Ja URDHRAT për sekuestrimin e ARMO-s dhe pasurive te Rezart Taçit

9 Gusht 2012, 12:13Politika TEMA
Ja URDHRAT për sekuestrimin e ARMO-s dhe pasurive te Rezart Taçit

Vetëm pak ditë pasi është marrë vendimi për sekuestron konservative ndaj aksioneve të Rezart Taçit në kompaninë ARMO si dhe ndaj të gjitha pasurive të kompanisë ARMO
 

Urdhri i parë

Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85 përqind të aksioneve të shoqërisë ARMO, të zotëruara ngas shoqëria AMRA Oil, në vlerën e tyre nominale 5.126.561 lekë.

Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të shoqërisë AMRA Oil.

Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të shoqërisë ARMO.

Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritë e paluajtshme të shoqërisë ARMO dhe vendosjen konservative mbi gjendjen e stokut të kësaj shoqërie deri në përfundim të gjykimit.”

Në urdhrin e përmbaruesve thuhet se sipas vendimit të gjykatës, sekuestroja vendoset për një shumë jo më të madhe se 75 milion euro.

Më pas urdhërohen hipotekat për masën e sekuestros.

“Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të ekzekutojnë vendimin nr. 468, akti datë 03.08.2012, përsa i takon pjesës së sigurimit të padisë duke vendosur masën e sekuestros konservative dhe duke mos lejuar tjetërsimin për pasuritë e paluajtshme
Shoqëria ARMO, me përfaqësues ligjor z. Rezart Taçi.”

 

Urdhri i dytë

Urdhri i dytë është për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe për Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve.

Edhe në këtë rast citohet vendimi i gjykatës i ditës së premte.

Më pas urdhërohet vendosja e masës sekuestro ndaj 85 përqind të aksioneve që ka Taçi në kompaninë ARMO.

“Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra e Regjistrimit të Aksioneve të ekzekutojnë vendimin nr.468, datë 03.08.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur masën e sekuestros konservative mbi 85 përqind të aksioneve të shoqërisë:

ARMO me përfaqësues ligjor z.Rezart Taçi, të zotëruara nga shoqëria Anika Mërkuria Refinery Associated Oil, me përfaqësuese ligjore znj. Anika Taçi”.

8 komente në “Ja URDHRAT për sekuestrimin e ARMO-s dhe pasurive te Rezart Taçit”

  1. Gjergji says:

    Jam kurioz a do marri njeri kursimet me nga banka kredins?

    E njejta gje eshte edhe me bankat e tjera. Kredite e keqija jane kaq te larta (sipas fmn kemi rekord boteror per kredi te keqija) keshtuqe nuk eshte habi qe bankat ne shqiperi te rrezohen si gure dominoje! Kisha pershtypjen qe do biente Greqia njehere pastaj ne, por mesa duket po ia kalojme prape te gjitheve me ne krye katundaret dhe komunisatat!!!

    Kujdes shendetin dhe leket bashkeqytetare!!!!!

    1. leon says:

      O Gjergji,ne se ke marre persiper te nxjerresh te verteten,mos i ngaterro komunistet me KREDITE E KEQIJA!!
      Ne kohen e XHAXHIT ENVER,jo vetem,qe nuk kishte nje qindarke KREDI TE KEQIJA,por edhe kur dilte shitesi 2000 leke te reja DIFICIT APO SUFICIT,futej ne BURG!!!
      TE KEQIJAT E SHQIPERISE KETO 22 VJET KAPITALIZEM MESJETAR,NUK I KANE ARDHUR NGA KATUNDARET APO KOMUNISTET,POR NGA SHKODRANET PREJ TROPOJE DHE FASHISTET E TIPIT BERISHA!!!
      Mendoje mire shkaktarin,ndryshe i ngjan GOMARIT!!!

  2. TETO SOFKA PYET PER TETO LILIN says:

    TETO LILIN SI E KAM?
    SE MOS KA PESUAR NDONJE SHQETESIM TE VOCKEL APO ESHTE RREGJUR AJO: RRESHKITE TE FUT SHKELMIN!
    http://imazheshqip.blogspot.com

  3. landi says:

    Ja cfar ben saliu kur se sponsorizojne.Gjynah po mban me mijra vete me buk Rezart Taci

    1. BENI says:

      O LANDI , PO I SHKATERRON REZART TACI ATA NAFTETARE ! U KA MBAJTUR PAGAT ! PREJ 4 VJETESH U KA MBAJTUR 4 PAGA ! INTERESOHU ME SHUME ! PO U VE GJOBA 1 MILION LEKE RE ! DHE MOS I DIL NE KRAH PA E NJOFUR REALITETIN !

  4. Banka Credins says:

    Kujtoni se do merrni kursimet nga Banka Credins? shkoni dhe provojeni a ja u japin? cdo dite do ju thone hajdeni neser dhe cdo dite do te kete nje neser tjeter. te gjithe ministrat e Saliut jane dhjere ne breke se aty i kane fshehur kursimet e tyre me premtimin qe banka eshte bunker dhe nuk nxjerr informacione. do te shikojme gallate ne ditet ne vazhdim. do i mbledhe Alievi te gjitha kursimet e pushtetareve shqiptare. Lol

  5. cicolino says:

    Une ka kohe qe i kam vehtes nje pyetje: Pse te gjitha llogarite e administrates shteterore qe paguhen nga taksat e shqiptareve, u transferuan nga Raiffeisen Bank tek Credins?!!! Por akoma nuk e kam gjetur pergjigjen! A ka ndonjeri ndonje ide, pse ka ndodhur kjo?

    1. Denis says:

      cicolino sepse rriten fitimet e bankes, e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje