(Pjesa e parë)
NATO nuk mund të lejojë një pushtim ushtarak të një vendi anëtar të saj, si Shqipëria. Por NATO nuk ka ç’t’i bëjë pushtimit të Shqipërisë nga plehrat, për më tepër kur kjo bëhet me kolaboracionistët e qeverisë së sotme. Pushtimi i plehrave është i egër, shkatërrimtar i jetës së njerëzve, i çdo krijese të gjallë, degradues i mjedisit, poshtërim i dinjitetit dhe imazhit të vendit, diskriminim dhe çdo të keqe që ka një pushtim me përjashtim të mungesës së çizmes së ushtarit dhe tankut.
Në Han të Hotit dergjen me mijëra ton skrap të importit, që mund të jenë dhe me radioaktivitet, siç ndodh shpesh me importet e skrapit. Sipas një deklarimi të drejtorit të Kurum, 2 vjet më parë, thuajse çdo ditë ka hyrë një tren me hekurishte në Shqipëri i ardhur nga Novi Sad, qyteti ky i Serbisë më shumë i bombarduar nga NATO dhe me ndotje të madhe në mjedis prej bombardimit (skrap i ndotur gjithashtu). Në Shupenzë pritet të zbarkojnë qindra kamionë me plastika nga Maqedonia. Në Devoll kolaboracionistët po bëjnë gati letrat për të hyrë 12 mijë ton plastika nëpërmjet Greqisë dhe nën administrimin e kompanisë turke. Mijëra ton të tjerë pritet të vijnë në Kavajë e Berat. Në Vlorën e turizmit, qarku po bën gati kontratën për të ngritur një djegës plehrash, i cili do kërkoj për djegie mijëra e mijëra ton plehra të tjera, që do vijnë me të gjitha gjasat nga Italia. Në korrik kolaboracionistët nënshkruan që nga bota të vijnë 30,000 ton alumin e të shkrihet në Shqipëri, që pastaj kallëpet e gatshme të shkojnë andej nga erdhën e këtu të mbetet ndotja e tmerrshme e aluminit.
Është gati nënshkrimi i 30 mijë ton makina skrap nga vende të ndryshme deri nga Spanja e Malta për tu bluar në Durrës.
Dhe më 1 gusht (vini re datën e fillim pushimeve masive) të këtij viti jubileut të madh, kryekolaboracionisti firmosi ardhjen brenda vitit të 600.000 ton hekurishte, por tani jo vetëm nga Novi Sad e Bullgaria, siç ishte vendosur në prag Krishtlindjeve të vitit të kaluar (vini re përsëri pragfestën), por nga 175 vende të botës. Kjo sasi e stërmadhe hekuri do zbarkojë e digjet në Elbasanin e vuajtur e viktimizuar keqazi këto 40 vjet. Për këtë turku i Kurum-it, prej kështjellës së rimarrë të metalurgjikut, prej të cilit nuk u çlirua dot për së dyti Shqipëria, po e pushton atë. Së fundmi Kurum ka bërë të veten dhe 120.000 m2 në zemër të Portit të Durrësit, por ankohet se anijet që ai do të përpunojë me skrap janë shumë të mëdha e porti duhet thelluar. Ka kërkuar dhe një HEC që të jetë i tij. Strategjia e deklaruar e KURUM është rritja dhe ekspansioni në Shqipëri.
A ndihet era e pushtimit apo është tashmë pushtuar Shqipëria?
Le të ngelemi tek Kurumi për të kuptuar se termi i përdorur si pushtim nuk është thjesht një metaforë.
Parlamenti e di mirë se në Shqipëri mjedisi po shkatërrohet me ritme të shpejta dita- ditës dhe kontribuues të mëdhenj të kësaj ndotje janë disa investitorë të huaj, që importojnë ndotje në Shqipëri për të rritur fitimet e tyre. Ja si shprehet Gjana, që drejton komisionin që mbulon dhe mjedisin në një takim të këtij komisioni me kompaninë Kurum: “Unë kam bindjen se një pjesë e madhe e kompanive të huaja e synojnë Shqipërinë për klimën e investimeve që është krijuar, por ndonjëherë edhe për hapësirat dhe për lehtësirat që gjejnë duke mos zbatuar kriteret që lidhen me mjedisin. Mjedisi sot është një çështje e kushtueshme, për të cilin bëhen debate shumë të mëdha. Shqipëria ende nuk ka kapacitetet e duhura, logjistikën e duhur, ekspertizën e duhur, laboratorët e duhur dhe kërkesën e duhur për të mbrojtur ambientin”.
Qeveria mund të dijë dhe më shumë për krimin mjedisor në Shqipëri. P.sh Ministria e Mjedisit i di rezultatet tmerronjëse të analizave të tokës në zonën e Elbasanit, ku vazhdon Kurum-i të rrisë ndotjen aty dhe kështu krimin mjedisor: Studimi i Ryan Perroy, profesor–asistent në departamentin e Gjeografisë dhe Shkencës së Tokës në Universitetin e Wisconsin (http://news.uwlax.edu/professors-research-exposes-environmental-problem-in-albania/) nga analizat e tokës brenda metalurgjikut e përreth tij tregon për “nivele ekstremisht të larta” të ndotjes në radhë të parë të kromit, nikelit, plumbit, nivele qindra dhe mijëra herë më të larta se rekomandimet e U.S. EPA (Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA). Perroy thotë se ndotja mund potencialisht të përhapet tek njerëzit e kafshët përmes pluhurit të ajrit si dhe bimëve të ndotura dhe kafshëve që ata hanë.
Publiku di deri diku se çfare ka ndodhur e ndodh me mjedisin dhe shëndetin e popullsisë në Elbasan. Por nuk mund të mos risjellim në vëmendje të tij një ngjarje tronditëse të ndodhur në këtë zonë në valën e fushatës zgjedhore të vitit 2009, e të sfumuar prej saj: “Gruaja 22-vjeçare nga fshati Shijon i komunës Bradashesh pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan ka pësuar gjendje shoku në maternitetin kryesor të Tiranës, pasi ka mësuar se fëmija që ajo pas pak javësh pret të sjellë në jetë, do të lindë pa kokë. (Tiranë, 18 qershor NOA)”. Jo vetëm për faktin se lajmi u eklipsua prej fushatës, por edhe sa lajme të tilla të deformimeve të rënda gjenetike sidomos në kafshë në zonën e Elbasanit janë evidentuar me dhjetëra, në mos me qindra.
Prefekti Shefqet Deliallisi vitin e kaluar kërkoi marrjen e masave ndëshkimore për Kurum, si ndotësin kryesor. Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një studim, nga ku ka rezultuar se shifrat e personave të prekur nga kanceri dhe sëmundjet e mushkërive janë tepër të larta. Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor.
Përveç ish-Metalurgjikut, shkaktarë të ndotjes së mjedisit në Elbasan janë mbetjet e skrapit dhe mbeturinat urbane. Kështu, depozitimi i mbetjeve të skrapit pranë ujërave të lumit Shkumbin vijon të mbetet një problem shumë serioz për qytetin.
Jo më vonë se në numrin e fundit të revistës Klan, ish kombinati metalurgjik etiketohet si “gërdalla kancerogjone kineze”, të cilit sot veçse mund t’i ndërrohet epiteti i fundit nga kineze në turke.
(VIJON)
KANCERI I SHQIPERISE ESHTE SALI BERISHA,QE SI AGJENT I UDB-se ish JUGOSLLAVE KA MARRE DETYRE TA SHKATERROJE SHQIPERINE!!!
DHE PO E BEN SAKTE DERI TANI!!!
MJERE KY POPULL,QE NUK KA BURRA,QE TA DREJTOJNE PER TE MBROJTUR VETEN!!!
NGRIHU ENVER HOXHA NGA VARRI,SE VETEM TI PASKE QENE BURRI I SHTETIT TRIM DHE I ZOTI PER KETE POPULL!!!
DO ULURASIN CAKENJTE ANTI SHQIPTARE,POR TI U TREGOVE VENDIN DHE PLUMBIN BALLIT!!
HALLALL TA KENE!!!
Mire qe vjedhin perdite po pse vjedhin duke na shkaterruar shendetin. Kaq kusar eshte SRB-ja sa dhe nga plehrat do te pasurohet.
O katnar, fajin s’ta ka serbia. Serbia, njesoj si Italia, Franca, Gjrmania apo te tjere, shohin interesin e tyre dhe heqin plehrat nga oborri i tyre…dhe te gjithe i sjellin tek ne, sepse NE jeni aq gomere, injorante, apatike e arrogante sa te pranojme tere pislliqet e botes e akoma te mbajme bishtin perpjete, e tua hedhim fajin vetem te tjereve.
Nese ne Shqiperi do kishte ca me shume mbeshtetje per Lavdoshin qe shkruan, apo mjedisore te tjere qe dhane alarmin per problemin e importit te mbetjeve, Serbia e shtete te tjera na merrnin te keqen. Por NE jeni frikacake, miope e egostiste dhe deri sa te na vije laku ne fyt, se prish terezine njeri per te miren e perbashket….
Kur te nisin te vdesin Shqiptaret nje nga nje nga semundje te cuditshme prej budallekut te tyre, atere nisni eshte shkoni neper spitalet Serbe e Turke te lini leshte qe te kuroheni… edhe peshtyni ca aty ku hani si e keni zakon….
? ? ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Me nje lule(Mero Baze)nuk vjen pranvera.Mero Baze duhet te behet lider i opozites,atehere do dridhet pushteti i Berishes.
Pse nuk ngrihet opozita ne protesta per ndotjen kriminale ne Elbasan ?
C’eshte kjo opozite qe vetem loz ne kompiuter dhe as qe ndihet fare ne jeten e popullit ?
Te mblidhen gjithe depudetet e opozites dhe te vihen ne krye te nje proteste te madhe ne Elbasan dhe Tirane per kete problem
Opozita duhet te tregoje qe existon……Protesta eshte treguesi kryesor i mendimit opozitar kur pushteti eshte i verber ndaj kekresave te popullit
Cdo shkrim shqiptaret e lidhin me Nato-n.O njerez akoma nuk e keni kuptu qe ne Nato jemi fut per ghynof.Na cmenet Nato,Nato.A ju eshte rregullu jeta se jemi fut ne Nato?A eshte bere me demokratike,transparente qeveria,qe jemi ne Nato?Ne ne Nato jemi fut si pune qensh,kot,sa per te cuar ca ushtare ne Irak dhe Afghanistan.Oh harrova,dhe per te filluar qeveritaret fjalimet e tyre:Ne,si vend anetar i Nato-s.
Kur nji popull vihet perpara gremines nga nji shkerdhate si sali berisha ky njeri prmitiv ,kjo le te kuptosh se ne paskemi qen populli me shkredhat i ksaj Toke . As afrikanet sdo lejonin nji poshterim te tille .Ptuuuuuuuuuu
Kur Saliu donte pushtet qahej nga sistemi socialist i cili kishte edhe ai problemet e tij por kishte ane e udhe sepse ne fund te fundit nuk e bente per te fryre xhepat e qeveritareve por per interesa te vendit ,deshmitare te problemeve te krijuara gjat sistemit te dikatatures jemi ne ,por me sa lexohet me siper ç’eshte shkruar nga autori i bie qe me mire te rikthemi ne ate sistem se sa te vijojme me keto ritme ne demokraci Autori thote pushtim pas 100 vitesh por nuk thote se nga kush ,une do te thopsha se pushtuesi eshte nga brenda nesh jane kolaboracionistet qe kane ne krye S.R.B ne dhe Ku po shkojme keshtu ,mire ne qe e hengerm “çairin” po per femijet dhe femijet e femijeve nuk mendojne keta piresa gjaku ? Shikoni ne gjiun e Vlores edhe pas 25 vjeteve qe industria kimike nuk merr me fryme se ç’kahsapane ekologjike eshte bere ,Ne qe e kemi rrahur me pellembe mbi dhe nen uje kete gji e dime mire se ç’do te thote ,ky krim qe perseritet 100 e me shume fish se atehere duhet te ndalet me çdo kusht.S:R:B: nuk e ka idene se ç’do te thote kjo ,ca me keq Mejdiu e sheleget e tyre,pa le ai Gjana agronomi a ç’eshte qe ai s’eshte fare ne kete bote kur permend gjithato mangesi qe ka degjuar t’i thone dhe turp edhe qe i thote pa le te kryeje detyren si beçi qe e ka vene populli ne ate parlament .Nuk ka rruge tjeter ,GrenPeace ne shqiperi duhet te behet deri ne e dhuneshme per te mbrojtur Shqiperine nga keta barbare te babezitur qe nuk po vene re se ç’ bejne per te majmur xhepat e kapitalizmit jo per te dhene buken e gojes popullit Duket se ka ardhur koha te themi per keta qe bien plehra kaloni mbi trupat tane pastaj shkarkoni .
NUK ESHTE MIRE TE PRISHIM GOJEN PO SALI PLERA DUET BLOJTUR I GJALLE ETE GROPOSET ATJE NE SHPIJA KU U POLL O HALEJA I HALESE
Prefekti (mjeku i Diabetit) Shfqet Deliallisi eshte nje karrierist i cmendur. Ai po ben te gjitja perpjekjet te largohet nga Elbasani per t’u bere minister i Shendetesise ne Tirane.
shume te larte e kane koston plerat para ne shkembim te kancerit,,
Ndotja ne Elbasan po na merr frymen e kjo kryesisht nga Kurumi.Pse nuk prononcohet qeveria per kete ndotje te tmerrshme kush mendon per kete popull.Akoma do te vine plehra ketu ,nuk ngopet turku me kete mjedis qe po e shkatarron cdo minute ,pse nuk flitet hapur ne popull per kete krim te rende mjedisor . besniku
burr ma te forte burre ma te zgjuar, burre ma te pa bese,burre ma shkerdhat,as kane njoh koherat as nuk kane per te njohur se kyt saliun dikur i merrte shurren enverit per analiza tani po shfaros kombin e trojet shqipetare ngrihuni vllezer e motra e ta heqim ket moster nga faqja e dheut.
Vafshi te gjithe ne PS.
PS-ja per njecik pushtet po u perulet nderkombetareve dhe po bene sic thon ata, jo si do populli.as keta sjane per popullin… i pame kur ja dhane vete pushtetin birit K… dhe tani kerkojne tja marrin!!!!!Nuk duhen besuar as keta te PS,
Por do vij dita edhe per Shqipetaret. Ajo dite do vij vetem nga kryengritja popullore qe sduket e larget…
Shkrimi shkencor i ambjentalistit patriot Lavdosh Ferruni do ishte si alarmi i stunamit. Vdekja troket në ç,do shtëpi shqiptari, bile në një pjesë të mirë është futur deri në krevat. Shpjegimet shkencore i bëri z-Lavdosh. Përgëzoj gjith ambjetalistët për punën atdhetare që kanë bërë deri tashti për ti ndalur dorën e shfarrosjes Berishiano-Naniste- Metiste. Këta me gjithë se të pa mbështetur nga ne, një masë injorante sidoqoftë kanë penguar shfarrosjen e plotë tonën. Është e vetmja lidhje që ka dorzuar dhe një hero si Adrian Klosin në shërbim të shpëtimit të popullit të tij nga helmet dhe rrezatimet e Evropës. Ajo që më sahqetëson si qytetar i thjeshtë është:
a- Ç,bëjnë shkencëtarët e gjenetikës si Ruka me shokë? Pse nuk dalin hapur,në mesin e sheshit Skënder Bej, të vendosin tabellat në qafë dhe të ulërijnë sa të çahet qielli dhe të njoftojnë. “POPULL SHPELLAR! PO JU HELMON QEVERIA BERISHA-NANO-META” 0! SE I SHËRBENI POPULLIT OSE MOS U ÇANI BYTHËN STUDENTËVE ME LEKSIONET TUAJA TË KORMECIT.
2- Ju grat e Shqipërisë që ju është 50 fishuar kanceri i gjirit dhe mitrës! grumbullohuni në sheshin Skënder bej, vendosni përpara me hu Jozefinën, Mersilën, Vokshin, Bulkun, etj. dhe grat labe t,ja plasin ulërimës ndërsa malësoret ti bien çiftelisë se mortit për popullin që po vdesë, nga Sërbo-Grekët e brëndëshëm me mbështetjen e Evropës kurvë, duke përfshirë dhe lobin Sërbo- Grek të Amerikës.
3-Ju rini e shkolluar që jeni në zanafillë të jetës si po duroni këtë shtypje me rezultante shfarrosjen nëpërmjet të deformimit gjenetik? Kush duhet ta kuptojë më tepër se ju shkencën dhe pasojat që po pëson ky popull dhe e arthmja e tij. Edhe juve do u përfshijë vdekja kanceroze sepse ajo nuk zgjeth me urdhër të mafjes se kë do qërojë. Ajo është gjithë përfshirëse. Bllokoni sheshin dhe skërmitni dhëmbët.
4- Ju alenca kuq e zi me të drejtë të dy partit i quani anti kombtare, kur mendoni të bllokoni veprimtarin antikombtare të shtetit mafioz, kur të jemi shuar gjysmët nga vdekja ndërsa gjysmët të lindur majmunë?
Në rast se nuk hidheni urgjent në veprim ju nuk mirrni as një deputet.
5-Ju patriotët e Partis demokratike, dhe socialiste, kur do distancoi nga udhëheqjet kuislinge dhe bashkë me popullin të ngrihi kundër helmimit?. E kuptorni që do mbani përgjegjësi?
5- Po ju komunistë në rastë se ka ngelur ndonjë patriot nacionalist jashtë udhëheqjes së UDB-se dhe pa vjedhur milionat e popullit, kur do dilni në sheshë të bojkotoni pushtetin satanik anti kombtar që po helmon një popull.
Shpreha këto mendime si qytetar i thjeshtë sepse simbas fuqis time dhe pozicionit kam luftuar prej 20 viteve në mbrojtje të klimës dhe mjedisit. Lufta për të drejtën bëhet hapët jo me pseudonime mbas tastjerës. Meroja dhe Lavdoshi, Bledi etj. shkruajnë duke deklaruar emrin. Nuk vlen jeta e tyre?
Melisa D . sa kam qeshur – se kisha harruar fare te qesh . te falem .
Kjo qe po ben kjo bande maloko-sunito-ekstremiste eshte as me shume as me pak por lufte kimike kundra popullates se vet.
Ne pak vite tokat, malet dhe pasuaria me e madhe e Shqiperise – ujrat – do te kontaminohen per dekada dhe ndoshta shekuj me mbetje te metaleve te renda, helme plastike, nenprodukte nafte, skrap radioaktiv, mbeturina biologjike e dreqi e di cfare.
Pervec atyre qe do largohen nga ky vend, dmth keta banditet qeveritare, te gjithe te tjeret qofshin te varfer a te pasur, te rritur apo femije, qytetare apo katundare, te mire a te ligj,te gjithe do jene viktime e semundjeve:
kancerogjene
te riprodhimit
deformimeve gjenetike
dhe kjo jo per nje por per kush e di sa breza.
Nje junte qe qellon me plumba popullin eshte ku e ku me e mire sepse te pakten nuk helmon natyren dhe brezat qe vijne.
KJO ESHTE LUFTE KIMIKE KUNDRA POPULLIT SHQIPTAR !
Me shume te drejte dhe ne menyre perseritese kam lexuar z.Lavdosh Ferruni i mbeshtetur sidomos nga krahinoret,sikurse sot z.Xhemil Seferi.Shqetesimi ngrihet me te drejte,sepse rreziku per jeten e njerzve sot,neser e pergjithmone eshte = me KANCERIN.Jam i bindur se shumica dermonjese e popullit nuk e ka idene e ketij rreziku.Ndaj,nje hap i domosdoshem e akut eshte INFORMIMI i poullit permes medias lokale dhe me menyra te tjera me qellim qe esenca te shkoje ne trurin e çdo fshatari.Historia ka provuar se nga “byth-pambuket” askush nuk ka sakrifikuar per Atdheun,popullin,shtetin etj.Personalisht nuk mund t’a dheks kete shkaterrim total ku edhe shoqeria e normat morale jane permbysur,nderkohe qe njerzit e thjeshte luftojne per mbijetesen e s’kane “ngé” te mendojne per te tilla tema qe veshtire t’ju hyjne ne koke.Ndaj,Kuvendi i Dukatit,fshatrave,Krahines patjeter duhet te levizi.Personalisht jam ne emigracion dhe e kam provuar sakrificen per çeshtjen Kombetare ne vitet’90 dhe vazhdoj t’a paguaj rende me gjithe familjen time…Eshte radha juaj,te dashur patriote!.E vetmja ndihme qe mund te jap ju them:Nxitoni!