Beqaj: Vendi i gjunjëzuar nga krimi, Sali akuozi tregon përralla

16 Gusht 2012, 16:32Politika TEMA

Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqaj, reagoi pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë. Beqaj tha se ndërsa jeta e shqiptarëve është e kërcënuar nga krimi, kryeministri tregon përralla

“Prej muajsh, një valë krimi dhe aksidentesh fatale kanë përfshirë vendin tonë. Vrasje, hakmarrje, larje hesapesh, grabitje, aksidente rrugore dhe në punë. Çdo ditë, jemi dëshmitarë të jetëve të humbura dhe po ashtu jemi dëshmitarë të një shteti që nuk ekziston. I djeshmi ishte një akt i paprecedent, që nuk mund të mbyllet me ndalimin e dy punonjësve të policisë. I djeshmi ishte një akt që tregoi se jetën në këtë vend nuk ta mbron as shteti me uniformë.

Ku është shteti shqiptar? 

Sot, në mbledhjen e qeverisë, ne prisnim që Sali Berisha të merrej seriozisht me gjendjen alarmante të kriminalitetit dhe të pasigurisë në Shqipëri. Të merrej me të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e jetës.

Jeta është e kërcënuar, prona është e kërcënuar, sipërmarrja është e kërcënuar, edhe vetë media është e kërcënuar. Vetëm pak ditë më parë tirazhet ditore të tri të përditshmeve u zhdukën nga tregu që në sabah.

Por jo, ai vazhdoi të injorojë hallet dhe problemet reale të shqiptarëve, duke përrallisur dhe gënjyer siç e ka zakon,” tha Beqaj.

“Kryeministri akuoz (ujor) siç na tregoi sot se ka qejf te vetëquhet, foli për turizmin malor, por nuk tha asnjë fjalë për hektarët e pyjeve që po digjen në këtë verë të nxehtë. Shërbimi zjarrfikës ankohet se nuk ka mjete. Kështu ndodh nëse paratë shpenzohen për vila qeveritare në bregdet apo për mobilje të zyrave të ministrave.

Kryeministri foli për rrugët e reja, por nuk pati kurajon t’u kërkojë falje shqiptarëve për vonesën vetëm për faj të tij të akseve Levan – Tepelenë, Levan – Damës. Foli për terminalin e ri të trageteve në Durrës, por nuk pati kurajo të kërkojë falje pse e vonoi dy vjet ndërtimin e terminalit.

Kryeministri foli për ndërtimet pa leje në perlat turistike, por në fakt demonstroi dështimin e qeverisë së tij në kontrollin e territorit, në zbatimin e ligjit të planifikimit të territorit. Kryeministri foli për bujqësinë, por sot fshatarët kërkonin nga kryeministri i vendit të tyre zgjidhje për thatësirën, për parcelat e misrit që po thahen, për fushat e jonxhës ku prodhimi po përgjysmohet.

Kryeministri foli për disiplinën fiskale, por nuk tha asgjë për borxhin publik që ka kaluar 800 miliardë lekë, për deficitin buxhetor 9 herë më të lartë se një vit më parë.

Verën e ardhshme shqiptarët nuk do të dëgjojnë më bëmat olimpike të Sali akuozit. Partia Socialiste ka një plan për rivendosjen e demokracisë në vend, për rikthimin e sigurisë së jetës. Demokracia do të rivendoset dhe Shqipëria do të rilindë.”

9 komente në “Beqaj: Vendi i gjunjëzuar nga krimi, Sali akuozi tregon përralla”

  1. populi says:

    kush plasi per faljet e tij, pse more ps-sesa po t’ju kerkoj te falur juve do ja fani? dhe nese ia falni ju nuk ia fal populli.

    sali berisha ne sater!!!

  2. Besmiri nga Luari says:

    Sali Berisha ne litare Edi Rama ne hanxhare.

  3. antispiuni says:

    Ky eshte nje personazh i çuditshem, se si me duket si down ?

  4. ligji says:

    Beqja,
    E mira do te ishte te na spjegoje me pare,si ka vajtur puna me gjyqin per ata 170.000 eurot qe,ne kundershtim me ligjin,duke qene deputet,i xhvate nga bashkija e Durresit,per gjoja instalimin kompjuterik qe bere.Sikur edhe imuniteti tu hoq per kete pune;sikur edhe kushtetetusja ta rrexoi ankimimin,apo jo?.Cudi,si kan kurajo keto lloj njerezish qe dalin dhe i mkerkoijne hesap te tjereve,nderkohe qe vete jane te zhytur gjer ne fyt?Cudi per tu cuditur…!

  5. politikani chicago says:

    o ilir mendon se demokracin do e rivendosin femijt e bllokmenve si rama, beqja, gjoni, bushati, peza e te tjere une mendoj se ju genjen mendja pasi keto politikan qe kane patur prinderit e gjysherit komunist qe te behen demokrat duhet te kalojn tre gjenerata. pra mendoj se nipi jot do te jet i denje qe te punoj per demokracin ne shqiperi. uroj o ilir qe zoti te mendoj per shqiprin dukje ju rezervuar humjen pranveren e ardhshme. ilir te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tuaj

  6. beni says:

    partia socialiste ka nje plan po nuke na e thote e mban surprize , pse nuk jep nje alternativa te tjera te argumentuara por merren me me fjale boshe .

  7. qytetar says:

    TALLJA E QEVERISË DHE GUXIMI MEDJATIK I SAJ

    paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm,
    PS …në vitin 2005 ka qenë 26831 lekë = bliheshin 894 cop buke
    PD….në vitin 2012 bëhet 59235 lekë = blihen 740 cop buke

    të arish vitin 2005 duhen dhe 154 cop buke

    Paga mesatare e arsimtarit në arsimin 9 vjeçar,
    PS …në vitin 2005 ka qenë 22771 lekë = bliheshin 759 cop buke
    PD….në vitin 2012 bëhet 50563 lekë = blihen 632 cop buke

    Që të arish vitin 2005 duhen dhe 127 cop buke

    Paga mesatare e mjekut,
    PS …në vitin 2005 ka qenë 22683 lekë = bliheshin 756 cop buke
    PD….në vitin 2012 bëhet 58098 lekë = blihen 726 cop buke

    Që të arish vitin 2005 duhen dhe 30 cop buke

    Paga mesatare e infermierit,
    PS …në vitin 2005 ka qenë 15044 lekë = bliheshin 501 cop buke
    PD….në vitin 2012 bëhet 35618 lekë = blihen 445 cop buke

    Që të arish vitin 2005 duhen dhe 56 cop buke

    Paga mesatare e punonjësve të policisë,
    PS …në vitin 2005 ka qenë 30655 lekë = bliheshin 1021 cop buke
    PD….në vitin 2012 bëhet 55944 lekë = blihen 699 cop buke

    Që të arish vitin 2005 duhen dhe 322 cop buke

    Paga mesatare e punonjëseve mbështetës në institucionet buxhetore,
    PS …që në vitin 2005 ka qenë 22554 lekë = bliheshin 751 cop buke
    PD….në vitin 2012 bëhet 35122 lekë = blihen 439 cop buke

    Që të arish vitin 2005 duhen dhe 312 cop buke

    kategoria qw e prekur nga mashtrimi qeveritar eshte Policia,
    me minus 312 buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje