Luftë kundër Iranit që këtë vit?

14 Gusht 2012, 20:14Politika TEMA
Luftë kundër Iranit që këtë vit?

Qytetaret e Izraelit pergatiten

A është lufta e pashmangshme? A jemi pak përpara nisjes së saj?

Në Izrael po shtohen sinjalet se shumë shpejt mund të ketë një sulm kundër objektivave bërthamorë të Iranit. Në kabinetin qeveritar, kryeministri Benjamin Netanjahu e ka bërë edhe njëherë të qartë se sa i madh është rreziku i një Irani bërthamor ndaj popullit izraelit. “Irani nuk duhet lejuar që të ketë në pronësi bombën atomike,” tha në mënyrë të prerë ai.

“Times of Israel” shkruan se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak, Netanjahu është shumë pranë vendimit për sulmin.

Javët e shkuara përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë me dije se sistemi i mbrojtjes anti- raketë është vënë në gatishmëri. Gazeta pranë qeverisë “Israel Hajorn” bën me dije se udhëheqja në Teheran ka përshpejtuar punën për ndërtimin e një raketa-mbajtësi.

Popullsia e Izraelit është prej kohësh e përgatitur për një sulm ushtarak.

Të enjten qeveria ndërmori një operacion gjigand me SMS. Banorët kudo në vend brenda pak sekondash njoftohen për një sulm të mundshëm me raketa. Mijëra përdorues celularësh marrin njoftimin në gjuhën hebraike, në arabisht, anglisht dhe rusisht.

Qëllimi i këtij veprimi: nëse Izraeli ndërmerr sulme ndaj pozicioneve bërthamore iraniane, këta të fundit do të përgjigjen vetë, ose përmes Hezbollahut apo Hamasit. Ministri i Mbrojtjes, Barak, përllogarit se nëse ata sulmojnë në mënyrë të befasishme, nga ana e Izraelit do ketë rreth 500 viktima. Ushtarakët thonë se mund të jenë ndoshta më pak se 300 viktima.

Kaq është e mjaftueshme për shumë izraelitë që të nisin një fushatë në Facebook: “Sa vlejnë 300 jetë njerëzish?”. Një përgjigje është: “150 çifte”.

Tani pyetja është nëse sulmi izraelit do të ndodhë përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA.

Një sulm i Izraelit ndaj objektivave bërthamorë të Iranit do ishte një makth për Obamën.

Gazeta izraelite “Jediot Achronot” shkruan se Uashingtoni po bën gjithçka për të fituar më shumë kohë me diplomaci dhe sanksione.

Për më tepër, Arabia Saudite ka paralajmëruar se do të qëllojë avionët izraelitë nëse fluturojnë në drejtim të Iranit.

Por ka shumë kritikë që thonë se kjo rritje tensioni është artificiale pasi Izraeli nuk do e sulmojë Iranin pasi druhet se do të vendoset mes disa zjarreve.

Megjithatë: sipas një sondazhi të gazetës Maariv, 40 përqind e izraelitëve e pranojnë një sulm të vetë Izraelit ndaj Iranit, kurse 35 përqind kërkojnë që SHBA t’i paraprijë betejës. Një komentator i gazetës thotë se kjo është një ‘dritë jeshile’ për Netanjahun.

*Marrë nga BILD

15 komente në “Luftë kundër Iranit që këtë vit?”

  1. SHISH says:

    E moret vesh tani pse Sala e ndroi drejtorin e Shish! Vetem me Vishen garantohet fitorja kunder Iranit.

  2. Kico lena says:

    Pse Pagani cfar te keqe ju kane bere muslymanet deri me sot perkundrazi ne ju biem ne qaf me te pa drejt.

    1. PAGANI says:

      @ Kico Pela!
      Nuk thashe myslimanet!
      Thashe fondamentalistet islamik! Lexon ti apo ja fut si kau peles?!!

  3. Rani says:

    Izraeli ti beje llogarite mire me pare se nuk eshte me Irakun apo Sirine ketu. Sipas disa analisteve ushtarake franceze Izraelit do ti duhen me shume se 100 avione luftarake qe te marrin pjese ne sulm ne menyre qe te kete efikasitet, po 100 avione nuk jane balona po avione qe do te bejne goxha udhetim dhe do te shihen ndoshta akoma pa hyre ne hapesiren ajrore iraniane keshtu qe do te jene duke u pritur nga te zotet e vendit. Edhe sikur te hyne ne hapesiren ajrore iraniane shtrohet problemi a do tju dale kohe qe te godasin objektivat ashtu sic duan ata apo do te rrezohen te gjithe pa bere asgje. Sado qe Izraeli eshte shtet i forte ky operacion eshte jashte fuqive te Izraelit per shume arsye dhe me kryesorja eshte se Irani eshte ne gatishmeri permanente keshtu qe nuk ma merr mendja qe ti kapin ne befasi. Ndoshta me teper mund te befasohen cifutet kur te shohin rezultatin e operacionit qe mund te jete deshtim. Keta gjuajtesit kane nevoje te furnizohen me karburant dhe avionet cisterne jane nje pre e lehte qofte edhe topave kunderajrore se per raketat sdiskutohet. Ketu do te jemi, ky eshte presion i Izraelit qe nuk do te guxoje te sulmoje Iranin, jo se i dua iranianet po keshtu qendrojne te dhenat ne terren. Ka ardhur koha qe perendimoret te mesohen me idene se edhe Irani ka bombe berthamore.

    1. mendja e shkrete says:

      o te keqen e mendjes o rani.Armet e izraelit,jane kibernitike dhe jo topat e luftes se 2 boterore qe ka irani.Jo se jam me izraelin apo iranin,por jepi cezarit,ceshte e cezarit

      1. Rani says:

        Paske mesuar nje fjale te re [kibernetike] o mendje, ke pare shume filma propagande or cun qe ka shume gjasa qe te jesh adoleshent. Me ke lexuar me sy te hapur apo te mbyllur, e sheh aty se ca kane thene ata qe merren me ate pune apo kane harruar te te pyesin ty ekspertin e armeve…….kibernetike. Edhe filloje fjaline me te madhe heres tjeter mire.

    2. Liri says:

      Rani, ti mire e ke qe eshte larg, e rruge egjate deri ne target e qe duhet avjonet te kalojne mbi vende qe s’jane shume mike te Izraelit. Por ka edhe raketa toke-toke qe ma do menja Izraeli i ka. Dhe Irani nuk ka sistem antirakete “Patriot” sic ka Izraeli.

      Megjithate, eshte dhe dicka per tu vene ne refene….Irani nuk eshte i gjithi unik per lufte e ka shume opozitare qe mezi presin rremujen per ta cuar ku eshte sot Sirija. E fundit nuk harroj nje diskutim te plakut tim se une kam qene kalamo atehere. Kur Sirija, Jordania dhe Egjypti e sulmuan Izraelin te gjithe thane hiku per lesh cifuti, Poooooooor, brenda nje jave jo vetem i perzuni jashte kufijve te Izraelit por i morri dhe nja 20% territore dhe vrapin e ndaloi vetem kur USA e Evropa i tha mjaft. Pra, kur “refraktaret” izraelite marrin i gjo per te bo, eshte per ti pas frike.

  4. Treviso says:

    Jam kundra luftrave,sepse ato qe i organizojne nuk i gjen gje.Vriten gjithmone popull i pa fajshem.
    Ne gazeten e djeshme Coriere Della Sera kishte shpjegime te qarta ne harten qe do te behen luftimet dhe nga do te nisen e ku do kalojne. Dhe opinjoni i popullit Izrailjan nuk e perkrah idene e Netanjahut.
    Kjo lufte nuk duhet menduar dhe jo te realizohet.
    Kriza globale ka mbuluar varferine,papunsine,korrupsionin.
    Sulmi ushtarak Izrailjan do jete nje sfide e madhe per popullin.
    Distanca shume e larget,koridoret e fluturimit nuk jane direkte. Ish aleati, Arabia Saudite mundet ta beje nje sy qorr por te dy nuk i ben dot. Mendoj une.
    Aleatet e iranit jane me te fuqishem se aleatet e Izraelit.
    Aleatet e Iranit nuk e njohin mendimin e popullit qe i ka zgjedhur.
    Aleatet e Izraelit jane te detyruar deri diku ta zbatojne mendimin e popullit se humbin karrigen.
    Eshte thane se ne dhjetor do permbytet bota dhe po vertetohet.
    Nese niset kjo lufte, do arrihet te zhvillohet me butona.Po u arriten te perdoren butonat, do zhduket njerzimi.
    Per kete duhen parandaluar robt si sali Berisha.Keto koka duhen zhdukur qe te evitohen lufterat. Shqiperia ka pervojen e 97s. Dhe sot Shqiperia eshte si Vullkani Etna.Vlon rreth vehtes por shperthimin nuk e din njeri. Ky vullkan qe vlon, vlon vetem prej nje personi te vetem.

    1. o2o says:

      Krahasimin qe i ke bere sales me izraelin, eshte si te krahasosh nje peshk ne akuarium me nje balene ne dete.

      Peshku ne aquarium hane ato qe ka rreth dhe kaq.

      Balena ne dete eshte mbret ka per te ngrene sa te doje.

  5. drtn74 says:

    PROPAGANDE E PASTER NGA ANA E IZRAELIT.ESHTE E CUDITSHME QE NGA NJE POPULL QE PRETENDON SE KA PESUAR TRAGJEDINE ME TE MADHE NGA NAZISTET TE MERREN ME PROVOKIME TE TILLA.SI DUKET NUK U KA PELQYER AJO QE IRANI HOLOKAUSTIN E KA QUAJTUR MASHTRIMIN ME TE MADH TE SHEKULLIT.DUHET TE JETE E VERTETE.EDHE GADAFI E HENGRI NGA SARKOZIA SE TREGOI TE VERTETEN PER PARATE E FUSHATES ZGJEDHORE QE I KISHTE DHENE.PRA E VERTETA DIHET POR NUK DUHET TE THUHET.MEGJITHESE KY DO JETE SEBEPI QE AMERIKA TE FUSE NE DORE EDHE BURIMET E NAFTES SE IRANIT.PERRALLAT E BOMBAVE ATOMIKE QE MUND TE PRODHOJE IRANI MUND TI TREGOJE VETEM AMERIKA.PA HARRUAR QE ESHTE AJO E PARA QE E PROVOI ATE MBI NJEREZIT.”DEMOKRACIA”ME E MADHE E BOTES ESHTE VETEM NJE JUNTE USHTARAKE E CILA NE KETE CAST PER FATIN E KEQ TE TE GJITHEVE KA NE KRYE NJE QENIE TE KOMPLEKSUAR NGA NGJYRA DHE PREARDHJA DHE ME NJE FUSHATE ZGJEDHORE PERPARA.ZOTI E MBROFTE BOTEN NGA AMERIKA

    1. ERI says:

      Po si eshte genjeshter Holokausti qe ka ndohur 70 vjet me pare, qe eshte filmuar, eshte dokumentuar cdo gje?? Holokausti nuk eshte nje ngjarje qe ka ndohur nja 500 vjet me pare dhe ka ardhur deri me ditet tona nga ndonje liber i shkruar apo gojedhena, mos thoni budalleqe mor aman. Keta fondamentalistet islamike te Iranit kercenojne pa problem Izraelin qe do ta fshijme nga faqja e dheut, dhe sipas mendimit tuaj izraeli duhet te rrije dhe te presi deri sa irani me te vertete te behet nje shtet berthamor. Nje gje eshte e sigurt, nqs Izraeli sulmon iranin edhe SHBA do hidhet ne lufte. Ushtria e Iranit ka probleme te medha, pasi avionet dhe tanket e saj jane prodhim rus i vjeter. irani maksimumi qe mund te beje eshte te sulmoje Izraelin me raketa pasi ka investuar ne programin raketor dhe berthamor te vendit, mgjth mendoj se me futjen e SHBA ne lufte Irani eshte i humbur shume shpejt.

    2. Ilir says:

      drtn74, per ty e kam!

      Ty hallall ta bofte zoti per kulturen e madhe historike qe paske kur ve ne dyshim Holocaust!!!!! Hec e tako plaken komshije me mua ketu 90 e kusur vjec qe akoma e ka numrin e kampit tatuazh ne dore e te tregon.

      E dyta, turp te vije per filozofine e madhe kundra SHBAse, se ne shqiptareve pervec te mirave asnjehere sna ka bo keq. Nuk po rri me ti numeruar se besoj i di vete. Por si duket eshte bere trendy ke ju atje me qene kunder SHBAse e perendimit.

      Megjithate ti ke te drejten tate me mendu e me fol car te doje qefi. Rrofte demokracia.

      1. drtn74 says:

        PLAKEN KOMSHIE MBAJE MIRE DHE TA GEZOSH.MOS HARRO KUR TE VDESE”BEJE SAPUN”PER TE LARE TRUTE.ME NDIHMO TE LUTEM ME NDONJE TE MIRE QE I PASKEMI PARE AMERIKES DUKE HEQUR CEQET E BARDHA DHE ELOZHET PER BURRAT E SHTETIT.APO DUHET TI DIME PER NDER KRIJIMIN E IZRAELIT EVROPIAN KOSOVES.NESE DO ISHTE NE KRAH TE SHQIPTAREVE GJE QE E DYSHOJ LE TE BENTE BASHKIMIN E TROJEVE DHE JO KRIJMIN E NJE SHTETI SIPER BAZES ME TE MADHE NE EVROPE.PASI I VUNE SHKELMIN NGA SHUME SHTETE EVROPIANE U KUJTUA AMERIKA DHE HYRI KUNDER SERBISE DHE QORRAT SHQIPTARE E QUAJTEN PERKRAHJE.NUK KA NE BOTE NJE KOMB ME DY SHTETE SIDOMOS PAS MBARIMIT TE LUFTE SE FTOHTE.PO FLASIM ATY KU FUNKSIONON DEMOKRACIA E MODELIT AMERIKAN QE E PASKE PER ZEMER.NUK E DI KU JETON PO KETU NE SHQIPERI NUK KEMI TRENDE TE TILLA QE THUA TI PO DUHEN PARE GJERAT PAK ME REALIZEM.KOMUNIST I FUNDIT SALI PO RRI NE PUSHTET NGA PERKRAHJA AMERIKANE DHE PERENDIMORE.NUK DUHET TE PRESIM QE KETA TE NA ZGJIDHIN HALLET PO TE PAKTE MOS TI VENE PATERICA GERDALLES DHE TA MBAJNE ME OKSIGJEN KUR KUFOMA E TIJ PO NA ZE FRYMEN.VESHTIRE TA QUAJ DEMOKRACI NJE TE TILLE.DHE PO QE E TILLE NUK MUND TA DUA NJE “DEMOKRACI”

  6. Gezimi says:

    Nuk bej llogari forcash se duhen informacione dhe te dhena te hollesishme qe nuk i disponoj, dhe as nuk dua t’i kem se nuk me interesojne, por mbaj mend ngjarjet e vitit 1979 ne Iran, ku u morren peng me qindra parashutiste amerikane, qe u hodhen per te shpetuar regjimin e shah Reza Pahlevise. Me kujtohet gjithashtu, se keta parashutiste fatkeqinj mbeten ne shkretetiren e Tabasit, dhe u kapen nga forcat e ashtuquajtura te revolucionit, para se te diktoheshin prej forcave sekrete policore SAVAK. Keta u mbajten te izoluar, ne se nuk gaboj per 2 – 3 vjet, deri sa u ra ne kompromis per lirimin e tyre. Irani, me aq sa di, eshte shteti me nacionalist ne bote, dhe zerin e atdheut e konsiderojne teper te shtrenjte. Kete e them, se nje sulm nga ana e Izraelit, mund te jete me teper thjesht nje lufte nervash, se sa nje agresion i mirefillte. Ne se do rezultonte real, mendoj se Arabia Saudite, qe i ndan keto 2 vende, dashje pa dashje do perfshihej ne konflikt, dhe pasojat do ishin te paparashikueshme, pasi do cekuilibrohej furnizimi me nafte i rajonit dhe me gjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje