Kreu i SHISH nuk figuron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile

14 Gusht 2012, 10:00Politika TEMA

Kreu i SHISH i emëruar pak ditë më parë nuk figuron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Sipas gazetës “Shqip”, emri i Visho Likës nuk gjendet në listë në Regjistrin Kombëtar Civil të vitit 2008. Ende është e pa konfirmuar nëse mosprezenca e Likës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ka të bëjë me faktin se ai nuk ka qenë në listat e zgjedhësve.

Dje gazeta publikoi lajmin se Kreu i SHISH mban dy nënshtetësi, atë shqiptare dhe kanadeze. Por, nëse merr nënshtetësinë kanadeze bën këtë betim: “Betohem se unë do të jem përkrahës dhe do t’i tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabetë II, Mbretëresha e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve të saj, dhe unë me besnikëri do të respektoj ligjet e Kanadasë dhe do të përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez”.

Por, në një reagim të tij Fatos Klosi ish drejtor i SHISH sqaron se ligji  e përcakton qartë: “Qoftë edhe për një nënoficer të SHISH nëse ka qëndruar jashtë Shqipërisë me ditë, praktika parashikon që të kërkohet informacion nga Interpoli”.

Sipas tij është e pamundur që drejtori i SHISH të ketë detyrime ndaj një shteti tjetër përpos atij shqiptar.

Gjithashtu mbi kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika krijohen edhe alibi të tjera. Ai ka dy data të ndryshme datëlindjeje. Në faqen zyrtare të të SHISH te biografia e Vishës është shkruar se ai është lindur më 12 mars 1956, në Shkodër, ndërsa në profilin e Facebook , ai shkruan se është lindur më 12 shkurt 1960. Katër vite më pak!

Kështu që sipas faqes zyrtare të SHISH ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në vitet 1976-1981, d.m.th ka filluar universitetin në moshën 20-vjeçare. Ndërsa nëse llogaritet datëlindja e shënuar në Facebook Lika i bie të ketë filluar universitetin 16-vjeç.

Në CV-në e tij ndër të tjera Lika shkruan se “Është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit,në përmirësimin  punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor , të cilit SHISH duhet t’i përmbahet me fanatizëm.”

Gjithashtu në CV-në përshkruhet puna e kryer jashtë Shqipërisë, në vitet 1998- 2007, por pa përmendur shtetin e Kanadasë.

 

18 komente në “Kreu i SHISH nuk figuron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”

  1. 1444 says:

    hera pare ne historine e botes,qe shefi i sherbimeve sekrete,nuk ka shtetesine e shtetit per te cilen punon…rekord gines !

  2. Rrok Qupi says:

    Frroku i vjen hakur ketij refugjatit te ameriks!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
    … apo s’ja mban bytha me kete ?

  3. LIS-KRYETARI says:

    TREGON SE FARE KOT NUK KA DALE ‘LEGJENDA’:’NUK JEMI TE ZOTE TE QEVERRISEMI VETE.Me pare princ vidi 100 perqind i huaj tani nje gjysem serb,nje gjysem grek nje gjysem kanadez ‘shqipetari’Tavo e kallam kusuri’skraparllinj’.LIS(lidhja integrim Skrapar)

  4. O burra tunduni se u mbush vendi me Gomare says:

    po ti e paske kokolepsur veten tende per faqe te zeze
    o ditezi,dhe jo me SHISH-n qe nuk do mend
    se do ta besh pershesh
    sa per betimin qe ke bere me tutje
    si formule e ngjashme me duket,
    Toidhjo si ajo e Nishanit me plote huqe…
    E shohim qe alla Salice po behen te gjitha me hile
    njeri me gjysem zemre dhe tjetri me dy ditelindje.
    Ketu fillone edhe parodija;
    qe Bujarin dhe Vishen,i nxorri nga shishja.
    (ju kujtoj se eshte fjala per ate shishen
    qe ka fshehur merhumi Sali ne malin e Dajtit)..
    se qysh do vene punet,nuk dine asgje te shkretet
    Saliu vete do ti kollandrise,
    si per vehte ashtu edhe per te tretet.
    Tani ka edhe gurin edhe arren ne dore
    Thelpinjte per vete,Levozhgen per tabore…

  5. deni says:

    Prisni prisni , se cfar do degjoni se Z.Klosi do flasi per kete
    shef te madhe te shish, se car karjere ka pas , solo sali berisha ja di daljet nga mali i zi per ne serbi…

  6. I-liri says:

    Nuk ka mundesi mos me e pase emnin ne gjendjen civile. Te gjithe e dime, qe para se me fillu pune, duhet mi cu shefit te burimeve njerezore, nje certifikate personale.
    Ndryshe ky (kjo) Visha, jo ma qe nuk dihet se cfare shtetesie ka, por as ne asht mashkull apo femen. Pra nuk fillo dot pune. Ka me shku si me Tan Hoxhen dhe Nishanin…

    1. Nena e zeqos ne maje te geshtenjes says:

      Tamam !Do te kthehet nga rruga kur te niset per ne zyre dhe do ti thote shoferit : Mbaje shofer se me shpetoi! dhe me brek ne duar do fshihet ne ane te rruges. Po tani nuk ka me dhe plepa te futesh pas tij. A nuk i doli Tan Hoxhes ne diell dhe ja pane te gjithe ate qe Sala ja kishte ne sirtar qe nga koha e sigurimit .

  7. lili says:

    po ky mos eshte naj serb qe ka marr letrat e Likes?? Se mbasi nuk gjendet ne registrin civile ky verteton de facto se sa te besueshme jane te dhanat n’ate register§Ama voton me dy karta sigurisht!

  8. antispiuni says:

    ha ha ha:)

  9. malcori says:

    qe ne fytyre duket qe eshte palo burre,po me te mire burra jane ata qe ja pijne lengun

  10. lili says:

    a ka kush me shku ne faqen zyrtare ne kanada me kontrolluar se cfare data name ka dhane ne Kanada:rrena kur kerkojsh nenshtetesine eshte nje arsye per ta anuluar ate nenshtetesi!

    1. Artur Duka says:

      Kete mund ta bejne vec zyrtaret e emigracionit kanadez. Nuk e di ne c’rrethana ka ikur ky atje:

      nqs ka bere aplikim te rregullt, emigracioni nuk ka pranuar titularet e sherbimeve sekrete, pra ky do kete aplikuar thjesht si matematikan.
      (dmth ka genjyer)

      Nqs ka ikur si azil kerkues pas trazirave te vitit 1997, atehere mund te kete thene qe ka qene kercenuar nga bandat e socialisteve.

  11. Diaspora says:

    Sapo lexova nje Interviste te megallomanit Nikoll Lesi, Me beri cudi Visho Ajazi ky njeri ishte ne krye te ShIK-ut te Gazidedes dhe dogji redaksine e Koha Jone, Por Nikoll Lesi qe sot po i puth menderen Berishes dhe ketij Shikasi per nje cope post, se Lesi eshte njeriu i vetem qe vdes per post, egoist i paperseritshem ne llojin e vet…Eh cfare ben paraja, bisnesi e politika…. te ben si ai filmi “Lesi”….

  12. orli says:

    Nuk e ditkeni ju!”interpoli”(sala) e ka kontrolluar,çdo gje ne rregull!!

  13. SHABA says:

    Per kte shtet ku ben pjes nuk ka ndonje problem qe esht pa nenshtetsi shqiptare,nuk ka çfar sekretesh te nxierri ky person, se ne si shtet SHqiptar, kemi njezet vjet byth jasht dhe nuk kemi çfar te fshehim me, ne jemi katandisur si ato kurvat qe shesin pilaf mbrapa pallatit kultures per fqinjet tan dhe per mbar boten, ne kemi nje shtet bythgrisur dhe pa dinjitet ashtu siç jan politikanet qe drejtojn kte shtet ashtu eshte dhe shteti SHqiptar sot,kta politikan qe drejtojn shtetin sot i kan katandisur shqiptaret qe i vjen turp te tregojn origjinen,çfar do bej me shum se çka ber me par ky pisanjos, vetem do vjedhi nje dor te mir lekesh nga taksapagusit shqiptar, mender jush do i fusi dhe nje te dhjer ne rinas dhe do shkoj prap nga ka ardhur,sepse dhe ky verior esht,nuk i pergjithsoj te gjith po pjesa derrmuse nuk e duan shtetin,pelqejn anarshin dhe nuk jan atdhetar shikoini me vemendje gjithmon per te huajt dhe ne disfavor te kombit kan luftuar vetem per para,jo te ter se ka patur dhe atdhetar por kan qen me kokrra,shikoni si e katandisen shqiprin sa ju dha rasti e ben hale per turp te njerzimit,ku vetem era shtet nuk vjen,dhe ky firauni shoku i ktyre esht per te vjedhur esht kthyer, mjer ai popull qe mendon pak per kombin se ata plus fukarallikut vuajn dhe kafsherin dhe pisllekun e ktyre mostrave qe historikish e kan rrenuar at vend,siç beri dhe mbreti tyre te gjith derrat thot populli nje surrat kan.

  14. Ky nje kriminel i 97-tes says:

    Ky eshte nje nga ata qe ne 97-ten pasi vrane e dogjen Shqiperine ne emer te Sali Katilit u fshehen neper bote (Canada, USA dhe Europe).

  15. Landi says:

    Ky eshte nje “spiun” aq sekret sa nuk rezulton as ne regjistrin e gjendjes civile. Megjithate si “spiun” sekret vetem nje regjister mund ta kete regjistruar ate dhe besoj se eshte me i rendesishem se ai i gjendjes civile!

  16. Emi says:

    Me vjen cudi qe asnjeri nuk e permend faktin qe ky perdor 2 mbiemra. Visho Ajazi Lika. Nje pjese e mire e juaja ndoshta mendojne qe Ajazi eshte emri i babait te tij apo ndonje mer i mesit qe e ka marr ne Kanada por po ta veni re me kujdes eshte Ajazi, e shquar njelloj sic do te ishte per mbiemer, dhe jo Ajaz, e pashquar sic do te ishte po te ishte emri i babait. Per me teper, ata qe e njohin nga vitet para 90, mbiemri i tij ka qene Ajazi dhe une nuk e di sec eshte kjo Lika, pra emri i tij ka qene Visho Ajazi. Kjo, bashke me faktin qe ai tregon 2 ditelindje te ndryshme dhe mungesen e tij ne bazen e te dhenave te regjistrit kombetar, perfshi faktin qe ai eshte faktikisht shtetas kanadez, qe do te thote se ai nuk eshte shtetas shqiptar, te pakten ne pamje te pare teknikisht, perbejne nje baze shume te shendoshe qe duhet ti benin KM dhe Presidentin te mos benin nje emerim te tille. Jam kurjoz po ashtu si e ka marre shtetesine kanadeze, me azil politik? Nese eshte ashtu, pozicioni qe ka tani apo edhe si zv. minister bie ne konflikt direkt me menyren e marrjes se shtetesise kanadeze. Po ashtu, pozicioni i tij bie ne kundershtim me shtetesine kanadeze qe kerkon luajalitet ndaj Kanadase ne cdo rast dhe, ne pozicionin qe ka, do te duhet te arrestoje apo punoje kundra shtetasve apo interesave kanadeze qe mund te jene, ne nje moment te caktuar, kunder Shqiperise, nje konflikt i paster interesi midis midis te dyjave.

    Kjo puna e mbiemrave te ndryshem me kujton presindentin qe edhe ai ndryshoi mbiemrin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje