Dy viktima në Elbasan, qëllohet i dënuari me ‘arrest shtëpie’, babait i bie infarkt nga ngjarja

15 Gusht 2012, 10:18Politika TEMA
Dy viktima në Elbasan, qëllohet i dënuari me ‘arrest

(E PERDITESUAR)- Një vrasje është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, në lagjen e njohur si “Sporti i vjetër”. Viktima e këtij krimi është 35 vjeçari Gentian Beqiri, i cili ishte i dënuar me ‘arrest shtëpie’ dhe si rregull duhej të ruhej nga një togë policie. Policia ka bërë me dije se ka qenë një atentat i mirëorganizuar.

Por ky atentat ka sjellë edhe një tjetër viktimë. Babai i Gentianit ka gjetur vdekjen në spital si pasojë e një infarkti. Ai ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të të birit dhe ka pësuar tronditje.

Viktima njihej edhe me emrin Ardian Meta dhe ishte në proces gjykimi pasi akuzohej për vrasjen e Sokol Çapja në lokalin “Acquario” në dhjetor të vitit 2005.

Sokol Çapja, ishte mjaft i njohur në qytetin e Elbasanit, pasi ishte pronar i kompleksit të hoteleve “Universe”. Vrasja e tij pati tronditur qytetin.

Për këtë vrasje, Beqiri është arrestuar dhe prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg dhe e ka marrë këtë dënim edhe nga Gjykata e Elbasanit.

Ndërkaq, vendimi është apeluar nga pala e akuzuar me pretendimin se nuk ka prova, edhe pse prokuroria nga ana tjetër në atë kohë thoshte se ka pasur ADN që e implikonte Beqirin në vrasjen e Sokol Çapës.

Çështja ishte kthyer për rigjykim, ndërsa Beqiri ndodhej në arrest shtëpie, deri në momentin që humbi jetën nga vrasje e paradites së sotme.

Para pak kohësh në Tiranë u ekzekutua edhe një tjetër i dënuar me ‘arrest shtëpie’. Arjan Selimi ishte një emër i njohur për botën e krimit.

17 komente në “Dy viktima në Elbasan, qëllohet i dënuari me ‘arrest shtëpie’, babait i bie infarkt nga ngjarja”

  1. GREKU SYNETLI says:

    kot nuk te vret njeri.Sido te jete sistemi,do lash hesapet me ate qe i shkele ne kallo

    1. Lush Perpali says:

      OK, nuk te vret njeri kot!
      Po kur tije aty kalimtar i rastit dhe ha ndonje plumb qorr, nuk eshte te vritesh kot. Pak vete jane vrare nga plumba qorr ose te rastesishem.
      Le te bejne nje fushe far west e aty te lajne hesapet :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

      1. Vlora says:

        gjykatat e berishes, ja kane kaluar kopetencat gjykatesit popull.

        dhe ai nuk gabon ne gjykim.

        1. KOSTA says:

          Ne nje vende qe mendon se ka shtet per ta drejtuar, nuk eshte normale kjo qe ndodh tek ne….gjykimin duhet tja beje drejtesia por………ne kete raste Qeverisja qe te fitoi pak kredibilitet duhet qe policine dhe gjykatat ne Elbasan duhet ti shkrije dhe ti ringreje nga e para….vetem keshtu munde te themi se do ta bejme edhe ne shqipot, shtetin….

    2. templari_antishpellar says:

      Shpresoj qe te jete e vertete kjo qe thua ti dhe ruash kete mendim edhe po te vritet Doktori. Se ky s’ka lene kallo pa shkelur. Po kam frike se do kete fatin e Enverit, do urrehet me shume pas vdekjes.

    3. elton says:

      Ketu shteti ka marre fund me te gjitha…. Ca mallkimi paskemi pas ne shqiptaret…

  2. Anti talebani says:

    Dhe pak humor i zi ne sfond. Hahahaha

    Vritet nje person i cili eshte me arrest shtepie. Hahahahaha

    Ku u vra ne shtepi??? Kishte police qe e ruanin??? Cbenin ata???

    Apo ishte jashte shtepise kur u vra??? Pse ishte jashte shtepise kur eshte ne arrest shtepie??? Ku ishte policia.

    Boooo, po krijohet pershtypja se ska polici. Hahahaha

    Do plasi krimi sheshit. Hahahaha. Per te qare e per te qeshur!

  3. Anti talebani says:

    Anglezet i thone Black Humor. Per te qare e per te qeshur.

    Arrest shtepie dhe vritet. Hahaha. Sikur duhet te ruhet nga policia?

    Ku ishte policia???

    Ku e vrane??? Po e kane vrar me sniper, hec mo ska cti bej policia. Se i kane rene nga dritarja dhe nje situate qe nuk shmangej dot. Po nese eshte vrare te dera apo ne rruge, kjo eshte dicka tjeter.

    Hahaha, cfare lajmi. Vritet nje person i cili i hste arrest shtepie. Hahahaha

  4. MARKO says:

    Kombinacione policeske, gjoja “arrest” shtepie, per te eleminuar kontigjentet e krimit.

    1. Sabrina Mata says:

      Krimi eshte edhe brenda ne polici. Ky eshte problemi. Duhet te rikujtojme kabllogramet.

  5. DILEMA says:

    Deri sa nuk ka denim me vdekje me mire ti nxjerrin te gjithe kriminelet ne “arrest shtepie”, qe ti zgjidhin vete ceshtjet…

  6. rrahim rrahmani says:

    Paska malokè edhe andej nga ajo zonè e qytetruar,na njollosen fare keta malok verior nuk po na lènè te integrohemi,si ka mundèsi qe ndollen nè çdo skaj te Shqiperisè as dreqi nuk e merr vesh ketè punè!!!!!!!!!!

  7. Bujari ju degjon says:

    Hapa kompiuterin sot,dhe thashe,shyqyr nuk paska vdekur njeri sot nga aksidentet,vrasjet etj.Por jo,paska ndodhur kjo ngjarja ne Elbasan.Avash avash po ja kalojme edhe Sirise qe eshte ne lufte.

  8. beni says:

    Kjo e verteton se prokuroria dhe gjykate e shkalles se pare ne elbasan paskan zbatuar ligjin, Kush abuzoi ketu gjykata e apelit pse nuk verifikohen keto gjera por i lihen rruges per ti zgjillur keto probleme,dhe gjykata ja le policise tek dera duke i thene ruaje ti kriminelin se une po e liroj, pa patur asnje dhoj kushti policia per ta ruajtur ate,shteti yne sa nuk eshte vone duhet zgjillur disa probleme se vetem policia e shtetit eshte ne pune sot dhe asnje institucion tjeter i shtetit shqiptar nuk eshte ne pune prandaj te futen te gjithe ne pune secili te beje detyren e vet dhe te zbaohet ligji.

  9. Saimir says:

    Dua te informoj komentuesit qe me denim arrest shtepie nuk do te thote qe je i ruajtur 24 ore nga polizia por nuk duhet te largohesh prej saj dhe polizia ka te drejte te vije te kontrolloje ne c’do ore te diites apo nates dhe ne raste se nuk te gjen kalon menjehere ne burg se ke thyer arrestin e shtepise.

  10. Bujari ju degjon says:

    Ti shkoje minister Muli per ngushellim.Me vrasjet qe ndodhin ne Shqiperi dhe sikur minister Muli te shkoje per ngushellim te gjitheve,i bje qe minister Muli te filloje pune te re.

  11. Se kuptoni says:

    Se kuptoni qe eshte loje e antikrimit.
    Se denon gjykata? Lere te lire, se kujdesemi ne.
    Ska denim me vdekje? Ka exekyrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje