Nazime Visha, 18 vjeçarja qe mesnatën e së hënës vrau 45- vjeçarin Fiqiri Muça, ishte e vendosur që të shpëtonte nga persekutimet dhe dhuna që ai ushtronte mbi të prej 4 vitesh, shprehen familjarët e 18-vjeçares.
Në familjen e gjyshërve, atje ku ndodhi edhe krimi, familjarët thonë se vajza ishte betuar, “ose do ta vras, ose do vras veten”. Gjyshi 71 vjeçar, Dalip Visha, tregon për Ora News se mbesa gjatë kohës që qëndroi në Krrabë, fshihte një dhimbje të madhe, e cila sipas tij mori fund pas krimit.
Ndërkohë, pas publikimit në gazetat e ditës të mesazheve që vajza shkëmbente me viktimën, ngrihen dyshime për raportin e tyre të vërtetë.
Duke iu referuar mesazheve në celularin e Nazime Vishës, duket se 18 vjeçarja dhe viktima kishin një lidhje dashurie, që ashtu si çdo lidhje tjetër kishte ulje-ngritjet e saj.
Por, sipas xhaxhait të vajzës, edhe mesazhet shkruheshin nën kërcënimet e vazhdueshme të 45 vjeçarit. Behar Visha tregon se viktima kishte bërë të pamundurën për të prishur fejesën e 18 vjeçares, duke kërcënuar me jetë edhe të fejuarin e saj.
Për më tepër, sipas xhaxhait, kërcënimet për familjen Visha vijojnë edhe tani pas vrasjes së Fiqiri Muçës, pasi të afërmit e tij janë betuar të marrin hak. 18 vjeçarja Nazime Visha pritet që ditën e enjte të dalë para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.
Ndërkohë avokatja e caktuar nga shteti për të mbrojtur adoleshenten thotë se nëse Prokuroria dhe Policia do të kishin hetuar siç duhet rastin e ikjes se Nazime Vishës, në atë kohë ende pa mbushur 18 vjeç, atëherë do të ishte parandaluar një vrasje dhe do të ishte zbuluar një skandal pedofilie.
Avokatja Vjollca Pustina deklaron për TCH se Nazime Visha është abuzuar seksualisht që pa hyrë në klasën e tetë ose thënë ndryshe ende pa mbushur 14 vjeç.
“Vajza ka deklaruar se kur ka qëndruar me viktimën në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka pasur vend për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjeç, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura,” tha Pustina.
Burime nga Prokuroria e Tiranës pohojnë se vajza e ka qëlluar Fiqiri Muçën, 45 vjeç, baba i pesë fëmijëve, pesë herë, ndërsa gjatë ndjekjes së tij deri sa e ka vrare ajo ka zbrazur plot 29 plumba kallashnikovi.
E përditshmja “Panorama” publikoi të mërkurën një sërë mesazhesh telefonike që vajza i dërgonte viktimës dhe që tregonin për një lidhje të vullnetshme mes tyre. Megjithatë avokatja këmbëngul se ajo është viktime e abuzimit.
Sipas saj, afeksionimi pas dhunuesit është një sindromë, që njihet botërisht nga psikologët si sindroma e Stokholmit. Megjithatë ajo sugjeron që më shumë se me mesazhet, hetimet duhet të merren me faktin se perse nuk është hetuar rasti i denoncuar nga vajza si rrëmbim.
“Realisht mesazhet kanë dalë të dërguar nga një numër telefoni me numrat e fundit 668. Unë kam kontaktuar me familjarët dhe ata thonë që vajza nuk ka pasur celular. Së fundmi mësohet se viktima kishte pasur dy telefona dhe i kishte dhënë edhe një telefon vajzës për përdorim. Janë shkuar nga ajo, janë shkruar nën kërcënimin e vazhdueshëm të viktimës, kjo mbetet për t’u parë. Viktima e kishte kërcënuar me vrasje vajzën, me vrasje të familjarëve të saj. Nuk duhet të harrojmë edhe kushtet në të cilat jetonin, nivelit arsimor, kulturor, vendin ku ata jetojnë”, thotë avokatja.
Avokatja thotë se ka prova që viktima ka shkuar dhe e ka marrë me dhunë edhe në shkollë të miturën, duke hedhur poshtë një lidhje normale mes një vajze dhe një burri, por një viktime dhe një dhunuesi. Pas ikjes apo rrëmbimit nga Fiqiri Muça, Nazime Visha nuk u kthye në banesë dhe nuk u pranua me nga prindërit e saj në fshatin Malvilëz të Tiranës, familje që jeton ne kushte të mjerimit.
Nëna e Nazimes pas krimit deklaroi se viktimën e kishin mik shtëpie pasi prej nëntë vitesh atij i kishin hapur dyert, ndërsa për të forcuar miqësinë kanë martuar një nga vajzat me vëllanë e viktimës.
I lumte dora qe e qeroi nje plehre dhe ka shpetuar edhe shume viktima te tjera por mbi te gjitha mbrojti veten sic duhet. Ne asnje menyre nuk kishte pse te vriste veten por agresorin. Ne koke te atyre te tjereve si ky dhe te Mortjes sali.
Une do thoja se ne kete raste ka faje edhe vajza ,si ka mundesi qe vajza iku nga familja e babait shkoj e u strehu ne familjen e gjyshit, si e mori vesht i ndjeri pa i treguar askush se vajza ndodhet aty pra ketu ka nje kurth
Nuk ka kurth. Perdhunuesi kishte mundesi ta gjente vajzen. Pse shkoi ne Krrabe? Mori ate qe deshi. Pushka top vajzave shqiptare qe tregonje dinjitet kur merren neper kembe nga gangsteret pedofile.
Vajza s’ka faj fare dhe duhet ta lirojne menjehere
Po ça faji ka vajza o i marrë.
Ajo kalama 18 vjeç e abuzuar qysh kur ishte 14 vjeç. Fajin e ka pas viktima pedofil që në vend të ushqente 5 fëmijët që kish dhunonte një fëmijë tjetër. Dhe tashi që vajza mundohej të fillonte jetën sërish ai përbindësh nuk e lejonte megjithë traumën që i kish krijuar gjatë 4 vjetëve.
Mirë e ka bërë vajza në një shtet që rrëmbimin dhe dhunimin e një fëmije e quan ikje me dëshirë.
Gjynah për 5 fëmijët e atij përbindëshi dhe për vajzën që ka jetuar në tmerr qysh prej 4 vjetësh dhe tani do të jetojë në terrin e një biruce.
Gjithë mut ky Salistan!
Vajza nuk ka faj aspak, perkundrazi eshte viktime. Kur nje grabites rremben nje femije pra ne rastin konkret nje pedofil, ajo cfare ndodh eshte pikerisht ajo qe shpjegon dhe avoktja pra Sindroma e Stokholmit, pra qe te zhvillohet kjo sindrome duhet te plotesohen tre kushte:
1- Agresori duhet te jete i afte per nje konceptualizim ideologjik te mjaftueshem per te justifikuar aktin e tij ne syte e viktimes (psh. duke i shprehur dashurine e verber qe e ka detyruar te beje ate akt, etj)
2- Nuk duhet te egzistoje asnje antagonizem etnik, asnje lloj rracizmi, asnje ndjenje urrejtje nga ana e agresorit kundrejt viktimes.
3- Dhe duhet qe vikitma nga ana tjeter te mos kete dijeni mbi kete lloj sindrome se ne ç’ kushte te caktuara shfaqet. (çka vajza me nivelin e saj arsimor dhe gjendjen e mjeruar ekonomike qe ndodhej nuk kishte se nga te informohej) Kur viktima eshte e informuar mbi kete lloj sindrome eshte veshtire te bjere ne kete kurth te se pandergjegjshmes.
Sindroma e Stokholmit eshte nje manifestim i te pandergjegjshmes, e shtyre nga qellimi primar i qenies njerezore: mbijetesa. Duke terhequr simpatine e agresorit, viktima kujton se largon rrezikun, duke llogjikuar se arrin ta kontrolloje agresorin, pra emocionet e agresorit dhe i tere ky proces eshte ne nje gjendje te pandergjegjshme, pasi shtyhet nga instikti i mbijeteses. Viktima mendon se do te mund te shpetoje nese sillet ne menyre paqesore me agresorin dhe kjo gjendje mund te shkoje deri ne vellazerim apo ne rastin konkret, ne nje lidhje dashurie. Nga ankthi viktima mbrohet, sepse rreziku ne syte e viktimes eshet gjithmone real.
Kjo ka bere qe viktima te kete ate lloj marredhenie te cudtishme me agresorin, dashuri dhe urrejtje pasi nuk ka qene e ndergjegjshme mbi ate cfare bente, kur sot i dergonte nje sms dsahurie dhe te nesermen donte ta vriste. Problemi ketu eshte, qe duke mos funksionuar strukturat shteterore per te vene perballe pergjegjesise agresorin/pedofilin ne fjale ceshtja eshte komplikuar me tej duke u futur ne loje faktore te tjere deri sa shpertheu ne kete episod trondites. Akti i vrasjes nga ana e vajzes se re tregon deshiren e pavetedijshme qe i buronte nga instikti per te zhdukur fillesen e gjithe problemeve dhe komplikimit te jetes se saj, duke menduar se do i jepte zgjidhje perfundimtare.
Sigurisht kur shteti eshte inekzistent, shtetasit e tij do te jene te detyruar ti zgjidhin gjerat me vetegjyqesi.
Ka faj vajza. Ka faj sepse ka lindur ne malokeri. Ka faj qe kafshet shpellare si tipar kryesor kane incestin dhe pedofiline. Biles ka dhe faj qe kafshet si puna e ketij monstres livadhisin te lire rrugeve. Me kafshe se ky kafsha qe po e hane krimbat tani jane ata qe kane toleruar qe kjo fatkeqe te vuante aq gjate. Kurse per kete plehren me nick-un king, ah more qen, cfare pergjigje te jap ? Brinjet ti kisha thyer nje nga nje.
Akoma nuk e ke kuptura qe ne rojme per sy te botes dhe e larguan vajzen te prinderit e tyre se fliste fshati qe nje vajze rembehet the nuk mund te kthehet perseri ne shtepi se ka bere turp. dhe per te mbyllur gojet e liga u detyruan te largojne vajzen.
Ky “kingu” eshte nga ata burrat pa bole, frikacake, qe ne pamundesi per t’u perballur me realitetin, e gjejne gjithmone fajin tek viktimat. Kjo eshte sjellje tipike prej burri pa loqe. Ishalla i ben vaki me vajzen e tij dhe ta shikoje ky pastaj…
Qe e donte plumbin ai, kjo nuk ka diskutim
Mesazhet qe transmetohen eshte turp per gazeten, duhet ti jepet pak privaci vajzes, e cila ka kaluar nga faza e dhunimit me zor te varesia e perhershme ndaj dhunuesit, qe mund te kete kaluar dhe ne varesi emocionale.
Ne fund te fundit ajo kishte nje gjykim te vetem te fiksuar pavaresisht luhajtjeve emocionale: vdekjen e dhunuesit, qe me ligj nderi ishte e vetmja zgjidhje e drejte.
Kete meritojne te gjithe ata qe kane shfrytezuar e shfrytezojne vajza te reja.
PO AI QE NJE MUSHTULLUK QE IKU PER DHJAME QENI PO E KJO KURVA PASKAQENE NJE E RREZIKSHME ME SA PASH MESAZHET QE I CONTE PASKA QENE E TURPERUAR FAMILJA GJOJA EDINTE C BENIN
Hm… sindroma e Stokholmit…?
Vajza paska thene “o do ta vras o do vras veten” prokuroria do ta akuzoje per vrasje me paramendim. Aq me shume qe paskan shkembyer mesazhe, ajo edhe mund ta kete telefonuar ate idiotin, babain e 5 femijeve te cilet i linte edhe pa buke, per ti bere ate qe beri. Qenka bere nje lemsh aty, qe hajde ta zgjidhin.
E shoqja e Muçes e kishte falur Fiqiriun se ai kishte kuptuar gabimin…. Ç’donte ne Krrabe ai?
Vari leshte kjo pune!
shum keq ka bere vajza te vrash nje dike qe eshte i keq i ke bere nder
ajo me mire te kishte kerkuar ndim ne polici, vrasja nuk eshte zgjithje ka zgjithje te tjera me vjen keq qe ne shqiperin ton te bukur ndodhin gjitha kto vrasje.shum keq familja e vajzes qe se ka pranuar vajzen te kthehet ne shpi per turpin e fashatit qte duet bota te thon qa te dojn vajza juaj eshte me rendesi se bote gjdo kush ben gabim mirkuptimi
ju uroj gjdo te mire te gjith shqiptareve
Qenke vertet nje pyke. Tek kush polici te shkonte, atje ku e detyruan te nenshkruante qe kishte ikur vete?
po po, ndim ti te polici,, ta bej dhe une njehere thote polici
o Antigona, nga cila thellesi e pyllit ke dale moj? C’polici ? po ta kish bere punen policia nuk do ishte ketu ajo, ku e vendos vete drejtesine. Po te te kish ndodhur ty, he se do ta kishe zgjidhur ne polici. Ne kete vend nuk zgjidhen gjerat me ligj, por i lumte dora vajzes, vetem keshtu mund të zgjidhen gjërat.
Edhe turkofagos deshte ta vriste priftin grek qe e kishte perdhunuar qe 10 vjec, po nuk I shkrepi pushka. E kishte barutin te lagur.
Duhet ta falni turkofagosin kur flet percart se eshte femij I abuzuar
Duhet te shkruash me shpesh…
Na dhive gazit. Isha dhe ne mbledhje…
E coj nje here pd shkelmendasin ne france per nji takim konsensual me perfaqsuesit e ps nen mbikqyrjen e perfaqesuesve evropjan.
Takimi do behej ose u be ne nje restorant qe quhej aligatori. Nuk ishte dhe aq I mire sa krokodili, pi ishre I mire.
Pas takimit te suksesshem dhe plot fruta do shtrohej darka qe paguhej nga bashkimi evropjan.
Erdhen kamarieret dhe sollen menune. E pyeten ne disa gjuhe te huaja dhe ky u pergjigj fet e fet.
Cfare do maresh I thane. Kemi peshk, karkaleca, midhje, fellenxa. I thote shkelmendasi nuk dua gje se kam ngrene. Po ndonje pije ose embelsire? E pyeten prap.
Jo pra ju thashe I pergjigjet prere shkelmendasi, jam I ngopur edhe buk e qep e gjize me pat nuk jam to ngrene tani.
ja ka ber mir atit palacos si nuk ka pas turp eshte marr me nje femi ajo ska pas vlleser edhe keshtu ai ka perfituar nga rasti . ja ka ber mir ppiskopati .burro me 5 femije . ja ka ber mir eddhe mjaft me kretekime te kota
mire ja ka bo daku,,,,,,,a di noi llaf shqip ti mer plak>.>..>??????
Me propozim té Kryeministrit Sali Ram Berisha, presi.enti “Republikés
Nishani i Salés, i dha titullin “Hero i pedofilisé” Fiqiri Muçés,
Ilumte dora asaj goce,ka ardhur puna vete gjygjesim,turpe per gazeten qe nxjere ato mesazhe ose me mire turpe per trupin gjykues qe njxjere
materiale pa perfunduar ceshtja ,kjo do thote qe kemi te bejme me njerez te pa kualifikur jo profesioniste eshte mbushe drejtesia me njeres te paafte te degjeneruar qe nuk i bene pershtypje kjo ngjare .
Me habiti ajo deklarata e gruas se tij nuk duhet ta paragjykoj po do kete gjene ne dijen te veprime te burrit ,se po te ishe ndryshe nuk do hapte deren per morgen si qene te varosej ,ky eshte turpe per femijte e tij qe kishin nje baba pedofil ,nje baba ordiner.
Edhe nje here ilumte dora goces dhe jam i mendimit te mbidhen neser gjithe grate e Tiranes te demostrojne para gjykates per lirimin e menjehershem te saj.
Nuk ka fare rendesi e ka”dashur”apo jo vajza monstren,ai monster ka qene nje pedofil dhe policia qe ne fillim duhet ta kishte burgosur.Ligjet ne te gjithe boten e civilizuar denojne ata qe kryejn mardhenje me femije nen moshen 18 vjeç.
plumbin te gjithe tutoreve te vajzave shqiptare! Ka pasur raste kur tutoret i kane detyruar femrat te pranojne se prostitucionin e bejne per biznes kur e verteta ka qene se ato jane kercenuar me dhune ose droguar ose kur ndonjera prej tyre nuk ka pranauar ajo eshte egzekutuar ne sy te vajzave te tjere per tu bere shembull.
shume nga keta gango kane financuar berishen ose gangon tjeter azem hajdarin.
droga dhe prostitucioni kane qene dy nga shtyllat qe kane financuar e qeverine berisha.
Ku e conte mushka ate monster me 5 femije e me borxhe te merrej me nje femije.Dhe vajza victime e injorances shkaterroi jeten e vet.Me mire mos I lindni femijet kur si mbroni dot.