Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për të akuzuarin për vrasjen e Fatbardha Tafës

14 Gusht 2012, 12:04Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës pasditen e 7 gushtit, tek ish- fusha e Aviacionit, 20 vjeçarin Aldo Hoxha.

Masa e sigurisë është shqiptuar nga gjyqtari Neritan Cena. Seanca gjyqësore ndonëse ishte parashikuar për tu mbajtur rreth orës 10.00 është shtyrë për disa minuta, për të filluar në orën 10:45 me kërkesë të avokatit mbrojtës, me arsyetimin për njohjen me dosjen e klientit të tij.

Ndërkaq gjatë seancës gjyqësore Prokurori Blerim Tominaj kërkoi “burg pa afat” për 20 vjeçarin, ndërsa nga ana tjetër vetë Aldo Hoxha nuk pranoi se ka kryer krimin, duke kërkuar ballafaqim me familjarët e Fatbardha Tafës.

Organi i akuzës thotë se një fije floku e gjetur në kapelen e autorit të krimit është edhe prova shkencore e këtij krimi. Aldo Hoxha ka qenë pasagjer në motoçikletë, por i ka rënë kapelja. Në kapele është gjetur një qime floku, që pas analizës është provuar se i përket Aldo Hoxhës.

Në vendimin e gjykatës duket se ka ndihmuar edhe dëshmia e të dëmtuarës Lumturie Gjana, e cila të shtunën në mesditë është paraqitur për njohje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

37-vjeçarja që ka mbetur e plagosur gjatë sulmit me thikë tek ish-Fusha e Aviacionit ka konfirmuar për policinë se personi i ndaluar ngjasonte shumë me njeriun që i kishte vrarë motrën dhe plagosur atë me thikë.

Nisur nga kjo situatë, efektivët e policisë arrestuan me 11 gusht 20-vjeçarin Aldo Hoxha, duke i komunikuar atij akuzën e “Vrasjes me dashje”, “Grabitje me dhunë” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.

13 komente në “Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për të akuzuarin për vrasjen e Fatbardha Tafës”

  1. Edor says:

    Citat: “Organi i akuzës thotë se një fije floku e gjetur në kapelen e autorit të krimit është edhe prova shkencore e këtij krimi…”

    Policia si gjithnje me jep kenaqesine per humor: ate qe shoh une besoj qe e shohin edhe te tjere po si une, …a nuk i ka floket “pak” te shkuter ky njeri!!! vazhdoj.. policia gjeti ne shtepine e akuzuesit te krimit nje kapele me njolla gjaku, dhe e dergoj per analizen e “gjakut” dhe atje i doli edhe nje qime floku qe sipas ADN i perkete te akuzuarit…

    Po te beni nje analize te shkurter del se; gjithandej na del nje fije floku… se eshte vrare njeri me bombe eshte djegur dhe mbas zjarrfikesve policia gjen perseri fije floku, eshte vrare dikush autori ka ikur ne drejtim te paditur por perseri policia ka gjetur nje fije floku…

    me duket se edhe ky njeri do te veje per lesh nuk eshte faji i tij ndoshta se ka bere ai krimin por ne kapelen e tij eshte gjetur nje fije floku…

    nuk kam aspak mendim per te mbrojtur ate qe ka bere krimin por e kam me punen e policise qe ka marr fund + me nje idiot minister.

