Zëri i Amerikës
Në Shqipëri gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron konservative mbi pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë bankare të shoqërisë ARMO, e privatizuar tre vjet më parë si dhe mbi pasuritë e paluajtshme të bankës Credins. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, e cila kishte depozituar në atë vit në bankën shqiptare Credins një shumë prej 75 milion eurosh me qëllim që t’i investonte në Shqipëri në shoqërinë ARMO. Por kjo shumë i kaloi në favor konsorciumit që bleu ARMO-n, pa iu njohur si aksione bankës azerbajxhanase, e cila që nga ajo kohe e deri më tani ka kërkuar pa rezultat, rikthimin e shumës së depozituar në Shqipëri.
Një vendim i gjykatës së Tiranës rrezikon të rihapë polemikat mbi një prej privatizimeve më të rëndësishme të viteve të fundit në Shqipëri, atë të ARMO-s, ndërmarrjes së rafinerive të naftës, e cila u shoqërua me hije të forta dyshimi që në fillim. Vendimi i gjykatës së Tiranës, i marrë javën e shkuar, por i bërë publik vetëm mbrëmë nga mediat shqiptare, parashikon vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritë e paluajtshme dhe llogarive bankare të Armo-s.
Gjithçka ka ardhur pasi Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka kërkuar që t’i kthehen pas 75 milion euro të depozituara prej saj në Bankën Credins, në nëntor të 2009, me qëllim investimi në privatizimin e ARMO-s, por që kanë përfunduar në favor të konsorciumit që u shpall fitues për blerjen e ARMO-s pa ju njohur asaj si formë aksionesh apo kredie.
Zyrtarisht autoritetet shqiptare njoftuan në atë kohë se ndërmarrja e rafinerive të naftës iu dha një konsorciumi amerikano-zviceran, AMRA. Në të bënin pjesë dy kompani amerikane dhe një tjetër e regjistruar në Zvicër, e cila kishte shumicën e aksioneve, por që zotërohej nga sipërmarrësi shqiptar Rezart Taci. Pak muaj pasi u shpall fitues, dy kompanitë amerikane u tërhoqën nga konsorciumi, i cili kaloi nën kontrollin e plotë të zotit Taçi. Ky i fundit duket se arriti të bënte pagesën e blerjes së ARMO-s, në vlerën prej 125 milion euro falë 75 milionëve të ardhur nga Azerbajxhani.
Sipas gjykatës, depozita prej 75 milion eurosh ishte bërë në favor të bankës Credins. Kur banka azerbajxhanase kërkoi kthimin pas të shumës, u njoftua se ajo kishte kaluar në favor të konsorciumit AMRA, i cili disa muaj më vonë bëri dhe një pagesë prej vetëm 1.5 milion euro, në favor të saj. Që atëherë banka azerbajxhanase, paketa kontrolluese e së cilës mbahet nga shteti, nuk ka mundur të marrë më asnjë euro dhe tani pretendon se bashkë me fitimin e munguar, asaj duhet t’i kthehen në total 115 milion euro.
Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të drejtë pretendimin e bankës azerbajxhanase dhe në pritje të nisjes së një procesi për këtë çështje e deri në përfundim të tij, ka vendosur sekuestron konservative ndaj të gjitha pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare të shoqërisë AMRA si dhe të ARMO-s, të cilat nuk mund të tjetërsohen. Kjo me arsyetimin se ARMO ka detyrime në shuma të mëdha edhe ndaj subjekteve të tjera.
Vetëm Albpetroli, ndërmarrja e nxjerrjes dhe shfrytëzimit të naftës, pretendon mbi 36 milion euro që Armo i ka borxh asaj. Ndërkohë, në sekuestro konservative janë vendosur edhe pasuritë e paluajtshme të bankës Credins, duke qenë se kapitali i saj llogaritet në 29 milion euro, pra më e vogël se shuma që banka azerbajxhanase pretendon të rimarrë mbrapsht. Banka do të duhet që brenda dy javëve të ngrejë padi për këtë çështje, në rast të kundërt, sekuestroja bie.
shum shpejt do te mbyllen, si te gjitha proceset e tjera kunder sales.
Do te jete makiavelizmi i radhes i Sales ky.Nuk dihet ku do ti degjohet zeri.
Nuk kam than Taci po kam than Caci!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html
kryetari mafjoze salije berisha nje maloke i ndyre
… Sa te thote gjykata fjalen “fiq”, “udheheqsi i lavdishem” nka ngrene nje kosh … Te gjitha keto jane lojra. Kush e beson se nje katundar nga Taci i Kolonjes do te gdhihej nje dite miljoner. Te gjitha keto jane pasurite e “familjes” qe ne njefare menyre do te dorezohen duke perdorur diktator 20-vjecar te tipit Aliev. Ruajeni Tacin se do ta gjeni ndonje dite te “vetvrare” me dy plumba ne koke, apo ne ndonje aksident te tipit “Trebicka”. Ky eshte fundi kur te gjithe duhet te ndajne llogarite.