Ish-kreu i SHISH tregon çfarë ndodhi të enjten në mesditë kur në zyrën e tij mbërriti dekreti presidencial që e liroi nga detyra mbas shtatë vjetësh. Reagimi i menjëhershëm amerikan dhe i politikës lokale. Cilat janë arsyet që shtynë Berishën të hedhë një hap përtej vijës së kuqe? Gjithë historia e një përplasjeje të cilës nuk i dihet fituesi, por që parashihet të ndryshojë shumëçka në Tiranë
Diku nga mesdita, në zyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, në periferi të Tiranës, korrieri presidencial dorëzoi një zarf të dyllosur: ishte një dekret i firmosur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Pak rreshta. Në fillim citohej baza ligjore, nenet 92 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës, ligji i ndryshuar për SHIK, sot SHISH dhe pasonte një nga vendimet më të rëndësishme që Nishani do të ketë mundësi të marrë në pesë vitet e mandatit të tij. Dhe që me siguri absolute, do të shënjojë mandatin e tij në pesë vjet. “Me propozim të kryeministrit liroj nga detyra drejtorin e SHISH, zoti Bahri Shaqiri dhe emëroj në këtë detyrë, drejtor i SHISH Visho Ajazi Likën”. Ky tekst, deri të enjten në mbrëmje vonë nuk ishte pasqyruar në faqen zyrtare të Presidentit, në zërin dekrete.
42 vjeçari Bahri Shaqiri, njeriu që për më shumë se shtatë vjet mbante këtë detyrë, e hapi vetë zarfin presidencial. Askush nuk di se çfarë ka menduar njeriu i sekreteve në ato momente. Telefoni i tij i rezervuar nuk i është përgjigjur asnjërës prej thirrjejeve këmbëngulëse për disa orë, sa kohë që ndodhej në takim me pasardhësin e tij. Përjashtim bëjnë vetëm disa telefonata të realizuara jo në gjuhën shqipe.
E sigurtë është që pak kohë mbas mbërritjes fizike të dekretit në SHISH, në rendin e pak minutave, në zyrën e tij mbërriti menjëherë pasardhësi i tij në detyrë. Ish-zëvendësi i Genc Pollos në ministrinë me emër të gjatë “dixhital” dhe me vetëm një dyzinë punonjësish, përfshi dhe shoferët, u takua në një rreth të ngushtë njerëzish me Shaqirin. Shaqiri vetë pohon” “Po, u takuam në mënyrë normale. Dorëzova detyrën sipas ligjit dhe u largova. Kisha planifikuar të largohesha me pushime dhe e bëra një gjë të tilla mbasi përfundova detyrimin e fundit institucional”, thotë ai me zë të qetë. Dhe mohon me të njëjtin ton të ketë pasur dijeni apo ndonjë sinjal për atë çfarë ndodhi. “Nuk e dija që do të kishte një dekret të tillë sot”, thotë juristi enigmatik, i cili më pas, konfirmon se rreth orës 16.30 vazhdoi programin që kishte parashikuar: largimin për pushime. Refuzon sjellshëm të flasë më gjatë dhe kërkon mirëkuptim, ndoshta i bindur se më shumë se ai, për këtë akt do të flasin të tjerët. Në shqip dhe në anglisht. Dhe ashtu ndodhi menjëherë. Dhe madje, reagimi i parë ishte në anglisht, nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u pasuar nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste.
Gjithçka sekret
Vetëm dy vetë kishin dijeni për çfarë do të ndodhte sot në mesditë. Dy krerët e shtetit. Presidenti Nishani dhe kryeministri Berisha. Kryetari i shtetit dhe ish-eprori i tij me siguri absolute e kanë pasur në “paketën” e përbashkët marrëveshjen për të liruar institucionin e pavarur nga një peshë e rëndë që i garantonte pavarësinë, drejtori Bahri Shaqiri. Ishte një pakt i “firmosur” që në momentin kur Berisha orientoi votat e maxhorancës drejt ish-ministrit të tij të brendshëm si pasardhës i bamir Topit. Të enjten pakti u “shpall”. Në një situatë që ngjan, megjithatë vetëm në formë, me çfarë ndodhi me Fatos Klosin në vitin e largët 2002. Një nga firmat e para të presidentit konsensual të kohës Alfred Moisiu ishte pikërisht shkarkimi i kreut të SHISH, Klosit. Në atë kohë, kokën e tij e kërkonte edhe Fatos Nano, kryeministër prej pak ditësh, edhe Sali Berisha lider i opozitës që kishte nisur një muaj mjalti PS-PD. Kësaj rradhe, binomi Nishani-Berisha e pati më të lehtë: gjithçka bëhej brenda të njëjtës familje politike nga e cila presidenti formalisht është dorëhequr. Por kjo gjë e komplikon edhe më tej situatën.
Vetë drejtori i ri i SHISH e ka mësuar mundësinë e emërimit të tij në detyrë pak orë para se një gjë e tillë të bëhej realitet. Një zyrtar i nivelit të lartë, por me profil të ulët publik, Visho Ajazi Lika, edhe në Google kishte mbas emërimit të tij vetëm 1280 përmendje. Ai doli nga zyra në të cilën do të qëndrojë me një mandat të pacaktuar deri tani në kohë, vetëm disa minuta përpara se prej derës së SHISH, të largohej Bahri Shaqiri. Ky ishte skaji i fundit që bashkoi një rreth vicioz të kërkesës së pandryshuar të kryeministrit: në krye të SHISH dua njeriun tim! Atë që nisi ta bëjë që në vjeshtën e vitit 2005 kur morri mandatin e parë të qeverisjes së tij, e bëri vetëm shtatë vjet më pas me një firmë të vetme të Presidentit Nishani.
Të parët amerikanët
Pak minuta mbasi lajmi u bë publik, ambasada amerikane reagoi informalisht në një mënyrë gjysmë zyrtare dhe tejet lakonike: “Njoftimin e mësuam nga lajmet. Koha dhe arsyet përbëjnë pikëpyetje”. Por dhe kaq, duke njohur dinamikën shtatë vjeçare të kësaj historie, dëshmon hapur pakënaqësinë amerikane në disa drejtime. Së pari në karshillëkun e pakuptimtë që aleati i vogël dhe shpesh “ballkanik” në detaje të tilla, i bëri nervit të zbuluar të interesave direkte amerikane në Shqipëri. Në mënyrë të përsëritur dhe tërësisht hapur, në momente të caktuara, amerikanët kanë deklaruar se institucioni i SHISH dhe drejtori i saj ishin një vijë e kuqe që nuk duhej të kalohej nga politika lokale në Tiranë. Në 12 mars 2010, kur koka e Shaqirit u kërkua nëpërmjet ndryshimit të kuadrin ligjor për institucionin, ish-ambasadori amerikan Uidhers u shpreh nga Kukësi: “Në kuadrin e NATO-s dhe sipas marrëveshjeve dypalëshe, kjo është një çështje me implikime ndërkombëtare. Dhe, për pasojë, cilido qoftë diskutimi i brendshëm, është shumë, shumë e rëndësishme që ekspertë ligjorë ndërkombëtarë të mund ta rishohin këtë projektligj gjerë e gjatë dhe me hollësi për t’u siguruar që ai përmbush komponentin ndërkombëtar të detyrimeve të tij. Vërtet që po e ndjekim nga afër diskutimin e brendshëm mbi këtë ligj dhe të gjithë deputetëve, të të gjithë spektrit politik u kërkojmë të vlerësojnë pasojat e këtij ligji për interesat afatgjata kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një muaj më pas, në prill, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kreu një vizitë të paparalajmëruar në Tiranë. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë, përtej mirësjelljes diplomatiko-ushtarake u tha qartë se ligji nuk është vetëm çështje e brendshme e Shqipërisë, është dhe çështje e NATO-s.
Asgjë nuk ka ndryshuar në këto dy vjet nga këto principe amerikane dhe të NATO-s, thjesht ndryshoi një nga aktorët në lojë, presidenti i ri dhe forma e realizimit të largimit të Shaqirit, jo me kufizim mandati, por me lirim nga detyra. Ka ndryshuar dhe diçka thelbësore në orientimin e padukshëm të politikës së jashtme shqiptare. Jo i asaj që vazhdon të përsërisë zyrtarisht e me servilizëm si aksioma prioritetet strategjike të vendit ndaj aleancave me SHBA-në dhe Perëndimin, por i asaj çka ndodh nën sipërfaqe. Realisht. Me orientimin e kërkesës për financime për ekonominë e sëmurë shqiptare me para të ardhura kryesisht nga Lindja. Dhe me privatizime strategjike, duke nisur që me Albpetrolin, që ngjajnë se janë të destinuara të bëhen po me partnerë lindorë, rusë, azerë apo dhe më larg akoma, me kinezë.
Reagimi lokal
Rama i ra shkurt. Por ky është vetëm fillimi sepse kryetari i PS-së kapi në dorë një fill që do ta tërheqë gjatë. Si hap i parë për t’u treguar shqiptarëve se Berisha po uzurpon gjithë institucionet dhe se ai shkon edhe kundër interesave amerikane në vend dhe në rajon dhe si hap i dytë, për t’u dëshmuar amerikanëve dhe aleancës euroatlantike, se në Shqipëri, ai është e vetmja alternativë reale pushteti dhe bashkëpunues me interesat e tyre. Të enjten mbasdite, pak mbasi u bë publik shkarkimi i Shaqirit ai do të deklaronte: “Për llogari të kryeministrit, Presidenti zëvendësoi Drejtorin e Shërbimit Sekret me një shërbëtor të Saliut njësoj siç është dhe vetë. Çfarë turpi! Turp sepse rrënoi pavarësinë e SHISH; sepse e bëri këtë pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik të Shqipërisë; sepse ktheu kohën pas! Ky vendim i Presidentit është akti më ekzemplar i varësisë së tij nga kryeministri e do të sjellë pasoja negative për jetën politike e institucionale”.
Për dy njerëzit në krye të FRD-së, ish-Presidentin Topi në hije dhe ish-ministrin Oketa, nuk ka dyshime. I pari si president kishte pohuar se nuk do të dekretonte në asnjë rast shkarkimin e kreut të SHISH, i dyti, duke qenë edhe antar qeverie, kishte kundërshtuar ndryshimin në ligj që do të shkarkonte Shaqirin në korrik 2010. Dje, në një deklarim zyrtar FRD përdor terma të rëndë për Berishën, por kursen Nishanin: “Kryeministri po uzurpon të gjitha institucionet kushtetuese. Shqipëria po i largohet BE-së dhe standardeve të NATO-s dhe po shkon drejt modelit Lukashenko. Kambanat e alarmit po bien për qytetarët dhe për faktorin ndërkombëtar”.
Kurse Aleanca Kuq e Zi, shkon edhe më tej: “… jemi gjithmonë pro këndvështrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë insistuar në pavarësinë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH, të cilët tashmë janë vetëm një dekret larg pengmarrjes. …i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të rikonsiderojë marrëdhëniet me Sali Berishën, kryeministrin e Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, pasi sjelljet e fundit të kryeministrit tregojnë qartë se ai është i gatshëm të rrezikojë dhe marrëdhëniet me SHBA, BE dhe NATO vetëm për të arritur qëllimet e tij të errëta”.
Nuk ka folur ende Ilir Meta, të paktën deri të enjten në mbrëmje ka heshtur. Ish-zëvendëskryeminstri dhe kryetar i partisë që garanton qeverisjen e Berishës, ka qenë njeriu kyç që e ka pamundësuar në korrik 2010 të njëjtën lëvizje në kreun e SHISH.
Edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së ka heshtur. Në korrik 2010, Berisha nuk mund ta llogariste në favor të maxhorancës votën e tij kundër Shaqirit.
Një ngulm “i çuditshëm” shtatë vjeçar
Ish-presidenti Moisiu dëshmon se ndodhej në SHBA në vjeshtën e vitit 2005, në sesionin vjetor të OKB-së, kur mësoi se kryeministri i sapo ardhur në detyrë Berisha kërkonte kokën e Bahri Shaqirit. Nuk dihet nëse vetëm instikti politik apo dhe ndonjë “këshillë” amerikane, e shtyu Moisiun që nga studio e Zërit të Amerikës të premtonte se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Foli jo tërësisht hapur, por përgjigjen për këtë çështje delikate e kishte vetëm për fare pak veshë në Tiranë, që kishin mprehur shpatën. Me të cilët fitoi një mëri të pafundme, fillimisht për këtë arsye. Moisiu e kishte bërë njëherë një akt të tillë me Fatos Klosin, por siguroi që nuk do të bënte “bis”.
Më pas, ngulmi i Doktor Berishës për të siguruar kontrollin mbi SHISH, u duk se nisi të harrohej. Tentativa të tjera të nëndheshme për largimin e Shaqirit nuk u bënë kurrë publike, deri në mars të vitit 2010, kur maxhoranca njoftoi se po përgatiste një projektligj që do të kufizonte mandatin e qëndrimit në detyrë të kryetarit të SHISH. Reagimi i menjëhershëm euroatlantik e zbrapsi edhe njëherë dëshirën plot ankth të Sali Berishës, por vetëm për pak muaj. Në javën e tretë të korrikut 2010, në Kuvend shkoi pikërisht ky projektligj. Eshtë e sigurtë se ambasada amerikane në atë kohë ka kërkuar praninë maksimale të deputetëve të opozitës dhe ashtu ndodhi. Disa deputetë socialistë që ndodheshin jashtë shtetit janë kthyer me urgjencë në Tiranë, edhe nga SHBA, edhe nga Australia, edhe nga klinika mjekësore ku ndodheshin të shtruar. Në të njëjtën kohë, siç kishte ndodhur edhe në mars të atij viti në Uashington kur Metës i ishte bërë e qartë se shumica qeverisëse duhet të mbante duart larg SHISH-it, ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm, ju tha e njëjta gjë. “Të mos nxitohemi, të presim asistencën e NATO-s”, tha atëherë qetësisht Meta, në kulmin e aksioneve të tij politike. Nga jashtë Kuvendit, Edi Rama kërcënonte rivalin e tij, i cili, nuk ndodhej në Kuvend: “Merre mollën e sherrit dhe fute ku e more pasi njëherë e fute Shqipërinë në qorrsokak, kësaj here do mbetesh vetëm. Shqipëria nuk ka sherr për të bërë as me NATO as me SHBA-në”.
Duket se viktimë e mospranisë së shefit të saj në Kuvend në atë seancë dramatike, mbeti vetëm kryetarja e Kuvendit. Ajo tha me patetizëm tha diçka që sot do të donte të mos e kishte nxjerrë nga goja: “Mazhoranca hedh poshtë diversionet e pista të Edi Ramës dhe e garanton atë se ligji do të kalojë”. Në fakt ligji nuk kaloi. Një shumicë e re, fluide dhe e ndryshme nga ajo që qeveriste vendin, u krijua papritur në Kuvend. Me atë shumicë u bashkuan deputetët Oketa, Stërkaj, Demi dhe dy deputetët e PDIU-së, Idrizi dhe Tahiri. Në këtë sprovë forcash, Berisha thjesht u tërhoq duke ndjerë se “make up” që kërkonte të bënte në këtë vetull të qeverisjes, po i rrezikonte dritën e syve, vetë pushtetin. Ishte një tërheqje e përkohshme sepse u premtua që projektligji do të kalonte dy muaj më pas, në shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Sot, pse?
Eshtë pothuaj e pamundur të shpjegohet një hap i tillë i maxhorancës vetëm me stilin tipik të të bërit politikë të Doktor Berishës, i cili nuk zgjedh kurrë të gjejë derën për të kapërcyer murin, por i bie drejtpërdrejt me kokë. Dhe që kur nuk e shemb murin me goditjen e parë, e përdor sërish e sërish kokën për të. Eshtë pothuaj e pamundur të mësohet se cili është fitimi i tij në këtë sprovë në një sinor që i kanë dëshmuar se nuk është i tij. Një burim i rezervuar jep megjithatë një shpjegim: “Mbas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kishte një moratorium tre vjeçar për mosndryshimin e drejtuesve në agjensitë e sigurisë. Ky është një afat i tejkaluar tashmë”, pretendon burimi konfidencial i revistës JAVA. Por një gjë e tillë ngjan e pamundur për shkak të reagimit të ambasadës amerikane, menjëherë mbas dekretit të Nishanit. “Pikpyetje për kohën dhe arsyet”, thotë ambasada. Historia mbetet mister. Por me siguri, jo për shumë kohë. Gushti, muaji i “vakancave” politike dhe diplomatike fluturon shpejt. Në shtator, me ardhjen e vjeshtës, të gjithë nisin punë. Dy vjet më parë, për të njëjtën histori, shumë vetë në Uashington kishin anulluar pushimet. Po tani? Përgjigja mund të vijë vetëm nga ana tjetër e Atlantikut.
Kundërzbulimi në rajon dhe më tej*
Në këtë botë, ndoshta është e vërtetë shprehja se shërbimet sekrete janë pararoja e depërtimit jo vetëm ekonomik në një rajon të caktuar. E në qoftë kështu, për të parë se çfarë po ndodh realisht në Tiranë, duhet të shihet me kujdes se çfarë lloj investimesh përfundojnë në Shqipëri ose ç´kombësi parash qarkullojnë në vend.
Për të përdorur gjuhën e kohës së luftës së ftohtë: potencialisht në Shqipëri pretendohet se veprojnë tre zbulime: të një vendi fqinjë të rajonit dhe të dy shteteve të mëdha, “rivalë” të amerikanëve. Duke kujtuar objektin zyrtar të veprimtarisë së SHISH-it dhe partnerëve të tij amerikanë, britanikë e deri diku edhe italianë, këtu në Tiranë, subjekt i punës së tyre janë këto tre shërbime. Njëlloj si antiterrorizmi. Njëlloj si trafiqet e paligjshme. Njëlloj si “vëzhgimi” i vëmendshëm i orientimit të zonave të influencës ekonomike. Apo dhe pastrimi i parave në sasi të mëdha.
Dhe këtu ka një vijë të qartë të kuqe. Përtej të cilës nuk mund të kalohet. Një vijë të kuqe për shtypin, të cilës MAPO, natyrisht i qëndron larg. Lojërat me “007” nuk janë lojëra të së kaluarës, por ato, të paktën llogjikisht, mund të japin një përgjigje: pse u kërkua “bis” koka e kreut të SHISH-it Bahri Shaqiri? Një 40 vjeçar tiranas, që për hir të detyrës ka marrëdhënie mjaft të mira me Presidentin e Republikës Bamir Topi dhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, por me marrëdhënie të ndera me kryeministrin Berisha, me të cilin, që nga koha që ai ka ardhur në pushtet është takuar vetëm katër herë në pesë vjet. Shaqiri, është një profesionist, me arsim juridik dhe marrëdhënie “optimale” me partnerët që punojnë me të në shërbim, amerikanë dhe britanike.
Në të gjithë këtë lëmsh, ndoshta gjenden dhe përgjigjet se pse amerikanët janë kaq të vendosur për të mbrojtur status quo-në në Shërbim. Me çdo kusht dhe me çdo çmim, ashtu siç tradicionalisht, kanë marrë gjithçka, që prej fundit të Luftës së dytë Botërore e këtej.
Ndoshta këto rrethana mund t’i kenë shkarë nga vëmendja kryeministrit, që ndërmori fushatën e sulmit kundër SHISH në emër të disa reflekseve të vjetra që i trashëgon që nga koha kur kontrollonte nga Presidenca edhe SHIK-un e dikurshëm. Dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe gjithkënd, mund të jetë duke e shtyrë atë që të hedhë një hap delikat.
Shqipëria është një vend që prej një viti është në krizë të rëndë politike, për shkak të dyshimeve mbi të cilat është ngritur procesi i fundit zgjedhor që prodhoi qeverinë Berisha 2. Një nga zgjidhjet e krizës janë dhe zgjedhjet e parakohshme, në të cilat SHISH prej vitesh, vërtet nuk është aktor dhe faktor, por sigurisht është një spektator dhe dëshmitar i “bezdisshëm”. Njëlloj si në zgjedhjet e qershorit 2009. Çfarë ndodhi me SHISH dhe të nesërmen e tij në këtë javë të shkuar, ndoshta mund të shpjegojnë se çfarë do të ndodhë në Tiranë në një të ardhme të afërt.
*Marrë nga revista MAPO, autor L. V., korrik 2010
Cili është drejtori i ri i SHISH?
Sipas asaj që shkruan vetë në CV e tij, Visho Ajazi Lika është një njeri ambicioz, shumë i motivuar dhe me një formim të shkëlqyer në matematikë dhe eksperiencë të gjerë në fushën e informatikës. Eshtë diplomuar në fakultetin e shkencave në Tiranë dhe ka mastera në informatikë. Ka punuar si matematicien që në vitin 1981 në ministrinë e punëve komunale, më pas, deri në vitin 1993 mësimdhënie në Universitetin e Tiranës dhe që atëherë deri në vitin 1997, në ministrinë e jashtme, ku e quan veten diplomat dhe drejtor, por në fakt ka qenë në varësi të SHIK-ut të Gazidedes. Më pas ka emigruar në Kanada për t’urikthyer fillimisht si këshilltar i kryeministrit e deri të enjten në mesditë, ishte zëvendësministër, në ministrinë emërgjatë të Pollos, për inovacionin, teknologjinë e informacionit dhe të Komunikimit.
Nxitimi lidhet me bllokimin e SHIU, per te pergjuar opoziten.Venija ne loje e SHIK nepermjet Visho Ajaz, tregon vazhdimesine e pergjimeve.
SHIU ka qene i drejtuar nga Visho Ajaz ne hije.
Opozita duhet ti shkoje deri ne fund pergjimeve nga SHIU,te mos beje pushime.
Analize shume e strholluar dhe terheqese!
Bravo z. Vangjeli dhe faleminderit TemA!
Shume e goditur edhe :
” …të Doktor Berishës, i cili nuk zgjedh kurrë të gjejë derën për të kapërcyer murin, por i bie drejtpërdrejt me kokë. Dhe që kur nuk e shemb murin me goditjen e parë, e përdor sërish e sërish kokën për të.”
?
Kjo eshte gazetari e jo Qupi Naim Qili Sander Soni!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
Ky gazetari qe ju pelqen juve kaq shume, e di me ke me ngjan mua? Me ate dhelpren qe priste te binin bolet e dashit…
Ky Bahri Shaqiri duket shume gje e zgjuar hahahahahahaha looooooooooooooooooooooooool
Me pelqne ky Bahriu , s eduket tip qe s’e pret zarin –hahahahahaahahahaha
Une kete Bahriun edhe vella ta kisha do i lutesha Sales –Aman hiqe se nuk eshte per ate pune ..
Aty ne foto Bahriu duket sikur s’ka bere gje loooooooooooool Duket shume i pafajeshem … U dhiva tuj qesh
Po mire ky shkerdhat ja kish me te futme Sales???
Po ky nuk e dinte qe Sala eshte shkerdhat per vete -Ka bere shkollen e shejtanit ne Vucidol , ne maje te malit kur kapte
dhine em vrap
Ky Bahro qoftja ka kujtuar se meqe e ka mire me amerikanet edhe Sala do i pirdhte shume –hahahahaha
Sala eshte 99-nc , s’pjerdh per azgje
Ky zoteria mer vesh mire nga matematika,por ne politike qenka nje koqe gomari si gomari im.Pranimi i kesaj detyre nga ana e tij paralajmeron gjera ogurzeza.Eshte aq gomar sa pranon te terheqe qerren e Berishes e cila tani ka rene per toke e mezi mbahet me kembe.Ma ndjell gjuri nga kanceri ka per te vdekur.Si ish eprori i tij.
SHKRIME QE NUK NDIHMOJNE TE ‘SEMURIN’AS NGA ‘DOKTOR’ ARVIZU E AQE ME TEPER NGA ‘DOKTORET’ E UNIVERSITETIT ‘KRISTAL’ TOPET ME EMRIN BAMIR,MOISI,FATOS E KALLAM KUSUR.
Shqiperija ka rene 22 vjet ne deore te axhaminjve,antishqipetareve brenda e jashte e ish shurranjozeve te ish bllokut te ‘udheheqjes’ qe po na e shkerdhejne pare e mbrapesht kete popull duke e propoganduar kete ‘ORGJI’ ne nje radio zhurme e vete quajtur ‘zeri i amerikes’.
MBAS 22 VJET PA SHTET,PA SHTET TE SE DREJTES,PA PUSHTETE TE PA VARUR E TE NDARE,PA DREJTESI,PA EKONOMI E POLITIKA EKONOMIKE,PA POPULL TE PERZENE E RINI TE ARRATISUR TE MERESH ME PALAÇOLLEKUN E FUNDIT VISHO,VISHO,VISHO—DO TE THOTE QE TI THUHET NJE FEMIJE TE PERDHUNUAR 22 VJET:’SHIKO SE TI TE KEQEN NUK E KE NGA PERDHUNIMI QE KE PESUAR TRAUME POR NUK KE NDERRUAR BREKET ME M.. TE MARKES ‘VISHO’.
Z.Vangjeli,Lenini na meson:Pushteti meret,por eshte veshtire ta mbash.Kete e di zoterote,se e ke mesuar mire,po kete e di dhe Saliu,prandaj mos u hutoni,ai pushtetin do e mbaje me te gjitha format dhe menyrat.Nuk besoj se ke kundershtim,as Ju e asnje tjeter.Socialistet nuk kane mendere tia marin.
SHIU KA BERE PERGJIME TE PALIGJSHME DHE PER KETO AKUZOHET MINISTRI I MBROJTJES ARBEN IMAMI.MIRPO KRYETARI SHIUT, YLLI ZYLA DHA DOREHEQJEN.KUPTOHET QE KA EDHE YLLA TE TJERE,POR ME E SAKTE PER BERISHEN ESHTE QE KETE PUNE TA VAZHDOJE SHERBETORI DHE BESNIKU I BERISHES , VISHO AJAZI. KESHTU GJITHE TE PERGJUARIT U QANE NGA SHIU DHE TANI E TUTJE DO TE JENE NE BRESHERIN E VISHO AJAZIT.
o shef bariu, si beb ke dale tek kjo fotografia ?
Asnje njeri nuk duhet te jete i perjetshem me pushtetin edhe Shaqo, tani duhet te ta kuptoje mire se duhet te hidhet nga Mani pa ju dredhur qerpiuku. Keto jane mbeturina te se kaluares dhe dalengadale duhet te zhduken. Pa tjeter qe Nishani me Berishen do ta hiqnin nga posti Shaqon, ne vend te tije te vene njeriun e duhur. Duam apo nuk duam ne berisha keto 7 vite ka bere mjaft progres per zhvillimin e Shqiperise ne çdo aspekt, pa tjeter qe ne Shqiperi ka korrupsion si ne te gjithe boten, por e pergjitheshmja eshte se ka zhvillim. Keto vite te zhvillimit do ti kujtojme gjate ne shqipetaret, socialiste, apo demokrate, nuk do ta harrojme se ishte qeveria Berisha qe beri kete ate ………… qe nje qeveri tjeter kushdoqofte do te donte shume kohe qe ti realizonte te mos thomi qe sdo ti kishte bere kurre. Shaqo te marre kazmen dhe te shkoje ne kooperative te kerkoje pune, kurse Ina Rama te shkoje ne partine e shokut te saje z Oketa dhe Topi Leshit. Ciao.
JAM SALIUUU O SHQIPETARE
PSE NUK DEGJONI BACEN IJUUUUUU
JAM SALIUUU I MALESISE, JAM ME I FORTI UUUUUUNE
JU SHKER… JETEN UUUUUUNE, JAM ME I FORTI UUUUUUUNE
PROVONI ME BA KUNDER FEMIJE TE PADISIPLINUAR, JAM ME I FORTI UUUUUUNE
JA U VJEDH TOKAT UUUUUNE, JA U MARR SHPIRTIN UUUUUNE, JAM ME I FORTI UUUUUUUNE
JU BEJ HATANE UUUUUUNE, E KTHEJ SHTETIN NE LUFT CIVILE SI NE 97-N UUUUUUNE
JAM ME I FORTI UUUUUUUUUUUUUNE
JU VRAS NE MES TE DITES ME CADRA PISTOLETE UUUUUUUNE, JAM ME I FORTI UUUUUUUNE
JU VRAS ME STILOLAPS PISTOLETE UUUUUUUNE,
JU TAKSOJ PRODHIMIN E RRAKISE NEPER SHTEPI UUUUUUNE, JAM ME I FORTI UUUUUUUNE
JU DONI QE TE MOS HEDH PLEHRAT NE SHQIPERI? BEJ ATE QE DUA UUUUUUUUNE,
JAM ME I FORTI UUUUUUUNE, PROVOHENI TE SHKONI KUNDRA UUUUUUUNE,
JA JAP DETIN GREKUT UUUUUUUNE
JU SHKATERROJ PYJET UNE
JU SHKATERROJ LUMENJTE UNE
JU FUT FAZLLICIN UNE
PROTESTONI PO TE DONI SE JA U SHPERTHEN GERDECIN SHKERDHENI (shkelzeni) (zeni) UUUUUUUUNE
JU HAP DOSJET UUUUUUUNE, JO , PRIT DOSJET NUK JA U HAP
JAM ME I FORTI UUUUUUUNE
I THEM ARGITES DHE M ALLTEZIT T’JU VJEDHI GJITH BREGDETIN E JONIT UUUUUUNE
JAM ME FORTI UUUUUUNE
A E DINI SE C’MUND T’JU BEJ UUUUUUUUNE
NUK E IMAGJINONI DOT UUUUUUUUNE
ME KA STERVITUR ENVERI DHE SERBI MUA POR DHE ATA I BEJ ASHA UUUUUUNE
JAM ME I FORTI UUUUUUUUNE
UUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
Filmi vazhdon……
Ani kush po na shkruan lorenc vangjeli ose ndryshe me thane miladin popoviqi i ri i rames,a e dini se enveri e formoj partin me serb dhe rus miladin popoviqin,mugoshen,titon stalininkurse tash ne ps jane me shum serb se ne kohen e enverit ta zem braqe emer serb vlla,majko serbisht nene,ruqi-serbishte rreshqet,dokle serbisht deri ku,bello-bardh e shum te tjer.pra ps i ka ende merak serbet.
Ti qenke per tu mbajtur nen kujdes mjekesor. Po Sllobodanka ose Fazllic a ka kuptim ne rusisht apo vetem serbisht?
as tenet nuk ka qendruar me gjate se shaqiri..kshu qe edhe ky duhej ta linte dikur..drejtorin e sherbimit e zgjedh mazhoranca prap dakord deri ketu..por saliu mos te zgjidhte nje person me dyshime si i gazidedes etj etj..pastaj dhe shaqiri nuk ka bere ndonje une te madhe si klosi per shembull,shaqiri thjeshte ka qene lepe peqe per amerikanet ,me pare u jepte sekretet informacionin amerikaneve se perfaqesuesve te shtetit te vet..tani braho te jap i cike llogari dhe per vrasjet ,keq trajtimet ne menyre mafioze te agjentve dhe punonjesve te shish…mos te fshihet pas syve plot qeska me tul arrogance
Mos me Demokrati prej Tropoje, se te gjithe bejne gara kush ti sherbej me mire dhe me shpejt Uncle Samit, se jo per gje por nuk ka rruge tjeter. Mos na e beni Salen Shqiptarist te fort, se te tille Shqiptar nuk ka qe te guxoj gjera te tilla. Sala eshte rafinato qe ka manipuluar dhe po manipulon te hqiptaret sipas qefit te vet dhe familjes se vet. Per kete i lumt.
Dhe ti paguhesh per keto shkrime???? Trecereku i komentuesve ketu pas ketyre lloj shkrimeve ju vjen keq qe sjane bere gazetare.
Per te rezuar regjimin komunist ne Shqiperi dhe ne bote u perdoren oo7 e bluzave te bardha.PER TE REZUAR REGJIMIN MAFIOZ PSEUDODEMOKRATIK TE BERISHES DHE ILIR METES DO DUHET TE PERDOREN 007 E BLUZAVE BLU TE MEKANIKES.PAK IZOTOPE RADIOAKTIVE NE KOSTUMET E BANDITEVE BERISHA META DHE REGJIMI BIE SIFIJE KASHTE.