Ai është stërnipi i Nelson Mandelës dhe imazhi kryesor i familjes Mandela.
Vetë Nelson thotë se Mandla Mandela, 38 vjeç, është trashëgimtari i tij në politikë.
Por Mandla është përfshirë në një seri skandalesh që kulmuan me një deklaratë ditën e sotme.
Mandla, që është edhe deputet në parlamentin e Afrikës së Jugut dhe kryetar i një fisi të rëndësishëm Thembu, u martua me të shoqen e tij, Tanda Mabunu në një ceremoni tradicionale në vitin 2004.
Por gjashtë vjet më vonë ai u martua me një adoleshente franceze, edhe pse ishte akoma i martuar me gruan e parë. Ai u martua me Anais Grimaud duke sfiduar ligjet e vendit, që nuk e lejojnë bigaminë.
Në shtator të vitit të shkuar francezja bëri një djalë dhe ai u quajt Qheya nga vetë Mandela.
Gjërat u komplikuan sërish vjet në dhjetor kur Mandla u martua edhe me një princeshë nga Suazilandi, Nodiyala Mbali Makhathini.
Por sot, krejt papritur, Mandla bëri të ditur se i ka dhënë fund martesës me francezen Grimaud.
“Familja Mandela e ka dërguar Anais Grimaud në shtëpinë e saj pasi u zbulua se ajo kishte një aferë me një nga vëllezërit e mi,” thuhet në deklaratën e Mandla-s.
“Mund të konfirmoj se testet e ADN-së rezultuan se fëmija nuk është i imi,” tha ai për djalin e lindur vjet.
Si shumë lëmsh i ka bërë punët pasardhësi i qëndrestarit Mandela.
MODA E FUNDIT ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/07/john-galliano-fall-2012.html
Ky e ka ne terezi po ca ti bej une komshijes
Qe ka nje ore qe gerthet ne celular sikur
Eshte maj malit e nuk me le te fle.I bej thirje
Gjithe telefonive celulare Ju lutemi mos beni oferta
Se shqiptaret nuk dine ti perdorin celularet
albanazet nuk kane pse komunikojne ne cel, dhe pa telefon, ana tjeter i degjon mire se gerthasin nga rryli fytit.
il popólo albaneze.
no! il pópolo albaneze
….il popólo albaneze…..
ky qeka per president shqipnije se asht pjellor..