    Shqiperi te kam dhjer, s´te kuptova asnjeher

    1. replikuesi says:

      Edor, nqse ky do ishte fakti i vetem do isha dakort me ty.
      Sa per dijeni viktima dhe motra e plagosur e saj jane “kacafytur” me vrasesin per te mos e lejuar ate ti grabiste canten. Ne perleshje e siper i kane hequr, fije te flokut te vrasesit kane ngelur ne thonjte e viktimes, njolla gjaku te viktimes ne kapelen e vrasesit dhe per me teper motra e mbijetuar dhe djali 13 vjec i viktimes e kane identifikuar si vrasesin
      (sa per dijeni ky person “qarkullonte” shpesh ne zonen ku beri vrasjen dhe eshte denuar me pare per krime me te lehta te kryera po ne kete zone. Prandaj djali i vogel e kishte “fytyre te pare” dhe e njohu ne momentin qe i hoqen kapelen. Goditja e dyte pasi vrau viktimen ishte per djalin e vogel, por qe u mbrojt nga motra e viktimes, tashme e plagosur)
      Pra nuk eshte vetem qimja e flokut. Shpresoj te mare denimin maksimal…

      1. Edor says:

        replikues,

        “nuk kam aspak mendim per te mbrojtur ate qe ka bere krimin por e kam me punen e policise qe ka marr fund + me nje idiot minister.”

        prezantimi qe i ben Policia fakteve eshte per humor… po ashtu nga policia eshte deklaruar qe… e motra e viktimes mendon edhe njehere po e shkruaj mendon se ngjan me grabitesin… pra ka nje ndryshim nga te thenit “po ky eshte krimineli” nga te thenit “mendoj se eshte ky”… qe njihet si njeri problematik nuk do te thote qe ky eshte krimineli… ngutja e policise me deklaratat e saj jane shume pikepyetje… akoma me te veshtire dhe me shume pikepyetje behet edhe vizita e ministrit idiot ne familjen e viktimes, perse?!?! po te ndjekesh te gjitha se cfare shkruhet ne shtyp dhe nga deklaratat e policise del me perfundimin qe duan te bejne patjeter “nje koke turku”
        gjithshtu si per ironi gjithandej na del nje fije floku edhe kur eshte vene bomb edhe kur eshte djegur edhe ….
        por edhe te jap te drejte nje krim eshte nje krim dhe duhet te behet e pamundura te gjenden autoret dhe shpresoj se ndryshe keshtu me kete ritem qe ka marre keto 2-vjete e ka kaluar cakun e anarshise.

    2. anticensurë says:

      filmat policorë kanë bërë shum e fekt në rradhët e policisë,por sidomos në radhët e popullit!csi majemi e nju jork,të gjithë e hanë se ppo të gjendet një fije floku o ndonjë pordhë e bërë diku,policia shkencore të gjen!megjithatë duhet të kemi besim te “drejtësia”berishjane.gjykatës si Etleva Deda do ta zgjidhin këtë punë,vetëm bëni gati ndonjë milion euro se duhen për zpenzime shkresurinash!
      pastaj kemi dhe vishon që do ti shikojë të gjitha me gjakftohtësi,elektronikë dhe shkenca egzakte!

    3. Tironci Lugano says:

      Shqiperi te kam……
      Shqiperia do behet edhe per inat te shqiptareve.

  2. baro Corrogjafi says:

    DREJTESIA DUHET TE BEJE DREJTESI DHE TE JETE E PAMESHIRSHME NDAJ GRABIESVE DHE VRASESVE TE TILLE.PO KULTIVOHET NJE BREZ QE PER MBIJETESE ,GRABIT DHE U MERR JETEN TE TJEREVE.

  3. dashi says:

    .. sa shpejt kto laboratoret e policise i bejne analizat e qimeve te flokut e njollave te gjakut, nderkohe per 21 janarin nuk ka laborator ne bote qofte edhe ai i FBI qe te arije te jap nje peregjigje te sakte.
    Ky eshte nje Skandal ala shqiptar ku per dreq duhet te degjojme se si tallin bythen nga mengjesi deri ne darke keta injorante qe harojne se ne kete katraure humane qe eshte Shqiperi gjerat thuhen sipas oreksit duke haruar se c’mund te jete thene me pare.

  4. iliri says:

    Te gjithe po bejme komente mbi informacionet qe na japin gazetat. Me poshte po citoj fragmente nga nje artikull te nje gazete, qe per hir te se vertetes kane nje rrjedhe llogjike:
    “Pas identifikimit të Hoxhës, gjatë kontrollit në banesë, policia i ka gjetur një kapele me njollë si të gjakut. Kapelja u dërgua në laboratorin e kriminalistikës dhe nga krahasimet ka rezultuar se njolla i përkiste të njëjtit grup gjaku me atë të viktimës Fatbardha Tafaj. Por, kjo nuk ka qenë prova e vetme e policisë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një qime floku, pranë syzeve të braktisura nga një prej autorëve dhe për të janë realizuar analizat e ADN-së, që kanë rezultuar të njëjta me Aldo Hoxhën. Ndërsa prova e tretë ka qenë lëkura e gjetur në thonjtë e viktimës, e cila është përleshur me një nga autorët e krimit të rëndë. Edhe kjo e dhënë, gjatë krahasimeve nga policia shkencore ka çuar drejt 20-vjeçarit.
    Kesh inate me poziten apo bindje/qendrime politike te ndryshme eshte mese normale por t’i perdoresh ato vend e pa vend behesh qesharak.

    1. anticensurë says:

      zotëri këtu po diskutohet për paaftësinë e policisë dhe për përdorimin politik të pozitës!
      përdorimi politik i pozitës është në faktin se ministri i rendit i shkon për vizitë familjes së viktimës!nuk të duket politik një veprim i tillë?shpejtësia e “realizimit” të këtij arresti nuk të duket politik në krahasim me arrestimet e mos realizuara të dhejetra e dhjetra rasteve të tjera???
      tashti ti këthehemi atyre që thua ti për faktet që ka policia!
      gjëndet një kapele me gjak dhe pas kontrollit thuhet se na qënka i një grupi me atë të viktimës?!në një kohë që për një fije floku është bërë identifikimi nëpërmjet ADNsë!mos vallë harruan të bëhet testi i ADNsë dhe për gjakun?apo nuk ju leverdis??
      lëkura në thonjtë e viktimës ti thua se është e njërit prej autorëve të krimit,por n uk thua se është e të arrestuarit!duke mos qënë e të arrestuarit,nuk mund të përdoret kundër tij!nuk mund të sillet si provë për arrestimin e tij!
      prandaj zotëri askush nuk e ka kundër pozitës as në favor të opozitës!
      ajo që është e ditur se fajin për tërë kriminalitettin e ka POZITA,për arsyen e thjeshtë se ajo drejton shtetin!është paaftësia e saj që ka sjellë tërë këtë valë kriminaliteti!është paaftësia e saj për tërë aksidentet që ndodhin në rrugët e shqipërisë!do zdo ti këto bien vetëm mbi kurrizin e qeverisë!
      opozita në kriminalitet dhe aksidente nuk ka faj!nuk ka pushtet si për të parandaluar,zbuluar dhe ndëshkuar krimin!
      sa për rrastin konkret,unë,por mendoj se dhe komentues të tjerë kërkojnë gjetjen e autorit/ve të krimit dhe jo një maskaradë!kërkohet dënimi i autorit ose autorëve dhe jo dënimi i dikujt!
      lëvizjet që po bëhen nga strukturat e policisë të çojnë në dyshime të mëdha!unë për veten time do të dëshëroja që dyshimet e mija të mos vërtetohen!mua më leverdis më shumë një polici e saktë dhe korrekte dhe jo një polici partiake që vepron vetëm kur urdhërohet nga diktatori i radhës!që vepron vetëm me urdhër të karrierristit të radhës,dhe nuk vepron po me urdhërin e diktatorit e të karrieristit të radhës!!!!

  5. fane mirdite says:

    eshte e vertet se disa krrabagjinje mendojne se per te arrestuar kriminelet duhet me dale ne lagje me kap ata qe merren thashetheme e ,si thu ti mos e ka vra ky e o po quni i keti te ardhurit ku ishte nuk e pash sot e jo mo keta jan njerez te mire ai te lagjja perball atje kam degjuar zhurme ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooimbeqili ne kohe te babaqemos jeni edhe e mbani veten per tironesa TRONSA JENI kure flitni ne keto gazeta niveli i te folurit te jet me i larte menyra juaj e te folurit as per nje klube qe pihet kafe nuk eshte fluturon gomari fluturon kjo eshte per ju ………………….

  6. ncuku says:

    Le te leme menjeane rastin e te dyshuarit HOxha. Le te kujtojme se per rastin e gruas se vrare policia sipas njoftimeve te saj ka arrestuar dy paketa me nga dyqind persona qe bejne 4oo te dyshuar per krimin . Dhe 399 jane liruar . Pra keta 399 jane kthyer ne vendet e tyre te punes, duke vjedhur neper rruge , shtepi, urbane. S i mendoni kaq eshte normale te jene ne nje qytet sa Tirana??? $oo persona eshte shifer normale????
    Une me kaq sa thuhet po ju them se atehere Tirana eshte ne duart e krimit. Sa vete jane atehere qe bejne krime te natyrave tjera ???
    Le te leme fjalet politike apo jo politike. Ne nuk kemi polici profesionale. Ne kemi poleci qe eshte bere strehe militantesh hajdute, hallexhinjsh miq, dembelesh e dallkaukesh,. Ne se ka nje sektor ku vetem profesioniste nuk ka eshte policia. zoti na ruajt per policine qe kemi.

  7. mirel says:

    Fatbardha humbi jeten, po te pakten nuk e humbi kot.
    Ajo arriti qe te fuse ne burg kete plere dhe te zgjoje te ndergjegja qytetare ndjenjen e protestes, te drejten e protestes ndaj te keqes, ndaj krimit, dhunimit dhe nenvleftesimit te dinjitetit njerezor.
    Si rasti i Nazmije Vishes qe hodhi perhere ne koshin e plerave nje plere-pjelle e nje plage me te madhe shoqerore, indiferentizmit dhe ngelizhences te ndnjurit i heshtur dhe bashkejtesa me krimin.
    Keto dy raste njera pas tjetres po provojne se ne Shqiperi jane grate ato qe kane ende shpirtin dhe karakterin e luftetarit, dhe jo burrat.
    Keto dy gra jane ngritur te niveli i heroines.
    Te dyja sakrifikuan jeten, dikush e humbi ndersa tjetra po e rifiton.
    Dhe ajo qe e humbi, hoqi nje plere nga bataku i kalbur shoqeror.
    Eshte shembull si duhet te reagojne te gjithe me nje grusht te fort ndaj krimit, korrupsionit dhe vandalizmit shteteror, qe eshte percjelle ne menyre te pashmangshme ne jeten shoqerore, duke u kthyer ne vandalizem shoqeror.

  8. Edor says:

    Kapelja, ku u mor ADN-ja, u gjet dy ditë pas ngjarjes në makinën e kunatit të viktimës.

    Prova kyçe që lidh vrasjen e 38-vjeçares Fatbardha Tafa me të arrestuarin Aldo Hoxha mund të rrëzojë të gjithë hetimin, nëse nuk gjenden faktorë plotësues, pasi ajo nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, por në makinën e kunatit të viktimës, për më tepër, dy ditë pas krimit të rëndë. Faktet e reja të hetimit kanë dalë dje gjatë masës së vlerësimit në Gjykatën e Tiranës për të arrestuarin Aldo Hoxha. “Po më bëni kurban, po më përdorni si kokë turku. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë vrasje, pasi kam qenë në shtëpi dhe po përgatitesha për të shkuar në dasmë, kur ka ndodhur ngjarja”, është shprehur Aldo Hoxha përballë gjyqtarit të çështjes Neritan Cena, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit.

    Faktet e reja janë bërë publike nga prokurori i çështjes, Blerim Tominaj, i cili ka shpjeguar se prova kyçe ishte kapelja e të dyshuarit. Sipas prokurorit, mbrëmjen e 7 gushtit, kur ndodhi krimi i rëndë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, dy motrat Lumturie Gjana dhe Fatbardha Tafa, gjatë përplasjes me autorët kanë arritur ta kapin Aldo Hoxhën dhe ta mbështesin në murin e një banese private. Prokurori Tominaj i tha gjykatës se teksa 21-vjeçari ka tentuar t’i marrë nga qafa varësen e floririt viktimës Fatbardha Tafa, ai është arritur të neutralizohet nga dy motrat dhe të mbështetet me forcë në mur, ku dhe është konstatuar pjesa e gjakut. Aty pretendohet se atij i ka rënë një kapele, ngjyrë jeshile. Por, pas krimit, dëshmitarët kanë marrë kapelen, të cilën ia kanë lënë në dorë djalit të mitur të Fatbardhës. Më pas, djali e ka marrë kapelen me vete në makinën e burrit të Lumturie Gjanës, ku është lënë për dy ditë. Burri i Lumturie Gjanës është habitur nga kapelja, kështu që dy ditë pas krimit, ka njoftuar policinë, duke e dorëzuar atë pranë grupit hetimor.

    Në këto kushte, djali i mitur ka treguar për policinë se kapelen e mbante në kokë njëri nga grabitësit, kështu që menjëherë, ajo është dërguar për analizat e ADN-së, ndërkohë që i dyshuari Aldo Hoxha ishte shoqëruar dhe lënë i lirë. Në kapele, policia shkencore ka gjetur gjurmë gjaku, që pretendohet se janë të viktimës, një qime floku, e cila i përket Aldo Hoxhës dhe djersë. Megjithatë, mënyra e marrjes së provës dy ditë me vonesë dhe krahasimi i ADN-së së qimes së flokut me atë të Hoxhës, mund të lënë shteg për pretendimet e mbrojtjes. Tashmë, detyra e policisë dhe e prokurorisë mbetet që të vërtetojë se ajo kapele ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është përdorur aty pikërisht nga Hoxha, duke pasur parasysh se shumë veta kanë shpëtuar nga dënimet pikërisht për shkak procedurash. Por, prokuroria shprehet e bindur se ka dëshmi që vërtetojnë se kapelja ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është përdorur nga i dyshuari, për të cilin prokuroria ngre akuzën se veçse ka marrë pjesë në ngjarje, ai ka goditur me thikë pesë herë viktimën, ku tre goditje kanë qenë vdekjeprurëse.

    Nga ana tjetër, i arrestuari, i cili nuk pranon krimin, ka kërkuar ballafaqim me Lumturie Gjanën, e cila pretendohet se ka bërë njohjen e autorit. “Nëse ajo pretendon se është përplasur me vrasësin, atëherë le të vijë para gjykatës dhe të më identifikojë, nëse atë ditë kam qenë unë apo jo”, ka pohuar në sallën e gjyqit Aldo Hoxha. Fakti i qëndrimit të Aldo Hoxhës, i fshehur gjatë mbrëmjes së 7 gushtit, është argumentuar në gjykatë nga 21-vjeçari si frikë ndaj forcave të policisë. “Kam vënë re se po më ndiqnin policët dhe nga frika e tyre, kam kujtuar se do më ndalonin për një problem që kisha me një makinë, prandaj dhe kam shkuar në banesës e xhaxhit, për t’u fshehur”, ka treguar në sallën e Gjykatës së Tiranës i arrestuari Aldo Hoxha. Kjo dëshmi nuk është marrë e mirëqenë nga ana e gjykatës, e cila ka vendosur që të lërë në masën e “arrestit në burg”.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/15/prova-kyce-mund-te-rrezoje-akuzen/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje