Arben Imami, skandal me tenderin e uniformave

13 Gusht 2012, 18:33Politika TEMA

Një ndër tenderët më të dyshimtë që ka çelur Ministria e Mbrojtjes, drejtuar nga Arben Imami, është ai për blerjen e uniformave që duhet të veshë ushtria shqiptare edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë. Tenderi jo vetëm ka dështuar 2 herë brenda muajit, por është i mbuluar nga hije skandali që në nisje, raporton Vizion Plus.

Në këtë dokument shpallet njoftimi i kontratës nga Ministria e Mbrojtjes. Tek objekti i prokurimit shënohet “blerje e uniformave ushtarake, me fond limit mbi 1.4 miliard lekë, pa llogaritur TVSH, ose në total mbi 1.7 miliard lekë”. Data e zhvillimit të tenderit ishte parashikuar 28 qershori 2012, në orën 10:00.

Shkelja e parë e parë në këtë procedurë është afati i lëvrimit të mallit, çka nënkupton edhe zgjatjen e afatit të kontratës. Ai është 7 vjet, shtrirë në vitet 2012 deri në 2018.

Por a lejon ligji këtë procedurë? Në 10 janar 2007 qeveria ka miratuar një vendim për rregullat e prokurimit publik që mban firmën e kryeministrit Berisha. Tek kushtet e përgjithshme për zbatim të këtij vendimi saktësohet edhe kohëzgjatja e kontratës që prokurohet. Në pikën 3 të vendimit thuhet shprehimisht se autoriteti prokuron dhe financon kontratat për një periudhë deri në mbylljen e vitit. Kjo është e detyrueshme edhe për shkak se buxheti është vjetor e jo disa vjeçar.

Por edhe nëse autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk e kanë marrë parasysh këtë pike, por i janë referuar shkronjës “b”, pra rrethanave të veçanta, sërish kohëzgjatja e këtyre kontratave nuk duhet të kalojë 3 vjet.

Në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, që ka dështuar deri tani 2 herë, kontrata parashikohet 7-vjeçare. Argumentet shtesë të Ministrisë, në tentativën për të motivuar kohëzgjatjen e kontratës, i referohen vendimit pasardhës të qeverisë, datë 8 prill 2008.

Në ndryshimet që i janë bërë vendimit janë shtuar mundësitë për të zgjatur kontratën vetëm për mirëmbajtje kompjuterike dhe shërbimi të ndërlidhjes. Por tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes është vetëm për blerje uniformash.

Megjithatë, edhe në ndryshimet që i janë bërë vendimit, kohëzgjatja është deri në 4 vjet, e jo 7. Kjo dëshmon përpjekjet e Ministrit Imami për t’ia dhënë tenderin gati 2 miliard lekë të reja, jo vetëm një firme preferenciale, por edhe për një kohë të gjatë, që bie ndesh me ligjet e miratuara nga qeveria ku ai është pjesë.

15 komente në “Arben Imami, skandal me tenderin e uniformave”

  1. DURIMI says:

    Poshte katunaret e kuq,qe do komentojne ktu.iNFERIORE,BASTARDE,rrofte Tirona, ekzekutivi i shqiperise,,,,,poshte kaptincepsat pa dhembe, e zorrethare

    1. fule says:


      Rekordet e Notit te Sales paskan cuar ne ekstaze trute e fandaksur te militantve te Partise.

      Nuk eshte me budalla se Mauceduni Sala jo, ja ditka plotesisht psikologjine rrymave fshatare.

      Sa per Imamin nuk kam c’them se edhe Doktori disa vite me pare ishte ne medyshje per te, si gjeneral i Beogradit apo kolonel i Athines.
      Ndaj per mos ti ngelur hatri askujt, e beri Minister Mbrojtje ne Shqiperi ?

  2. Bujari ju degjon says:

    Menojme qe kontrata per te vesh ushtaret te mos behet per 7 vjet,por per 77 vjet.Do te jete me transparente si kontrate,dhe Imami,si gjithmone,ta beje me prokurorim te shpejte,te drejtperdrejt.

  3. LPP says:

    Gazetaret te jene me te pergjegjshem kur raportojne!Ligji per prokurimin Publik e lejon prokurimin me afat 7-vjecar

  4. SPARTANI says:

    Duro o Durim!
    Duro sa te hash derrin deri ne gryke pastaj fillo e bertit (po munde)
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  5. astrit says:

    Per Arben Imamin tashme jane drejtuar aq akuza sa atij s’i bejne me pershtypje por i duken si fitore.

  6. Duro says:

    Skandali me i madh ne kete Ministri eshte shitja e klubit partizani e ideuar nga mbreti Sali nepermjet keshilltareve te tij qe per muaj te tere i ben presion ish komandantit te Brigades logjistike Gjeneral Vladimir Qirjazi per te vendosur firmen dhe ai nuk e vendosi Edhe kur e kundershtoi firmen disa kohe me pare para 4 vjetesh per nje tender e hoqen dhe ai qe firmosi tenderin u be Gjenerel Maksim Malaj qe e zinte gjumi ne ruge dhe me vone u be shef i shtabit te pergjithshem te ushtrise Edhe tani keshtu ndodhi ai qe erdhi komandanti i brigades logjistike Xhemal Gjunkshi u be gjeneral dhe Shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise Ndersa Gjeneral Qirjazi doli ne rezerve lirim cfare koincidence njeriu i ndershem qe nuk kerkon te njolloset ri rugeve pa pune ndersa ata qe firmosin per llogari te me te medhenjve gradohen dhe kapin majat e ushtrise mjer kjo ushtri nga kush drejtohet

    1. elsuida says:

      Pergjigje per DURO-n.

      O zoti DURO, mos valle ke qene ti personi qe i dergoje dashnoret qiriazit ne zyre……????? Nese nuk di gje mos fol kot. Ai u be si don zhuani i ushtrise. Pastaj Malaj apo Gjunkshi si shef shtabi, te pelqen apo jo ty dhe mua njeri do behesh.
      Per Malaj-n te jap et drejte se ishte kukull. Ndersa per Gjunkshin ki inat dhe foli hakun. Per cfare do ta akuzosh, qe eshte operacional dhe nuk i ha qeni shkopin, do ta akuzosh qe ju preu kembet gjithe hajduteve qe ishin ne ushtri, do ta akuzosh qe po ben nje revulucion ne dhenien e gradave duke ju dhene hakun gjithkujt dhe ne sy te te gjutheve>>>

      Ndaj miku im mos ja fut kot dhe mire eshte te kesh ndonje informacion kur flet, jo tia fusesh ne ajer bjeri ti bijme….

  7. qytetar says:

    Norma e perdorimit te nje uniforme eshte pese vjet.

    Kjo afere eshte vjedhje nga do qe ta kapesh.

    Ky minister do te paditet penalisht pas nje viti.

  8. e cfare pastaj? says:

    skandalet e kesaj qeverie s’kane te mbaruar perdite degjojme per nje skandal te ri nga qeveria berisha, shkelje vrasje, krime mafia ne pushtet E CA PASTAJ?

    sali berisha me delir se kurre dhe me i paprekshem se kurre thyen rekorde… shurre ne uje dhe tall dhe menderen me nje popull te tere.

  9. SHKODRANI says:

    imam bajalldi skandali,SPASKA TE SOSUR ME SKANDALE,JAM KURIOZ SALA CA PRET SE VETE BAJALLDIA SI I PA KARAKTER QE ESHTE AS SE CON MENDJEN TE DOREHEQJA EDHE SI I THONE FJALES SIKUR TE DALE MUTI SHESHIT,SIC DUKET EDHE KETU QENDRON SEKRETI QE AI ESHTE I IMPONUAR TE VEPROJE KESHTU,SE SIC THUHET TE NJE FILM KY KA NGRENE DIKUR NJE LUGE CORBE DHE TASHTI VJELL(VJEDH)PER KAPON E MAFIES SERBE GJITHE JETEN,O IMAM PA IMAM S’DO JETE E LARGET DITA QE KAN O BUKUROSH DHE DO SPJEGOSH EDHE SA QUMESHT NENE KE PIRE,TE JESH I SIGURTE,P O P U L L -Z G J O H U,BOLL FJETE.

  10. sherifi says:

    E”h sa te thella i ka rrenjet kjo pune,po ktu nuk eshte vetem koha prej 7 vjetesh me shkelje,ketu problemi eshte se sa eshte planifikuar fondi per nje kostum apo per nje pale kepuce. jame i sigurt qe te gjitha keto uniforma behen me gjysmen e fondit te parashikuar,ose nese fondi total eshte 1.4 miliard leke;keto realizohen me 0.7 miliard qe i bije 700 000 000 milion leke,e shihni cfar behet apo jo? njelloi sikur te vishet ushtria e kines dhe jo ajo shqiptare.

  11. ARON says:

    Tendera formale.Çdo tender shitet qe ne krijim.Dokumentat per zbatim kerkohen e behen te sakta per te qene mire me shtetin ,POR ÇDO GJE SHITET E BLIHET SI TA KENE PERSONALE PERSONAT PERGJEGJES.Kush jep me teper para kesh ky eshte tenderi dhe procesi i tenderimit komplet fallco dhe super i ngaterruar ne letra gjoja te skanarizuara por realiteti eshte kopmplet fallco ,fiton kush paguan me teper,dhe jo kush ka kapacitetin per te bere punen e sakte.Skandalet skane te sosur ne kete paloqeveri hajdute.Nuk flitet per konkurrence te ndershme,jo harroje si Çdo gje ne Shqiperi qe “lulezon ekonomikisht”.Po ndryshimi duket,po duket por nga disa kokrra hajdute e vrases se ata qe i fitojne me ndershmeri duan dhe largohen nga Shqiperia me dhemje por pa shprese tek ndershmeria dhe zbatimi KORREKT I LIGJIT NJESOJ PER TE GJITHE.

  12. emanueli says:

    hahahahahahahahaha
    na mbushet mendjen…lerini idiotesite se late nam.
    Ne fakt skeni faj se RAMA ka nisur fushate ne Twitter dhe ju te gjithe o burra komente ne gazete…. Nuk e kuptoni qe Rama komenton ne twitter sepse paguhet me rroge mujore drastike nga faqja sociale tuitter per klikimet qe ai ka…MARKETING O NJEREZ>…biznes…kuptojeni ndersa gazeta TEMA ben te njejten gje pasi eshte drejt falimentit dhe ska si te terheqe lexues????!!!!

  13. elsuida says:

    Sa qef kane shqiptaret te bejne rolin e ekspertit. Sinqerisht tu lexosh ta hiqni mendjen. Thua me vete booobooo ne cfat ka rene shqiperia dhe ne qe jetojme ne te….pooooor, me vjen keq qe lexoj keto intriga te pafund te cilat te vjen peshtire ti lexosh.
    O shqiptare te shkrete, lerini intrigat dhe mos ndiqni urdha apo shembuj te njerezve te ndryshem. nese jeni kaq eksperte dhe te zote sic hiqeni dhe e doni kaq shume kete vend, perse nuk ngrini zerin dhe tregojuni vendin atyre qe e meritojne….apoooo ska cvend te tregohet kur jane vetem brockulla pa lidhje.
    Ne rast se jeni aq athedashes dhe aq te paster sic hiqeni perse nuk ngriheni, apo keni frike se duke u ngritur nuk keni sec tregoni tjeter vecse faktoni faktin qe tashme jni ju ato te cilet ju jane prere rruget dhe nuk mund te vidhni meeeeeeeee….Imami ka bere vete nje gabim, qe ka lene dhe disa kokrra te vjetra ne ministrine e mborjtjes te cilet mesa duket qenka shume e veshtire tu shkulen rrenjet. i kane hedhur ato qe ne kohen e mehmet shehut…ketu ka gabuar Beni i shkrete pasi ur mori drejtimin e asaj ministrie duhet te kishte bere spastrim…ketu ka bere shume gabim. Dhe normal ato qe jane mesuar qe cdo gje te punes ta konsiderojne private te tyren, atehere i bashkohen gazetes tema me shoku dhe o burra se po bejme lajm….
    mjaft se turp kush ju lexon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje