PS: Sezoni turistik, i dështuar. Por ka një lajm të mirë: Kjo është vera e fundit e Berishës në pushtet

14 Gusht 2012, 19:37Politika TEMA

“I vetmi investim në turizëm këtë verë është vila qeveritare në Vlorë”

 

Partia Socialiste e ka vlerësuar këtë sezon turistik si të dështuar. Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqaj, tha se ky është një sezon pa investime, me plazhe bosh dhe me ankesa për ujë, kanalizime e energji elektrike.

“Sezoni turistik veror po hyn në fazën e tij përmbyllëse dhe treguesit e drejtpërdrejtë e të tërthortë konfirmojnë, për fat të keq, për një tjetër sezon turistik të dështuar.

Në të vërtetë është në vazhdën e dështimeve të përsëritura të qeverisjes së 7 viteve të fundit.

Pas 7 vjetësh qeverisjes të Berishës, pushuesit e vizitorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, pushuesit e vizitorët ankohen për mungesën e kanalizimeve, pushuesit e vizitorë ankohen për mungesën e energjisë elektrike, pushuesit e vizitorët ankohen për mbeturinat e kudondodhura, ndërsa Sali Berisha ne mes të sezonit turistik u bëri dhuratë lejet për import plehrash.

Ky është sezoni turistik ku shqiptarëve i ndalohet të lundrojnë në detin e tyre, ndërsa Sali Berisha refuzon të diskutojë propozimin e deputetëve socialistë për çlirimin e detit nga moratoriumi.

Ky është sezoni turistik me aksidentet vdekjeprurëse në rrugët e Shqipërisë  më të larta në vitet e fundit.

Ky është sezoni turistik me plaçkitje të turistëve dhe me tritol të vendosur në operatorët turistikë.

Ky është sezoni turistik i parqeve kombëtare që digjen. Të gjithë qytetarët e Tiranës po shohin prej dy ditësh se po digjet faqja perëndimore e malit të Priskës, ndërsa kryeministria është e zënë me transmetimin e rekordeve të Sali olimpikut.

Ndërkohë që nuk ndalet orgjia e ndërtimeve pa leje e pa plan në territoret e potencialeve turistike.

Ky është sezoni turistik i plazheve të zbrazëta. Bosh plazhet e Durrësit e të Golemit, bosh plazhet e Vlorës e të Orikumit, bosh hotelet e Sarandës e të Divjakës,” tha Beqaj.

Zyrtari socialist tha se i vetmi investim ishte vila e Berishës në Vlorës.

“I vetmi investim në turizëm këtë verë është vila qeveritare në Vlorë. Të gjithë shqiptarët e panë dje se si shpërdorohen paratë e tyre, ndërsa qeveria është e interesuar vetëm për turizmin e vet.

Nuk është faji i opozitës apo mediave të pavarura pse tregojnë publikisht zullumet dhe dështimet e Sali Berishës, pse kritikojnë me shifra konkrete, pse denoncojnë me fakte e prova. Saliu çuditet sepse vetë është mësuar të gënjejë, të trillojë, të shpifë. 

Ka një lajm të mirë për shqiptarët. Kjo është vera e fundit në sundimin e pushtetit të Saliut. Verën e ardhshme vendi do të drejtohet nga qeverisja e Partisë Socialiste. Ne kemi një plan për rilindjen e turizmit shqiptar. Është pjesë e planit tonë për rimëkëmbjen e ekonomisë si domosdoshmëri për rilindjen e Shqipërisë,” tha Beqja.

17 komente në “PS: Sezoni turistik, i dështuar. Por ka një lajm të mirë: Kjo është vera e fundit e Berishës në pushtet”

  1. E di says:

    Ne pushtet vitin e ardhshem duhet te vijne vetem Ata qe do rrezojne e cojne para drejtesise kryekriminelin e tradhetarin shkaterrusin dhe qelbesiren e kombit salih rahman berishen jo ju legena qe derdellisni ekraneve te TV-se.
    Cfar ke bere per kte popull ti tipi PS-se ?
    Cfar e kujtoni ju kte popull idiot ?
    Qe ju te ndroheni pas kolltuqeve e ky popull te vritet per ju ?!!!!!!!!
    BAST legena mashtrusa iku ajo kohe ,boll u experimentua me kte popull .
    Pushteti duhet te justifikohet .S’ka me qorra ne Shqiperi o xha beqo !

    1. Asht në hekë Sali Berisha! says:

      Baca ka dal tuj numrue turistat si delet se nuk e xen gjumi naten :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

      1. socialist i ndyre says:

        Ik mor fytyre e keqe,,ju pame juve per 8 vite qe vetem mashtruat,vodhet dhe prut ne pushtet perseri psikopatin qe po tall bythen me ju dhe me gjithe popullin idiot shqiptar.

    2. hysni dajaku says:

      ah more Lilush i Ps-se qe do i lini shqiptaret pa opozite !!po sqaroje popullin a derezi e punezi pse ndodhi ky deshtim ne sezonin turistik apo e mabn sekret per vehte e partin tende!!!thuaji popillit qe sezoni nuk po ecte edhe aq keq deri ne momentin kur peshkaqeni Sali vendosi te rrije per tre ore ne uje!!nje peshk kurioz qe arriti te cante rrethimin e gardes se uje u afrua per tu siguruar qe kafsha qe po qendronte ne uje ishte po ai kafsha i vitit te shkuar,kur u afrua afer fare ketu ndodhi edhe hataja,ne kete moment Saliu beri shurren peshku piu aq shume nga shurra e Saliut sa u deh komplet,doli matan rrethimit te gardes mblodhi nja 100 peshq te tjere si pune e tij edhe filloi te ulerije e therras me te madhe se peshqit duhet te ngriheshin ne protesta per te rrezuar qeveerrin,peshqit t jere nglen me goje hapur dhe e pyeten se cfare kishte qe sillej keshtu se ai njihej per peshk me kulture,,ai u tregoi se kishte pire dicka te ngrohte qe doli nga nje kafsh qe qendronte ne uje,,peshqit e tjere u ben kurioz dhe i than ti conte tek vendi i ngjarjes,,ky i mori dhe i coi atje ku me kembe ne toke qendronte kafsha demokratike Sali Berisha,,kur peshqit t tjere u afruan ndodhi perseri hataja tjeter,Saliu ja futi perseri shurres,qe dashje pa dashje e pine edhe peshqit e tjere,ca iken me shpejtesi dhe shpetuan por shumica pine aq sa u infektuan edhe filluan te gjith te imitonin peshkun e pare,duke ngritur bishtin perpiet ne forme V-je edhe ulerinin “Liri Demokraci”jo me vone po tani!!!edhe u perhap ky avaz ne gjith detin ku u ngriten peshqit te medhenj e te vegjel edhe bridh ne uje edhe uleri ai te shkalluar duke mos lene me turista e njerez te afroheshin ne uje>>peshqit Greke edhe Italian shikonin me syt shqyer cfare po bente vaki me peshqit tane,,,,situata do perkeqesohet akoma me shume pasi ka shance qe te gjitha kafshet e vendit tone te dashur te fillojne e imitojne Doktorin dhe Partin e tij,,tani qe tham se shpetuam se Dokroti dhe te tijet u ben te pasur e me leke e nuk do u veje me mendja te hedhin shtyllat e tensionit te larte ne ere,,prite kur te shikosh ndonje qen apo gomar ti veri dinamitin shtylles,,mall peshqit se ne uje jane!!!paskemi patur fat muti!!!

  2. jabanxhiu says:

    Nje Pergjigje per PS: Sezoni turistik, i dështuar. Por ka një lajm të mirë: Kjo është vera e fundit e Berishës në pushtet. Po ka dhe nje lajm te keq: do te vijne hajdutet e rradhes. I pari je Ti

  3. DILEMA says:

    Keta te PS po talin k…me te gjithe… Opozite me te shpifur dhe me te pademshme zor se gjen kund….

  4. Ilir says:

    A i shikoni fytyrat e ketyre qe vetem kenaqen per cdo fatkeqesi dhe vuajtje te ketij populli. Shiheni fytyren e ketij dhe mendoni se sa te lumtur dhe te pasur do t’ju beje, po erdhi ndonjehere ne pushtet. pjelle e kuqe.

    1. Landi- Sverige says:

      Te vetmit qe kenaqen eshte pikerisht idhulli jot dhe disa si puna jote qe fatkeqesite e ketij populli dhe te ketij vendi i vleresoni si suksese gjigande Cfar deshironi ju shpellaret e ketij pushteti qe opozita te mos flasi, te mos kritikoj, te mos egzistoj? Askush ne asnje vend nuk pretendon te behet i pasur me fitoren e nje grupi politik ne zgjedhje. Ajo qe pretendohet eshte rezimi i kesaj diktature, i mafies ne pushtet, i korupsionit te pandeshkuar, i padrejtesise. Ne nuk kerkojme te jemi te dytet ne Europe pas Gjermanise, Zvicra me det, Norvegjia e rajonit apo perralla te tjera. Ne kerkojme te jemi nje shtet ne radhe te pare si gjith shtetet e rajonit, te respektohet vota e qytetarit, te respektohet fjala e lire, te respektohet prona, te respektohet natyra, te ket ligje e drejtesi, te minimizohet korupsioni, te luftohet mafia, vjedhja e krimi, te zhvillohet ekonomia, turizmi, shendetesia, arsimi e sporti, te kete siguri, pasterti, kulture qytetare dhe mbi te gjitha drita e uje. Keto gjera elementare te nje shteti qe nuk egzistojne kerkon te zbatoje “pjella e kuqe” qe me gjithe kenaqesi do tia jepja voten, por do te deshiroja qe “pjella blu” te mos ta vjedhi si nga hera dhe te na leje akoma ne mesjete dhe ne mjerim. Qe te jesh i fundit per gjithshka eshte paaftesi, por qe te mos e kuptosh perse je i fundit eshte injorance.

  5. marsideda says:

    po ky qe humbi imunitetin dhe statusin e deputetit se ishte me konflikt interesi na ben moral dhe na jep mend, i kemi dhene vene dhe tall b…. me ne… dakord me dilemen dhe jabanxhiun

  6. Ik o hajdut i shemtut ,jep llogari per200milionet qe ia vodhe Zzz durresit

  7. te paudhet says:

    nje popull qe me shekuj nuk e di se ku ndodhet.nje popull qe asnjehere nuk ka patur shtet ,,popull i shperndar ne 5 shtete ne ballkan,popull me 100 fe.popull me 100 parti.popull komunist.nacionalist,demokrat,grek,turk,bullgar,vllah.cam kosovar,toske gege,laluc,karaduz,minoritar,malok,jevg,cifut,italian,arberesh,arvanit,emigrant.3 milion ne turqi,popull mashtrues hajdut,rrenacak i pabese frikacak,popull qe shkon nga fryn era,komb me flamur te sajuar bizantin greko serb ,popull qe qan kur ikin turqit.popull qe qan per mbretin zog,popull qe qan per enver hoxhen popull qe qan per berishen.per nanon ramen rucin.popull qe i zhvarros perseriketa,popull qe lepin cdo te huaj,qe edhe nje pordhe te bej nje amerikan europian ne shqiperi menjehere i bejne permendore apo i vendosin emer rruge,popull dembel,popull qe krenohet me te keqen,popull qe nuk ka zot fe apo ide,popull kot,,te dini se vuajtjet akmoma nuk ju ju kan filluar si duhet,popull qe ka lene rrugen e zotit,popull qe mashtrohet duke ju lutur busteve hiperbola,popull qe shan zotin vret vellain,shet motren ne itali dhe greqi.popull pa ushtri pa ligj,pa drita pa rruge pa moral,,pthu me keq ju pafsha

  8. mira says:

    Ju po prisni fiqte te piqen ??!!!!
    Asnje veprim qe ju duhej te benit dhe qe aq shume ka pritur shumica e popullit ju nuk e keni bere. Populli zgjedh “me te miret,me te mençurit dhe me trimat” per ti drejtuar.
    Ju keni bere vetem hartime, keni perseritur si papagall ato qe u thote BE (asaj nuk i plas fare per Shqiperine)dhe keni lene nje moster te fuqizohet dhe te marre ne dore gjithe pushtetet.
    Ju kujtoni se OPOZITE eshte prona e juaj dhe mund te beni me te çfare te doni???!!!
    Keni dy zgjedhje rradhazi qe thoni se do fitojme dhe me pas vetem jeni qare se saliserbi ju vodhi votat. Kush ja u fal kete??!! Ju po perdorni qenien ne politike per pushtetin tuaj.
    Nqs do te mendonit realisht per Shqiperine dhe Shqiptaret do kishit shfrytezuar te gjitha mundesite per tu larguar tradhetari i Shqiptareve jo vetem nga politika por dhe nga keto troje, qe kurre nuk kane qene atdheu i tij.
    Ka nevoje tja u numeroj mundesite-JO i dini vet- por keni menduar per karriken tuaj!
    Po ky popull nuk ka alternative tjeter: t’ju bej edhe nje here thirrje te ndroni strategji te beheni te bashkuar dhe jo te hani koken si qente me njeri-tjetrin dhe te keni objektiva te qarta te deklaruara.
    Ndryshe ju do te trajtoheni njesoj si horrat dhe cubat e saliut dhe populli do te marre vet situaten ne dore- por me kosto. Ne nuk duam kosto-boll shqiptare jane vrare per surratin e politikes!

  9. mali says:

    Or ti shok kush ta dha kete lajmin e mire dhe sa kohe paske qe e ke marre?????!!!!
    Na çudite shume??!!

  10. Shkelxen Deledashi says:

    pordhe me rigon ! Mblidheni mendjen se baba i jem nuk hiken, vec me vote mund ta largoni. Duke pare qe jeni deshtake llafazane, atehere, mos u mprifni kot dhe enderroni per 2013.

  11. alban says:

    Me kete opozite sala jo veren tjeter por dhe nja 10 te tjera eshte ne pushtet

  12. lili says:

    nuk ia vlen me te lexojme deklaratat e PSse:ia dime veprat,edhe ato jane te tmerrshme per demokracine shqiptare!pra eshte nje parti qe vete ka firmos vetin per sherbetor te Berishes sa here i duhet atij nje pseudo lufte qe ai te mbetet ma i forte ne pushtet ,per te miren e millionereve e milliardereve te Pdse e PSse,te gjithe bijte e PPShse.
    Ne duam Alternative tjeter,edhe do ta forcojme kete alternative!

  13. Qyteti Tiranes says:

    S’kam qenë në bregdet, por shihet pikat ​​e turistike në Tiranë!

    http://www.tiranadumpsters.wordpress.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje