Tjetër aksident fatal, dy të vdekur në aksin Elbasan- Peqin

13 Gusht 2012, 17:38Politika TEMA
Tjetër aksident fatal, dy të vdekur në aksin Elbasan- Peqin

Aksident- FOTO ARKIVE

Brenda pak më shumë se 24 orëve, në rrugët e Shqipërisë shënohen shtatë të vdekur dhe dhjetë të plagosur

 

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një kamion me targa TE 644 është përplasur me një Golf me targa FRTG 809 dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi Golf-it, Qemal Zhguni, 52 vjeç si dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, Bardhyl Lunguni 55 vjeç, raporton Ora News.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit.

Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e kamionit, shtetasin Jasim Abdyli, 56 vjeç nga Tetova, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

2 komente në “Tjetër aksident fatal, dy të vdekur në aksin Elbasan- Peqin”

  1. PERMETARI says:

    perfundimisht shqiperia eshte kthyer ne thertore. u la ai vend me gjak. gjak kudo . kur do e mar kjo thertore me vete saliun , zhozefinen dhe ter opingaret e sorollopit te tyre?????????

  2. Toni .D. says:

    Drejtimi i nje automjeti do te thote kulture dhe si i tille duhet ta
    respektohet nga cdo qytetare ne udhtime te ndryshme ,duke Respektuar
    Tabelat e sijaleve ,shpejtesi te kufizuar respekton edhe tjetrin gje qe ne SHqiperine tone nuk ndodh,kur duhet kuptuar qe jeta eshte me e cmuar
    se cdo gje tjeter ???????????????.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje