Ndërron jetë Arbën Xhaferi

15 Gusht 2012, 17:03Politika TEMA

Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi ka ndërruar jetë sot pasdite si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin. “I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja”, ka thënë Damjanoski.

Xhaferi javën e kaluar pësoi hemoragji cerebrale. Ai u gjet në gjendje kome nga një i afërm në banesën e tij në Tetovë.

Arbën Xhaferi së fundi po përballej edhe me sëmundjen e Parkinsonit.

Arbën Xhaferri është themelues i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni në vitin 1995. Ai ishte në profesion gazetar deri në vitet 1990 pranë RTV-së të Prishtinës. Faktori shqiptar në Maqedoni ka humbur një nga personalitetet e tij më të njohura dhe shqiptarët një vlerë në elitën politike.

22 komente në “Ndërron jetë Arbën Xhaferi”

  1. Edor says:

    Nje humbje per Shqiptaret ne Maqedoni.

    1. misionari says:

      Humbje per te gjithe shqiptaret. Rralle vijne ne jete mendimtare dhe patriote si Arber Xhaferri. Te lartesojme kujtimin e tij, jeta dhe vepra etij eshte e pavdekshme!

  2. Krespi says:

    Nje politikan mbareshqiptar. Sharmant dhe fytyre europiane e cila do ti mungoje skenes politike shqiptare. Paqja qofte me ty Arber. Do ta ndjejme mungesen tende.

  3. sandri says:

    Aleksandër Çipa

    Se pari nga “Koha” online mesova, se fryma e mishte e Arber Xhaferrit rreshti sot ne mbasditen e pare, pas Nates se Kadrit. Eshte nje humbje e cila ka lidhje me varferimin e mendjes, dijes dhe vizionit njerezor ne hapesiren shqiptare. Eshte rast i vetem qe dija njerezore, bashkohet aq idealisht ne trupin e mishte te nje politikani qe diti mencurisht, zgjuarsisht, vizionarisht dhe iluminisht te ben
    te detyren si nje bir i Atdheut, kur per atdhe pati nje vend ne dilema dhe paqartesi te ardhmesh.
    Arber Xhaferri eshte Njeriu i Rralle qe ne dekadat e fqinjerimit kohor te dy shekujve shqiptarene ne gjithe hapesiren e perndare te tyre, u kumtoi dhe artikuloi ide dhe mesazhe, projekte dhe qendrime, strategji dhe platforma qe te conin e te cojne vetem drejt unitaritetit kombetar dhe ne destinen e vetme europianiste te identitetit tone fattrazuar.
    Arber Xhaferri pas kesaj frymenderprerjeje,na le ne nje mungese varferimi ne disa fusha dhe lemi te arsyetimit ne shqip dhe jo vetem ne kete gjuhe te lashte te Europes se sotme.
    Vdekja fizike e Arber Xhaferrit eshte nje mungese pa harte ne te sotmen dhe ne te nesermen e politikes shqiptare ne hapesiren me gjithe parcelat.
    Le ta percjellim ne ameshim kete dijetar qe kurmin po e fsheh nen dhe, dhe frymen e la dije per ne! U prehte ne Paqe dhe Parajse ky shqiptar i rralle!!!!!!

    1. ATILA says:

      Z.Cipa e ke “qare” me kete shkrim shqiptarin e madh Arber. Te falenderoj.

  4. loni says:

    Ishte personalitet ne politike. Nje nga shqiptaret me te mencur qe njohim. Shikoni kush e pasojne dhe kuptoni se kush u largua. Do te ndjehet shume mungesa e tij ne skenen politike jo vetem mes shqiptareve ne Maqedoni.

  5. KOLONJA says:

    NGUSHELLIME FAMILJES. HUMBEM POLITIKANIN ME TE DEVOTSHEM TE MBARE
    SHQIPTAREVE. U PREFTE I QETE E QOFTE I PA HARRUAR.

  6. dritani says:

    Nje shqiptar i mencur me pak…

  7. boss says:

    ngushllime familjes XHaferi,ai ishte nder politikanet me te medhenje ne hapsiren SHqiptare

  8. Shkupi says:

    Gjate kohe kam qene shume afer me te,kam qene nder bashkepunetoret e tij te denje,vazhdimisht na fliste per rrenjet tona,per bashkimin e qenies shqiptare,…Ne fund te 1993 bashkethemeluam ish-PPDSH ose PDSH-ne e sotme.Kam pasur fatin e madh te punoj bashke me Arberin e madh,njeri me te mencur nuk kam takuar ne Boten Shqiptare,per cdo pyetje qe i kam parashtruar ishte ne gjendje per disa pjese te sekondes te jape pergjigje kompjuterike.Ngushellime familjes,lamtumire o miku im,Zoti ju dergofte ne Parajse.

  9. fati says:

    Pa as edhe me te voglin dyshim meriton deri ne perunjesi respektin per vepren qe la pas filozofi, eruditi, politikani i mencur dhe i ekuilibruar Arben Xhaferri. Perpara tij te gjithe plehrat e tjere sidomos keta te Shqiperise duhet te heshtin. I perjetshem qofte kujtimi i ketij vigani te mendimit mbareshqiptar

  10. racionali says:

    Me perulesine me te madhe per njeriun qe ishte,njeri,patriot,luajal etj.Per te tille njerez ka nevoje kombi yne.U prefsh ne paqe.Detyren tende per kete komb e bere ne menyren me te mire te mundshme.

  11. ardian says:

    Ndihem krenar qe Arber Xhaferri eshte shqiptar.Ta kishte endja ta degjoje kete njeri me artikulimet e tij dhe nje shqipe te mrekullushme.
    I paharruar qofte kujtimi i tijdhe me siguri nje nga pak mendjet e ndritura qe ka kultivuar toka shqiptare.
    Faleminderit ARBER

  12. Ben Chicago says:

    fatkeqesi per shqiptaret
    ngushellime

  13. sinan hibro says:

    Humbi nje mendje e ndritur dhe nje shqiptar ne gjithe indet e tij ; me shume se nje rilindas ai ishte vizionar i ceshtjes shqiptare ne pergjithesi . Ngushellime familjes dhe miqve te tij , te shumte ne numer por shume pak te ngjashem me te !

  14. e paska ngaterruar says:

    Kam mendimin qe e paska ngaterruar zoti.
    Gjynah I shkreti e heng
    ri tjetEr per tjeter. Mallkimet sishin per te

  15. ATILA says:

    U nda nga kjo jete edhe nje tjeter shqiptar i madh. U prehte ne paqe. Zot na meshiro mer te keqijte e na ler te miret.

  16. hajriu says:

    U prehsh ne paqe zoteri!

  17. salistalin says:

    Humbje e madhe per gjithe shqiptarine.
    Ngushellimet familjes dhe te gjithe te dashurve

  18. Dardan says:

    Sa shpejt qe ikin ca njerez te paket, e ca te tjere nga te shumtet vonohen aq shume! Ndofta eshte nje iluzion. Me pelqente kur fliste, nje ekuiliber madheshtor ne mendime ne kundershtim me organizmin. … ne tani ndihemi te braktisur more Arber!

  19. demokrati says:

    Vdiq nje shqiptar qe vertet misheronte virtytet e nje burri shteti. Ajo cope toke qe lindi Nene Terezen, Josif Bagerin, me largimin e rilindasit modern Xhaferi, pengeses se vetme te neootomanizmit,duhet te tregoje qe ndihet shqiptare dhe te vazhdoj udhen e tij. U prefte ne paqe.

  20. Taulant says:

    Ishte kaq i mire sa ishte i veshtire per tu ndjekur si shembull nga politikanet e tjere….thjesht pamundesisht i pandjekshem dot nga shqiptaret…Te qofte dheu shqiptar i lehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje