Rebelët sirianë rrëzojnë avionin ushtarak (VIDEO)

13 Gusht 2012, 18:44Politika TEMA

Një avion ushtarak u rrëzua në lindje të Sirisë.

Mediat shtetërore thonë se pati një problem teknik.

Por rebelët thonë se ata e kanë rrëzuar avionin pranë kufirit me Irakun.

Ekspertët po ekzaminojnë disa pamje të ofruara nga rebelët ku pretendohet se avioni është qëlluar.

Piloti arriti të katapultohet, ndërsa kanë nisur kërkimet për të.

Mediat shtetërore thonë se avioni ishte në një mision rutinë trajnimi.

Sipas BBC, avioni që duket në video është një MiG-23, i dërguar në Siri nga Bashkimi Sovjetik për herë të parë në vitin 1973.

Nëse avioni është rrëzuar nga rebelët, kjo do të thotë se ata kanë aftësi të mira antiajrore.

Fuqia ajrore e qeverisë nuk ka qenë vendimtare në këto beteja, por humbja e një avioni do u jepte rebelëve një fitore të rëndësishme nga pikëpamja e propagandës.

http://youtu.be/zYjXxVyOW-A

5 komente në “Rebelët sirianë rrëzojnë avionin ushtarak (VIDEO)”

  1. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

    Pershendes luftetaret sirian qe loftojne per liri!

  2. andrea says:

    Mire qe rebelet – te emertuar edhe nga mediat qe e mbeshtesin luften e tyre, i quan luftetare, por ke lene pa perfunduar fjaline: qe luftojne per lirine e ?????…

  3. ilir says:

    ju befte pushka top…cliroheni shpejt sirine nga diktatura. tik tak tik tak tik tak rradha e kujt eshte???tik tak

  4. pjeter gjini says:

    zoti e allahu ju nimofte per liri ,,trishtime me shkojne kur shof ato masakra !!! turp per ameriken dhe europen qe nuk e ndihmo popullin sirian ,,poshte rusia e kina qe jan pro rregjimit.

  5. A T Z says:

    Te rroje Scotland Yard-i per rrebelet e Sirise sepse vete nuk bejne dot asgje me luften ajrore me merr mendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje