Beteja diplomatike për Julian Assange

16 Gusht 2012, 18:48Politika TEMA

Ekuadori ka vendosur të japë azil politik për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Ricardo Patino, në kryeqytetin Quito.

“Në lojë është jeta e tij,” tha ai.

Ishin disa arsye të rëndësishme që bënë që ai të kthehej në azilant politik. Qeveria britanike nuk e kishte përjashtuar faktin që Assange mund të ekstradohej në një vend tjetër. Edhe Suedia nuk e kishte përjashtuar mundësinë e ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por çfarë do të ndodhë tani me themeluesin e Wikileaks?

Britania kishte kërcënuar në mëngjes se duke përdorur një ligj të vitit 1987, do hynte në ambasadën e Ekuadorit dhe do e arrestonte aty Assange.

Por shumë vëzhgues thanë se diçka e tillë do ishte e pamundur pasi Ekuadori do e vlerësonte si një akt lufte.

Mes dy vendeve mbizotëron një situatë e akullt.

Kjo do të thotë se Assange mund të arrestohet sërish nëse tenton të largohet nga ambasada.

Me zemërim ka reaguar edhe qeveria e Suedisë, që ka kërkuar nga Ekuadori të japë shpjegime se përse po dëmton një proces gjyqësor në Europë.

Tani problemi është se çfarë do të bëjë Assange.

BBC shkruan se ai vërtetë ka marrë azil politik, por nuk ka ku të shkojë. “Sapo të dalë nga ambasada, do arrestohet,” shkruan BBC.

Një mënyrë është transporti me mjetet e ambasadës. Ende nuk dihet si do veprojë Britania në rast të tillë.

Që prej qershorit, themeluesi i Wikileaks është futur në ambasadën e Ekuadorit për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku e presin akuza për krime seksuale. Por ai druhet se do të ekstradohet në SHBA, ku mund ta presë një dënim me burgim të përjetshëm për publikimin e materialeve sekrete amerikane në platformën Wikileaks.

10 komente në “Beteja diplomatike për Julian Assange”

  1. Bujari ju degjon says:

    Britania do ndjeke nga mbrapa makinat e ambasades se Ekuadorit,si i ndiqte sigurimi shtetit makinat e ambasades italiane,mbasi u futen ne ambasade familja Popa.

  2. THE WORLDWIDE FEEDOM OF SPEECH SYMBOL, FQ says:

    THE WORLDWIDE FEEDOM OF SPEECH SYMBOL, FQ
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

  3. GP says:

    Bravo Ekuadori. Nje vend i vogel qe ka kurajon te dal kundra tre shteteve te medha si Britania SHBA dhe Suedia. Kurse shqiptaret i lepin bythen gjith diten ambasadorve qe nuk jan gje tjeter vec disa nenpunes. Kurse Saliu u mbush valixhet me para ne kembmin te heshtjes te tyre.

    1. daku says:

      te lumte,,,,,,,ti do ta vrasesh,debil

      1. GP says:

        Te jan ber gjysylyqet per te ndruar or xhaj qe shty diten me shalqi dhe internet dhe qe perdor nja 30 nik nuk kam shkrujt per vrasje.

  4. Landi says:

    Ore po me njefare Saimir Kumbaro alias Shaqa Shatri ca beri Anglia, se edhe ai kerkohej nga nje vend tjeter per nje krim edhe me te rende se i Assange.

  5. analist says:

    Ekuadori qe konsiderohet si oboori i mbrapem i SHBA ka aq kurajo,guxim e qytetari sa tu dale perballe langove amerikane dhe qurracëve evropiane qe i lepihen Uashingtonit.
    Leri me pastaj keta prapaniseshpuarit tane qe edhe kur duan te flene me grate e tyre i marrin leje fytyreverdhit Arvizu.
    Shenim:Grave as u plas se u jep Arvizu leje burrave te tyre te flene me to,se kane te tjeret ne radhe qe e bejne edhe pa leje ate akt!

  6. altini says:

    LETRA E HAPUR PJESA E PARE – YouTubePublished on Aug 10, 2012 by Historiable No description available. Category: People & Blogs Tags: LETRA E HAPUR PJESA E PARE License: Standard YouTube …
    http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  7. Leo says:

    Anglezet apo sherbetoret me te zellshem te kauzes sionisto-amerikane, t’i rruajne bolet Julianit dhe Ekuadorit – vend i vogel por me guxim e dinjitet! Le te zgjidhin njehere çeshtjen Kumbaro e mo ste kerkojne nga te tjeret standarte qe nuk i aplikojne vete!
    UK – shtet funderrine!

  8. Adi says:

    Edhe nje here vendet(e ashtuquajtura demokratike) po e tregojne fytyren e vertete. Britania kercenoi me hyje me force ne ambasade!! Pafytyresi!! Bravo Ekuadorit!!Assange eshte thjesht i akuzuar dhe nuk eshte denuar per asgje. Ai ju kerkoi prokuroreve suedeze qe ta merrnin ne pyetje ne ambasaden e Ekuadorit ne Londer. Prokuroret suedez refuzuan duke mos treguar shkaqet..Gjithcka behet per ta ekstraduar ne SHBA. Dihet boterish se po shkeli ne Suedi menjehere prej andej do te ekstradohet ne SHBA, ku e pret denimi me vdekje apo burgu i perjetshem per spiunazh dhe nxjerrje sekretesh.

    Ekuadori fare mire mund ta pajise Assange me pasaporte dhe imunitet diplomatik(ta bashkangjise ne stafin e selise se vet)..Keshtu qe Britaniket i rruajne leshte ne kete menyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje