Panorama bënte të ditur se dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë, për ushtrim prostitucioni!
“Komisariati Nr.3 i policisë në kryeqytet njoftoi se, me akuzën për ushtrim prostitucioni ka arrestuar dy homoseksualë, V. N., 27 vjeç dhe E. B., 26 vjeç, si dhe do të procedojë në gjendje të lirë një klient të tyre, Gj.B., 20 vjeç”.
Më tej jepen dhe detaje: Arrestimi i tyre është bërë në rrugën, “Bardhok Biba” në Tiranë. Pjesa e dytë e kësaj fjalie përmban dhe një absurd idiot. Shkruhet: “mësohet se këta shtetas ushtronin prostitucion mes njëri- tjetrit”! Ndërsa “në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar paruke si dhe një shumë prej 80 mijë lekësh të vjetra (në versionin print të gazetës shkruhej 40 mijë lekë)”. Paruket, thotë policia e cituar nga gazeta, përdoreshin për tu maskuar (!!!), ndërsa paratë dyshohet se janë përfituar nga ushtrimi i prostitucionit. Policia e Tiranës vazhdon hetimet e mëtejshme.
Ka disa mendime që të vijnë përnjëherë kur lexon lajme të tilla.
Së pari, është krejtësisht e turpshme që Policia e Tiranës dhe policia e shtetit në përgjithësi, harron detyrat e saj në atë mënyrë të paaftë sa sot Shqipëria ka arritur një numër të frikshëm krimesh që jo vetëm nuk parandalohen, por nuk u gjenden autorët.
Do të ishte shumë më profesionale për policinë të shpenzonte më shumë energji efikase atje ku vërtet duhet se të hyjë me kaq zell në të tilla histori. Fjala vjen: të kujdesej pak që kur një qytetar merr në telefon 129 dikush të përgjigjet. Merr në telefon 129, por të përgjigjen një m…, shkruante Shekulli para pak ditëve.
Së dyti, duke ditur nivelin e frikshëm të diskriminimit në vendin tonë, do të ishte shumë më e ndershme dhe më e drejtë që media shqiptare të heqë dorë nga publikimi për ngjarje të tilla i emrave apo detajeve të tjera të personave të përfshirë në të. Jo vetëm që media shqiptare nuk e bën këtë gjë, por duket se është pafund e lumtur kur mundet të sigurojë edhe foto në të tilla raste. Pasojat janë të pallogaritshme jo vetëm për personat e përfshirë në ngjarje, por sidomos për familjarët e tyre. Kjo është diçka që gazetarët duhet t’ua kursejnë njerëzve të zakonshëm që lajme të tilla u bien si rrufe në qiell të hapur. Sikur mos mjaftonin streset dhe shqetësimet e jetës së përditshme. Aq më tepër që “krimi” për të cilin akuzohen nuk është vërtetuar në Gjykatë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë fjalën e fundit. Por vetëm kaq, ama, do të mjaftonte që jeta e këtyre të rinjve të shkatërrohej përfundimisht.
Së treti, ka një ndjeshmëri në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me personat LGBT në Shqipëri, por ka pasur dhe një debat paraprak edhe për prostitucionin në vend. Zelli për të dalë me komunikatë për këtë ngjarje duket më shumë si një diskriminim ndaj gjithë komunitetit LGBT, por edhe si një bllof për të treguar se tani që jo vetëm nuk e hoqëm ligjin që kriminalizon prostitucionin por shtuam në të edhe dënimin e klientëve, ja ku e kemi dhe rastin e parë për të demonstruar se “ka shtet në këtë vend”. Shtet si ky i joni ku nuk dënohen ata me bllok në dorë që vjedhin miliarda, as ata që vrasin njerëz në Gërdec apo në mes të bulevardit, as ata që mashtrojnë me pasurinë publike të këtij vendi si t’ua kish lënë babai trashëgim, as ata që ndërtojnë piramida të reja financiare e as ata të tjerët që nuk lenë ditë perëndie pa bërë ndonjë zullum në kurriz të së ardhmes sonë.
Nuk ka pasur ende një debat të mençur mbi filozofinë e ligjit për të kriminalizuar prostitucionin dhe klientët. Qëllimi pas një legjislacioni të tillë (të futur në fuqi në komunizëm) ka qenë për të “mbrojtur moralin dhe shëndetin e shoqërisë”. Qëllimi pas viteve 90-të ka qenë sidomos për të zhdukur trafikimin e femrave dhe vajzave të reja.
Kur tre të panjohur kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri tjetrin dhe meqë njërit i gjenden disa lekë, atëherë policëve (i përfytyroni pak, ata me barkun që u qëndron i varur) u hip zelli i madh për t’i kapur në flagrancë! Do mbrojmë moralin e shoqërisë (fjali më absurde nuk gjen, po meqë kështu e koncepton shumica), atëherë pse nuk merremi me prostitucionin e zyrtarëve, bosëve, politikanëve, a të tjerëve? Ligji, në formën që është sot, përfshin në konceptin për prostitucionin çdo formë favori në këmbim të marrëdhënieve seksuale. A nuk do duhet të procedoheshin edhe ata që mezi presin të punësojnë sekretare me gjoksin e madh, këmbët e zbuluara apo buzët e fryra?
Fjala vjen, me kryetarin e Bashkisë në Kamzë, atë të famshmin Xhelal, që e akuzojnë akoma për paranojak dhe maniak seksual?
Së fundmi, ka një mungesë të frikshme të kulturës rreth seksit në këtë vend. Ndoshta që tek kjo e fundit vijnë zgjerohen në formë rrathësh gjithë problemet e tjera me të ashtuquajturin “moral të shoqërisë”.
Dhe e fundit fare: termi homoseksual, duhet hequr nga përdorimi zyrtar edhe nga komunikatat e policisë pasi është një term diskriminues. Homoseksual u zgjidh si një term biologjik. Sot quhen gej!
avash o polica se do te na shqetsohen ambasadort europjane per te drejtat e beqireve,dhe do pengojne procesin e integrimit.
dhe do ta ket problem edhe sala se nuk mund dot ti akuzoje ata si pengues te procesit,
por megjithate do ta gjej rrugzgjidhjen sala se do t’ja fusi Ed Romes me te shara..
“e ka fajin diktatura”-do thot sala…….
ha haaa hee yyyyyyyyyy……………
demokraci beqire…
demokraci zeqire…..
sal shaqir demokracija……….
Pse s’me arrestojne edhe mua bashke me ta!
Atje ne burg eshte qef thone!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje.html
Osht piku i vapes ne Tiron ene policia ka fillu tu gjurmu grat me flok te verdha qi ne ket rast na dolen transe,,Gjeloshi i shkret qi ka ardh prej Puke ne Tiran shyqyr qi ja thithen njiher,..por i pafati ..i pa fat ngelet ..ja lan mtinin pergjims ene i josht bo tani djath kackavadh mrena ne tope…Hej pulica shkerdhata,…
U vjen inot se Berisha su ka dhan akoma shperblimet ene dun seks badjava..sic bon Pashuku me Pashakon tek Palamuti
“Policia eshte me ne”, “policia eshte si ne”, te pranohen edhe bytrharet ne polici, se boll lepine bythen e te tjereve per nje kacidhe!
avokati i popllit do protestoj,
se kta verqirat duan burg specjal.
se ata jan objekt aktracjoni edhe nga burgi i burrave edhe nga ai i grave..
nji burr nji gru nji polic
Ministri dhe zv ministri i rendit drejtori i pergjithshem i policise duhet te japin doreheqjen menjehere per shkak te gjendjes qe eshte krijuar ne vend
te shkarkohet nga detyra kryetari i organizates se brimaxhinjve Tore Mytha.
Sal Brimshpella
Shkrim idiot. Pavaresisht se cfare kane bere policat, apo qellimet e tyre, shkrimi eshte tendecioz dhe i mbushur me filozofi perderastesh.
Termi “homoseksual” pershkruan ne shqip tipin e personit ne fjale. Nuk behet fjale per ndonje diskriminim.
Me sa duket autorit i diqka dicka. Gej nuk eshte shqip dhe nuk ka asnje kuptim. Ndoshta me shqip akoma duhet thene “pederast” ose “sodomit”.
Mendje e ngushte dhe mjerane. Eshte pranuar shkencerisht sot qe frika ndaj gej-ve eshte gjithmone me forte pikeritsht tek ata qe kane te fshehur nje instikt te tille ne vetvete.
Pergezime per shkrimin. Sot shqiptaruqet si puna JC jane “evoluar” qe te pranojne gjithcaka negative qe mbizotron ne kete vend, tamam si ne vendet e botes se trete me te cilet ngjajme per shtet
robo, nuk jam une mjerani. S’behet fjale per frike nga homot. Behet fjale per neveritje per akte te tilla qe ta shpifin.
Ti e paske henger indoktrinimin e botes globale si gjelle te shijshme. Asnje gje nuk eshte pranuar shkencerisht, sepse morali nuk matet me shkence. Problemi eshte qe fene tende kerkon t’ja imponosh te tjereve duke i futur nje “shkenca ka provuar…” sikur ne jemi idioter dhe s’marrim vesh nga shkenca.
Interesante perkufizimi yt per gjerat negative. Kjo ne rastin me te mire eshte thjesht nje observim i asaj qe eshte e natyrshme, dhe ne rastin me te keq kemi te bejme me nje coroditje te mendjes dhe te shpirtit qe te mos dallosh dot se vetem lidhja mashkull-femer ka kuptim/llogjike/natyrshmeri.
Provoje te kunderten me nje tub uji, magnet, elektricitetin, etj.
Kush eshte idioti tani?
Tub uje magnet mashkull-femer? Disiplino mendimet.
Sa vjec je ti lali? Kur cahet tubi i ujit, shko pyet pak ustallaret, cfare e rregullon nje mashkull-mashkull, apo mashkull femer?
Magneti, cfare bejne dy pole te njejta shtyhen apo afrohen?
Elektriciteti, si funksionon cdo qark, me plus/minus, apo plus/plus apo minus/minus?
Jeta eshte e mbushur natyrshem me modelin mashkull/femer. Cdo model tjeter eshte deformim i normales.
Policia shqiptare punon shume planeshe.cfare ti dale perpara.Eshte polici e forte bre,e kap leprin me qerre.
shkrim shume i goditur , bravo
Bravo per shkrimin. Kjo me hskoi direkt ne mendje kur lexova lajmin per arrestimin e tre Gay-ve. Kush e vertetoi se po benin prostitucion??? Kane qene duke bere qejfin e tyre. Komentet e meparshme jane gjithe urrejtje sic eshte shoqeria Shqiptare ne pergjithesi.