Kompania Albpetrol kishte parashikuar të dërgonte rreth 80 punonjës me pushime në Moskë, Rusi, por ka vendosur të anulojë tenderin e hapur për këtë çështje. Rreth 70 milion lekë do shpenzoheshin për këtë udhëtim turistik, por Albpetrol e mori vendimin për të anuluar tenderin pasi tenderi do zhvillohej dy ditë përpara privatizimit të ndërmarrjes, raporton Shqip.
“Kompania dhe vetë bordi mbikëqyrës për të shmangur çdo abuzim, keqkuptim apo manipulim të qëllimshëm të opinionit publik, kanë vendosur anulimin e të gjitha procedurave për këtë udhëtim,” thuhet në një sqarim të Albpetrol.
Në garë për të blerë Albpetrol janë Gazprom dhe Rusneft, dy kompani të fuqishme të hidrokarbureve.
Keto kompani ruse jane te fuqishme por e duan Albpetrolin dhe tregun shqiptar thjesht per bllokur projektin Europion te marrjes se gazit nga Azerbaxhani (Nabuko), ne menyre qe te procedohet me South Streamin e tyre.
Natyrisht do kene bekimin e SRB-it tone.
o sali maloku nuk mbulohet dielli me shosh oe tej.