Përse shkove te shtëpia e viktimës zoti ministër?!

14 Gusht 2012, 13:11Politika TEMA

Nga Pjerin Ndreu

 

Të pashë në TV tek shtëpia e viktimës Fatbardha, zoti Ndoka! Ç’deshe atje?! Tu tregoje se sa i “zoti” je që u zbulua ngjarja?! Se po të mos ishe ti, s’do ishte bërë asgjë?! Se ti je personi i duhur që do i garantosh shqiptarët se do arrish rezultate ndaj krimit?!

Po te familjet e tjera pse nuk shkove, tek ata që nuk janë zbuluar, janë vrarë nga armët e krimit dhe janë harruar?

Pse nuk ju kërkove falje familjarëve të Fatbardhës për mos sigurimin e rendit në një rrugë të populluar ku pa rënë akoma nata, fluksi i ngjarjeve të ngjashme ka qenë i lartë e policët s’e kanë vënë ujin në zjarr për të parandaluar ngjarje të tilla? Apo deshe të tregosh se kërcënimi jot banal për lëvizje policesh “zuri vend” dhe u zbulua ngjarja?!

Një kërcënim i tillë skandaloz nuk ishte dëgjuar prej kohësh, që prej kohës kur Saliu, babai juaj politik ishte sekretar partie. Por ti si ministër i katapultuar kushedi se për çfarë motivi e misioni në atë detyrë, për shkak të profilit të ulët dhe në zanatin e mjekut, aty ku je dhe diplomuar, nuk ke as mundësi të kuptosh se është mazhoranca jote që e ka katandisur policinë e shtetit në një institucion që s’di ku ka kokën e ku ka këmbët.  Zbulimi i krimit nuk është kanal që hapet me orë pune o Mulo, dhe ti s’mund të vesh afate zbulimi se i bie që ia fut kot. Mirë që nuk di, se s’ke se si, por të paktën pyet dikë, p.sh atë që të shkroi atë letrën ditën e parë që e “lexove me sukses”. A e di pse krimi ka marrë tatëpjetën?

Qeveria ku je zotrote ministër nuk ka objektiva të qarta e strategji se si të reduktohet krimi. Lufta kundër krimit është e mbështetur në variantin kuturu, ku nuk dihet as fillimi e as mbarimi. Se që të kesh kriminalitet të ulët duhet të kesh ekonomi të fortë, të kesh investime sociale të niveleve të kënaqshme, duhet të kesh institucione të forta, të kesh bashkëpunim mes tyre, të kesh polici të fortë, prokurori, gjykatë e sistem burgjesh të niveleve të larta. Ti i bërë thirrje prokurorisë e gjykatës, po rregullo shtëpinë tënde njëherë nëse mundesh, pastaj dil e fol për komshiun, se i di Saliu si i “rregullon” dhe ata!

Duhet të kesh korrupsion të ulët e përgjegjshmëri të lartë para sigurisë së jetës dhe pronës së individit.

Duhet të kesh strategji të parandalimit të krimit në qeveri ku të implikohen të gjithë aktorët qeveritarë dhe jo qeveritarë me detyra të përcaktuara dhe me sistem të organizuar ku alternimi i masave të karakterit ekonomiko- social me ato penalo-riedukuese duhet të jenë themeli.

Ndoshta nuk i kupton mirë këto, por ngaqë je mjek, dua të kujtoj se termi i parandalimit të krimit është huazuar nga mjekësia… “Është më mirë të parandalosh se sa të shërosh”.

Njëlloj është dhe në kriminalitet… “është më mirë të parandalosh se sa të zbulosh” i dashur Muli. Pra, është më mirë t’i meshosh parandalimit se sa zbulimit. Atë detyrë ke apo jo?  Dhe mos abuzo me zbulimin e një ngjarje për të dalë nga strofka e strucit, por mundohu të kuptosh se nuk jeni gjëkundi me perspektivën antikrim. Por kam frike se s’ke kohë më edhe po të duash. Se e gjitha sa thamë më lart është një katastrofë dhe s’i shëron dot. Sot u evidentua një tjetër vrasje, një tjetër shpërthim me eksploziv në një qendër turizmi.

Më thuaj një ditë kur nuk ka ndodhur një ngjarje e rëndë gjatë kohës tënde si ministër?

Ke shkuar të drejtosh një institucion që ka shume gjëra në dorë. Misioni jot dihet kush është, 2013-ta, zgjedhjet d.m.th. Prandaj flet pa lidhje se nuk di e s’do marrësh vesh çfarë bëhet aty. Por policia e shtetit është e sëmurë rëndë dhe s’ka shërim nga ata që e infektuan, nga ti dhe shokët e tu, që e katandisen si mos më keq. Po pse do thuash ti?

– Policia nga 6 drejtuesit kryesorë, 4 i ka jashtë arsimit e formimit policor.

-Drejtoria e përgjithshme në vitin 2005 kishte 350 punonjës, tani ka 700. S’keni lënë anëtar të PD pa bërë drejtor e pa i dhënë gradë të pamerituar dhe të paligjshme.

-Reformat e viteve 2005-2007 hoqën nga puna gjithë policët e karrierës, të trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga misionet policore europiane e amerikane. Vendet e tyre i zunë mitingashët që iu shpërndaje banderola ti në mitingjet e PD

-Policët kane rrogën më të ulët në rajon, bile dhe pas Kosovës, Bosnjës e Maqedonisë. Ata nuk marrin dieta e as orë shtesë. Nuk kane karburant për makinat e shërbimit dhe uniforma është skandaloze, derivat i një korrupsioni që ti duhet ta kesh dëgjuar.

-Se politikanët e tu, administrata e qeverisë tënde, të afërmit e tyre, biznesmenët afër jush as nuk duan t’ia dinë për ligjin. Nëse polici e ndëshkon, ikën nga puna me shpejt se ai që kërcënove ti nëse nuk zbulon krimin. Se ligji bie rëndë mbi popullatën e pambrojtur, mbi shtresat sociale të mesme e të varfra. Shokët e tu nuk i kap radari i ligjit.  As këtë nuk e shëron dot!

-Se ka tre vjet që gjithë veprat penale të krimeve kundër personit dhe pasurisë janë në rritje galopante. Kurrë më parë s’ka ndodhur kjo në këtë vend! Ti ndoshta nuk ke faj se këtë dhuratë e ke nga Lul Basha. Se në 2005 numëronim 8250 krime në vit, në 2011 numëruam 17680, më shume se dyfishi. Dhe kjo “arritje” spektakolare në 7 vjet të qeverisjes së Saliut. Lexo ndonjë statistikë kriminaliteti ndonjëherë para se të flasësh.

-Zëri i policëve të karrierës është inekzistent. Se ju ministrat e “famshëm” bëni sikur i dini të gjitha. Keni mbytur policinë me militantë, injorantë, e keni depersonalizuar dhe ç’strukturuar. Policët janë memecë se sejmenët që ju keni dërguar ju nga selia e PD nuk i lenë të ngrenë kokë, kështu që ju duhet të dëgjojnë përrallat që tregon ti sa here ndodh apo zbulohet ndonjë ngjarje!

Këto duhet tu premtosh shqiptareve që do i shërosh ti, që s’ke shëruar askënd në karrierën tënde “brilante” si doktor. Së fundi, po tek dy viktimat e aksidentit, dy vajzat që gjetën vdekjen dje në Elbasan, në mes të qytetit në trotuar nga një makinë që garonte si në Formula 1, para policëve syleshë, pse nuk shkon? Do na ngelesh në vizita vdekjesh zoti ministër se të tille çorbe ka gatuar Saliu, Sokoli, Luli, Bujari dhe natyrisht ti, megjithëse je akoma me i vobekti e më i padituri në këtë histori. Të kane lënë vetëm kockat pasi ia kanë ngrënë mishin të tjerët zoti ministër…

46 komente në “Përse shkove te shtëpia e viktimës zoti ministër?!”

  1. Pjerdhini says:

    I eshte mbush mendja dhe Pjerinit se di te shkruaj. Ik o Pjerin se te njofim ca hajduti ke qene kur ishe drejtor i policise te Tiranes. Ik vidhi ndonje lek ketyre qe duan te kandidojne per kryetar komunash me PS. Sa Ndoka ke tru edhe ti vetem se Ndoka ka mundesi me shume se ti per te vjedhur.

    1. Iljaz says:

      Pjerinin kam pasur rastin ta njof ne pune dhe mund te them me bindje se eshte profesionaliste i mire qe i duet vendit. Ta krasosh Pjerinin me Mulin e Berishes eshte gabim te pakten per anen profesionaliste. Problemi eshte se policia jone ka mar fund qysh kur erdhi PD ne pushtet dhe i trembi policet duke ju burgosur pa asnji faj koleget e tyre. Kush i mban mend nja dy gjyqe politike te 1992 e di mire si shkoi pastaj. PD pasi pastroi policine nga profesionalistat e vertet e mbushi policine qe nga hajduta ordiner e deri tek militanta partie qe ishin komplet injorata sa i perket policise. Sot qe kemi kaq shum krime nuk eshte e rastesishme se perseri Berisha e mbushi policin me injoranta dhe militanta te PD dhe familjes te vet. Muli eshte njeri prej ketyre biles me i binduri perderisa e ka ven Berisha minister.

      1. Gezim Seferi says:

        Ua c’na cudite more Iliaz.
        Pjerin Ndreu na qenka shembull per policine e shtetit.
        Po kur ke lindur more djale dje?
        Hajde hajde .Po morer shembull Pjerinin dhe pjerinet qe udhehiqnin policine e shtetit kuuurr nuk do te vini ne pushtet.Po more shembull kohen kur hashashi shitej si pakete cigaresh,kur kriminelet u veshen polic.u ben deputet,u bene biznesmen “te suksesshem mjer per ty

    2. Beni Canada (ish 326) says:

      Merrni shqetesimin profesional te z. Ndreu nga ky shkrim.
      Ky eshte prioriteti i juaj!
      Nuk eshte koha per qefmbetje e paragjykime!
      Krimi po ju hyn kembekryq ne vatrat tuaja (jetoj familjarisht jashte atdheut) ndaj merruni me te se Pierinin aty e keni prape dhe sot nuk ka gje ne dore!

    3. parimi says:

      pjerdhini eshte niku qe perdor per te shkrujt ketu apo emri jot i veretet zoti komentues???..

    4. Teto Lili says:

      Eshte infiltruar se ka degjue se vrasesi shkon gjithmone ne vendin e krimit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html

    5. Dean says:

      Noka dhe JO Ndoka,o i trash.

  2. Edor says:

    z.Ndreu,

    me vjen mire qe edhe Ju shtroni po te njejten pyetje qe un kam shkruar qe ate dite (ne nje koment ne TemA) por me vjen ke qe edhe tju them se si Ju, une edhe lexuesi nuk kemi per te marr esnjehere pergjigje.

    Sa per te tjerat nuk eshte vetem faj i Mulit, keto thurata te “bukura te krimit” i kemi nga kryeministri yne dhe politika e tij kunder ketij vendi.

  3. D.D says:

    Me pelqen si shkrim! Cdo kush profesionist do te kishte nje mllef perbrenda per situaten e krijuar ne Shqiperi, Ky minister me ckam pare une kujdem me te madh ka tek rregullimi i flokeve dhe ji tek rendi.
    Sa per servilet e Ministrit ose per idividet e tjer qe duan te ofendojne eshte nje shprehje e vjeter qe nje person kur do te shaj dike del perpara pasyres dhe te gjitha sharjet ja thote vetes dhe meq ska shok do te beje dhe vete shok…

    Me pelqen qe sot ka njerez si Pjerini qe i dalin perpara disa ” Don Kishotve” qe luftojne me mullijnt e eres, ne kete rast Ministri jone…

  4. Drini says:

    Muliiiii te marrte muti shalet edhe u dhjefsh ne gjume kur te erdhi dita edhe ty te behesh ministruc.

  5. HOXHA i KUCIT says:

    O shoku pjerin mos na bej si analist se te njohim mire ty e shoket e tu si puna e aslan dogjanit e kompani,,,,te gjithe hajduta keni qene nuk keni ju moral te merreni me policine,,,,ju qe bete miliona euro nga policia dhe gjaku i policeve,,,je arrestuar mor komandant e me pranga ne dore ke dale ne tv,,,harram buka qe ha ti e deputetet-ish police, plehra e funderrina totale,,,si ke surrat e del e flet per policine mor injorant profesionist????????????????.

    1. Protect says:

      O Hoxha i k…ucit, o debil qe se ve emrin. Cfare thua jane poshtersi dhe ti qenke nje i poshter. Bota nuk mund te jetoje pa ty. pa ndotesit e ajerit dhe te jetes si puna jote

      1. Uarda says:

        Hoxha ka plotesisht te drejte. Pjerdhin Ndreu ka qene krye polici me i korruptuar e me malok qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Dhe Edi Rama sa kohe te mbeshtetet tek kriminele te tipit Pjerdhin, Sterkaj e Doshi, mos fitofte kurre!
        Me mire Sali Maloku se Pjerdhin Horri…

  6. Alma says:

    Shkrimi eshte me se i drejte. Fenomeni ekziston. Ky Flamuri eshte nje vegel e berishes e s’di c’thote. Argumentet jane reale. Nese dikush nuk e do Pjerinin, kjo nuk do thote se nuk ka te drejte ne keto qe shkruan. Kush me teper se ai qe e njeh kete fushe mund te beje replike me budallqet e Ndokes.Per sa kam degjua Pjerini eshte me i miri dhe i vetmi qe ben oponence profesionale.

  7. Tani says:

    Ik o Pjerin te genjeu mendja se do vije PS ne 2013 ne pushtet dhe tu kishte venitur Emri ? Do dhe ti nje cope zemra ne 2013? Je nje kokrra e hajdutit dhe injorantit mor Pjerin e ta morrsha te keqen e emrit qe ke. Behu gati per vitin 2017. Rri i veshur me tuta sporti dhe njeren dore mbaje te zene gjate kohes se te duhet te mast…..bohesh. Injorant

    1. D.D says:

      Tani po sa budalla qe qenke mor shok? E di ti qe budallejnt si puna jote i bejne fresk Pjerinit, Injoranti i vetem ne kete mest je vetem ti dhe ju qe shanin sipas fytyres qe keni… Ju shikoni njeher veten tuaj ne pasqyr pastaj komentoni te tjeret, Mjer ne thuaj per budallejnt qe na rrethojne…

      Ne fakt para disa minutash kishin rene disa tru rrugeve dhe po i hante nje qen, me siguri do kene qene trute tuaja…!

  8. Bujari says:

    Kush ka mllef per personin qe ka bere shkrimin nuk duhet te shpife gomarlleqe te paqena. Dikujt Muli i duket me mire se Ndreu ! Ata qe jane thene ne kete shkrim jane reale. Idotet kane punen e tyre te baltosjes se kujdo. Por te thuash se Pjerini eshte injorant profesionist, do te thote se ke treguar veten si injorant me kete gjykim. Te fala Mulit

  9. Luli says:

    O BO Oooo nga 350 polic me nr qenkan bere 700 polic e punonjes , prandaj nuk ka leke per pensionistet po mbeten me 14000 leke ne muaj- qenkemi bere vend policor dhe shkolla per pregatitje e tyre nuk do te perballoheshin apo i pregatit partia me trajnime ditore.

  10. Ti dhe une says:

    Ma bukur nuk ka. Kush e shan kete shkrim ka zili e nuk esht njeri

  11. mergimtari says:

    I pa harruar qofte kujtimi i xhandarit te zogjit te pare ne Tiranen e nje kohe , kapter Selimi qe bente zap gjithe qarkun me qytet e fshatradhe , xhuxhi majorr Zototmerri i katunareve ne kohen e merhumit , te dy keto figura me origjine fshatare ishin barinj nga niveli arsimor , i pari nuk dinte te vidhte se korrupsinin nuk ja kishte degjuar emrin ndersa i dyti i bente te gjitha poshtersite , policet e sotem kane marre nga cilesite e dy te pareve te mbledhura se bashku, desh harrova hajduti popull ishte ky qe eshte po sot vetem se qeverite ishin ndryshe se te tridhnin koqet vetem kur mendoje pa e bere fakt te kryer . I uroj Mul hallvaxhiut dhe kete zanat te ri qe ja dhane per pjese , s, eshte keq te kesh shume zanate me tre diplloma Muli tani marrshon drejte grades Gjeneral si Gazi-Dede me 97-en . Paris

  12. baro Corrogjafi says:

    Shohim perdite ne TV bilancet e te vrareve ne Afganistan ,ne Irak e gjetke,por edhe ato te te vrareve ne vendin tone ,jane te njejta !Perdite , te vrare,perdite grabitje dhe keto trumbetohn si suksese madhore te qeverise Berisha.

  13. Alda says:

    Shikoni more se ju ka hy krimi ne shtepi e po ju merr jeten. Ata te qeverise ju zhvasin perdite e ju masakrojne. jeta eshte krejt e pasigurte.Mos u merrni me sharje e inate. Kush nuk eshte dakort me keto qe shruan pjerini, eshte zagar i Sales dhe i ketij flamur idiotit

  14. enea says:

    Vajtja e ketij ministri kukull per vizite ne ate shtepi, eshte fyerje.
    Eshte lene vendi ne duart e krimineleve te mbeshtetur nga paaftesia e ministrave te korruptuar, drejtoreve te policise qe jane militante te thekur te partise dhe shokut Sali.
    Norma policore te uleta. Ne vend qe te na mbrojne, na kthejne krahet.

  15. tom says:

    Pjerin Ndreu, shkrim profesional….pikat mbi i….ata qe flasin kodra pas bregut jane kamikazet e sales….

  16. Durim says:

    Pjerini e ka treguar veten se c’ka bere kur ishte shef krimesh ne Gjirokaster. E kapen me maske ne koke duke ndaluar makinat ne rruge per t’u marre leket. Por sidofoqte shqetesimet e tij qendrojne. Nuk thone kot qe hajduti e di me mire zanatin dhe zbulon hajdutin.

    1. Adriani says:

      O Durim, o ordiner. Mos e ngaterron me veten se ai ska punuar asnjehere shef krimesh atje. Ka qene drejtori. Dhe nuk eshte kapur dhe as nuk ka ndodhe kurre ajo puna e maskes. Maskarenjte si ti duhet te kene qene hajdutet e maskave qe ka kapur Pjerini.

  17. baca mertur says:

    kurse une ne vazhdim te komentit per xhandarin selim ,them, rrofte ai polici gabel qe kishte lezha ne ate kohe ..nje polic gabel e dridhej gjithe lezha…apo ..aa.. harrova atehere ishte denimi me vdekje ne fuqi!!!

    1. Nga larg says:

      Po, por denimi me vdekje nuk ishte per vrasjet ordinere. Per vrasje te denonin me ca vite burg.
      Kurse denimi me vdekje ishte per “armiqte e klases”, qe denoheshin edhe per “nje fjale goje”.

  18. Idea says:

    Perfekt argument. Komplimente per shkrimin

  19. durimi ka kufi says:

    o Mule, o Qazim Mulleti i demokracise,ç ere do ti mor daj?

  20. pierre says:

    pirdh o pjerin inoranti pridh se pjerrdh bukur me prapanicen ne sherbim te rames…

  21. tomori i beratit says:

    Keta qe shkruajn kunder PJERIN NDREUT jane te gjithe bandit,njerez ordiner,mitingash e lapanjoz te nje mut partie si eshte katandisur sot pd .Pjerinin e njoh mire dhe eshte nje profesionist ne zanatin e tij,por veglat qore te flamur nokes ferdinant pones e co qe drejtojn sot policin e pd (se e shtetit kjo polici nuk eshte)nuk bejne detyren sepse nuk dine ta bejne,sepse i kane mare nga mali,barinj,dhe i kan emeruar me grada ne polici,sepse jane polic te saliut e jo te popullit.TE LUMTE O PJERIN NDREU.Shkruaj e me fakte numeroja ketyre banditeve qe oret i kane te numeruara dhe prandaj ulerijn e vrasin sepse po u vjen fundi.KJO ESHTE E VERTET.

  22. luani says:

    keta qe flasi kunder shkrimit te Pjerinit jo se nuk e din se ne gjendje eshte polici shqiptare por ashtu uintereso pasi nuk ka organizat kriminale qe don perball nje plici te kulifikume keta qe flasin kunder keti artikulli jane te verbe ne shpirt pasi un mendoj se jan tradhtr te vendit ti qe aq shum me mungon.

  23. eri says:

    Jam dakort me pjerinin dhe e pershendes.e njoh personalisht nga shkodra dhe tirana dhe e admiroj se eshte i perkushtuar dhe elementi me vizion qe i mungon policise se shtetit…kam per te shtuar vetem dicka i dashur miku im pjerin ..kete vend e ka pshurrur kadiu dhe skemi ku ankohemi..

  24. Ndoc sukaj says:

    Z.Pjerin Ndreu eshte nje nder specialistet me te mire te policise shqipetare qe po rri jashte strukturave te saje per shkak te reformave partiake dhe kritereve aspak profesionale qe perdoren ne emerimin e drejtuesve te policise.Kriteri i vetem eshte qe te jete besnik i partise dhe i kryetarit te qeverise.Prandaj nuk ka se si te luftohen krimet,me nje ,,lufte,,me shume demagogjike se sa praktike.

  25. NINO says:

    atdheu ka nevoje per koka ,nuk behet shtet me pjerina e ndoka.

  26. kel ukaj says:

    Nje shkrim i ekujlibruar e me profesion te larte. Une si gjithmone jam per ligjin e me ligjin, te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit asnje lloj imuniteti. Kur them asnje lloj imuniteti nenkuptoj shfuqizimin e te gjitha ligjeve dhe asnje fjale per imunitetin. Une vleresoj kete artikull dhe nuk sulmoj asnjehere dinjitetin e personave vetem nje eshte pa dinjitet Sali QENI quhet. Eshte gabimi me i madh deri ne krim kjo forme e krijuar nga krimineli Sali QENI qe partia ne pushtet te zevendesoje nenpunesit e shtetit. Se zoteria ne fjale ka qene nenpunes policie ne karrire, ne asnje menyre Ai nuk duhej te ishte larguar nga puna. Kur nje nenepunes i tille lirohet nga detyra duhet te perfundoje ne burg sepse ka shkel ligjet dhe jo se don Sali QENI. Ketu ku jetoj une ka njemije probleme ne tavoline por kur zevendesohen partite ne pushtet edhe nje roje shkolle nuk mund te pushohet nga puna. Politika e tensionit dhe e luftes se klasave qe sbaton Sali QENI i ben njerzit me force te marrin nje pozicion politik.
    Politika e persekutimit nen ison e injorances tipike shqiptare ka bere qe Sali QENI ta kete jeten e gjate. Eshte edhe nje kenaqesi per mua qe i kam parashikuar se kush eshte Sali QENI pas nje muaj president i shqiperise. Dhe kam dhene nje kontribut special per te permbysur komunistet. Nuk kam aftesi profetike por kush shkel ligjet e rregullat e lojes une shpejt i ve nje kryq te madh. Kur u zdhodh president Sali QENI sipas kushtetutes se shqiperise dorezimi i detyres eshte nje muaj. A e dine njerzit sa ka vazhduar dorezimi i detyres nga Ramiz Alia tek Sali QENI. Ju a them une, asnje sekonde, ka hyre si rrugaq si QEN qe eshte as doren nuk i kane dhene njeri tjetrit. Kjo quhet shkelje i ligjit, e ka bere shperdorimin e detyres qe ne sekondin e pare. Sapo kaluan disa jave Sali QENI ky Qen i Qenit filloj luften politike kunder opozites. A mund ta marrin me mend te ashtuquajturit intelektuale se kjo quhet “akt tradhtie” per nje President te njeanshem. Dhe çfare eshte me e keqja ky kriminel nuk u distancua nga PD. Prandaj te gjithe antikomunistet komuniste u treguan leckamane e pa dinjitet dhe ishdhjetoristet si petritat komuniste heshten para ketyre gjerave thelbesore. E dhjetoristet i kishin kerkuar nje gje te tille ne Takim Ramiz Alise perse nuk e kerkonin nje gje te tille nga Sali QENI! Turp per dhjetoristet qe e treguan veten pa dinjitet sikurse ishte edhe Krytari i dhjetoristeve qe e kam njoht personalisht. Prandaj se dikush ka diçka kunder Z. Ndreu duhet ti referohemi vetem ligjeve. Zoteria psh. ka marre rryshfet e dikush e din kete te denoncoje publikisht se nuk ka shkel ligjet zoteria duhet te kthehet ne pune dhe jo vetem kaq por shteti ti kerkoje falje, ti kerkoje falje sepse shteti nuk mund te sillet ne asnje menyre keshtu me sherbetoret e tij. Me falni harrova se shqiptaret nuk kane shtet atehere nuk ka kush ti kerkoje falje.
    Rrofte Sali QENI! Poshte populli spurdhjek shqiptar!

  27. Alda says:

    Z. Ndreu eshte skanuar njehere. Gjithe makineria e Fatos Nanos dhe Igli Toskes ju sul per ta njollosur. Sepse ai ishte i pari oficer policie qe i doli perpara dhe ndali autobuzin me droge te Xhoit, gruas se Fatosit. Askush tjeter se ka bere kete. Dy vjet hetime dhe asgje ndaj Ndreut. Kush flet per kete njeri eshte i pafytyre. Eshte njesh

  28. Mark Gjonaj says:

    HOXHES SE KUCIT:
    Po te jeshe profesionist, veje emrin dhe mos u fshehe me kritikat ndaj Pjerinit, sepse vezhguesit duke pare shkrimin e autorit me emer dhe kritiken tuaj me identitet, ju ve ne kandare. Fakti qe ju nuk prezantoheni, tregon se Pjerinit i zene vend fjalet. Ai nuk po flet per bujqesine, por per ate qe e njehe, por hoxha, keshtu don te ece sherbimi i policise. Sa me i perfeksionuar, ju ma te ngushtuar ne veprimtari kriminale! Faleminderit

  29. Hysmet Idrizaj says:

    E lexova shkrimin tend prej palle o Ndre dhe pashe se si hapesh bythesh si <>,duke tregu se Z.minister nuk e nje zanatin dhe ti je kokrra e kesaj pune.Megjithese linde dhe u rrite ne Kukes,ne qytetin e njohur per mikpritje dhe burrni,po shoh se vetem paske hanger buken kote e nuk paske fitu as minimumin e ketyre karakteristikave te ketij vendi.Qyteti i origjines nga ti je,ne kohen e diktatures eshte pergjakur nga kneret e kuq,e familja jote erdhi ne Kukes ndoshta per t’iu shmang persekutimit komunist pasi ne Kukes nuk ju njihte njeri.Por sot po shoh se je bere pale e bijve te atyre qe e skuqen me gjak vendin e origjines tende dhe gjithe Shqiperine duke e kthyer vendin ne gijotine.
    Po shohe gjithashtu se don me e marre rrolin e (togerr babes),por nqse nuk e din se kush eshte ky toger ,shko e pyet te vjetrit e fshatit tend se te tregojne se kush ishte e qfare ka bere atje.Si perfundim ju them se nuk ke klasin dhe nivelin e duhur per tu ballafaquar e hedhur balte mbi kuksianet e ne rastin konkret per min.Noka.

  30. dino says:

    shkrimi ne cdo rresht dhe fjale ka fakte…nuk ka as mellef as dengla..Ata qe nuk e pelqejne le te shkruajne me emrin e tyre te vertete:Do shihni se:Ose jane ata qe Pjerini ka rrasur brenda,ose militantet e Mulit!.

  31. Cnerol says:

    Degjoni more vellezer tu sqaroj une.
    Qe Saliut po i vjen fundi kete e di dhe bufi.
    Qe ky Muli eshte nje cope ashtu e dine te gjithe.
    Qe ato qe thote Pjerini jane te drejta dhe i dime te gjithe.
    Po lusni zotin qe kur te iki shpellari te mos vi nje shpellar tjeter si
    Pjerini se si i thone ku ishim hic gjekundi cbeme hicegje.
    Pjerin ti je me shpellar se Saliu e Muli bashke. Se nuk te njofin keta

  32. Roli says:

    Po shikoj o zoti Pjerin qenkeni mbushur plot mllef, ky sme duket shkrim i nje gazetari profesionist qe te nxise Policine te motivohet e te punoj me mire.

  33. Cnerol says:

    O cuna mos u lodhni kot se Pjerdhini nuk eshte as i majte e as i djathte. Shkoi te LSI sja futi kush ne pordhe erdhi te PS meqe ajo eshte afer pushtetit dhe te kapi ndonje gje. Eshte vetem nje fare e keqe. Si polic eshte i paafte se e njof nga afer. Per njeri nuk e ben nena pjelle me te keqe. Me nje fjale nuk eshte as rangu Mulit se ai eshte doktor te pakten pa me Sali shpellarin as qe krahasohet. Nje mut jane te gjithe o vellezer vetem qe riciklohen. Duhen djeg me benzine Pjerdhini Saliu Muli dhe te gjith ata qe na hiqen si qingja. Koha e Shqiptarise po afron

  34. D.D says:

    Ne mundsh ta ruash aresyen, kur bota humbet fillin

    e fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh,

    sa here tek ti dyshojne e s’te perfillin

    por dhe dyshimet drejt ti gjykosh…..

    Ne mundsh te rrish ne pritje, nga pritja pa u lodhur,

    e, kur te urrejne, urrejtje te mos ushqesh,

    madje, ndaj shpifjeve te rrish pa folur,

    me thjeshtesi, me to pa rene ndesh.
    Ata qe kane tru e dine kush e ka bere, Keto vargje jane per Pjerinin.

    Me vjen shume keq qe ne keto dite ekzistojne akoma krimba te pa vlere qe e vetmja gje qe dine te bejne eshte te hedhin balt ne emer dhe per llogari te nje personi qe bene thjeshte nje analiz profesionale… ” Krimbi kernaqet me nje kothere buke, por qe te fitoj kete kothere buke i duhet qe ti beje qefin o eprorit apo shefit te tij…Kam pershtypjen qe shume nga ju qe keni bere keto komente vulgare kundrejt Pjerinint jeni thejsht disa ” krimba” dhe me siguri sot po merrni meritat nga ai qe ju jep “kotheren e bukes”. Kam pershtypjen qe ju jeni po ata njerez qe ne moment qe mund te perballeni me Pjerinin i flisnin perzemersisht ose jeni te lumtur dhe mburreni ne sy te njerezve qe njifni nje personalitet te till.
    Doja tiu thoja me bindjen e plot sharjet dhe ofendimet tuaja kundrejt Pjerinin jane thjeshte si ” kunja dhembesh per te”. Gjeja me e bukur qe ndodh ne keto raste te pakten me karakterin dhe formimin e Pjerinit eshte se atij ju me kuptimin eplot te fjale i jepni me shume force dhe kurajo per te vazhduar perpara..
    Ne fakt krimba si ju kjo shoqeri ka nevoj se ju ta beni e te bukr jeten dhe arsyetimi i llogjikshem eshte ecja perpara ngirtja e shkalleve avash-avash me koken larte dhe duke pare vetem drejt dhe me siguri kete ka bere Pjerini gjithe keto kohe kur eshte ndesh ne jete me ” krimba si puna juaj”…
    Populli yne ka disa shprehje shume te bukura por dicka jau siguroj se pjes e ketij populli te mencur nha kane qene keta ” krmba” si puna juaj… ” QENTE LE TE LEHIN DHE KARVANI SHKON PERPARA”… Ne fakt tiu simbolizosh me qenin eshte ghynaf se si kafshe eshte nje kafshe besnike, por ju me e mira eshte tiu simbolizosh me hijenen…qe mcifen neper vende te vogla fare, dhe sa hedhin nje fjal mcifen nga frika…

    Besoj se nga ana juaj ska me nevoj per replika, pasi ate qe doni e keni ketu brenda…Kuptohet kush ka tru se kush nuk ka…nuk ka…

  35. L6 says:

    Kapelja, ku u mor ADN-ja, u gjet dy ditë pas ngjarjes në makinën e kunatit të viktimës.

    Prova kyçe që lidh vrasjen e 38-vjeçares Fatbardha Tafa me të arrestuarin Aldo Hoxha mund të rrëzojë të gjithë hetimin, nëse nuk gjenden faktorë plotësues, pasi ajo nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, por në makinën e kunatit të viktimës, për më tepër, dy ditë pas krimit të rëndë. Faktet e reja të hetimit kanë dalë dje gjatë masës së vlerësimit në Gjykatën e Tiranës për të arrestuarin Aldo Hoxha. “Po më bëni kurban, po më përdorni si kokë turku. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë vrasje, pasi kam qenë në shtëpi dhe po përgatitesha për të shkuar në dasmë, kur ka ndodhur ngjarja”, është shprehur Aldo Hoxha përballë gjyqtarit të çështjes Neritan Cena, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit.

    Faktet e reja janë bërë publike nga prokurori i çështjes, Blerim Tominaj, i cili ka shpjeguar se prova kyçe ishte kapelja e të dyshuarit. Sipas prokurorit, mbrëmjen e 7 gushtit, kur ndodhi krimi i rëndë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, dy motrat Lumturie Gjana dhe Fatbardha Tafa, gjatë përplasjes me autorët kanë arritur ta kapin Aldo Hoxhën dhe ta mbështesin në murin e një banese private. Prokurori Tominaj i tha gjykatës se teksa 21-vjeçari ka tentuar t’i marrë nga qafa varësen e floririt viktimës Fatbardha Tafa, ai është arritur të neutralizohet nga dy motrat dhe të mbështetet me forcë në mur, ku dhe është konstatuar pjesa e gjakut. Aty pretendohet se atij i ka rënë një kapele, ngjyrë jeshile. Por, pas krimit, dëshmitarët kanë marrë kapelen, të cilën ia kanë lënë në dorë djalit të mitur të Fatbardhës. Më pas, djali e ka marrë kapelen me vete në makinën e burrit të Lumturie Gjanës, ku është lënë për dy ditë. Burri i Lumturie Gjanës është habitur nga kapelja, kështu që dy ditë pas krimit, ka njoftuar policinë, duke e dorëzuar atë pranë grupit hetimor.

    Në këto kushte, djali i mitur ka treguar për policinë se kapelen e mbante në kokë njëri nga grabitësit, kështu që menjëherë, ajo është dërguar për analizat e ADN-së, ndërkohë që i dyshuari Aldo Hoxha ishte shoqëruar dhe lënë i lirë. Në kapele, policia shkencore ka gjetur gjurmë gjaku, që pretendohet se janë të viktimës, një qime floku, e cila i përket Aldo Hoxhës dhe djersë. Megjithatë, mënyra e marrjes së provës dy ditë me vonesë dhe krahasimi i ADN-së së qimes së flokut me atë të Hoxhës, mund të lënë shteg për pretendimet e mbrojtjes. Tashmë, detyra e policisë dhe e prokurorisë mbetet që të vërtetojë se ajo kapele ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është përdorur aty pikërisht nga Hoxha, duke pasur parasysh se shumë veta kanë shpëtuar nga dënimet pikërisht për shkak procedurash. Por, prokuroria shprehet e bindur se ka dëshmi që vërtetojnë se kapelja ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është përdorur nga i dyshuari, për të cilin prokuroria ngre akuzën se veçse ka marrë pjesë në ngjarje, ai ka goditur me thikë pesë herë viktimën, ku tre goditje kanë qenë vdekjeprurëse.

    Nga ana tjetër, i arrestuari, i cili nuk pranon krimin, ka kërkuar ballafaqim me Lumturie Gjanën, e cila pretendohet se ka bërë njohjen e autorit. “Nëse ajo pretendon se është përplasur me vrasësin, atëherë le të vijë para gjykatës dhe të më identifikojë, nëse atë ditë kam qenë unë apo jo”, ka pohuar në sallën e gjyqit Aldo Hoxha. Fakti i qëndrimit të Aldo Hoxhës, i fshehur gjatë mbrëmjes së 7 gushtit, është argumentuar në gjykatë nga 21-vjeçari si frikë ndaj forcave të policisë. “Kam vënë re se po më ndiqnin policët dhe nga frika e tyre, kam kujtuar se do më ndalonin për një problem që kisha me një makinë, prandaj dhe kam shkuar në banesës e xhaxhit, për t’u fshehur”, ka treguar në sallën e Gjykatës së Tiranës i arrestuari Aldo Hoxha. Kjo dëshmi nuk është marrë e mirëqenë nga ana e gjykatës, e cila ka vendosur që të lërë në masën e “arrestit në burg”.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/15/prova-kyce-mund-te-rrezoje-akuzen/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje