Nuk është vetëm ekonomia, është edhe morali!

13 Gusht 2012, 12:41Politika TEMA

Shkrimtari i njohur britanik, fitues i shumë çmimeve, Mark Haddon tha se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa, në mënyrë që të shpëtojnë të tjerët, që janë goditur nga shkurtimet e shpenzimeve qeveritare.

Haddon, libri i të cilit “Incidenti kurioz i qenit gjatë natës” ka shitur mbi 2 milion kopje, tha se ai nuk po ngrinte vetëm një pyetje ekonomike, por edhe morale.

Haddon tha se u ka shkruar një letër deputetëve ku thekson: “Unë jam një njeri i pasur. Masat e shkurtimeve kanë shkaktuar vuajtje tek shumë njerëz, por jeta ime e rehatshme nuk ka ndryshuar aspak. Pse mua dhe njerëzve si puna ime, nuk iu është kërkuar të kontribuojnë me asgjë?”

Haddon tha se ai u ka kërkuar llogaritarëve të tij që të paguajnë të gjithë taksat dhe të mos bëjnë asnjë tentativë për t’i shmangur ato.

“Unë duhet të paguaj më shumë taksa,” thotë ai, në letrën që është frymëzuar nga miliarderi amerikan, Warren Buffet, që thotë se super- pasanikët duhet të paguajnë më shumë taksa.

Haddon, një kritik i hapur i qeverisë, e ka akuzuar atë se po mbron super të pasurit. Ai thotë se eksperienca e tij në shkollë dhe në Universitetin e Oksfordit e ka bindur ‘se sa të lehtë e kanë disa njerëz që të shkëputen nga realiteti’.

15 komente në “Nuk është vetëm ekonomia, është edhe morali!”

  1. Sinani says:

    Ne vetevete ky eshte dhe thelbi i krizes qe ka pushtuar nje pjese te mire te vendeve te botes.

  2. Shkodrani London says:

    Sa te dale prej ujit Sali Kurva,do ta lexoje e do njihet me shkrimin e tije.Do te shtohet edhe emri i tije ne listen e marksisteve,qe kerkojne taksen progresive. Edhe Mark Haddon,do shpallet neobllokmen e pinjoll i komunizmit nga Kryemut nistri Sali kurva e Vicidolit

  3. anticensurë says:

    vllajo ti nuk ke të drejtë!
    këtë ta vërtetoj unë shpejt e shpejt!
    NASTRO(NASTRADIN) shkruaji shpejt e shpejt këtij kriptokomunisti pasardhës të enverit,se ja fut kot!
    shkruaji njëherë se sa duhet të paguajnë të pasurit dhe sa të varfërit!
    aman të keqen nastro ma mbaro këtë punë shpejt se ja kam premtuar këtij tipit anglez!unë për vete smarr vesh nga ekonomija,por ti je fantastik!e njeh si askush tjetër!!

  4. Dilua says:

    Bravo zoti Mero Baze ju falenderojme per mundesin qe na jepni dhe qe pranoni komentet tona.
    http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=WCQjZtU-iww

  5. Drejtesia says:

    Modelet e teorise se Z.Mark Haddon duhet te fillojne qe nga
    Kryeministri,Presidenti,Kryetarja e Kuvendit,dhe deri tek c’do parlamentar.Me tej ne qeveritaret e c’do qyteti ngaqe u kalbet prej nje pasurije qe s’u takon.
    Tjeter pune qe s’u pelqen dhe me pozitat e kolltukeve burgosni cironkat,shkelni drejtesine,shtoni urejtjen ne popull. S’ka dite mos vetevritemi o mos vrasim njeritjetrin,pse s’pergjigjeni per kete kancer,po na cate prapanicat me volibollin tuaj te qelbur PS-PD?

  6. lexuesi says:

    “the curious incident of a dog in the night time” eshte nje roman shume interesant qe hedh drite mbi femijet otist me asperger sindrome dhe ndihmon njerezit e tjere te kuptojne veshtiresite qe femije te tille kane me shoqerine dhe realitetin.

    nese njerezit do ishin te edukuar ndaj ketij fenomeni do dinin ti dallonin dhe ndihmonin njerezit qe vuajne nga kjo syndrome, por me kryesorja nuk do i zgjidhnin ne politike qe te qeverisnn vendin sepse atyre ju mungon ndjeshem ana e emocioneve sidomos te shprehurit e dashurise.

    shqiptaret nuk ishin ne gjendje te dallonin cmendurine tek saliu dhe ju vjen cudi kur ai jep urdher te vriten 4 te pafajshem ose kur krimi ka pllakosur vendin dhe cdo dite ka vrasje, saliu nuk ka aftesi te ndjeje dhimbshuri njesoj si hitleri-ne qeverisemi nga nje i cmendur me kartele!!!

  7. arber says:

    Per te pasurit nuk ka ligje per tu taksuar, sepse parlamentaret dhe

    qeveritaret bejne pjese po ne kete klase shoqerore, packa se deklarimet

    e pasurise se tyre nuk e paraqitin gjithmone kete gje.Per te ardhur ne

    pushtet ata bejne premtime qe ne shumice e rasteve nuk i realizojne.

    Pushtetin e duan per perfitime personale qe i realizojne me korrupsion

    e gjithfar pislleqesh.Kjo duket qarte edhe te ne. Kapitalizmi me pronen

    private i pjell te gjitha keto.

    1. elton says:

      Epo ky stan ket bylmet ka. Keshtu eshte kapitalizmi,si e prisni,te jete ndryshe?.
      Me llafe,komunizmi eshte sistemi me i bukur dhe me i drejte.

  8. Shume i sakte ne filozofine tij!
    Para shume vitesh nje miku im kishte nxjerre te njejtin filozofuar te njejten gje:Shkaterrimi i moralit njerezor e coi boten ne krizen ekonomike qe po perjetojme!
    Fatkeqesisht ne, ne Shqiperi ku asgje nga i madhi ZOT nuk na mungon moralin e kemi ….te shprishur!
    Nuk kemi pse gjithmone fajin ja ngarkojme politikaneve pasi jemi vete ne ata qe ju japim pushtet te plotefuqishem!
    Duhet te ndryshojme rrenjesisht!
    Uroj dhe shpresoj qe ndryshimi te filloje te pakten me zgjedhjet e rradhes me 2013-n ku paresore te jene kandidaturat dhe jo listat emerore te gjobepaguesve te kryetareve te partive!
    Kini mendjen dhe mos perserisni fajet e deritanishme!!!

  9. SH.K says:

    ‘TE ÇPRONESOHET ÇPRONESUESI’Marks
    ‘UNE DUHET TE PAGUAJ ME SHUME TAKSA’Mak
    ”Ekonomija e tregut(e lire)nuk egziston”Ha Joon Chang
    ”Globalizacioni nuk ka pasuruar vendet e varfera”Ha Joon Chang
    ”Nuk jetojme ne boten e dixhitalit,lavatriçja ka nderruar nivelin e jeteses me shume se interneti”Ha Joon Chang

    p.s Ha Joon Chang- me origjine koreane profesor kembrixh e konsulent i F.M.I. Ne shqipetaret duhet te kemi durim.Nje çerek shekulli na u be ‘politike’ si ta kuptojme sistemin e ri ekonomik:”LIRIA E TREGUT TE LIRISE SE TREGUT” e tani do fillojme pas ‘imunitetit’ te flasim per BUKEN,MIREQENJEN,POPULLIN,VARFERINE.KUJDES SE MOS NA SHKON MENDJA E NDERROJME KETA POLITIKANE SE NA MORI DETI SE LUMI KA KOHE QE NA KA MARRE.

  10. e verteta says:

    Mjaft “bindes” sidomos komenti i “shkodranit London”,me mendime te thella e fjalor te “zgjedhur”,sic i ka hije nje “desidenti” plot kulture e patriot qe jeton e mendon per hallet e shqiperise.Kujte si ka rene pjesa te miret me politike !
    Problemi i taksave nuk eshte aq i lehte sa te zgidhet me dy fjale:Eshte nje thike me dy presa,eshte nje problem qe vazhdimisht proukupon qeverite dhe partite ne te gjithe boten.Shkurt:nese me ane te taksave dobsohen te pasurit,rrjedhimisht do te bien investimet madhore,shtohet papunsija ,shtohet varferija…Ne problemin e taksave kerkohet shum maturi dhe zhdervjelltesi…

  11. e verteta e vertet says:

    e verteta paguaj taksat njehere pastaj na trego zhdervjellsine e te mos paguarit.

    eshte klasa e mesme e ulet qe mban te gjithe barren e taksave te shtetit ne kapitalizmin e sotshem.

    nese je shume i pasur dhe ben te ardhura mbi 1/2 milion taksohesh vetem 2%, nese ben nen kete shume taksohesh mbi 50% te te ardhurave.

    ti i zhdervjellti na trego pak se sa me te zhdervjellet duhet te behen ata qe paguhen me page minimale ose mesatare?!

    dhe nje sqarim te vogel per termin “globalizem” qe e perdorin aq shume sot politikanet, eshte thjesht nje sheqerosje e ekspansion ose imperializm- vjen nje dite qe dhe pusi me i thelle, thahet.
    Atehere c’do bej kapitalizmi?

  12. e verteta says:

    e verteta e vertete,
    une jam thjesht nje pensionist, pa asnje lloj te ardhure tjeter,o zotri, qe sulesh me nje fryme te sfidojsh tjetrin,por,mesa shoh,ne kete drejtim di me teper se ata te cilet,pa i njohur si duhet mundohen qe problemet ekonomike,nxitojne ti perdorin per qellime propogadistike e demagogjike…

  13. reformer says:

    Na e bete koken daulle me filozofime!

    Or zoteri, po te dyja palet e kane fajin edhe qeveria, edhe populli. Sa per opoziten, ajo ka celsat e kashtes, keshtu qe lereni te grije sallate ne twiter.

    Mendjet tona jane aq palla sa mendojne se patjeter duhet ta kete fajin o qeveria, o poppulli. Rruge tjeter s’ka! Po sikur ta kene fajin te dyja palet: edhe qeveria qe ben kokrren e qejfit dhe s’e shqetson njeri edhe populli qe mermerit e filozofon papushim neper kafe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje