Tahiri: Krimi ka mbërthyer vendin, ndërsa Berisha mburret me rekorde noti

13 Gusht 2012, 13:31Politika TEMA

Partia Socialiste me anë të deputetit Sajmir Tahiri, tha se situata alarmante e krimit në vend ka vetëm një përgjegjës: kryeministrin Sali Berisha.

“U mbyll dhe një tjetër fundjavë me bilanc të denjë lufte, ndërkohë që sot filloi java po njëlloj; vrasje, plagosje, aksidente me pasojë vdekjen dhe plagosjen, vjedhje, grabitje, e plot të tjera. Vendi i është kthyer terrorit të kriminelëve ordinerë dhe bandave mafioze. Ca vjedhin e vrasin, të tjerë grabisin e vënë gjoba ndaj sipërmarrësve, ndërkohë që shteti është gjunjëzuar i tëri. Ata që e vuajnë janë qytetarët, që sot janë më të pasigurt, më të pambrojtur e më të kërcënuar nga hajdutët, kriminelët dhe bandat. Për masakrën e përditshme që po ndodh sot, për vjedhjet dhe grabitjet, për aksidentet rrugore, për plagosjet dhe vrasjet, ka vetëm një përgjegjës, dhe ky është Sali Berisha.

Përgjegjësi që fillon që nga emërimet në pozicionet kyç të shtetit të militantëve partiak por të paaftë për një punë, te mungesa e burimeve financiare dhe infrastrukturore, e deri te mungesa e vullnetit për të qeverisur e për të garantuar standard minimal sigurie dhe garancie për jetën e çdo qytetari shqiptar.

Qytetarët grabiten në mes të ditës, ndërkohë që Sali Berisha dërdëllit për imunitetin. Vriten në rrugë, në shtëpi, në plazh, në qytet e fshat, ditën e natën, ndërkohë që Sali Berisha grabit institucionet e pavarura, siç bëri më së fundi me KLD dhe SHISH me ndihmën e President Bujarit,” tha Tahiri.

“Rrugët lahen me gjak nga aksidentet skandaloze ku humbin jetën fëmijë, të rritur e të moshuar, ndërkohë që Sali Berisha mban rekorde noti.

Shqipëria digjet, e Sali Berisha krihet, do thoshte populli.

Cili nga kriminelët e rrugës, nga hajdutët ordinerë apo bandat e armatosura që terrorizojnë qytetarët ka imunitet? Kush po i mbron kriminelët që vrasin e pastaj lirohen për të vrarë përsëri? Po hajdutët e grabitësit kush po i lë të lirë?” vijoi deputeti i PS.

Tahiri tha se hajdutët e kriminelët nuk dënohen.

“Kush do e dënojë Ndrea Prendin dhe gardistët e tjerë, kur gjyqin ndaj tyre e kryeson po e njëjta gjyqtare që la të lirë vrasësin që i mori jetën një gruaje për varësen para pak ditësh. Si mund të dënojnë hajdutët e kriminelët gjyqtarët e korruptuar, kur Sali Berisha dhe President Bujari emëruan Cefën në krye në krye të KLD, qeverinë e gjyqësorit, njeriun që më së pari i duhet të mbylli çështjet e veta gjyqësore për grabitje pronash.

Kush do garantojë rendin dhe sigurinë kur Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më institucion i pavarur sepse u grabit nga Sali Berisha dhe iu rikthye një militanti qorr që për eksperiencë pune ka kohën e SHIK-ut të Gazidedes dhe marrëdhëniet me jashtë në PD.

Kush do garantojë rendin dhe sigurinë kur policia e shtetit, ekspertët dhe specialistët drejtohen nga militantë kaush, që nuk kanë as dijeni, as aftësi e as kompetencë për të luftuar krimin, apo më keq akoma, nga drejtues policie të aftë vetëm për korrupsion e pazare me vetë banditët, kriminelët dhe grabitësit.

Askush.

Sepse kur i pari i qeverisë vret qytetarët e vet, siç ndodhi në 21 janar, e kërkush nuk mban përgjegjësi pas hekurave të burgut, kriminelët dhe bandat bëjnë terror me armë ndaj qytetarëve pa u hyrë gjemb në këmbë.  Kur pazaret e pista i bën vetë i pari i qeverisë, pazaret e më të vegjëlve as llogariten.

Ndaj pa u shkulur Sali Berisha, nuk mund të rikthehet drejtësia në vend. Nuk mund të garantohen institucionet e pavarura, Prokurori, Gjykata, Sherbimi Informativ Shtetëror në radhë të parë, nuk mund të ndëshkohen ata që fshihen pas imunitetit, e po kështu, edhe grabitësit, hajdutët, kriminelët dhe bandat që po bëjnë kërdinë dita ditës.

Pa u shkulur Sali Berisha dhe qeveria e tij, nuk mund të rikthehet qetësia dhe garancia për jetën e qytetarëve, sepse i pari që e kërcënon, është vetë Sali Berisha.”

 

13 komente në “Tahiri: Krimi ka mbërthyer vendin, ndërsa Berisha mburret me rekorde noti”

  1. Drini says:

    ..ore ktu c’do gje ka marre fund, nuk po merret vesh se ne c’far katraurejemi aq sa dje shikoja zjerrin ne Dajt qe kishte marre permasa te frikshme dhe askush nuk bente asnje njoftim si nga media ashtu dhe nga organet e shtetit qe minimalisht duhet te jepnin informacion per ate se c’po ndodhte 10 minuta larg zyrave te Berishes.

  2. pandelis says:

    O sajmir, mire e ke ti. Ju ne vend qe te bashkoheni dhe shikojme sesi grindet Bracja me Majkon per Zogun. Ju ne vend qe te tregoni se jeni ndryshe nga Berisha nuk jua mban te thoni aq sa thote Mero Baze per Taqin e naftes. A e kuptoni qe nuk jepni asnje shprese. Po pse me qe po flet ti kujtoni se socialistet mezi po presin qe te behesh ti Minister i Brendshem dhe te vendoset rendi.

  3. realiteti i tranzicionit says:

    Tahiri edhe ti fsheh te vertetat,si pjelle komunistesh.Kush e mbolli krimin ne Shqiperi vecse komunistet me pjellat e tyre.Kini 22 vite voliboll PS-PD per te maskuar mekatet e komunisteve ne te dy partite qe polli ramizi me nexhmijen.
    Boll me genjeshtra.

    1. eni says:

      Ata tani qe te degjuan ty nuk do genjejne me, se nje si ty e njeh shume mire realizmin ne shqiperi DHE JA VLEN TE DEGJOHESH.

      Sa per Nexhmien degjo intervisten e fundit tek qe ka dhen per ameriken
      vetem ne zerin e saj ska vend per genjeshtra. Degjoje pastaj fol.
      Se deri sot ke degjuar vec salen dhe te pjellen e tij qe flasin per 41 vjet nacionalizem ne Shqiperi.

      Lere Enverin se sa ishte gjalle burre perpara nuk i doli, perkundrazi tradhetareve te tij ja u plaste ne fytyre SA HER QE E KERKONTE Shqiperia. Por ne 41 vite nacionalizem nenat tona vinin nga puna ne 8 te darkes ne dimer dhe ktheheshin ne shtepi si zonja (Pa dil sot ne mes te Tiranes me femijen perdore dhe me canten supit i shoqeruar me ke te duash….KTHEHESH DOT I GJALLE NE SHTEPI…?????????????????? Ka ngel nje gje aty kur te dilni nga shtepia i takoni fort te gjithe se nuk i dihet ktheheni per drek apo jo).

      Flasim per Salen se ate kemi sot :(” sic e thote edhe zotria me poshte i shkret dhe i semure mendor. ( sala thote per ramen qe ka 10 vjet qe kurohet per semundje, po per kurat e tij ska fol ndonjeher dhe sflet dot).
      I shkreti sala, QE SHIKON ENVER HOXHEN PER SALI BERISHA DHE SALI BERISHEN PER ENVER HOXHA. PRANDAJ KUR FLET PER ENVERIN SKA NEVOJ TE MENDOHET SE TREGON TE TIJAT.

    2. spartan says:

      Po ik ore toc kuklle, Tahiri ka qene 2 vjec kur ka vdek enveri, ca lesh komunisti thu…
      O popull i djegur, hiqe nga mendja se nuk jane te gjithe njerzit njesoj, ka dhe ndryshe… Paske pa dhe volejboll ti, ik re pirdhu

  4. Ben Chicago says:

    tju vije pak keq per salin
    e keni gjetur plak dhe te semure mendor dhe e sulmoni

  5. populli says:

    shteti nuk eshte gjunjezuar, shteti eshte kryemafiozi qe nxit dhe mbeshtet me mafiozat e vegjel.

  6. Kris says:

    Kesaj I thone : Stambolli digjet dhe KURVA (opozita) krihet para ekraneve per te gjetur client.

  7. ani says:

    ik o qorr se ti nuk e ke iden ca eshte shteti.nuk ke arit me mbaru nje shkoll e nuk ke punu nje dite ne jeten tende.po fajet i ka edi rama qe hoqi nga partia profesoret e futi aty rugacet e miliarderet e koruptuar.

  8. Gezimi. says:

    Zoti Saimir, ashtu eshte, por do te doja qe keto te mos ishin demagogji, sic mbeten keto apele dhe gjate qeverisjes suaj te 8 viteve. Tani kerkojme ndryshim radikal dhe te menjehershem, qe te mos themi me se drejtesia eshte e korruptuar etj. Mandatit tuaj 8 vjecar duhet t’i ktheni shpinen e te mos sillni nje tjeter qeverisje a la Nanoiste, ku te gjithe e dime se cfare na solli. Ne rast te kundert rrini ne opozite, se nuk jeni te afte te beni ndryshimin, dhe ky ndryshim duhet filluar ne menyre imediate dhe te jete i jashtezakonshem! Mendoj se ky eshte ndryshimi qe kerkon ky popull.

  9. opozita hiqni berishen po ishit te zotet says:

    mjaft me llafe veproni si opozite.

  10. E di says:

    Socialistet jane te angazhuar/shqetesuar tashme per Reflektimin e kriminelit ne pushtet .
    Eshte skandaloze se ku jane duke e cuar kte vend kta politikan !
    Kryekrimineli ka 22 vjet qe vret zhduk njerez vret hapur ne qytete e fshatra para syve te gjithe botes shet teritore dhe kta presin qe anishqitari berish fazllic janullatos shkaterrusi shqiperise .ju qenkeni njelloj si krimineli bashkfajtore.

  11. Nastradini says:

    Ha,ha,ha, Rekord noti Sali Nastradini ,, ai nuk qendron dot ne podjum jo te qendroje mbi uje ,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje