Gërdalla kancerogjene turke

15 Gusht 2012, 21:49Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Ripushtimi i Shqipërisë në 100 vjetorin e Pavarësisë së saj  (PJESA E DYTE)

 

“Elbasani me prodhimin e sotëm, 500 mijë ton, mund të mbulojë nevojat e tij për skrap vetëm 10% nga tregu i brendshëm, pjesa tjetër duhet të vijë nga jashtë”, ka thënë në Komisionin parlamentar z. Zeki Kaya, drejtor i KURUM. Pra ne kemi një kombinat që punon 90% me skrap të importuar. Ky pohim mjafton për të rrëzuar plotësisht alibinë e qeverisë se importi i mbetjeve është futur në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve në funksion të pastrimit të vendit.

Kjo skemë me import skrapi si në Shqipëri nuk ka të ngjarë të ekzistojë në ndonjë vend tjetër të botës. Duke shtuar dhe importet e skrapit nga kompani të tjera, si aprovimi së fundmi i importimit të 30,000 ton mbetje alumini, pritshmëria e lejes për import skrap makinash deri nga Spanja (shih më poshtë rastin e Spanjës) prej fabrikës së Xhafzotaj në Durrës për 30,000 ton e ndonjë tjetër që akoma nuk e dimë, Shqipëria arrin rreth 1 milion ton skrap të importuar e përpunuar. E gjithë bota përpunon rreth 400 milion ton skrap, prej të cilës vetëm 5% tregtohet. Kështu, nga rreth 20 milion ton skrap që tregtohet  në botë, 1 milion ton i përkasin Shqipërisë.

Kjo bën që Shqipëria në mënyrë absolute të zërë vendin e parë në botë për import të skrapit për frymë të popullsisë, apo për km2 të territorit. Kjo sasi gjigande për Shqipërinë është katastrofë e vërtetë për mjedisin në Shqipëri dhe në planin afatgjatë shkak për një rrënim ekonomik të vendit, si rrjedhojë e shkatërrimit të pakthyeshëm të mjedisit, në mënyrë të veçantë e ndotjes së burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore si dhe vija bregdetare e thuaj gjithë pjesës shqiptare të Adriatikut.  Ndotja më e dukshme tani është ndotja e ajrit.

Ambientalisti Sazan Guri për të treguar shkallën e lartë të ndotjes së ajrit thotë se Kurumi e nxjerr tymin me çati, jo me oxhak. Nga djegia e skrapit të hekurit duke ju referuar vetëm shifrës së importit për 1 vit prej 600,000 ton hidhen në atmosferë rreth 1 milion ton CO2 ose rreth 10 % e gjithë CO2 të emetuar në Shqipëri, e cila në referencë të bursës së karbonit ekuivalentohet në mbi 20 milion euro të humbura në vit për Shqipërinë, në formën e përjashtimit të një investimi të mundshëm të gjelbër. Emesionet e lëndëve të rrezikshme që nuk kapen edhe nga filtrat më të mirë janë prezent gjithashtu.

Ndër ndotësit që gjenerojnë nga përpunimi i skrapit janë oksidet e sulfurit (SOx), oksidet e azotit (NOx), monoksid i karbonit (CO), grimcat e imta (PM) si dhe dioksinat e furanet, të provuar shkencërisht si substance kancerogjene.

Emesionet nga përpunimi i skrapit ndodhin në të gjitha fazat e procesit, që nga shkarkimi, ruajtja, përcjellja, copëtimi, bluarja, përzierjet me përbërës teknologjik, shkrirja, djegia e karburantit, rafinimi e deri tek produkti i gatshëm.

Pse fiton Kurum – Albania me importin e skrapit nga Serbia e më gjerë? Ka vetëm një përgjigje. Ndotja e pakthyeshme e mjedisit në Shqipëri gjeneron të ardhura për të.

Kompania amerikane “US steel”-Serbia, pronare e kombinatit analog me Kurumin ia shiti kombinatin shtetit serb me 1 dollarë në këtë fillim viti. Ky kombinat i paguante shtetit serb taksë për ndotjen e mjedisit çdo vit 2.6 milion USD, pasi kishte investuar edhe 60 milion USD për mjedisin në kombinat, mbështetur në kërkesën e Ministrit të Mjedisit të Serbisë.

Kurumi nuk paguan asnjë lek për ndotjen e madhe që prodhon. Kur flasim për ndotje, flasim për ndotjen sipas standardit, që si rrjedhojë e sasisë së madhe të importuar në vlerë absolute është shumë e madhe. Por ka dhe një ndotje të fshehtë tepër të rrezikshme, që asnjë nuk mund të thotë se nuk ndodh në Kurum, teksa ndodh dhe në Amerikë e gjetkë, sidomos në rastet e skrapit të importuar, ku sipas vrojtimeve ndodh në shumicën e rasteve. Mund të përmendet këtu ndotja me merkur e skrapit, ndotja me bojërat e rrezikshme dhe komponentët persistentë organikë si dhe ndotja me lëndë radioaktive, që nëse nuk neutralizohen pa kaluar në shkrirje dekontaminimi është tepër i kushtueshëm e i vështirë. Dhe ky skrap mund të shitet nga shitësi shumë lirë ose ai edhe mund të paguajë për ta hequr nga territori i tij. Ky është ndoshta rasti kur drejtori i Kurumit këtu ankohej për çmimin e lartë të referencës të skrapit prej rreth 200 euro për ton, kur në bursë është rreth 300 euro /ton, pasi ai thoshte se mund ta gjente skrapin me 80 euro për ton dhe se ia leverdiste që ta sillte skrapin edhe nga Brazili.

Kush mund të thotë që skrapi që vjen nga Serbia nuk është kontigjent i kontaminuar me lëndë të rrezikshme nga objektet e   bombarduara të NATO-s dhe se skrapi i ardhur nga Ukraina nuk është i kontaminuar me lëndë radioaktive? Në vendimin e Qeverisë për import prej Kurumit nga 4 zëra për import 2 janë zëra “të tjera”, që nuk ka doganier shqiptar që të mund t’i gjejë se ç’mall janë dhe se a ka substanca të ndaluara në to.

Në një raport publikuar nga seksioni i krimeve mjedisore i Karabinierisë Italiane dhe shoqata mjedisore Legambiente thuhet se Italia është një rrugë kyçe për transportin e skrapit radioaktiv që përfshin krimin e organizuar Italian. Raporti thotë që gjatë viteve 1997-1999 u regjistruan 113 incidente dhe qe çdo vit ne Itali vlerësohen se hyjnë 5000 ton metale të kontaminuara me radioaktivitet.

A është Shqipëria e imunizuar nga një trafik i tillë? Me këtë që po ndodh këto vitet e fundit ka pak gjasa që Shqipërisë t’i rezistojë (nëse nuk stimulohet prej Qeverisë së saj) trafikut të ndotjes skrap-radioaktiv.

Në lidhje me Kurum është dhe fabrika e ngritur me shpejtësi vetëm 1 vit më parë në Xhafzotaj për copëtimin e bluarjen e skrapit. Kompania kërkon leje për të eksportuar mijëra ton makina -skrap deri dhe nga Spanja. Pse kaq larg dhe si justifikohet ekonomikisht?

Si rrjedhojë e incidentit të rëndë ndodhur në Spanjë vite më parë në kombinatin Acerinox, ku përfundoi në shkrirje një lëndë radioaktive dhe gazrat e kontaminuar që u kapën përkohësisht deri në Francë, Gjermani e Itali në një nivel radioaktiviteti deri 1000 herë mbi normat e lejuara, Spanja u bë vendi i parë në Europë që vendosi një sistem kombëtar për ndalimin e ndotjeve radioaktive dhe një sërë programesh aplikative në funksion të tij. Sistemi spanjoll i kërkon bizneseve të paguajnë nëse detektohet radioaktivitet në skrap. Tjetër. Skrapi i makinave ka përgjithësisht në përbërje merkur, lëndë njohur shumë  e rrezikshme dhe shumë e vështirë për tu pastruar. Frika është se Shqipëria mund të jetë destinacioni i përzgjedhur në Europë për një trafik të tillë dhe se Qeveria po e sheh si oportunitet këtë fatkeqësi që mbartet në gjeneratat e ardhshme.

Radioaktiviteti pas shkrirjes së skrapit kalon tek produkti i gatshëm. Vite më parë u zbulua rastësisht se një sasi hekuri përdorur në ndërtim në Meksikë ishte radioaktive.

U bënë vrojtime në 17600 shtëpi që mund të ishin të kontaminuara me radioaktivitet dhe 814 shtëpi u shkatërruan. Në SHBA nga kërkimi tek 1400 konsumator blerës tavolinash me këmbë hekuri u gjetën 2500 artikuj të kontaminuar. Rreth 4000 vetë u gjet që ishin ekspozuar ndaj radioaktivitetit.

Ajo që konfirmohet nga kompanitë e çelikut është se burimi kryesor i ndotjes radioaktive është skrapi i importuar.

Nuk dimë që skrapi që vjen tek KURUM deri tani nga Serbia (kryesisht nëpërmjet partnerit te KURUM, kompanisë serbe Novometal, krijuar në 2006) dhe Ukraina, vendi i njohur për energjinë bërthamore në Europën Lindore, të jetë analizuar ndonjëherë për nivel radioaktiviteti. Dimë vetëm një rast kur në trenin që vinte nga Serbia u gjendën mbetje municionesh që klasifikohen mbetje të rrezikshme. Natyrisht askujt nga autoritetet shtetërore nuk i ka shkuar ndërmend të verifikojë substancat e rrezikshme që gjenden në skrapin që përfundon kryesisht në KURUM e më pas tek konsumatori dhe në mjedis, jo vetëm në Elbasan, por deri në Adriatik nga ndotja e transferuar prej Shkumbinit dhe më gjerë nga ajri.

Ky lloj përdorimi i territorit të vendit me kolaboracinizmin e Qeverise shqiptare nuk mund të mos quhet pushtim, ose dikush mund ta quaj “pushtim i kohëve moderne”, dikush mund ta quajë “pushtim ekologjik”, por pushtimi është prezent e duke avancuar.  Është detyrë e qytetarëve që në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së vendit të tregojnë se nuk e pranojnë pushtimin.

29 komente në “Gërdalla kancerogjene turke”

  1. Ndalni Mbeturinat says:

    keto jane lajme shume entuziazmuese qe i lexojme perdite ne shtypin shqiptar.
    Kur do marrin fund keto marrezira se po na asgjesojne si popull.
    Nuk e kuptojne njerezit tani, por kur te fillojne kanceret ne mase atehere do jete vone.
    Zhdukni Kurumin, Zhdukni skrapin dhe mbledhjen e mebturinave ne Shqiperi.
    E kuptoni cdo te thote 1000000 tone skrap,, eshte cmenduri dhe per vete cmendurine.

    1. ibrahim says:

      Ndalni mbeturinat dha ktheji koperativat.po ti qenke lop fare,kerkon prap koperativat e enverit,dhe thua me mire te bejme stalinin se kapitalizmin.po a e din se ne gjermani o mjeran te gjitha fabrikat e mdha si mercedes,audi,porshe et te tjera kane aksioner me shumice sheiket arab por gjermanet nuk u thon ti zhdukim,vodafone eshte anglez dhe eshte nder kryesorit ne gjermani,gjithashtu ford,dhe opel amerikane.po ku do ta gjejne gjwermanet ter ate skrap si nder prodhuesit me te mdhenje ne bote te automobilave,me siguri jo tek mbeturinat si ti dhe shoku rama.i mjer ne kok me mire eshte te zhdukeni ju shoket e shoqet e ina dhe edvin rames.

      1. fule says:

        Po lexo o shpellar qorr, o race gjarprinjsh.

        “Kompania amerikane “US steel”-Serbia, pronare e kombinatit analog me Kurumin ia shiti kombinatin shtetit serb me 1 dollarë në këtë fillim viti”

        Ketu flitet per shendetin jo per menyren e te berit ekonomi.

        1. zombi says:

          me vjen keq per ty fule,,,,,,,qe beson ke ajo qe do vije ne pusht et.Njesoj do jete plako

        2. Bardhi RKS says:

          US steel”-Serbia,e kishte bler shkritoren e Smedereves per 23 milion$,ata ja “shiten” qeverise serbe per 1$ dhe mbi 100 milion $ borgje mbeten qe ti paguaj qeveria serbe,edhe borgjet qe i kishte kjo shkritore para privatizimit i pagoi qeveria serbe,rezultati bankrotuan jugobanka dhe beobanka !!!biznes se jo mahi,amerikanet punuan sa kishin lende te pare ne serbi shkrirja e tankeve,topave te ish apj perfundoi dhe US STEEL IKU!!!

      2. Ndalni Mbeturinat si puna e ibrahimit says:

        Te keqen e koperativave te Enverit, se hanim buken tone dhe jo helmet e botes.
        Keni mesuar fjalet audi dhe porshe ju dhe beni leksione per progres.
        Ik e plere, se dhe ti vendin te kurum e ke, te te shkrijne atje, se u bete helm dhe gjak per kete vend.

    2. Maskarenjte harramsëzë! says:

      keta legenat mbledhin edhe pusetat mor zot!
      Nuk i dallojne qe jane puseta?!!!!!!!!!!!!!
      Maskarenjte harramsëzë!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    3. kulla e bjeshkve says:

      Mos u beni merak,,brezi qe do te vi ne Shqiperi do te jete brezi me imunitet dhe me vitali ne bote,,,duke thithur gaz karbonik dhe elemente kancerogjene ne do te pershtatemi dhe do te forcohemi kaq shume sa do te kemi xhelozine e vendeve te tjera te europes.Do te krijohet specie e vecant njeriu shqiptar, qe mund te jetoje dhe te riprodhoje ne cdo ambient,,keshtu qe ne po pregatitemi per te ardhmen e botes,e cila do kete me pak oksigjen,me pak uje dhe shume gaz karbonik dhe elemente te forta kimike”Dhe athere zoterinj ju do t a falenderoni Salen dhe banden e politikaneve vampir shqiptar per krijimin e kesaj race superiore qe do ta kene zili dhe arianet gjerman.

    4. Kristi says:

      Jo o Lavdosh djalosh a plakosh cfare je. Shif si eshte muhabeti, se ti i lexoke lajmet me syze dielli, ng ato syzet e kuqe. Kompania “US steel-Serbia” e bleu kombinatin metalurgjik te Smedereves 23 milion Dollare, por ama borxhet qe kishte ai kombinat i mori si detyrim Qeveria Serbe vete (dhe me ate shkak falimentun disa banka). Te vijme te kjo shitja tani: ata vertet ia shiten qeverise serbe per 1 dollar, por pse e bene kete? Per mjedisin??? Ia dhuruan sepse i lane peshqesh Qeverise Serbe mbi 100 milion Dollare borxhe te fabrikes, dhe ato do mbeten qe t’i paguaje qeveria serbe. Mjedisi thote. Jo mor jahu jo, kompania iku sepse s’kishte me interes. Mbaroi dhe skrapin e Serbise, dhe s’ish me interes te rrinte te çante derrasa.

  2. peci luku says:

    EPO MBLIDHU O POPULL MJAFT FJETE APO TE VUNE NE GJUME HELMET E PLERAVE BOTERORE JA PRA SALIU KA NDES LUFTEN ME POPULLIN E VET NE PASTE GJAK SHQIPTARI PO SE BESOJ PRA E KJO ESHTE NJE VRASJE E NJERZVE ME E SOFISTIKUAR E ME E RREZIKSHME ME 21 JANAR U DEGJUAN KRISMAT PO KETU HELMIMI I POPULLIT NGADALE PO TE SEMUREN TI BLEJNE VET I LACET TE PAGUAJNE VENDIN E VARRIT .E ELENE SALIUN ME ZAGARET PRAPA TE BEJNE KIU VIU E KUSH NUK GJUAN MIRE E KAFSHON ME ATA DHEMBET E MPLAKUR E PLOT HELM
    PO TA DIJE SE AS GJE NUK E NDRYSHON CKA BERE
    COPTIMI I TIJ (IMISHIT)KUR TI VIJE DITA TI BEHET SA NJE KRIMP PLEHU

  3. aker says:

    O popull I elbasanit e I komunes bradashesh ku drejton kryehalja,kryehajduti,spihuni,I ndyri I te gjitha sistemeve qe ky vend ka kaluar, sabri bej sallaku, qe fiton zgjedhjet 100% si enver hoxha votojeni qe tju vrase me breza e me sterniper sic po ju vret tani, cohuni o kayundar e qytetare e shkulini keto ndyresira qe ju pijne gjakun dite e nate…popull merrni fatet tuaja ne duar…

  4. fule says:


    JU falenderoj sinqerisht per kete artikull. Nga gjithe paudhesite e kesaj Qeverie kacakesh, kjo eshte me e poshtra dhe e pafalshmja.

    Fatkeqsisht per shpellaret ky quhet zhvillim dhe ndertimi i ketyre fabrikave-monster perpunuese te skrapit quhet investim.

    Programi i Opozites nuk ka per te qene kurre i plote dhe i mire, po nuk u shpreh edhe per kete ceshtje. Nuk justifikohen fitmit e shtetit ketu me shkaterrimin e shendetit. Mund dhe te largohesh po jo te gjithe i pret nje karrire pjatalarsi ne USA si Ben-Qikagoja me ca te tjere.

    1. Ndalni Mbeturinat says:

      Te pershendes per komentin.
      Shume pak e kuptojne rendesine e ketij qendrimi dhe ne fakt te gjithe duhet ta perkrahin.
      vetem larot dhe plerat e berishes dhe opozotes se felliqur me aferat e felliqura rrine indiferente dhe i lene duart te lira helmimit masiv te popullsise.
      Kjo gjendje eshte ne kufijte e fatalitetit.
      Duhen marre masa qe situata te mos arrije ne kushte dramatike.
      Populli duhet te reagoje menjehere

  5. Anonim says:

    Si fillim, duhet te organizohemi ne protesta, “myslimane” e te krishtere kunder pellitjes se minareve 5 here ne dite, kur ne vendin tone jane apo nuk jane nja 10% myslimane.

    Pastaj vijne hapat e tjere per de-turqizimin e Shqiperise, per te cilen dhane gjak te paret tane.

    1. dumdum says:

      5 herë mirë por ka ca talebanë që stë lenë të flesh edhe në 4 të mëngjesit.
      Kurumi është fabrikë vdekjeje e pushteti i ndyrë i Sulltan Saliut i ka lënë vetëm një rrugë Shqiptarëve, o vdekjen nga uria o vdekjen nga kanceri.

      Poshtë Salistani!

  6. Anonim says:

    Si fillim, duhet te organizohemi ne protesta, “myslimane” e te krishtere kunder pellitjes se minareve 5 here ne dite, kur ne vendin tone jane apo nuk jane nja 15% myslimane.

    Pastaj vijne hapat e tjere per de-turqizimin e Shqiperise, per te cilen dhane gjak te paret tane.

    PROTESTA KUNDER MINAREVE DHE EZANIT!

    1. Andon says:

      Po rri o kerric se spaske tru.
      C’ka te beje feja me kete problem?
      Na thua qe muslimanet jane apo nuk jane 15%, ne nje koment te meparshem thua jane apo nuk jane 10%. Me kete ritem te duhen edhe 17 komente qe te thuash jane apo nuk jane 100%.
      Po te mendohesh pak me shume, do te te bjere ndermend se ata qe jane armiqte shekullore te shqiptareve, jane pikerisht te fese Ortodokse (Greket dhe Serbet/Sllavet)

  7. Epirioti II says:

    Cfare prisni ju te ndodh kur partite ekologjike mbledhin vota duke bertitur me te drejte per krimin qe po i behet mjedisit dhe pastaj ne menyren me kriminale rreshtohen ne trenin e Ilir Meres apo Lul Bashes. Ku eshte fshehur ai hasanlepiresi i Qeverise, palaco-ekologjisti Sazan Guri ?

  8. shqiptare mos flini. says:

    Perseri saliu na ngeli ne klase.
    Po ku ka qytetare allbanistani more,atje populli shqiptar hiq nje pakice qe ben sehir eshte bere pule ha c’te munde,fle dhe ne mengjes dhjet. Ky milet ka 71 vite me kete lloj jete, qeverite po kete desherojne qe avazi vazhdon.Me demek shqiperia po ndryshon,komunizmi e drejton,12 prioritetet i prapson.Tani saliu fillon voliboll ti hedhe fajin Rames,loje kalamaqi katundar.Ai “popull” nuk di c’eshte jeta.

  9. besnik says:

    Artikulli juaj na vlen te gjitheve ne qytetareve te Elbasanit qe po mbytemi.Kurumi po shkatarron shendetin e gjithe qytetareve.Edhe vllait tim qe vdiq mjeket e diagnostikuan me kancerin e ndotjes se rrezikshme te metalurgjikut.Ku eshte degjuar ky lajm i tmerrshem qe te merren skrap edhe ne Brazil Ukrahine Serbi etj.Turku nuk mendon per ne.A ka ndjeshmeri kjo qeveri per jeten e popullit.Sindikatat e opozita te ngene zerin ndaj ketij Krimi mjedisor qe po na perfshin te gjitheve ne shkatarrimin e jetes.Ky artikull duhet te botohet ne te gjithe gazetat e te jepet ne gjithe kanalet e radios e te televizjoneve tone. Besniku

  10. toni says:

    E para emri i qytetit te Elbasanit i duhet vene prape emri real i tij qe ka qene Skampa.Cdo emer apo toponim i imponuar ne shqiperi nga te huajt,nga kushdo qofte duhet tu vihet nderi me emrat e tyre te origjines shqiptare.

  11. Ilva says:

    dua te lexoj pjesen e pare, por se gjej dot..

  12. LULI says:

    O njerze te mire,nuk fluturohet pa krah.Nuk komentohen gjera te rendesishme me ngarkesa emocionale.Per te ndryshuar gjendjen duhet gjet gjuhe te pershtatshme dhe te pranueshme,per popullin.Nuk mund te eleminoni kundershtaret politik me gjuhen e njejte qe per ta e thot serbi ,greku e armiq te tjere.Me keqeardhje po ua them se nga fjalori Juaj po rezulton sikur jeni antishqiptar,sikur jeni duke e bere politiken sllavo-ortodokse,serbo-ruse apo serbo-greke.Mos harroni se kushdo qe vie ne pushtet aji perfaqeson Shqiperine,shqiptaret,shtetin,c’fardo qe te jet apo sido qe te vie ne pushtet.
    O njerze te mire,ju u ka shkatrrue dhe denigrue Enver Hoxha 45 vite,dhe politika e tij deshtoj vetem kur deshen te mdhenjet,amerika dhe europa,jo ne.edhe tani duhet gjet forca qe perkrah amerika per te ndrruar gjendjen e nuk ndrrohet Sali Berisha me Edi Ramen jo o milet,se jan i njejti m. i ndar pergjysem.

  13. brigadieri says:

    e kan marr me koqesion per 30vjet,der tja nxjerrin fitimin kesaj gerdalle nuk shqiten keta plera …

  14. test1 says:

    tek ne pervec qe duhet hequr kjo klase politike 20-vjecare
    duhet te hiqet dhe ky brez gazetareshh te cilet akoma mendojne se jane ne komunizem dhe bejne artikuj per te ngatarruar lexuesin dhe jo per tu
    fokusuar tek problemi i vertete…
    fajin nuk e kane Turqit..e ka vete shteti ai po i ben keto gjera…
    mund te ishte Turku , USA, Franca etj kushdo kompani
    dhe ju gazetar e merrni per pushtim…aman kur do i leni keto mentalitete
    komuniste…
    pervec te tregoni tone nacionale te verteta thjesht kaloni ne antishqiptarizem duke mos treguar vlerat tona te verteta por merreni
    me historira te para 200-300 vitesh a thu ti keni jetuar vete ato kohe..

    1. Ndalni Mbeturinat says:

      po mor i mencem po, na drejtove ne rrugen e duhur se nuk e kishim kuptuar.
      Befas pas leximit te artikullit u ngrita nga tavolina me ndjenja antiturke, antipushtuese dhe komunist ne vena.
      Po “shyqyr” qe me kthjellove qe te filloj ti dua turqit prape dhe te mos marr flake nga tymi i oxhakut te Kurumit.

  15. iliri says:

    o ju te Temes, po te mos e punonte turk muslimani, por italian kaurri, parfum do nxirrte ajo fabrike, keshtu do ta lavderonit ju. hehehehe

  16. Ladi says:

    Ju zotni qe shkruani pa piken e pergjegjesise,nuk do te ishte ma mire qe ne vend qe te nxisni popullin e Elbasanit kunder atyre fakirave te shkrete qe me ate rroge qe marrin atje ne Metalurgji mezi mbajne frymen e familjes,doni me i lane ne mes te rruges ,te pa pune .Dihet qe fonderite dhe uzinat e çelikut jane industri te renda ,normlisht qe kane dhe ndotje ambientale por me perpara duhe siguruar nji vend tjeter pune per ata qe punojne atje dhe jo te shkruani artikuj …brroçkulla ne interes te ndonji x me peshe qe ka ndermend te transportoje hekur nga jashte.Une personalisht kam punuar atje per gati 22vjet dhe vazhdoj te punoj ne te njenjin kondicion ne nje impiant italian qe ashte gati i njenjte me ate tuajin,ndotja eshte e njenjte,ne Trieste.por ketu metalurgjiku ashte vendosur te mbyllet deri kur te sistemohet me pune tjeter edhe punetori i fundit dhe me te njenjten page,megjithate ndotja atje nuk ashte as 3 perqind e te gjithe asaj ndotje qe krijojne skapamentot e makinave per te cilat juve zoterinj te nderuar nuk na thoni asnji fjale ,siç duket nuk ju intereson ose nuk ju ka paguar njeri.

  17. haidi says:

    Jane te dhena shume allarmante, duhen me shume difuzione informac ioni…te gjithe duhet te dine se cpo ndodh sot me shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje