Një studim i ri thotë se korrupsioni në Shqipëri mund të përkeqësohet në vigjilje të garave elektorale, veçanërisht kur partia në pushtet përballet me humbje ose me një garë të ngushtë.
Nga Besar Likmeta
Studimi, i publikuar nga Revista për Ekonomi dhe Biznes e Europës Juglindore, i titulluar “Korrupsioni, licencimi dhe zgjedhjet” analizon korrupsionin dhe licencimin në kuadër të zgjedhjeve, duke përdorur të dhënat kombëtare për licencat e mediave dhe noterëve publik.
“Në muajt përpara ose gjatë zgjedhjeve, numri i këtyre licencave të lëshuara është në mënyrë domethënëse më i madh,” thotë Drini Imami, profesor në Universitetin Agrobujqësor të Tiranës dhe autor i studimit.
Sipas studimit, nga viti 2000 deri në vitin 2007, janë dhënë 43 licenca noterësh. Në total 19 licenca janë dhënë brenda një muaji nga të dyja datat zgjedhore. Brenda gjashtë muajsh nga të dy palë zgjedhjet janë dhënë në total 25 licenca, thuajse 60 përqind të totalit.
Sa u përket licencave televizive, brenda 12 muajsh nga datat e zgjedhjeve janë dhënë 61 licenca televizive nga totali prej 120 i dhënë për periudhën 2000-2008.
Edhe pse nuk ka lidhje direkte mes procesit të dhënies së licencave dhe korrupsionit, raportimet lokale nga aktorë vendas e të huaj theksojnë se procesi i lëshimit të licencave të noterëve dhe të televizioneve nuk është transparent.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë. Dy zgjedhjet e fundit parlamentare u karakterizuan nga përkeqësimi i korrupsionit në Shqipëri.
Pranverën e ardhshme Shqipëria do mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku kryeministri Sali Berisha pritet të garojë për një mandat të tretë.
Imami thekson se qeveritë në pushtet janë më të pritura për tu angazhuar në korrupsion nëse parashikojnë mundësi të larta për të humbur, ose kur gara është e ngushtë, veçanërisht në një ambient të pandëshkueshmërisë gjyqësore si në Shqipëri.
“Nëse ai që është në pushtet është i sigurt se do fitojë zgjedhjet, natyrisht që do e reduktojë korrupsionin përpara zgjedhjeve,” thotë ai.
“Por nëse ai zgjedh të intensifikojë korrupsionin, ai duhet të dijë se mund të shkaktojë nivele më të larta të korrupsionit të perceptuar, çka mund të sjellë edhe humbje votash,” konkludon Imami.
Shume e sakte! Ne qe kemi jetuar gjithmone ne Shqiperi keto vite e kemi kuptuar me kohe kete fakt.
E keqja eshte qe nuk mund te bejme asgje, sepse nuk kemi asgje ne dore!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Deputeti grek provokon: Himara tokë greke
Po ta mer mendja se berisha pa korrupsion dhe pa vjedhur votat nuk mer kurre pushtet ne kte vend, gjithashtu iliri po nuk i bleu votat si ne zgjedhjet e majit nuk mer asnje vote tjeter pervec votes se vet ilirit,luan rames dhe ministrave por pa llogaritur grate e tyre se edhe ato nuk votoin per L.S.I ne.
Partia Socialiste,Partia Demokratike dhe LSI jane parti qe dolen nga shkrirja e partise se punes. Ministrat dhe deputetet e ketyre partive ishin pjese e byrose politike.Shteti 22 vjecar u perdor qe keta persona te mbroheshin dhe te pasuroheshin ne menyren me efikase.Populli u manipulua dhe u fut me mjeshteri ne aferat kurruptive te neokomunisteve.Cudia eshte se ky popull pranon akoma te manipulohet, te korruptohet, te vritet, te trasformohet nga keta njerez te rendomte.
s’kemi c’bejme kemi ngel ne dore te nexhmijes dhe putinit, e kane shume per zemer vucidolsin…
Sigurisht kjo do te ndodhe, sepse ecet me mendimin qe ku i dihet, fitoj ose jo. Te pakten te zhys doren sa me thelle te jete e mundur. Detyre e opozites dhe partive te tjera eshte qe te evidentojne cdo abuzim, qe neser kur te marrin pushtetin t’i dergojne keta mytebere para drejtesise pa asnje hezitim. Une mendoj se kjo eshte zgjidhja.