe, thirrja për bashkim është thirrja dhe mënyra e vetme e rrëzimit të regjimit imponues dhe shtetshkatërrues të Sali Berishës.

    4. anton says:

      Me fal shoku brace por Bahri Shaqirin qe qendroi 7 vjet kr shish-i mos e emeroi gje papa ? A do ta mbaje ti ose Edi Rama nje te emeruar te Berishes ne ate post per 7 vjet ?? Apo ke harruar si e nxorret me police nga zyra kr e gjykates kushtetuese ne 98 ? Apo ke harruar si zevendesuat me anetaret e kryesise se PS respektivisht Fehmi Abdiun dhe Thimio Kondin kr e gjykates se larte dhe kushtetuese ?? Apo valle ke harruar qe anetarin tjeter te kryesise fatos klosin e bete dr shish-i. Mbase te ka dale nga mendja qe kandidatin tuaj per deputet e bete avokat te popullit. Dhe ty qe sot te ben pershtypje ky emerim key votuar perhere pro per secilin nga emerimet e lartpermendura !

      Te pakten Berisha ndryshimet po i ben me kushtetute jo me police. Dhe bravo i qofte sepse di te luaje sh me bukur se kryetari yt qe ja beri dhurate sa me lart kur pranoi te ndryshonte kushtetuten. Dhe bravo i qofte sepse kryetari yt shkon dhe ha ngjala me njeriun per korrupsionin e te cilit u vrane 4 veta ne bulevard.

      Populli nuk mund te vije mbrapa jush sepse edhe kur ka ardhur nuk keni ditur ta drejtoni dhe keni shperdoruar besimin madje edhe gjakun e tij. Ju flisni per korrupsionin e Berishes por deputeti juaj Fidel Ylli deklaron qe ka marre dhurate 3 apartamente ( 1 milion euro). Si mund t’ju ndjeke dikush me njerez te tille ? Ju nuk ngjallni besim ! ! !

    5. Hithri says:

      O Brace,

      Behu burre, lere Ramen se e ka zene gjumi, dhe mblidh socialistet e thjeshte rreth vetes, dhe atyre qe mendojne si ti tek socialistja, e udhehiqni kete popull sa s’eshte vone se po ju iken Shqiperia neper gishta e do jete veshtire te mlidhen copat per ta bere perseri nje me kete ritem qe po vepron kasapi birishe-bisha.

      Nuk behet kombi pa sakrifice o Brace, dhe dikush duhet ta filloje sakrificen qe ti jape zemer te tjereve. Ti dukesh si i vetmi ne ate parti qe ke zjarr ne zemer dhe te dhemb per kete vend. Shpejto o Brace se shqipetaret qe kane votuar per ju po rreshtohen pas Spahiut se ai po ju jep shprese, dhe ata e kane humbur shpresen me PS, te tjeret po mbahen se kane diku thelle nje shqprese se PS dikur do beje dicka, por fjala DIKUR eshte shume ne tejzgjatjen e kohes ne Shqiperine tone te shkrete.

    6. z.Brace ke shume te drejte.
      Vetem rruga e Revoltes Popullore sic beri populli LIBIAN dhe fitoi e u ndihmua nga Perendimi me te gjitha, ka ngelur per te crrenjosur me cdo kosto kete rregjim Neo-Diktatorial. E ska me te degjojme e te mashtrohemi akoma nga do Nderkombetare ne Tirane apo ne Bruksel a ne Washington qe dukshem po perkrahin rregjimin totalitar aktual ne Tirane, sepse jane teresisht te korruptuar me koncesione+para Cash+privatizime e te tjera qe te gjitha ne rruge Mafioze.
      “I zoti e nxjerr gomarin nga balta, dhe jo te tjeret”. APO JO…
      Shtatori duhet te jete fundi i ketij Koalicioni Qeverises, hajdut e vrastar sa dhe vete rregjimi i PPSH do e kishte zili, vjedhjet+vrasjet e Berishes e Metes me familje biologjike e politike.
      Absolutisht Nderkombetaret do mundohen ne ditet e para te bejne qetesuesin e frenuesin e Revoltes Popullore, por si dhe me vendet Arabe sidomos Libine do kthejne 180-grade “LOJEN” e do kalojne me shumicen e popullit qe eshte pro-Revoltes.

  2. populli says:

    Te gjithe per nje dhe nje per te gjithe

  3. petrit buraku says:

    hajde braçe ti i pari organizoji njerezit dhe perlajini mos prisni qe te zgjedhe edhe prokurorin dhe pastaj ti rrihni krahet berishes si ne tragjedine e gerdecit

  4. saliu i berishajvet says:

    Ne, qe sa hapim syte ne mengjes mendojme se si tja fusim ndonjerit e si te perfitojme o Brace, ku kemi ne mendje per keto mrrokllat e tua.

  5. aron says:

    Gjeja me e keqe qe mund tu ndodhe shqiptareve te shkojne ne 100 vjetr me nje vrases ne krye,me nje hajdut e bande mafioze, e duke urryer njeri-tjetrin.Kush do na mbroje.PS NUK MUNDET E LA NE PUSHTET MAFIEN.ajo eshte forcuar aq shume sa ska zot ti beje balle,4 shqiptare u vrane pse u afruan te shikojne ,pra kjo eshte duke ndodhur vritesh ekonomikisht e shpirterisht nqs ankohesh,tek shteti mafioz,faji i gjithsejcilit por zgjidhja eshte nje,me demostrate pa ndalim ,i gjithe populli para sadamit shqiptaro-serb.

  6. avni says:

    Bravo ERJON!Ti ngjall shpresa dhe krijon besim,por nderkohe Kryetari yt po luan me Linden në twuiter.Edi vajti ne ceremonine e betimit te presidentit,tani le ti beje shurren bahces se PS.Eshte koha e jote dhe e popullit Erjon,eshte koha e trimave si ty,Sajmir Tahiri,Taulant Balla etj.Zgjojeni EDIN se i ka hyre frika ne palce qe ne 21 Janar nga Saliu.

  7. opozita says:

    ti brace dhe ps duhet te dilni nga parlamenti ose ta bllokoni ate. perndryshe po shkoni drejt nji humbje te sigurt ne zgjedhje. Per sa kohe ju jeni ne parlament do te thote qe e njihni saliun per legjitim kshuqe sju mbeshtet populli. Pranoni gabimin e rende qe bete me kthimin ne parlament pas 21janarit, dhe korrigjojeni tani duke i dhen fund ketij kursi te turpshem. n
    Ndryshe keto deklarata jane hipokrizi sa per te lare gojen dhe do merrni ne qafe fatet e kombit. Nuk ndalet saliu me opoziten e ulur ne parlament. po vazhduat kshu do beheni bashkfajtor per dhunen e rradhes te saliut. Ska kohe per te pritur rilindjen kombetare qe foli besnik bare pa pik turpi, koha eshte tani. me vone vjen vec humbja. Nqs do prisni zgjedhjet do jete e pafalshme.

  8. xh nrgh says:

    as mos e provoni me rrug ,shteti funkcionon beni zgjedhjet fitoni zgjedhjet ,pushteti esht aty.

  9. asper says:

    Fjalet e Braçes jane kushtrim ne prag te KOLERES. Ka vetem nje mundesi
    parandalimi, thote Braçe, te jemi bashke, te behemi shume, te rrjedhim turme, ose, perndryshe na shuajti te gjitheve, si te gjitha epidemite ogurzeza. Eshte i vetmi ilaç prevenues. Te sgjedhim, mesazhon autori me stilin komunikatave te gjemave, te behemi bashke – qe s’na kuston asgje, apo te lejojme MORTJEN te na shpelaje

  10. Endri says:

    Te lumte o ERION, do te donim qe ti degjonim nga Rama keto qe po thua por Rama vazhdon me ciu ciu.
    Organizoje nje tubim dhe ta rrezojm qelbanikun Sali dhe per 100 vjetorin te kemi dhurate burgun e tij dhe soj e sorollop.

    Oops, do na gjej SHISH tani qe kam shkruar un? Mos ca I bona vetes ?

  11. Tugu says:

    Bravo Brace, ti je lider jo ai palla i gjate qe ciceron nga Twitter! Por jo vetem ai ka faj, ka dhe ca si dora e Blushit e Malajt qe heshtin se i kane xhepat plot me paret e sponsorave te Klanit e legenit Naim Cili!
    Sot eshte cast kritik, diktatura po na thote mirmengjes………..

  12. 'zeri Amerikes latine' says:

    SHKRIM OBJEKTIV-OPOZITA DUHET TE NDERROJE’TAKTIKAT’ PER RINGJALLJE.
    Opozita mjaft me njohjen e gjendjes qe e njeh edhe i porsalinduri qe ska te haje edhe pensionisti qe beri luften e ka perfunduar tek kazani i pleherave,duhet veprime konkrete e radikale.NE KRIZA TE TILLA TE PERGJITHESHME PUSHTETI KERKON TE GJITHA RRUGET PER TE RUAJTUR STATOQUONE E KORRUPSIONIT E KRIMIT,AQE ME TEPER QE NUK E KEMI PARE DEMOKRACINE ME SY.Opozita nuk duhet te prese marjen e pushtetit as nga ‘vdekja natyrale’ e Saliut e as nga ‘topat e vjeter te ‘kreshnikeve’ por nga populli.POPULLIT TI JEPET ALTERNATIVA E KRIJIMIT TE SHTETIT TE SE DREJTES,ÇMILITARIZIMI I ADMINISTRATES E PUSHTETEVE,LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT E SHPRESE PER RIMEKEMBJEN E EKONOMISE REALE.
    NUK KA ARSYE TE MOS FILLOHET FUSHATA ELEKTORALE.KERKESA PER NJE VOT BESIM DO ISH ME VEND PER TE PARE NE ‘DRITE TE SYRIT’ ILIRJANET E VJETER,E ‘KRESHNIKET’ E RINJ,TOPAT E THARE E TOPET E ‘FRYRE’.

  13. tajfun rrapi says:

    shut up Elqir Bushati!
    na cave trapin me fjalorin tand qe kur e ndigjoj ,me duket sikur jam ne 1990-en!
    po na bon si mashtrues ti!
    tipa si puna juaj jeni ata kriminele qe i jepni pushtet sales.
    prandaj tipa si puna jote duhen shtyp me ligj.
    plehra!!!

  14. labi nderi ikombit says:

    ne jua dhame ne ’97 dhe Nano shkerdhata bashke me Islam legeni e Malajn bythakun etj spunuan fare per te nderuar laberine dhe tani vatem RAMA do e çoi perpara me pune dhe jo me deklarata boshe .Asnje nuk do mari post po nuk eshte i zoti te punoi per kete popull,ja sheshi e ja mejdani,kush ka tope do rije te tjeret te vene tek Monika Krye… qe ka grupin e gjakut 0- qe ti ndihmoje se Iliri do laje piatat.

    1. GREKU SYNETLI says:

      ti je palla nderi i kombit,,,,,,sa per lab,edhe laberia nxjerr budallenj tipi jot,,,,,,,,,,,,idiot!

  15. ajdin says:

    O Erion;Ti je si nje lope e mbushe koven pastaj e derdhe.

  16. Institucionet nuk preken says:

    Good job!
    You(all the opposition) and the head of your party should start a campaign, in which you invite every Albanian citizen, to start
    a big protest all over the country against the government!It is never too late, to start doing the right thing!
    good luck!

  17. fule says:

    Komunuzmi, sigurimi keta… kane 20 vjet ne pushtet dhe bath bath me nje k*qe ngelen, bejne si te persekutuar.

    Ju keni ngrene nen ate regjim dhe ata qe kan pas vuajtur vertet i keni lene rrugve.

    Ndaj ik or plak matuf voto Salen sa here te duash bashe me fisin tend nga shpellat.

  18. Artan says:

    Ik e kerkoja shefit tend nevojen per perballje Brace ziu,mos ja kujto popullit.Populli ka vite e vite qe e do perballjen se i ka shkuar thika ne palce por revolten e shkaterruat ju kur i bete naften pas 21 janarit.Ik e kerkoja Edvinit e mos bej ciu-ciu neper gazeta.

  19. Drini says:

    Te parin qe do perfshije ky revolucion demokratik je ti, si gardist i forte qe je. Do te marre baca me vete ne rreken e haleve te Tiranes.

  20. Bard says:

    I keni kembet e lidhura o Erion, keni edhe ju ne krye nje te korruptuar dhe frikacak, prandaj mos u cudisni qe s’ju vjen njeri nga mbrapa. Ju erdhen, u vrane per ju me 21 Janar, dhe kryetari juaj i shiti. Tani ç’fare doni me? Sa te jete ai ne krye, Sala do e plaçkisi kete vend si te doje. Kundershtarin dhe armikun me te madh e keni brenda partise! Ne krye te saj…

  21. Populli says:

    Bejini thirje popullit o Erjon se gati eshte. Te behet njeri burre nga ju dhe te dale ne krye. Lerini Edin te ngrohe vezet. Dilni ne shesh te burrave, dhe do te shohim se sa ju vlen lekura, SRB-it, dhe atyre qe e mbrojne ate. E shikon edhe ne kete forum ata duket se dhjesin ne breke nga frika e revoltes popullore. Se humbasin privilegjet. Populli nuk ka cfare te humbase, se ka mbetur me breke neper kembe. Po te pakten breke dhe fisheke kemi.
    TANI ESHTE KOHA !
    Therret nena, djem ku jeni !
    Ne mos keni arme gjeni !
    Ja rrembeni Sali qenit…

  22. trust_no1 says:

    Erjon! Ti ke te drejte ne te gjitha sa thua. Por njerzit ndihen te tardhetuar nga opozita juaj. Me se paku nga kryetari juaj. Prej vitesh jeni partia me e madhe ne Shqiperi dhe vazhdoni te mbeteni ne opozite. Dhe kryetari vazhdon te ankohet se i vjedhin votat. Ti Erjon i ke perjetuar si pak te tjere ne PS-ne e sotshme vitete 92-97 dhe e di shume mire se cfare opozite i eshte bere Berishes se asaj kohe. Atehere Berisha sundonte me dispozita kushtetuese qe mund ti nderronte sa here ja kishte qejfi dhe perseri nuk ja uli dot koken opozzites. sot Erion kemi nje Kushtetute qe per paradoks Saliu nuk e njohu deri sa mori pushtetin dhe me ndihmen e pakursyer te kryetarit arriti perseri ti uzurpoje te gjitha institucionet. Me lind e drejta te mendoje se kryetari juaj enderronte te bente te njejten gje nese do te merrte pushtetin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet zelli i madh per te bere keto ndryshime. Shiko Asamblene e partise suaj Erion se ne cfare gjendje eshte katandisur. Antare te saj jane ish njerez te rregjimit te Berishes se pare. Une e di qe ty te dhemb me shume se kryetarit tuaj kjo gjendje Erion por mos e kerkoni ndryshimin nga populli qe gjithmone ju ka mbeshtetur pa ndryshuar kupola e PS.

  23. semi says:

    Bravo Erion keta sa trima hiqen aq dhjeramane jane se i kemi pare ne 97. Artikulli jep shprese, dhe shprese ka ja dhe nje vit erdhen zgjedhjet dhe e majta do fitoje se ajo eshte per popullin, por nje gje duhet ti tregoni ketij populli kur te vini ne pushtet a do ta vendosni drejtesine ndaj krimineleve hajduteve vrasesve ndaj atyre qe gjate ketyre 8 vjeteve kane shkelur ligjin me te dy kembetPopulli kerkon drejtesi ndaj shkaktareve te ketij mizerabiliteti qe po na sundon kudo

  24. MEMEDHETARI says:

    1000 e 100 aresye ka pasur dhe ka qe ju ta therrisni popullin ne proteste,por JU KENI FRIKE,o Brace!!!
    TURP,TURP,1000 e 100 here TURP!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kur njerezit te votojne Aleancen Kuqezi dhe Bamir Topin,VETEM ATEHERE DO TA KUPTONI POSHTERSINE QE I BENI POPULLIT por EDHE VETES TUAJ!!!!!!!!!!
    Ndofta keto nuk vlejne personalisht per TY Brace,por gjeta rastin…

  25. VASILI says:

    ERION!TI KE TEDREJTE.POR KOHA PER FJALE QE TE EMOCIONOJNE KA KOHE QE KA MBARUAR.TE GJITHE BASHKE THUA TI.PERSERI KE TE DREJTE.POR TUNDUNI JU QE JU TAKON TE NA BASHKONI DHE TI RREZOJME SEPSE VETEM ME FJALE SALIU RRON DHE 100 VJET ATJE KU ESHTE.ME NDERIME

  26. england says:

    E kush ta jep te drejten ty o qyrravec me nick-un Rudi te flasesh ne emer te gjithe popullit kur thua se;NUK DO NGRIHET NJERI PAS JUSH,ti je nje nga 7 miljard frymet qe thjesht i ben hije tokes,pra sipas teje ti leme banditet e Saliut te vjedhin,e plackisin se mendja jote e “ndritur” mendon se dhe opozita qenka njesoj(sic thoshte dhe F.Lubonja ne artikullin e tij para disa diteve,per te qene korrekt me te dyja palet mendonte keshtu si ty,se qeveria po vjedh,por dhe opozitaret do bejne te njejten gje)tipa si ju nuk i hyjne ne pune as dreqit vete…

  27. dumdum says:

    Bravo Erion!
    Plotesisht dakort!

  28. FRANCI says:

    Z.Brace.
    Je nga opozitaret e forte e te ndershem.Por deputete si ti e te tjere te P.S-se duhet te ndikoni fort tek Edi Rama per te marre vendimin e forte,pasi Saliu tashme i mori te gjitha.Dhe vendimi pa medyshje duhet te jete largimi perfundimtar nga Parlamenti i komanduar nga Berisha dhe te zbrisni poshte e te konsultoheni me popullin se cfare duhet bere ne situaten kur DIKTATURA pothuajse eshte vendosur.
    Qeveria dhe deputetet e Berishes te jeni te sigurte qe e kane kuptuar qe me keto qe bejne tashme do te perballen me popullin….dhe jo vetem ATA por dhe ata qe i mbeshteten moralisht si Fevziu(qe ka marre nje epitet me se te sakte nga A.cani),Cupi,Frangaj,L.Rama,I.Meta e kompani.Ne 97 e gjakosen kete popull,por heren e dyte duhet te mendohen mire.

  29. beso says:

    Erjoni duket i vetem.Shurdhet e kryesise se PS presin qe geshtenjat e djegura te salesh berishes t’i heqin amerikanet,por jo zoteri.Bota nuk vjen t’a nxjerre gomarin tend nga balta,duhet t’a besh vete.Ky shtet ka mbaruar me kohe,qekur shperheu Gerdeci.Ketij shteti i lexuam nekrologjine ne masakren e 21 janarit;masaker e pafalshme.T’i leme ironite me”burrin e shtetit”qe tha ambasadori dhe ai i derguari nga DASH;ne e dime vete kur pilafi s’mban me uje.Ky shtet eshte tretur nga mishi dhe i ka mbetur vetem skeleti qekur,me president bythepambukun Topi dhe parukieren Ina Rama.Keta nuk kishin guxim as te jepnin doreheqjen,pale t’i tregonin ligjin tufes se banditeve.O Bjr Nshni,te”dhjefsha mustaqet”,o kembesor i qelbur,qe merr urdher nga kapter salesh berisha.Ky eshte vetem fillimi i nje terrori taleban,se do hiqen edhe ata rrogetaret,qe nese nuk i prishin pune berishes,e keqja eshte se nuk turren te kafshojne sa here ai i ndersen.Tamam si tha ambasadori Withers”zagare sulmi”.Kyezagari eshte doktor qorrbelaja,qe ne keto 20 vjet na eshte bere si gropa skeptike;e mbushur plot me m..ut,sa nuk mban me.Sa per”habine” e ambasades amerikane per shkarkimin e Shaqirit,kasm nje rezerve.Salesh berisha edhe pordhet e voglas i leshon me lejen e amerikaneve,pale pordhet e medhaja.Jo vetem ai,por gati 90% e shtetareve dhe politiksave jane informatore pa pagese ne zyrat e ambasades dhe sherbimeve te inteligjences;kete e sheh edhe bualli.Ndaj kursejeni hipokrizine z.ambasador,se kesaj diplomacie i ka dale boja me kohe.Dilni menjane te pakten,siç dolet ne Egjipt,qe ta heqim qafe kete maskara burre,se nuk mbeti siguria e amerikes te vihet ne rrezik nga rrezimi i nje sharlatani si sali berisha.

  30. daja says:

    Te lumte Brace.Duhen perballur se u ka hyre frika.E kemi me te vertete me te lehte se sa e mendojme.

  31. Nadia Shabani says:

    Ah Erion bertit sa te duash por ato qe ke thene ti duhet ti thoshte Edi Rama se ai eshte kryetati i opozites por ai vete shkruan nja dy rreshta ne twiter qe ta lexojne nderkombetaret se populli i thjeshte shqiptar nuk i lexon dot se nuk kane te gjithe kompjutera ne shtepi dhe nuk e dine perdorimin e kompjuterit, kurse ne fshat nuk ka interrnet. Nuk eshte Shqiperia sic thote Saliu si Tirana Shqiperia digitale nuk egziston.Mire thua qe nuk eshte koha per te qare por per tu ngritur por cfar te beje me populli i shkrete kur e late ne balte me 8 maj pas vjedhjes spektakolare te bshkise se Tiranes. Shume njerez e kane humbur besimin dhe u zhgenjyen jashte mase me qendrimin e PS-se, heshti ne nje kohe kur u dhunua liria demokratike elementare: e drejta themelore per te zgjedhur njeriun qe donin ata dhe jo ate qe u vuri pushteti me force. Ky ishte gabimi juaj fatal qe heshtet dhe nuk e ngritet poupllin ne protesta se kishte fakte qe zgjedhjet u vodhen.Saliu e beri metode pune sepse e pa qe kishte te bente me nje opozite te dobet pa pike force dhe po ju dhunon dhe shkel me kembe.Tani ai ju ka ne dore te gjitheve n.q.s se ju prape do te heshtni dhe nuk do te ngrini popullin ne demostrata kunder diktatuires dhe kunder atij servilit gjysmak Bujar Nishanit qe nuk eshte fare i semure por po e ndihmon me deshire Sali kriminelin te shkaterroje vendin. Njeriu qe eshte zgjedhur ne krye te SHIKUT eshte bashkepunetor i Gazidedes qe torturoj dhe zhduku Remzi Hoxhen por kini kujdes se ne te ardhmen do kete Remzi te tjere. U gjet vrasesi i Fatmir Xhindit, po ai i Skerdilajd Konomit? Jo dhe nuk ka per tu gjetur kurre se ka dore banda e Saliut. Tani kini kujdes se banda e Saliut tani ka Shikun ne dore dhe bashkepunimi i teknollogjise se Shikut me policine e Saliut do te bejne cudira me ane te Kulicajve duke bashkepunuar me Prokurorin e Pergjithshem qe do te nderrohet se shpejti. Tani e keni kuptuar besoj pse Saliu i bente aq shume presion opozites qe ti bente varrin vetes me 6 Gusht. Po po eshte shume e qarte qellimi i tij Hitlerian per te shkaterruar dei ne fund kundershtarin e tij politik dhe ai te beje me popullin shqiptar cfar ti doje qefi.A e dini pse u nderrua pikerisht tani kryetari i Shikut? Po ju a them une sepse qeveria i mbaroj parate e arkes se shtetit dhe tani ka zera se ka futur duart ne depozitat e qytetareve dhe i duhet nje Vishe tani qe te beje zap kedo qe do paraqese rrezikshmeri per Saliun dhe pushtetin e tij. Njerezit le te behen te zgjuar dhe te kujdesen per depozitat e tyre se ne fund eshte populli i thjeshte ai qe digjet.Keshtu qe vertet nuk duhet te qajme por as nuk duhet te heshtim. Eshte detyre e opozites te pregatise nje strategji te menduar mire dhe ne asnje menyre nuk duhet te beje me pjese ne parlament qe drejtohet nga nje parti fashiste si ajo e PD-e ky eshte hapi i pere qe opozita duhet te nderrmarre. Saliu ja arriti qellimit, e pengoj integrimin Europian qellimisht me urdher te Serbise dhe dalengadale ne Shqiperi do vije Putini i Stalinit. Si thoni ju nga e gjeti idene e tij sataniste z/vendeskryeministri Kosoves per te nenshkruar marrevshje paqeje me Serbine? Sigurisht qe jane idete briliante te Sali Berishes per te neshkruar nje marreveshje midis shtetit te Serbise dhe krahines se Kosoves se Serbia nuk e ka njohur panvaresine e Kosoves apo jo, atehere si do te lidhet nje marrevshje e tille? Gjerat jane me te thella se c’duken nga jashte prandaj i duhet nje kryetar shiku i tij Saliut qe te fuse hundet kudo tani dhe te kete dore te lire dhe te shantazhoje kedo me dosjet e sigurimit te shtetit dhe te arrije qellimet e tij deri ne shkaterrimin e plote te Shqiperise dhe humbjen perfundimisht te Kosoves.

    1. Kliti says:

      Nadia shume bukur fole ti por s’ka rugedalje nga situate shoh une! Kucedra nuk e leshon ma qeverine kot lodhet Brace! Rama po vari lesht me ato veprat e tij ne twitter e kush do e shikoje atje! :p ndersa Braces bravo I qofte ky I shkreti eshte munduar shume pavarsisht se s’po pyet njeri ca po thote ai por, atij bravo I qofte!!!

      1. Nadia Shabani says:

        Po Kliti ke te drejte, ashtu eshte Erionit vertet bravo i qofte por nuk vjen behari me nje lule.Gezohem qe te shikoj ketu tek tema, komenti yt me jep force.Shpresojm qe Edi Rama ti lexoj komentet tona dhe ti verin gishtin kokes se nuk ka me kohe per te pritur.

  32. SH.K says:

    ‘KRISHTI’ RAMA DHE DISHEPUJT ‘TRADHETARE’
    Fatkeqesija pas 22 vjetesh fatkeqesi kerkohet te shkarkohet tek ‘krishti lakuriq’ RAMA.
    ‘POPULLI MERITON QEVERRINE E VET’ kane thene te paret ,por tek ne nuk dihet ku eshte populli e kush flet ne emer te popullit e aqe me teper emrat qe i ka merituar ky popull per qeverrisje.
    Popull I Bathores (BRENDA),e popull shqipetar (JASHTE):Shqiperine,vendin e te pareve tane ne keto 22 vjet e kane drejtuar (RJEPUR PER SE GJALLI) keta ‘kryeministra’MEKSI JANULLATUS,SUDJA,ALIMUÇA,BERISHA,NANO,BERISHA,META,BERISHA.MBAS 22 VJET PERFUNDUAM TENEQE SI NE KOMUNITETIN PRIMITIV.TANI NGA RAMA QE KERKOHET TE KRYQEZOHET NGA ‘JASHTE’ NGA SALI XHUDA E NGA BRENDA ‘DISHEPUJT’ TRADHETARE POPULLI ÇFAR DO TA ‘KRYQEZOJME’?
    TE KERKOJME RRENJET E SE KEQES JO TE KEQEN TEK NJE NJERI QE SMUND TA LUFTOJE TE KEQEN 22 VJET AS I VETEM E ASS PER NJE DITE.KRIMI E KA EMRIN BE.NA.ME(Berisha,Nano,Meta)

  33. ledi says:

    Te paska ngel sahati byrazer!

  34. lulmetahajdutpdfashizem says:

    ti erjon haleja deshe te hyje ne parlament pas bokotit cireshe keshtu qe e bone legjitime qeverin hajdute fashiste pd se. ti ulurije per tu futur ne parlament gjoja do kerkoje llogari berishes ai tw kapi dhe te shtyu dhe deputetete e pdse qeshen me tyja,ik o erjon me ghith shalghatin rama ju i sgtoni ditete zagarit sali me qendrimet tuaja te buta servila haleje ju mbulofte turpi opozit e zagareve te pse beni opozit jo ciu ciu

  35. flatun says:

    O ERJON NUK I LEXON FARE SALIU CA SHKRUAN TI .DUHET REAGUAR PRAKTIKISHT.NDERKOMBETARET MADO MENDJA E NJOHIN REALITETIN PO NUK E KANE ME QEJF T,JU MBESHTESIN JUVE PJESEN ME TE MADHE TE SHQIPTAREVE.

  36. Alban zadrima says:

    Dikur kanpas thene (s’behet vreshti me urata por me shata e lopata)Dilni ne ball Ju t’ju ndekim ne te mallkuarit qe ju ndjekim neper metingje sa here Ju politikanet na genjeni.

  37. Gezimi says:

    Njeriu qe e katandisi PS ne kete gjendje e ka nje emer, dhe ky eshte Fatos Nano, i cili ka deklaruar me gojen e tij se do e prish Partine. E c’pret nga njerez te tjere te maskuar me mandatin e deputetit, e te funksioneve te tjera ne Parti. Crrenjosja e PD nga pushteti mendoj se duhej bere me kohe, se ajo e ka mbushur kupen, pasi tani, sic po shohim Saliu po merr masat qe te mos e gjeje te papergatitur asnje situate. Zgjidhja? Nje front opozitar me Partite e reja do ish nje nga sugjerimet e mia.

  38. loni says:

    Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar si rrezik dhe kërcënim serioz kombëtar: Kryeministri Sali Berisha, i ka tashmë të gjithë pushtet në dorë. Ky njeri i konfirmuar si anti-shqiptar, ka mundur më së fundi, të rikthehet në fuqinë dhe praktikat e viteve të pushtet-sundimit “xhungël” të viteve 1992-1997. Brenda 24 orëve, ai ka marrë nën kontroll absolut dhe dy pushtete të tjerë të fuqishëm, të cilët kishin mbetur jashtë kontrollit të tij, Janë dy pushtete përcaktuese, që kanë lidhje me krye-drejtësinë dhe me krye-sigurinë kombëtare.
    – Në datën 8 gusht, presidenti i Republikës së PD-LSI, “busti” Bujar Nishani vet-shpalli si N/Kryetar të KLD një “lolo”, një pjestar e shërbëtor të bindur të pushtet-familjes mafioze Berisha-Meta-Topalli si dhe konfirmoi KL si strukturë të binmdur të pushtetit “SALI”, duke i shtuar dhe një “pronë-pushteti” shefit të tij Sali Berisha. Sot nuk kemi Këshill të Lartë Drejtësie me kryetar, nënkryetar e anëtarë të pavarur, por kemi veçse një seksion partie të PD, të komanduar nga Sali Berisha.
    – Në datën 9 gusht, vetëm 24 orë më pas, presidenti i Republikës së PD, “kukulla” Bujar Nishani, shtoi “ekstratin pronësor” të pushteteve të “Sulltan” Saliut, duke vet-shpallur si kryetar të SHISH, një militant të PD, një vegël qorre të kupolës së ish-SHIK-ut famëkeq të viteve 1992-1997, kur pushteti kriminal “Berisha” furnizonte Serbinë me naftë, municion e armë që masakruan, vranë e zhdukën 190 mijë shqiptarë, që dogjën e vranë dhe familjen “JASHARI”. Sot nuk kemi më SHISH të pavarur ligjor e me funksione kushtetuese, por kemi SHISH strukturë politike të PD, tipik si SHIK-u “GAZIDEDE” i viteve kur rriheshin, burgoseshin, rrëmbëheshin, vriteshin e zhdukeshin gazetarë, politikanë, intelektualë e bisnesmenë, kur basuteshin e digjeshin shtëpi dhe zyra opozitarësh e gazetarësh, kur lejoheshin shërbimet sekrete greke, ruse, serbe, bullgare, maqedonase etj, të komandonin politikat e jashtëme shtetërore e ato të sigurisë kombëtare shqiptare.
    Nuk e dimë, nëse ndoshta nesër në datën 10 gusht 2012, presidenti i PD zoti Nishani (Mehmeti) mund të dekretoj “me gojë” dhënien e ndonjë një pushteti tjetër për sundimtarin Sali Berisha. Por dimë faktin, që pas 3 muajsh ky president “bust” ka dhënë sinjalin e hapur publik në media, që do t’i dekretoj Sali Berishës edhe marrjen e pushtetit të Prokurorit të Përgjithëshme, këtij pushteti drejtësie, me të cilin Sali Berisha, gruaja, fëmijët, dhëndri, ministrat, deputetët, ortakët e tij mafioz serbë, grekë, libian, egjiptian, azerbajxhanas, kosovarë, sirianë, rusë, italianë, maqedonas, rumunë, bullgarë, austriakë etj, etj, kanë shumë llogari të hapura me dosje krimesh nga të gjtihë “ngjyrat”. Edhe ky “front” i pakapur drejtësie, jemi të bindur tashmë, që pas 3 muajsh do të jetë “bandë politike” e Sali Berishës.
    Mund të më konsideroni cinik e anormal, por konstatoj se tashmë gjendemi përballë faktit dhe situatës alarmante, të instalimit të një pushteti e shteti JUNT në Shqipëri, me sundim absolut të një individi “DESPOT” dhe të familjeje mafioze, të quajtur “Berisha”. Alarmi jepet, mbasi ky sundim kontrollohet totalisht nga Sali Ram Berisha, i ekzaminuar dhe i skeduar që prej vitit 1972 e deri sot, me këtë “kartelë mjekësore”: Me tru e ndjenja sadisti. Individ e plak egoist krejt i shfrenuar dhe i sëmurë për karrierë. I çmendur, hakmarrës, i papërgjegjshëm, i babëzitur për sundim personal. Psiko-delirant në çdo synim, fjalë e veprim që kryen. I pandalshëm e pasionant deri në këmbëngulje dhe kënaqësi ekstreme për të ideuar, nxitur e kryer çdo lloj krimi, mjafton të ketë lidhje me interesat, hegjemoninë, mbrojtjen dhe fuqizimin e sundimit të tij. Po bëjmë vetëm një ballafaqim: Sali Berisha kur ishte 8 në opozitë pa asnjë pushtet dhe ushtronte dhunë mbi institucionet e kundër kujtdo që i dilte ndesh. Po tani, që zotëron gjithë pushtetet, çfarë mund të bëj vallë kjo specie barabare dhe e ç’ekulibruar mendërisht?! Nuk ka asnëj dyshim, që do bëj ato që ka bërë në vitet 1992-1997, madje akoma më tepër, sepse tashmë ka në kontroll familjar e klanor dhe pushtetin mafioz ekonomik e financiar të vendit.
    Ky individ që komandohet vetëm nga psikoza dhe ndjenja prej DESPOTI absolut e të përjetshëm aktualisht komandon e bën gjithçka në këtë vend: jep gjithë urdhërat, nxjerr gjithë vendimet, bën gjithë ligjet, vendos gjithë vulat e firmat që kanë lidhje me fatet e këtij vendi e të këtij populli. Ky “sulltan”, brenda 20 ditësh ka marë në kontroll 3 pushtete kryesore, përcaktuese për zhvillimet dhe fatet e vendit: Presidentin, Presidencën, KLD, kren e SHISH dhe SHISH. Kujtojmë, që për t’i futur në kthetra edhe këto pushtete sipërore, Sali Berisha është “përleshur” për 7 vite rradhazi në mënyrë anti-kushtetuese, amorale, banditeske e rrugaçërore me drejtuesit e këtyre 3 pushteteve, madje duke shpërfillur dhe BE e SHBA. Po çfarë pushteti, i ka mbetur pa marrë Sali Berishës? Sipas evidentimit, bandit-despotit Sali Berisha nuk i ka mbetur asnjë pushtet pa patur nën kontroll e përdorim…
    – Postin e kryeministrit e ka në “pronësi” e përdorim privat Sali Berisha.
    – Këshillin e ministrave e ka në “pronësi” e përdorim privat Sali Berisha.
    – Kushtetutën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
    – Parlamentin Shqiptar e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Kryetaren e Parlamentit e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Të 15 ministrat i ka nën urdhër e përdorim privat Sali Berisha.
    – Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Kryetarin e KLD e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Nën/kryetarin e KLD e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Anëtarët e KLD, provuan me vota unanime janë “pronë” e Sali Berishës.
    – Kryetarin e SHISH, anëtar i PD e ka në kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Gjykatën e Lartë e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Gjykatën Kushtetuese e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – KQZ e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Kontrollin e Lartë të Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Guverantorin e Bankës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – INSTAT-in e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Bankat i ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – TVSH e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Diplomacinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Policinë e shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Ushtrinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Shëndetësinë e ka nën kontroll e përdorim priva familja “Berisha”.
    – Drejtësinë qeveritare (ministrinë) e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Pronat i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Pensionet e pagat i ka nën kontroll e përdprim Sali Berisha.
    – Monoplet tregëtare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
    – Koncensionet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
    – Tenderat e rrugëve i ka nën kontroll e përftim familja dhe klani “Berisha”
    – Bixhozet qeveritare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Doganat, portet, kufirin i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Ekonominë kombëtare e ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet “Berisha”.
    – Privatazimet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet “Berisha”.
    – Hidrocentralet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
    – Administratën publike e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
    – Bashkinë e Tiranës e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Rezidencat qeveritare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe mafia “Berisha”.
    – Trojet kombëtare shqiptare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Akademinë e Shkencave e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Instituciont e studimeve historike, i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Nxënësit e shkollave, fëmijët e kopshteve ka në përdorim Sali Berisha.
    – Afro 80% të medias e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Inteligjencën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    – Afro 20% aksione tek kryesia e PS, i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    – Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe kopshteve i ka në përdorim Sali Berisha.

  39. Maksi Italy says:

    shpejt u kujtuat per Saliun..mbasi mbushet bankat per vete dhe blete gjithe shqiperine ..shani njeri tjetrin diten dhe naten ndani paret…po te kishte opozite te vertet ne shqiperi njerzit do ishin ne rruge dhe protestonin ..por njezit duan lidera qe ta bejne kete….Ai po ju thote troc ..do vras prap nqs ju perpiqeni te me hiqni..SsSaliu eshte i semur psiqik ..dhe zvarranik…hajdut dhe mashtrues..(ose te pakten keshtu beson vete)..ai me keto pislliqe u fut deri ne shtepine enver hoxhes..me keto pislliqe arriti te qendroj ne Tirane ..me keto pislliqe harriti te kapte kete pozicion qe ka…..duhet protesta jo editoriale…

  40. Bato says:

    Me “Braçet,e kompani,Berisha rri në pushtet edhe 100 vjet.
    Opozitë; zgjidh burra në krye,jo ksi “burrecër,tip Braçe,Balle,Bare etj..,që janë si gratë e liga të lagjes, janë si “konka.Shteti don burra
    e jo burra GRA SI ‘këto,.Thonë nga anët e mia-“Pushti me të sharë e Kurva me të qarë,nuku i u dilet….!Ngopeni me lugë bosh,po shkuat pas tyre…
    Qëndroni me këmbë në tokë o ju ithtarë të këtij soji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje