Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Sekretari Organizativ, Blendi Klosi tha sot se Sali Berisha ka 22 vjet në politikë duke gënjyer e shpifur.
“22 vjet në politikë dhe Saliu vetëm gënjen dhe shpif për të mbuluar zullumet e tij.
Gënjen e shpif për të mbuluar paaftësinë e tij.
Gënjen e shpif mbi çdo qytetar të këtij vendi që tregon me gisht korrupsionin e tij dhe të familjes së tij.
Edhe pse për të tretën herë Shqipëria rrezikohet në procesin e integrimit Saliu shpif e gënjen se fajin e ka opozita.
Por e vërteta është fare e qartë; Saliu ka dështuar me qeverisjen e tij, ashtu siç dështoi me përmbushjen e kërkesave të partnerëve europian, ashtu siç dështoi me bindje të plotë në zgjedhjen e një presidenti konsensual kërkesë kjo shumë e rëndësishme e Brukselit,” tha Klosi.
“Saliu shpif për kufizimin e imunitetit teksa refuzoi në mënyrë të hapur të votonte projektligjin e dakordësuar nga njëra anë, dhe paketën e garancive për pavarësinë e drejtësisë nga ana tjetër. Dështoi sepse qëllimi i tij është i qartë: Sali Berisha nuk do një drejtësi të pavarur në shërbim të shqiptarëve, por një sistem drejtësie të gjunjëzuar përpara pushtetit të tij dhe në shërbim të familjes së tij”.
Deputeti socialist tha se kryeministri Sali Berisha nuk e njeh konceptin e pavarësisë së institucioneve.
“Njësoj siç vendosi një ushtar e shërbëtor në karrigen e Presidentit të Republikës, njësoj po vepron edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e njësoj së fundmi veproi edhe me Shërbimin Informativ kur pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë. Bëri zgjedhjen e gabuar për të vendosur nën kontroll edhe shërbimet sekrete, njësoj si në vitin 97.
Sot, një tjetër krim ka ndodhur, në vazhdën e vrasjeve, aksidenteve, grabitjeve, që po ndodhin çdo ditë. Sa vlerë ka jeta e shqiptarit? Çfarë bën policia e shtetit? Edhe sa të tjerë duhet të vriten përpara se dikush të veprojë?
Sali Berisha flet për turizmin, por faktet tregojnë se i vetmi investim që ai ka bërë për turizmin është shuma marramendëse prej gjysmë miliardi për të kthyer në luks vilën ku dëshiron të pushojë kryeministri. Përse aq shumë para të hedhura dëm, për luks, teksa shqiptarët janë të papunë dhe varfërohen dita ditës.”
Blendi Klosi deklaroi se ky pushtet i ka ditët e numëruara.
“Sali Berisha akuzon deputetët e opozitës, ndërkohë nuk flet për këshillin e tij të miliarderëve, deputetë, ministra dhe familjarë, që duke shfrytëzuar postet e tyre publike kanë vjedhur paratë e shqiptarëve të ndershëm, kanë marrë në mënyrë të padrejtë koncensione, kanë përfituar tendera dhe përmes parave të korrupsionit janë kthyer në pasanikët e këtij vendi.
Sali Berisha dhe tijtë të jenë të sigurt, se asgjë e paligjshme nuk do të mbetet në xhepat e tyre, pronat e tyre apo pasuritë e tyre. Të gjithë do të japin llogari, një më një, për çdo vjedhje që i është bërë këtij vendi.
Fatmirësisht, ky pushtet i ka ditët e numëruara. Për të ndryshuar situatën me të cilën përballet sot çdo shqiptar, në çdo cep të vendit, nevojitet Rilindja Shqiptare. Për të sjellë më shumë punë, më shumë mirëqenie, më shumë drejtësi. Më shumë shpresë për brezat e rinj.”
Shqiperia nuk behet as me Saliun as me ju te PS.Duhet force e re e popullit qe tju vere bolet ne bige te dy paleve dhe tu konfiskoje pasurite e vjedhura qe shkojne ne miliarda euro.Atehere shpeton populli dhe ritet mireqenia.
Llaf burrash ky joti Lenin!!!!
Po kush dreqin do ta bej Shqiperine??????
A…. Po… Se c’eshte nje Aleance AKoQeZi quhet, ajo do ta bej
Shqiperine. Per kete e pate llafin edhe ti Lenin besoj????
Pse beni intersantin ju te Ps , sikur mezi po ju pret populli juve. Po njisoj jeni more njisoj, pa pike pa presje. Po te ishit ndryshe ia kishit dorzuar njeri tjetrit hajdutat Drejtesise, por nuk e beni se i keni filma, se te gjithe vidhni. Kriminela te ndyre, mos pafshi dite te bardha ju dhe familjaret tuaj, i lafshi ke femijt tuaj….
KETE E DIME TE GJITHE O BLENDI ,PO CFARE DO BEHET PER TA LARGUAR NGA POLITIKA BILES DHE NGA SHQIPERIA SI NJE SEMUNDJE NGJITESE ,MOS JA SHOHIM ME SURRATIN SE NA PROVOKON TE VJELLA.
Eshte edhe faji juaj qe ai ka gjithe jeten qe genjen e mashtron popullin.
Bjerini kokes e lerini perkedhelite e lodrat.
Derri do plumb, po ju s’keni tope!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Asht në hekë Sali Berisha
Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue!
M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!
Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!
Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!
Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!
Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar e orator.
Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!
Socialistat kane 7 vjet qe perserisin te njejtat deklarata duke u bere te merziteshem per shoqerine shqiptare.
Ke te drejte zoteri.Po gomari i Viçidolit qe ka 22 vjet qe na çan bythen pa pushim,nuk esht bere i merzitshem a?
Dihet veprimtaria kriminale e berishes ne tradhetite kombetare,vrasjet,megavjedhjet etj.
Dihet qe dhe tre porno ambasadoret jane ministra te tij “me portofol”
Me kriminalja eshte ndenja e PS akoma ne parlament duke u mjaftuar vetem me blegerima dhe cicerima.
Po po , vazhdoni ju se pe pallavrat tuaja do ti fitoni zgjedhjet e ’13.
Ju votoni PD’ja numeron
Cfare paradoksi! Te besh opozitarin, me Saliun ne qeveri eshte lehtesi e madhe, pasi te jep mundesi pafund opozitarizmi, me kaq shume skandale, pothuaj perdita..Ne vend te mbrohet Saliu, del e mbrohet opozita me Klosin duke ciceruar si ato nuset e bukura..Duhet te jete mallkim i madh per ne, qe ne qeveri eshte Saliu dhe opozite, keta qe jane..Vertet mallkim!
22VJET ANALFABETIZEM
Nuk eshte nje gje qe na mungon e ti bejme derman po na mungojne te gjitha.ASKUSH NUK FLET PER POPULLIN.PSE?
22 Vjet lufte gjelash qe populli te harroje urine hajduterine e te beje ‘tifosllik’ salisjaneve e ilirjaneve.
Fjala ‘OPOZITE’ ESHTE MINIMIZUAR ME NJE GRUP NJEREZISH 100 VETA TE NJE PARTIJE QE QUHET PARTI SOCIALISTE E QE NE FAKT MUND TE PERFAQESOJE 500.000 VETA .PO E NJEJTA GJE ME ‘POZITEN’ E 100 ILIRJANEVE QE PERFAQESOJNE 500.000 VETA ME NE KRYE ‘DIXHITALIN’.
PO PER 3 MILION SHQIPETARE KUSH BEN ‘TIFOSLLIK’?KRIMI ANTISHQIPETAR I KA TUBAT E OKSIGJENIT JASHTE.
Ik mor pallo se keshtu tha dhe tos nano dhe i hengri mutin.
Kur nuk flasin kunder sales ju themi pse nuk flisni,kur flasin ju themi pse flisni se dim vet.
Kete te ngratin e pashe ne TV ta lexonte kete deklaraten. Keta te PS kur dalin te lexojne ndonje cope leter duan ti japin ngjyrat e ultimatumit dhe behen edhe me qesharake se po ta lexojn si nje hartim pranveror. Keta do hedhin Sali Gadafin…….
Ia paska mbledhur ky 8 me 2 ia paska bere Sales me kete deklarate, ka rrezik eshte trembur dhe eshte skuqur nga turpi Saliu dhe prite neser kur te japi dorheqjen.