KSHH shpreh shqetësim në lidhje me faktin se ligji i ri për referendumet po zvarritet prej vitesh. Ata theksojnë se nisma e mazhorancës për referendum bëhet vetëm bazuar në nenin 177 të Kushtetutës, që thekson se amendimet duhet të miratohen më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar
Pavarësisht debateve të zjarrta të këtyre ditëve për çështjet e referendumeve, një problem shumë i madh është edhe fakti se në Shqipëri nuk ka një ligj të ri për referendumet, edhe pse Kodi Zgjedhor është amenduar disa herë. Puna e ligjit për referendumet është lënë në harresë duke sjellë paqartësi dhe pengesa të shumta.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
“KSHH shpreh jo vetëm keqardhjen por edhe shqetësimin që edhe mbas Dhjetorit 2008, kur u miratua Kodi i ri Zgjedhor, ligji i ri “Për referendumet” ende nuk është miratuar. Në nenin 185, pika 2 të këtij Kodi thuhet se, pjesa e nëntë (referendumet) e Kodit Zgjedhor të vitit 2003 të ndryshuar mbetet në fuqi “deri në miratimin e ligjit të ri “Për Referendumet e Përgjithshme dhe Vendore”.
Edhe pse në dispozitën e mësipërme për miratimin e këtij ligji nuk u caktua ndonjë afat, KSHH, duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të tij, mendon se, një vonesë e tillë nuk është e justifikueshme.
KShH arrin në këtë përfundim, sidomos edhe për faktin se, qysh në vitin 2004, Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i, lidhur me dispozitat për referendumet të përfshira në Kodin Zgjedhor të vitit 2003 kanë bërë jo vetëm vërejtje serioze por kanë parashtruar edhe 5 rekomandime të rëndësishme që do t’i shërbenin përmirësimit të këtij ligji,” thuhet në njoftimin e KSHH.
“KSHH konstaton se, qysh nga viti 2004 dhe deri më sot, ndërsa Kodi Zgjedhor është ndryshuar disa herë, asnjë dispozitë për referendumet nuk është rishikuar,” vijon njoftimi i KSHH.
Ata theksojnë se e kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë çështje pranë institucioneve, por nuk kanë marrë një përgjigje.
Në njoftim thuhet edhe se referendumet për rishikimin e Kushtetutës rregullohen nga neni 177 i Kushtetutës, që parashikon votimin në Kuvend me shumicë të cilësuar dhe më pas votimin nga populli.
“E shikojmë të nevojshme të theksojmë se, në nenin 185 pika 2 të Kodit Zgjedhor bëhet fjalë vetëm për miratimin e një ligji të ri “Për Referendumet e Përgjithshme dhe ato Vendore” sepse çdo nisëm për rishikim të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ratifikimi i tyre me referendum mbështetet në nenin 177 të Kushtetutës. Në këtë drejtim është shprehur në vendimin e saj nr.23, datë 24.07.2009 edhe Gjykata Kushtetuese.
Për KSHH-në, miratimi i ligjit të ri, sidomos “Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore”, do të krijonte mundësi reale për zbatimin në praktikë të një prej parimeve themelore kushtetuese: “E drejta e popullit për të ushtruar sovranitetin e tij edhe drejtpërsëdrejti”.
Për KShH-në, vonesa për miratimin në ligjin “Për referendumet” ka ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre sepse nismëtarët janë ndeshur me vështirësi, paqartësi dhe keqinterpretime të ligjit edhe nga KQZ-ja. Në fakt, dështimi i këtij apo atij referendumi të nevojshëm dhe të ligjshëm mund të dekurajonte jo vetëm nismëtarët e tyre por sidomos mijëra mbështetës nënshkrues të formularëve tip përkatës.”
Berisha e tha kot ate opsionin referendum.
Ju e hani buken kot!
Krimi po ben kerdine kudo si ne qeveri deri ne rruget e qyteteve shqiptare.
Nje organizate simoter e juaja ne bote do ishe ne medie 24/7 ne kushtet e ngjashme me Shqiperine!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html
Po si pra asht tu pyt shum Doktori per per nene e ligje. I pelqeu e ba, si pelqeu se ba. Qfar ka ktu per me u merzit?
lymi-forever-young
As’ni gja nuk ka ketu..
I pelqen Shkelxenit ….E bajme!
PO KUR NUK KA LIGJ PER REFERENDUMIN-SI SHPREHJA ME E LARTE E DEMOKRACISE USHTRUAR DIREKT NGA SOVRANI POPULL NE KETO 22 VJET SI TA KUPTOJME DEMOKRACINE?Parlamenti i uturakeve te florinjte ne shtepi e te fillohet nga e para viti ’90 se nuk po na qasin as ne BALLKAN.
Kerkojme integrim se ndihemi ‘dele e zeze’ apo kerkojme te jemi te barabarte me ‘merite’ me serbet e greket’
-Serbija dhe Greqija:kane popujt,kane kushtetute,kane parlament qe perfaqesojne popujt,kane qeverri te dale nga parlamenti i popujve qe ushtron funksionet ne interes te popujve bile ben edhe brenda vitit 3 here zgjedhje kur i ‘kerkon’ sovrani popull.
-Bathorja (ish Shqiperija)nuk ka popull(mbi 50 perqid,mosha me e re jashte),e per rjedhoje nuk ka kushtetute te e perrjedhoje nuk ka parlament ta perfaqesoje e per rjedhoje qeverri te dale nga shumica por nga 4 ilirjane me mbiemrat TAVO, e per rjedhoje ajo nuk mund te shikoje interesat e popullit e smund te beje zgjedhje te parakoheshme se perfaqeson VETVEHTEN,KRIMIN,KORRUPSIONIN,SHTETIN AUTOTITAR PER TE RUAJTUR TE PA PREKUR ATO.
nuk i plasi popllit per referendudumet e sales me deputonjsit e vet, a e marrin rrogen te plote le ti zgjidhin vet hallet e tyre…
Me porosi te Vasilika Hysit flasin keta te Helsinkit Shqiptar.
Po kush i pjerrdh keto komitete ne vendet tjera?
Ne kodin zgjedhor te 2004, shprehet qarte zberthimi i neneve 150 dhe 177 te kushtetutes, se si bahen referendumet. Por Selvi Bardhoku, zedhanese e PD, nuk e din ket gja, dhe ja fut kot.
Mbasanej, referendum nuk do te kete se s’ja mba bytha SRB-it. A e dini cka don me thane qe ai ta humb referendumin. Vetvrasje e shkaterrim i PD….
A e kuptoni o njerez qe kjo eshte loje e Sali kasapit qe te heqe pergjegjesine per mosmarrjen e statutit. PO ku pyet per imunitet Sala. U be Gerrdeci, Fatmir Mediut j’u hoq imuniteti po gjyqtaret e Sali Gerrdecit nuk I preken asnje qime. PO si ka mundesi qe imuniteti I,eshte hequr shume politikaneve , por asnje nuk eshte gjetur fajtor ose burgosur. Keshtu I bie qe fajin qe ne nuk po marrim statusin dhe luftojme korrupsionin nuk e ka imuniteti, por Sali Kasap Gerrdeci qe nuk pyet per ligj.