Aleksandër Meksi tregon Pavarësinë

17 Gusht 2012, 10:34Politika TEMA

Arkeologu dhe historiani i njohur Aleksandër Meksi po punon në hartimin e një albumi historik rreth Pavarësisë. Në këtë 100 vjetor të Kuvendit të Vlorës, ai tregon për “Java” detaje, hollësi dhe fakte që lidhen me atë ngjarje. “Jam krenar për ata burra që shpallën Pavarësinë”, thotë Meksi

 

Bisedoi: Skënder Minxhozi

 

Z. Meksi, së fundmi keni botuar në shtyp një material në lidhje me Kuvendin e Vlorës, si dhe deklaratën origjinale që doli nga ky kuvend që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Ç’mund të na thoni më shumë rreth kësaj?

Interesimi im për Kuvendin e Vlorës mund të quhet një interesim normal, si për çdo njeri, meqenëse është 100 vjetori, i cili nuk përsëritet më për ata që janë gjallë sot, sepse akush nuk arrin te 200-ta, le të themi. Por ky interesim kishte dhe një arsye të thjeshtë, praktike, meqenëse unë jam duke punuar me një grup njerëzish për botimin e një albumi që lidhet me 100-vjetorin e Pavarësisë, një album historik. Dhe unë u mora në atë grup me pamjen reale të deklaratës së Pavarësisë, me pjesëmarrësit dhe firmëtarët e atij Kuvendi. Përgjithësisht, njihet ajo deklaratë nga një fotomontazh i bere nga patrioti Lef Nosi, i cili, e pat shpërndarë atë dikur. Ishte kjo deklaratë që qarkullonte më pas. Edhe ne kohë të komunizmit, kjo deklaratë qarkullonte me një vulë që fshihte disa emra patriotësh që nuk duhej të përmendeshin, sepse ishin antikomunistë. Ajo u “rizbulua” pasi e gjeti dikush dhe e nxorri më pas.

Deklarata e Pavarësisë u firmos më datën 28 Nëntor nga ata që qenë të pranishëm në hapjen e Kuvendit të Vlorës. Kjo del nga shqyrtimi i procesverbaleve të Kuvendit, të cilët ruhen dhe janë botuar, së pari në revistën “Përlindja e Shipërisë”, në vitin 1914 – atë e drejtonte Dhimitër Berati, pjesëmarrës dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, – dhe ribotuar në 1924 nga Lef Nosi, në revistën e tij “Dokumente Historike”. Pra, ishte një fakt i njohur për këdo që nëpër biblioteka merrej me historinë e Shqipërisë. Përgjithësisht shumica i kanë rënë shkurt këtij problemi. Nuk kanë qenë të vëmendshëm në regjistrimin e emrave dhe evidentimin e tyre, në kërkimin e biografisë dhe faktit të tyre. Sepse ka shumë prej tyre që përfunduan në vitin ’44 në burgje, megjithëse qenë patriotë të shquar dhe që sot i nderojnë të gjithë, të tjerë u pushkatuan, të tjerë emigruan ose vdiqën në burgje.

I vetmi që atë listë e jep të plotë, – rreth 77 veta, që quhen delegatë e që iu dihen emrat, – është Bardhosh Gaçe. Me ndonjë pasaktësi të vogël, por që e jep të plotë në botimin e tij të dytë të librit “Ata që shpallen Pavaresine”. Të tjerët, duke përfshirë edhe Historinë e Shqipërisë, edhe persona të tjerë, japin shifra të gabuara, deri edhe emra të gabuar personash pjesëmarrës. Nga ky kërkim që kam bërë unë në këtë punë, rezulton që, së paku 43 emra kanë qenë të pranishëm, dhe emrat e tyre dihen, në datë 28 Nëntor. Prej tyre, rastësisht, 3 vetë nuk kanë firmosur, – nuk kanë ndenjur deri në fund, ose kanë lëvizur kur janë hedhur firmat. Por, Luigj Gurakuqi, të nesërmen, kur lexon procesverbalin për ta miratuar, thotë që: Kush do të vijë, sot e tutje, – ngaqë filluan të vinin delegatët, – do të firmosë deri ditën e fundit këtë dokument. Në fakt, nuk firmosi njeri tjetër, përveç atyre 40 vetëve ditën e parë. Në vitin 1937, në ekspozitën e 25-vjetorit të Pavarësisë, u ekspozua kjo fletë, që ruhej nga Lef Nosi, me një shënim poshtë, në një kornizë të futur, që 6 firmat e Mustafa Krujës, Ferid Vokopolës, Nehbi Sefës, YmerDeliallisi, Xhemal  Deliallisi dhe Zydi Ohrit, janë në anën e prapme. Në montazhin që ka bërë Lef Nosi, këto të 6 firma, ashtu siç kanë qenë në faqen e prapme, janë fotografuar dhe janë vënë bashkëngjitur firmave të tjera, për të krijuar një imazh të plotë. Unë mendova se, për të qenë realë, për ta përdorur këtë dokument në mënyrë dinjitoze, duhet që ky të ketë pamjen që ka pasur dikur. Pra, ktheva anën e prapme të fletës, që ruhet në fotografi, – dhe do falënderuar fototeka kombëtare “Marubi” që na e vuri në dispozicion këtë fotografi, – morëm nga fotografia që ka bërë Lef Nosi të 6 firmat dhe i vendosëm në pjesën e sipërme të faqes së prapme. Pra, të dyja këto bashkë bëjnë Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk është korrekte, për mendimin tim, që kjo të paraqitet siç është paraqitur deri më sot.

 

Kur do t’i shohim rezultatet e këtij projekti për të cilin ju po punoni?

Besoj brenda fillimit të vjeshtës, në mënyrë që mund të përdoret nga të gjithë të interesuarit dhe të huajt, që të dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe të mund ta njohin. Është interesante, kur lexon këto procesverbale, korrektesa me të cilën këta njerëz, shumica të shkolluar në universitete, veprojnë, sesi i japin rëndësi anës procedurale të zgjedhjes së qeverisë, të zgjedhjes së Pleqësisë në formë senati, të përsëritjes së votave, të këmbënguljes për të votuar në një mënyrë apo një tjetër. Pra ka një seriozitet në çdo procesverbal, thuhet sa veta mungojnë dhe kush janë ata që mungojnë. Sigurisht, në një mbledhje të tillë, me një organizim të përshpejtuar, mund të ketë dhe pasaktësira. Unë do të përmendja një që, kur jepen delegatët që kanë ardhur, mungojnë të jepen dy emra, por që jepen si mungues ose për ta votohet, që janë Riza Bej Gjakova dhe Zenel Bej Begolli, të cilët jepen në vota, por nuk jepen si të ardhur. Është për të ardhur keq që studiuesit e derisotshëm nuk kanë bërë studim të plotë të të gjithë emrave që ndodhen në këto procesverbale. Për shembull, neve na mungojnë dhe themi se kemi gjetur të dhëna për dy prej tyre, janë dy delegatë, të cilët, së bashku me Ahmet Zogun, erdhën nga Tepelena dhe zbritën në Vlorë, sepse rruga Berat-Lushnje ishte bllokuar nga ushtritë serbe, që janë Kurt Ag Kadiu dhe Riza Beg Çela. Po kështu, nuk kemi mundur të gjejmë gjë për Dervish Bej Ipeku( Peja), i cili vjen bashkë me Isa Boletinin dhe Mehmet Dëhallën ditën e dytë të Kuvendit.

Në shumë dokumente e kujtime thuhet që kanë qenë në sallë 47 delegatë. Ka shumë të ngjarë që të kenë qenë ata delegatë të cilët akoma nuk kishin marrë mandat. Sepse, në momentin që ti s’kishe mandat, dhe mandati merrej nga Parësia e territorit që të dërgonte, qoftë me telegram a me të shkruara, nuk pranoheshe si delegat. Ka një incident të vogël, le të themi, kur Jahja Ballhysa thotë që të më zëvendësojë filani, dhe i përgjigjen që ne nuk e pranojmë këtë kërkesë tënden, sepse nuk je ti ai që cakton zëvendësuesin, por janë ata që të kanë caktuar ty, që e bëjnë këtë. Dhe, dëshmi të kësaj natyre janë një numër i jashtëzakonshëm telegramesh që këmbehen nga Ismail Qemali nga Bukureshti e Vjena e Durrësi, por edhe nga të tërë rrethet e territoreve shqiptare të pa pushtuara, deri në Janinë e poshtë, në të cilat thuhet që, meqenëse nuk vijnë dot këta të dy, ne dërgojmë këta dy të tjerët.

Pra, delegatët e Kuvendit të Vlorës kanë qenë realisht përfaqësues të zonave nga vinin. Sigurisht që janë të zgjedhur nga Parësia, por, kur flasim për Parësi, jemi në një parësi pak a shumë të emancipuar, sepse kur lexojmë, për shembull, 20 – 30 veta që firmosin telegramet e Elbasanit, gjejmë priftërinj, hoxhallarë, të krishterë dhe myslimanë. Pra nuk ka një atmosferë dallimi fetar, edhe këtu, që jemi në Shqipëri të Mesme. Po kështu dhe në qytete të tjera.

Fatkeqësisht, ka pasur sherre ndërmjet historianëve, – sherre të politizuara, që nuk duhet të ndodhin në një histori, – për dy nga emrat, së paku. Për Ahmet Myftarin, që është delegat me këtë emër dhe për Hysen Efendi Gjirokastrën. Në qoftë se do kontrollohen telegramet që këmbehen gjatë kësaj periudhe, qoftë edhe në luftrat kur janë pranë Durrësit trupat e vullnetarëve vetëdashës të Matit, siç i thonë ata, këto telegrame firmosen nga Ahmet Myftari një herë dhe nga Ahmet Myftar Zogolli herën tjetër. Por, Eqerem Vlora, kur kthehet, – ai ishte delegat i Vlorës, por nuk mori dot pjesë, sepse ishte në Kuç dhe Himarë duke luftuar me vullnetarët kundër invazorëve grekë, – thotë që, kur u ktheva në shtëpi, gjeta që atë natë kishin fjetur te unë Ahmet Myftar Zogolli dhe Dervish Bej Biçaku, – që qenë kushërinj midis tyre (mesa di, djem tezesh). Pra, dëshmia që Ahmet Zogu ka qenë delegat, bashkë me Riza Beun dhe Kurt Again të Matit, nuk vihet në diskutim. Ka edhe telegrame të tjera që thotë “jam zgjedhur” dhe se ku do nisem.

Përsa i përket Hysen Hoxhës, (të parin thamë e kundërshtojnë komunistët, të dytin e kundërshtojnë antikomunistët), ai ka qenë në atë kohë, – dhe kjo është e vërtetuar edhe nga studiuesit, – kryetar i Bashkisë dhe është ndër ata që bëjnë telegrame, ku thotë që do vijnë ky e ky, dhe thuhet pastaj që ka ardhur Hysen Efendi Gjirokastra. Pra, nuk ka studime të plota për ta, por janë të padiskutueshme pranitë e këtyre të dyve. Duhet të mësohemi që të mos bëjmë gabimin e 50 vjetëve të shkuara, ku Lef Nosi dhe Mustafa Kruja s’na pëlqenin dhe nuk ua përmendnim emrin. Duhet të heqim dorë nga kjo.

 

Përveç këtyre detajeve, që janë mjaft interesante, a ka diçka që ju ka surprizuar në këtë proces hulumtimi?

Më ka surprizuar dhe më ka bërë gjithashtu krenar – me të drejtë, do të thoja unë, – vetë akti i atyre delegatëve që bënë Pavarësinë. Dhe cikli i fillimit të Pavarësisë u përshpejtua nga luftrat ballkanike, ku filluan ndërhyrjet për të copëtuar Shqipërinë, këtu e 100 vjet përpara. Copëtimi nuk bëhej me koncesione dhe me falje territoresh, por bëhej me pushtime territoresh. Dhe Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi nisen dhe shkojnë në koloninë e Bukureshtit, sepse në Bukuresht nuk kishte pushtet otoman, ishte shtet i lirë, – dhe drejtuesit e tij ishin nga familja Gjika. Dhe aty vendosën që për të shpëtuar Shqipërinë, të shpallet Pavarësia. Delegatët e Bukureshtit dhe të tjerë u nisën për në Trieste, ku edhe do të grumbulloheshin me të tjerët, kurse Ismail Qemali shkoi në Vjenë dhe Budapest, ku prej andej dërgon edhe telegramin e famshëm që “e ardhmja e Shqipërisë u sigurua”. Pra iu dha garancia nga Austria, e cila ishte një mbrojtëse reale e Shqipërisë. Dhe në qoftë se shohim hartat e Shqipërisë, të propozimeve të vitit 1913, territorin më të madh Shqipërisë ia jep pikërisht Austria, ndërkohë që Rusia, në favor të Serbisë, jep Shqipërinë e gjysmuar që kemi ne sot. Pra, kjo është rruga e shpalljes së Pavarësisë, dhe nga telegramet bëhet e qartë që, mblidhuni në Durrës e në Vlorë, për të shpallur Pavarësinë. Dhe, në qoftë se në 28 nëntor u bë kjo deklaratë për Pavarësinë, Tirana, Elbasani, Kruja, Durrësi, Lushnja etj, e shpallën më përpara, ngritën flamurin, sepse qe një çështje e mbyllur. Dhe, vetë këta delegatë, – unë e thashë, tre veta nuk firmosën, dhe ata të tjerët që erdhën më mbrapa nuk firmosën, – nuk i dhanë atë rëndësi që, me të drejtë, i japim ne sot. Ata e quajtën një detyrim dhe nuk mendonin që kjo letër do të kishte më vonë kaq shumë vlera. Ata nuk firmosën dhe nuk i dhanë rëndësi. Megjithëse Luigj Gurakuqi thotë se ky dokument mbetet, është me vlerë si kujtim. Lef Nosi pastaj e ruajti, siç ruajti edhe telegramet. Si ministër i posteve ai e dinte vlerën e tyre.

Pra, kjo modesti e tyre, mosdhënia e rëndësisë, mosrrahja e gjoksit për të kërkuar poste, me qenë se kishin qenë në Vlorë, kishin marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës, është e jashtëzakonshme. Ata e quanin thjesht si një detyrim patriotik. Bashkë me delegatët ka pasur edhe shumë të tjerë që i shoqëronin.

 

Si e konsideroni mënyrën se si po i afrohemi festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë? Si i shihni përgatitjet që po bëhen për kremtimet e tij?

Nuk kam asnjë ide, se unë nuk po shoh që të bëhet ndonjë gjë.

26 komente në “Aleksandër Meksi tregon Pavarësinë”

  1. eko says:

    E paqarte??? Keto zoterinjte Kruja e Ohri etj a kane firmosur?? Apo eshte thjesht nje montazh per ti dhene vlera njerezve qe ndoshta se meritojne?? Hajde corap hajde, qe ne ate kohe fallsifikime sipas orekseve politike, Zoti Mekzi duhet te jesh me i qarte me kete pjese, sqarojua shqipetarve, nese ato kane firmosur apo jo?? Apo Nosi ka dashur ti ver ne faqe te pare???

      1. Aleksander Meksi says:

        Une nuk merrem me ndertime çka nuk eshte ndonje pune as e ndaluare as e turpshme perkundrazi, ti veçse qarkullon shpifjet e atyre qe nuk ishin e nuk jane te zot te mbroheshin per kritikat e mia.Turp te kesh deri sa nuk firmos me emrin tend e aq me teper qe mbron ata qe do mbahen mend si personifikim i se keqes dhe tradhetareve te Kombit.

        1. raimondi says:

          Aleksander Meksi eshte i vetmi politkan patriot qe ka drejtuar shtetin shqiptar nga 1990 e ketej

          Eshte i vetmi politkan qe absolutisht nuk ka bere asnjehere leshime apo kompromise ne kurriz te Shqiperise
          Biles Meksi edhe brenda ne Athine ka kerkuar ceshtjen came

          Shtetari Meksi duhet marre shembull nga gjithe politkanet e rinj ,
          vecanerisht
          per patriotizmin e tij te palekundur gjate kryerjes se detyres

          Ju lumte !

        2. raimondi says:

          Ou, tani e vura re qe ju qe shkruani me emrin e Meksit qenkeni Aleksander Meksi i vertete.Sorry!

          Te pyes dicka ne lidhje me Ismail Qemalin dhe Fan Nolin

          Keni degjuar ju ne lidhje me nje akuze qe i ka bere Noli Ismail Qemalit
          per kohen kur Ismaili kandidonte si depduet i Janines ?

          Dhe tjetra qe do pyesja une : Si mendoni ju, ishte normale qe Ismail Qemali iku nga Shqiperia ne kohen qe lufta po vinte ne Shqiperi , nga fqinjet ??

          Sa per dijeni jam qytetar vlonjat, dhe nuk kam azgje kunder Ismail Qemalit , por per keto pyetje doja te dija cili eshte mendimi juaj

          Dhe doja te shtoja se kam lexuar edhe nje histori te Abaz Ermenjit , i cili e akuzon Ismailin se u kutjua shume vone te vinte ne Shqiperi,kur ishte ne pleqerine e thelle

          Kur ai mund te vinte me shpejt dhe nisur nga miqesia qe kishte me SulltanIN ( Hamitin me duket),
          Ismaili mund te kerkonte shume me perpara nje Autonomi brenda Turqise per Shqiperine ,
          ne menyre qe te percaktoheshin kufijte tane dhe kur te vinte puna tek pavarsi tokat tona do ishin te percaktuara …..

          Nejse ,
          -Te uroj suksese dhe jete te gjate !
          Gjithmone me ka pelqyer patriotizmi juaj i palekundur

          Ju lumte !
          –Koha , patriotizmin tuaj ne detyren shteterore do e perdore si nje leksion per ata qe vijne
          Nderimet e mija !

  2. Aleksander Meksi says:

    Une nuk shoh se ku qendron dyshimi per 6 firmat qe shiheshin nga kushdo qe ishin mbrapa, qe vete Lef Nosi i permend kur i numeron te dyzetat ne vitin 1924 dhe qe nuk i ka kundershtuar kush. Ai i montoi ne nje faqe qe te mund te rrokeshin njeheresh te gjitha ne nje veshtrim.Sot me ndihmen e kompiuterit mund te rindertohet pamja e vertete dhe ajo duhet te paraqitet kudo ne se duam te jemi te sakte dhe te respektojme ate akt te shenjte. Ata te gjashte nuk kishin ndonje post qe Lefi tju servilosej, ai ishte burr dhe nuk njihet si falsifikator.

    1. eko says:

      Z.Meksi, shume faleminderit per sqarimin, jam shume i qarte me sqarimin tend. Ju pergezoj per punen dhe mundimin per te pasqyruar te verteten. Jam plotesisht dakort me shprehjen tende “Nuk është korrekte, për mendimin tim, që kjo të paraqitet siç është paraqitur deri më sot.”
      Pergezime te snqerta!!!Sokoli Tirane.

    2. eko says:

      Lef Nosi njihet nga te gjithe se kush eshte, figura te tilla si Lef Nosi apo sic jane firmetaret e aktit te Pavaresise ky vend nuk i ka lindur me, as pasardhesit e tyre sot nuk jane ne gjendje te jene sa 10% e paraardhesve, ato sot po shfrytezojne mundin, sakrficat,e paraardhesve dhe servilizmin e pragmatizmin banal te fituar nga diktatura per ti sherbyer pa dinjitet hibridid Demokraci (1992-2012. E turpshme, e dhimbshme por e veretete, shkaterruan te ardhmen e femijeve te tyre!!!
      Respekte Sokoli Tirane

      1. mirel says:

        Me sa mora vesh une, pavaresine e shpalli Lef Nosi.
        DHe ku eshte nje homazh per Lef Nosin.
        Dhe per Mustafa Krujen, Ahmet Zogun,….dhe ,..Aleksander Meksin qe po na jep tablone e plote me firme para dhe mbrapa.

  3. ai burri says:

    Festimet e pavaresise?Plane ka, po i di vetem kunati.
    Ai i modelon, ai i aprovon dhe ai fiton tenderin.

    Me sa duket, Leka nuk ka fol me kunatin, prandaj nuk di gje se cfare po behet.

  4. Albani says:

    Zoti Aleksander kjo video tregon shume fare. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  5. eni says:

    ZOTI MEKSI

    QE U THA MBLIDHUNI NE DURRES DHE NE VLORE PER TE SHPALLUR PAVARSIN ME DUKEN ME SHUME SI DEKLARATAT E NJE NJERIU TE ZAKONSHEM DHE ASPAK TE NJE BURRI SHTETI. ISMAIL BEJ VLORA JU SHKRUANTE DJEMVE TE TIJ PERGATITUNI DHE FTONI TE GJITHE NJEREZIT SE JAM DUKE ARDHUR PER TE SHPALLUR PAVARSIN NE VLORE. NGRITJA E FLAMURIT NE QYTET E TJERA JANE BER ZBUKURIM PER TE PRITUR DITEN E SHENJT NE ATE QYTET TE BEKUAR.

    PERSHENDETJE NGA E. VLORE

  6. kris says:

    Me respekt per ju zoti Meksi …te pyes -a ka qene ne kete mbledhje Isa Boletini….kam lexuar ne librin e Noel Malkolm i cili eshte mare me problemet ballkanike (n.q.s. nuk gabohem)qe jo vetem qe nuk ka qene por dhe kur perfaqesuesit britanike e kane pyetur dhe sugjeruar te shkonte nuk ka pranuar…..nga ana tjeter paraqitet ne art dhene shkrime te ndryshme qe ka qene pjesetar ne kete mbledje….si qendron e verteta…a mund te na sqaroni?

    1. Aleksander Meksi says:

      Isa Boletini se bashku me delegatet e tjere te ardhur nga Kosova :Mehmet Pashe Derralla, Ajdin bej Drraga dhe Dervish bej Ipeku erdhen diten e dyte te Kuvendit dhe u njoftuan me fillimin e saj pjesemarresit e tjere dhe jane ne foton qe pas disa ditesh delegatet bene.

      1. mirel says:

        pas disa ditesh apo diten e dyte,,na e sqaro mire..apo kur mbaroi gjithcka dhe pas keshillave Boletini u detyrua te shkoje..

        1. Aleksander Meksi says:

          ne proces verbalet e botuara qysh ne 1914 e 1924-5 thuhet qarte se ishin te pranishem qe diten e dyte.

    2. antispiuni says:

      Isa Boletini, agjent i sherbimit sekret britanik dhe njekohesisht ish adjutant personal i Sullten Abdyl Hamitit (sulltani i kuq ose gjakatari).
      Pamvarsia u perkatit nga ai sulltan nepermjet benjaminit te tij Ismail Bej Vlora (te cilit xhonturqit e rrahen ne parlament sepse ishte fanatik i sulltanit) si dhe adjutantit te tij Isa Boletini. Qellimi ishte qe te shpallej Shqiperia principate e mosvarme,ne krye te se ciles te vinte i biri i sulltan Abdyl Hamitit. Per kete ishte gati dhe Beqir Grebenea, shefi i ushtrise turke i cili do te nderhynte per te rimarre situaten me kerkesen e “qeverise se Vlores”. Kjo deshtoi sepse greket i paditen tek Komisioni Nderkombetar i Kontrollit dhe Beqir Grebenea u arrestua dhe u ekzekutua. Ismail Qemali u detyrua te jap dorheqjen ku u internua ne Nice te Frances.
      Isa Boletini erdhi me vonese sepse vonoi me grumbullua mercenaret sepse ju vonuan paret dhe ata nuk niseshin pa u pagua paraprakisht.
      bye

      1. Cur Gjeloshi says:

        Jo vetem kaq por (sipas Eqerem Bej Vlores) mercenaret e Isa Buletinit e pandehen flamurin kombetar si te perandorise austrohungareze dhe thane ;”ju lumte, mire paskeni ba qe keni ngrit flamurin e bac Krajlit” ?

  7. edi says:

    edhe ky kelyshi saliut ka qene…

    1. pd-isti says:

      per fatin e mire te Meksit dhe per fatin e keq tendin dhe kelyshave te Sales, eshte i vetmi themelues i PD-se qe nuk e rruajti nje here per Salen. Dhe e ka treguar me vepra, per 11 vite pjesemarrje te tijen aktive ne politiken shqiptare. Dhe e njohin mjaftueshem nga politikanet e djeshem e te sotem si dhe mediat, per te konfirmuar kete fakt. Kjo shikohet edhe sot sepse Meksi eshte i vetmi personalitet i PD-se se 1990 (dhe i pari firmetar i PD-se meqenese po flasim per firma) qe nuk eshte me Salen qe prej 1997. Cfare do me per prova ti kelysho?

  8. KOSTA says:

    Do te ishte fat i madhe por edhe nder i demokracise sone qe ne vendin e Presidentit te ishte ulur Aleksander Meksi si nje nga te rrallet demokrate te palekundur por si edhe nje nga Kryministrat me te afte qe ka patur vendi yne……..Sali Berisha dhe Kuvendi do te nderonte vehten dhe popullin po te kishin zgjedhur z.Meksi ne detyren e Presidentit……..jo vetem per kulturen qe ka Meksi por edhe per dinjitetin dhe personalitetin e tije qe nuk e linin qe Ai te perdorej nga askushi…….

  9. nek says:

    zoti meksi duke te pergezuar dhe te uruar shendet dhe deshire per pune te tilla mund tu pyes a mundeni ju apo historian te tjere te na sqaroje
    pse u quajt vendi yne shqiperi
    ne pritje me respekte duke menduar te lezojme nje argument te ri dhe serioz

  10. england says:

    Komplimenti me i mire qe mund te beja per ty Edi eshte te quaj palle k..i,ka komplimente me me pikante,po i ruaj per ndonje si Kelmendasi
    Po si mor mavri e ben Leka Meksin kelysh te Saliut?kur Meksi nuk bashkepunoi nje dite te vetme me plakushin Sali,nese ka pas nje njeri qe e kundershtonte per cdo gje Saliun ishte pikerisht Meksi
    Meksi pse nuk u perdor asnjehere nga Saliu,pa u largua nga politika,per te vazhdu jeten normale ne profesionin e tij…

  11. NINO says:

    po mor meksi ata ishin me te vertete burra jo hajdut si puna jote qe me gjakun e popullit po ngre pallate ,dhe per mustaqet tuaja saliu dogji shqiperine ,se po te kishe dhene doreheqjen ti ne fillim nuk do ish djegur shqiperia ,pse nuk fillove te ngrije pallate ne itali se u mundove por nuk ta mbajti ,si nuk te vjen turpe por i turperuari nuk ka turpe.

  12. SUDE TOPALLI says:

    ME QE PO MEREMI ME ‘ARKEOLOGJINE’PSE FLASIM PER MEKSIN KUR ESHTE GJALLE?
    Per kuvendin e vlores thote:’ishin 77 veta,40 firmosen 3 nuk firmosen’,po arkeologu vazhdon:”…..shume prej tyre perfunduan ne burgje ne ’44,te tjeret u pushkatuan,te tjeret emigruan ose vdiqen neper burgje…”Kjo lloj gjuhe sperben as histori as arkeologji por kur skane kaluar as 10o vjet nje bres nje leksion gjuhe :te tjeret,shume prej tyre.
    Historija e krishterimit edhe pse kane kaluarvmbi 2000 vjet eshte shume me e sakte se sa ‘historija e te krishterit MEKSI QE TE PAKTEN PER MOSHEN QE KA DUHET TA DINTE NGA I JATI.

    P.S Per ‘komentuesit’ qe nuk komentojne asnjehere shkrimet por njeri tjetrin apo autorin:
    -‘demokrati’ish kryeministri ish dhe ideatori i ‘lirise se tregut te lirise’me hajduterine me te madhe ne historine e ketij populli ku ‘ekonomistet’ Sude,Alimuçaj,Xhaferi e tere ‘ajka’ e mendimit ekonomik shqipetar drejtoheshin nga ‘ferc’apo zonja e pare Meksi.
    -NeVITIN ’97 AS ME SHUME E A ME PAKE PER QORRAT E SHURDHMEMECET E HISTORISE KA NJERI TE NA THOTE SE KU NDODHEJ E ME SE MEREJ MEKSI DHE ZONJA E TIJ ME ‘KONE’ MBASI MBLODHEN TE ARDHURAT E SHQIPETAREVE?
    PO QE SE NJE DITE KY POPULL DO SHIHET NGA ALLAU E BABAFETAU E DO TI JEPET E DREJTA E PUSHTETIT MEKSI DUHET TE JETE I PARI DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM E ME PAS NATYRISHT BE.NA.ME.”Kush harron te kaluaren ska te ardhme’kane thene te menòurit e njerezimit.

  13. pd-isti says:

    eshte e habitshme se si kategoria e spiuneve te Sales apo komunistave te Bllokut behen gati cdo here kundra Meksit. Kaq shume e kane frike? Edhe pse eshte prej 15 vjetesh qe nuk ka me pushtet, keta tipat jane gati te shpifin e shajne cfare i vjen per mbare. Qendrojne akoma merren me fajdet, megjithese Meksi eshte i vetmi qeveritar qe ka botuar dokumenta shteterore mbi kete teme. Dhe harrojne qe “demi i mundshem i fajdeve” (i supozuar ne 700 milione dollare) i qendron shume prapa borxheve te djeshem te Nanos dhe ketyre te sotem te Sales. Vetem nga 1 janar 2012 Banka e Shqiperise ka marre borxh 1.265 miliarde dollare. Po kujt i flet. Sidoqofte mos i qani hallin Meksit, i cili as nuk e pi kafen me Damirin as me Kocon e Fidelin, e as nuk banon ne Viene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje