Uniformat, thellohet skandali i Arben Imamit

14 Gusht 2012, 16:56Politika TEMA
Uniformat, thellohet skandali i Arben Imamit

Thellohet skandali i Ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e uniformave të ushtrisë. “Vizion Plus” ka zbuluar një tjetër abuzim që mban firmën e ministrit Imami, që tenton të përjashtojë nga tenderi firmat shqiptare.

Tek dokumenti i tenderit të shtyrë për 2 here me radhë deri tani, në faqen 30, janë shtuar disa kritereve te veçanta të kualifikimit për firmat konkurruese. Por 2 ndër to janë vendosur qëllimisht ç’kualifikuese. Tek kapaciteti teknik dhe profesional kërkohet që firma të ketë përvojë në furnizime të ngjashme, pra të ketë prodhuar uniforma për vendet e NATO-s, të paktën në një vlerë 573.5 milion lekë në 3 vitet e fundit të aktivitetit.

Por ky kriter është haptazi përjashtues për firmat shqiptare, të cilat e kanë pasur të pamundur të prodhonin uniforma për një vend anëtar të NATO, e aq me pak për Shqipërinë, e cila në 3 vitet e fundit edhe pse është anëtare e Aleancës, nuk ka pasur uniforme të re.

Ndër kriteret e veçanta të kualifikimit për firmat që hyjnë në tender, është shtuar edhe xhiro mesatare vjetore. Ajo nuk duhet të jetë më pak se 300 milion lekë në bilancet e 2009, 2010 dhe 2011. Por duke mbledhur shumën e xhiros ekonomike për 3 vjet dhe kushtin që të ketë furnizuar me uniforma një vend të NATO, atëherë firma duhet të ketë një bilanc prej 39 milion lekësh më tepër se shuma e tenderit 7-vjeçar prej 1.4 miliard lekësh që ka shpallur Ministria e Mbrojtjes.

Këto kritere, që janë tepër preferenciale, bien ndesh me ligjin për Prokurimin Publik, që mban datën 20 nëntor 2006, miratuar nga mazhoranca aktuale. Në nenin 20 të këtij ligji, me titull “Mosdiskriminimi”, thuhet se: “autoritetet kontraktore duhet të shmangin çdo kriter, kërkesë apo procedurë që lidhet me kualifikimin e operatoreve ekonomikë, që përbën diskriminim ndaj ose midis furnizuesve, apo kontraktorëve, ose ndaj kategorive të tyre”.

Duke tejkaluar ligjin për të favorizuar firmën preferenciale, ministri Imami vendosi kritere përjashtuese për gjithë firmat shqiptare.

Madje, me kushtet e caktuara nga ministri i Mbrojtjes, firmat shqiptare asnjëherë nuk do të arrijnë të furnizojnë ushtrinë tone me uniforma. Ndërkohë që Shqipëria ka një industri të zhvilluar konfeksionesh, që qep veshje cilësore të markave të njohura.

11 komente në “Uniformat, thellohet skandali i Arben Imamit”

  1. hahaha says:

    e cfare pastaj se thellohet…

    njesoj si ilir meta do dali i pafajshem dhe me kete rast do shtroje nje gosti tek vila ne vlore sepse do ia liroje padroni dhe me kete rast midis te ftuarve do jete arvizu dhe sigurisht padroni berisha.

    jemi kthyer ne xhungel…

    1. po pra na mbushe mendjen says:

      Tamam na mbushe mendjen , normale qe Shqiperia eshte bere si xhungel , por te pakten keat njeres jane ngopur dhe si do qe te jete do lene dhe dicka per popullin , por nese vijne ata bark tharet e PS jo tenderin e uniformave por dhe gjithe ushtrine do e nxjerrin ne shitje ,

      Ne kohen e Majkos ushtarety i kishte me shapka , , qe do te thote ser nuk u be tender fare…

      si gjithmone Mediat duan te mbushin faqet e tyre te gazetes dhe normale qe keto gjera do te shkruajne ..

  2. Durim says:

    Qe nga viti 1992 ka patur akuza per korrupsion me uniformat e ushtrise dhe policise. Kepuce kineze, kemisha poliester etj etj. Te gjitha kane qene merite e ketyre firmave profesionale shqiptare dhe korrupsionit te zyrtareve qe pranonin mall kinez te cilesise se 22-te. Tani qe po thuhet te qepen uniformat nga firma serioze, hidheni perpjete si djalli nga temjani. Edhe me ha, edhe me djeg, i thone kesaj.

  3. Goni says:

    Hajdutet ne gare!!!!! Cfare Surrati kane te Gjithe!!!
    Shikoni Benin cfare surrati ben , sa serioz , po dhembet qe ja thyu Berisha ne 97 i ka ven prape?

  4. Ben Chicago says:

    sa shume kane peshtyre kunder njeri tjetrit sali dhe imami
    deri ne thyerje dhembesh
    por e kane lepire
    pune bastardesh

  5. Nordi says:

    Te nderuar gazetar te TEMES, i nderuar Zoti Baze, gezoni respektin e shume lexuesve, por duhet te tregoni shume kujdes me informacionet qe u serviren. Eshte shume e vertet qe pushtetaret e sotem po abuzojne ne menyre galopante me pasurite dhe taksat e popullit, por eshte po kaq e vertete qe te gjitha qeverite, te djathta dhe te majta kane abuzuar ne menyre sistematike me uniformat e ushtrise dhe policise. Ju nuk mund ta dini dhe besoni se cfare uniformash kane mbajtur keta ushtarak gjate ketyre viteve. Uniformat jane bere me mbeturinat dhe skarcitetet e magazinave te botes. Kompanite Shqipatare qe marrin pjese ne keto tendera jane disa kompani fantazem qe mbledhin keto mbeturin per hic gje dhe ja shesin ushtrise dhe policise sa frengu pulen, duke ndare fitimet me pushtetaret ne kurriz te ushtarakeve. Uniforma ushtarake dhe e policise duhet te jete model, pasi pefaqsojne seriozitetin dhe dinjitetin e ushtarakut dhe te shtetit. Nje ushtarak me uniform sorrogato perfaqson nje shtet sorrogato. Pra keto kompani qe i bien trumpetes se po behet nje padrejtesi ne kurriz te tyre, s’jane gje tjeter vec se disa skema mashtrimesh dhe vjedhjesh. Cdo qyetetar i Shqiperise duhet te krenohet kur kompani serioze qe furnizojne ushtrite e vendeve te NATO-s, vijne ne Shqiperi per te furnizuar me uniforma te standarteve evropiane ushtrine apo policine. Uniformat e sotme te policise dhe ushtrise plotesojne standartet e “gabit”. Mos harroni tenderin e fundit te uniformave te policise, mos harroni se cfare katraure kene bere kompanite e nderuara dhe te persekutuara Shqiptare. Pra ju si gazetare duhet te beni presion qe tenderi te zhvillohet ne rregull dhe uniformat te jene me standate. Keto kompani qe qahen jane vec disa hajdut ordiner qe kerkojne te ndajne fitimet me partnerin e radhes ne pushtet.

  6. Bilo Mistafara says:

    Hapeni te verteten e madhe e padegjuar me perpara.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  7. te paudhet says:

    nje popull qe me shekuj nuk e di se ku ndodhet.nje popull qe asnjehere nuk ka patur shtet ,,popull i shperndar ne 5 shtete ne ballkan,popull me 100 fe.popull me 100 parti.popull komunist.nacionalist,demokrat,grek,turk,bullgar,vllah.cam kosovar,toske gege,laluc,karaduz,minoritar,malok,jevg,cifut,italian,arberesh,arvanit,emigrant.3 milion ne turqi,popull mashtrues hajdut,rrenacak i pabese frikacak,popull qe shkon nga fryn era,komb me flamur te sajuar bizantin greko serb ,popull qe qan kur ikin turqit.popull qe qan per mbretin zog,popull qe qan per enver hoxhen popull qe qan per berishen.per nanon ramen rucin.popull qe i zhvarros perseriketa,popull qe lepin cdo te huaj,qe edhe nje pordhe te bej nje amerikan europian ne shqiperi menjehere i bejne permendore apo i vendosin emer rruge,popull dembel,popull qe krenohet me te keqen,popull qe nuk ka zot fe apo ide,popull kot,,te dini se vuajtjet akmoma nuk ju ju kan filluar si duhet,popull qe ka lene rrugen e zotit,popull qe mashtrohet duke ju lutur busteve hiperbola,popull qe shan zotin vret vellain,shet motren ne itali dhe greqi.popull pa ushtri pa ligj,pa drita pa rruge pa moral,,pthu me keq ju pafsha

  8. hasan says:

    keshtu nxisim importin sepse e kemi ne nivele shume te ulet. dhe vjelim te ardhurat nga doganat. Keta kelysha duhen pushkatuar te gjithe bashke me familjet e tyre.

  9. sherifi says:

    “Nordi” ti ke pjeserisht te drejte por jo plotesisht.
    po fondin limit per nje kostum uniforme apo nje pale kepuce kambale e di ti sa e kane planifikuar?
    po sote edhe ne gjermani apo ne amerike ta prodhosh ate tekstil qe do qepen ato uniforma i del te pakten 2 here me shume se vlera reale dhe jo qe ato tekstile do prodhohen ne kine ku jo se cilesia e tekstilit eshe e dobet por eshte krahu i punes me i lire. prandaj ketu problemi eshte tek fondi limit i planifikuar.
    te planifikosh nje fond limit 14 milion dollar eshte njesoi si te veshesh ushtrin kineze dhe jo ate shqiptare me jo me shume se 10 mij ushtarake.ose i bije aferisht 1400 dollar nje usharaku.

  10. eriona tirane says:

    Te nderuar Zoterinj.
    Me respekt per secilin nga personat qe ka dhene nje koment, do tu sygjeroja qe postuesit NORDI mos ti kunderviheni me kot duke u munduar ti fshihni ate cka eshte e drejte.
    Nuk mund te ngrihet nje ankese dhe per me teper nje akuze kundrejt nje institucioni per shkak se Imami nuk i favorizoi te marrin nje tender te cilen deri me dje jane mesuar ta marrin pa u shpallur, jane mesuar te bejne tendera dhe jo te blejne uniforma por te mbledhin beturinat e shqiperise se te botese jane lule, dhe te bejne rrecka per ushtarakt dhe policet e shkrete qe tu vije turp te dalin ne qytet me ate uniforme.
    Dhe tashme qe vendoset nje kriter me qellim mos marrjen neper kembe te kesaj te drejte qe eshte minimalja e mundshme qe mund ti jepet nje ushtaraku.

    Ndaj te nderuar biznese qe ankoheni me kot….mjaft me se nuk ecen sic mendoni ju….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje