Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar edhe një herë abuzimet e mëdha me ARMO-n dhe borxhin prej 60 milionë dollarë që ka Rezart Taçi ndaj shtetit. Braçe thotë se, përveç borxhit ndaj shtetit, ARMO ka hyrë në borxh edhe ndaj punëtorëve të vet, që ka tre muaj që nuk i paguan. Sipas Braçes, të gjitha këto abuzime ndodhin për shkak të lidhjeve të Rezart Taçit me Liri Berishën, duke parë që financon fondacionin e kësaj të fundit.
“KLSH, përmes një raporti bën me dije se kompania ARMO- blerë në një proces privatizimi prej biznesmenit Rezart Taçi- ka borxh të madh ndaj shtetit:
-mbi 40 milion dollarë borxh ndaj kompanisë shtetërore- nxjerrë në shitje-ALBPETROL;
-mbi 20 milion dollarë borxh ndaj Drejtorisë së Tatimeve si detyrim i papaguar.
Por ka edhe një borxh tjetër:
Rrogat, sigurimet shoqërore e shëndetësore të punëtorëve, për tre muaj të paktën.
Në fakt unë personalisht kam 2 vite që tregoj shifrat që rriten për vit si borxh i ARMO-s ndaj shtetit. Dëgjojnë, por kërkush nuk reagon, vetëm mbajnë shënim ne defteret e qeverisë borxhin ditë pas dite!
Marrëdhënia e Sali Berishës me Rezart Taçin, pagesat e tij në emër të një fondacioni që drejtohet nga gruaja e Sali Berishës e që kurrë s’i bën publike financat e tij, janë elementët kyç që stimulojnë rritjen e borxhit privat të ARMO-s ndaj shtetit.
Ndërkohë Rezart Taçi zotëron 85% të aksioneve në kompani! 15% të aksioneve i ka Ministria e Ekonomisë, pjesë e qeverisë së Sali Berishës.
Ministria e Ekonomisë ka një anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të ARMO! Ka qenë Ardian Alushi më parë e tani është Selfo Kapllani!
Interesat e kujt mbrojnë këta?
A mblidhet ky këshill mbikëqyrës dhe a kërkojnë hesap përfaqësuesit e shtetit për borxhin ndaj shtetit dhe punëtorëve?
Natyrisht, pronari dhe përfaqësuesi ligjor i ARMO, Rezart Taçi, është përgjegjës.
Por, përgjegjës sa ai është qeveria e Sali Berishës.
Punëtorët duan paratë e rrogave! Qeveria t’ua japë! Të vihet në lëvizje, siç u vu në lëvizje për banken e Alievit”, shprehet deputeti socialist.
Mire Erioni,po pse nuk del opozita me qendrim zyrtar apo pse nuk kerkon interperlance me dy ministrat te ekonomise dhe te financave per detyrimet qe ky person i ka taksa paguasave shqiptare. A i dine keto qeveritar ku po cojne kete vend?
Nje prononcim i Teto Lilit mbi kete ceshtje do ishte i mirepritur!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html
Pse pak po ben opozita sipas teje , tere diten ne twiter, si thua, opozite me te forte ske ku te gjesh, gati me te forte se lepujt
Ky Taci ka pa pagu shume vete dhe ku i del ketij me per rrogat.I lutem shteti dhe opozites t’ja heqi nga dora Armon ketij mafiozi dhe pastrues parash dhe aventerjer.A nuk i dini bemat e tij.Punonjesit e Tacit nuk po e durojne me situaten dhe duan ndihme nga shteti.Dosja e mebave te tij eshte e madhe.A e din shteti kete fallsifikator se cka bere.Prandaj duhet urgjentisht ti merret Armo ti sekusestrohet cdo gje deri ne largimin e tij perfundimtar.Sa me shpejt or shtet ver dor te ky njeri dhe jepja rrogen njerezve.Dosje te tera informacioni te ketyre diteve do depozitojme pasi njerezit tane tek Taci bejne sikur jane me te.Oh cfare mostre.
ehu, une dua ka,
Sa me shpejt Mero,Erjon, tere opozita me fjalime dhe deklarata per shtyp ku ti kerkohet Kryeministrit te largoje nga skena Tacin dhe ta marre shteti Armon.Urgjentisht.Menaxhimi ti jepet shtetit dhe jo njerzve qe manipulojne.
Te kerkohet nga parlamenti urgjent senace plenare dhe te behet nje kontroll ne kete kompani.
Ah mer Erjon si e mban ky Armon dhe shteti a nuk e di se cfare investimesh jane bere ne Armo per te permiresuar teknologjine,a nuk e di munistria e ekonomise,a kishte plan investimesh or vellai jone ky njeri, a we monitoronte kysh planin e tij te investimeve apo e kish bere kot ky.Ja sot qe po flasim pse nuk punon Rafineria e Ballshit dhe pse nuk paguhen puntoret.Rafineria e Ballshit me teper nuk punon se punon, te githe keshtu te thone,njerez te afert te Tacit qe rrine me te dhe qe ne kafe flasin hapur.Urgjentisht duhet shtteti te vere dore.O kryeminister ku je………….
Kur eshte nxehte nuk punon Ballshi,e ka fain rafineria,per shume kohe nuk punoi dhe puntoret rrine kot,keshtu justifikohet taci per rrogat,pse rroga pa punu do merni thote ai.Po punnon Porto Romano ne vend te Ballshit dhe do sjellim anije sic po vijne…….. se me cfare do i mbajme mbi 220 pika.Do marrim pika me shit produktin tone,a jane rentabel keto pika qe merr Taci,kompania apo hajt merr pika karburanti e paguj nga 10 milion leke qira se ne piken e Ministrise se Turizmit.Ku del gjith ky lek a ka me pagu puntoret.
duket qarte qe erjonin nuk e ka paguar taci prandaj del dhe flet. pse nuk flet rama apo deputete te tjere po vetem erjonin nuk e ze gjumin per Armon.Rama erjonin nuk do e vendosi kandidat per deputet vitin tjeter dhe erjoni do e leri PSne. Po lum ne qe drejtohemi nga pisa. jane te gjithe deri ne fyt ne balte. u be dhe erjoni 1 meter i gjate te japi opinione se e pame dhe cfare pune po ben per beratin.
E di Taci fort mire operacionin e Armos,mekanizmat e perdorur, i mban mend mire gjerat ai,i kujtohen besoj makinacionet.Le te fshihet provizorisht pas teta Lilit,keshtu i thote sic diskutohet nga njerzit afer tij.I thash teta Lilit,Shkelzenit,keshtu shpreht Taci.Si duket sherbetori pa zanat e ben mire punen qe per te patur perfitime personale pa pune car zben.Ah kur po vjen dita te mbyllet historia e tij
Mbreem ne miqesoren ndermjet Anglise dhe Italise te luajtur ne Berne te binte ne sy reklamA madheshtore “TACI OIL”.Per reklame paska pare ky e per puntoret….
shpenzime maramendese ne kete kompani,kaq shume lluks tek keto individe,vetem ne shqiperine e krizez verehen keta bose injorante.Prandaj populli duhet ta dije mire se kush jane keta bose injorante.
Nje njeri i paster dhe i pa perlyer del ballhapur Z Taci dhe nuk eshte burracak por njerezit e tu e di mire qe po te shesin ndaj dhe je fut ne strofkullen tende e nuk del perballe ne rruge.Dil e fol me njerez
I njeh Taci te gjithe menyrat per ta rregulluar me qeveritaret.I ka dhe i fut njerezit gjithandej andaj,prandaj i duhen leket e Armos i ka bere mire llogarite ai.I ka bo leket e veta Taqi
Hidhni nje sy o popull nga ARMO e boni vete llogarite kush asht aty.Pa pysni njehere dhe cte thone……………
Pse shpifni e genjeni more njerez? Po ku do ju shkoje ky shpirt..? Une punoj tek Taci dhe eshte punedhenesi me korrekt qe kam njohur ndonjehere per mos te folur per njerezillekun dhe civilizimin qe perfaqson. Komplet ndryshe nga sa e pershkruan dhe si duan ta nxjerrin gazeta plehra si kjo.
Nuk e kuptoni qe kjo eshte fushate kunder ketij personi? Si ka mundesi qe cdo dite del ndonje gje e re dhe me pare jo? Apo varet se ke kap “fushata e drejtesise” se medies me shantazhuese dhe gjobvenese ne ate moment?
Ne cilen konference shtypi apo deklarate per mediat paska folur Erion Brace? Normal qe ne asnje se s’mund te thote nje te pavertete si kjo publikisht. Nuk mund te kene asnje prove per mospagese te pagave sepse s’eshte e vertete.
Kemi pare me ble Malagen de Bolonjen dhe Milanin dhe per teta Lilin.Do vij prap Milani dhe Barcelona dhe do shkojme te Sofra e Ariut.Ndoshta vjen Kaka prap.Shou vazhdon dhe me Shaun se e duam fort.Aventurjere.
Armo,Fieri dhe ballshi, kjo pasur kombetare, eshte turp qe u katandis keshtu………….a ka shtet po e vejter, ngeli nje menxyre qe nga koha e kinezeve.Po Taci nuk e sheh si biznes me ARMON ai e sheh si dicka te zakonshme.E paska heq pjesen e vet e me pas te behet cte behet per leket e Armos.
Urgjentisht duhet te dale opozita ne mbrojtje te pasurise kombetare.Si duke taci ka marre Albanian Screenin per te mbuluar pislleqet e veta.Pronar me paret e te tjerva.O Zot na ruj nga nje grop e zeze qe ka ba ky njeri ne ekonomine tone. Kte qe ka bo ky se kemi digju tek biznesmet e tjere shqiptare te respektu.Ky mesa duket ka delirin e madheshtise.
Borxhe plot.A seshte e vertete kjo. Banka e Azerbaxhanit duhet te sjelle urgjentisht nje drejtor te pergjithshem tjeter.A nuk e dine ato se asht tu pagu me borxhe e tu bo te pasun kasen e vet me rujt koken neser.Piramida ne fakt eshte gje e thjeshte, merr borxh e paguaj 2500 veta, pa fitime.Me huane e fundit paguj detyrimin qe ti ke aktualisht a nuk eshte PONZ Taci.Pa na thoni.Ka paret e borxheve po hajt tashtyme sa ta shtyme o njerez me kte forme.Puntoret a nuk jane njerez qe spguahen por vetem nje kase e Tacit.Si njerez pa meshire i ka lane pa pagu ky njeri ne kur i jep leke pak shume pak.Cfare organzimi perfekt………………
Duhet patjeter e gjithe opozita te flase per pasurine kombetare,ARMO ti kthehet shtetit e shteti ti jape Tacit car ka shpenzu.
Te na thote a ka pagu huata ndaj bankave Taci ne kohe……………