Shqipȅria mund te jetȅ e dyta pas Gjermanisȅ pȅr rritje ekonomike, Shqipȅria mund tȅ jetȅ nȅ moshȅn e internetit, Shqiptarȅt mund tȅ jenȅ mȅ tȅ lumturit nȅ botȅ por fȅmijȅt nȅ Shqipȅri po rriten sikur papritur kanȅ zbritur nȅ mesjetȅ. Fȅmijȅ qȅ gjymtohen ose rriten jetim pȅr shkak tȅ papȅrgjegjshmȅrisȅ sȅ atyre qȅ ngasin makinat, fȅmijȅ tȅ ngujuar nȅpȅr kullat e gjakmarrjes qȅ lulȅzon nga mosdija dhe mungesa e ligjit, fȅmijȅ qȅ u rrȅmbehet jeta e nȅnȅs pȅr njȅ varȅse pȅrpara syve, fȅmijȅ qȅ rriten duke shitur paketa cigare dhe shȅrbime sociale qȅ pȅrkujdesen me devotshmȅri pȅr … karrigen e tyre dhe qeverinȅ. Kȅto ditȅ njȅ vajzȅ 18 vjeçe ka bȅrȅ njȅ krim pasioni, ka vrarȅ atȅ qȅ e ka pȅrdhunuar kur ka qenȅ nȅn moshȅ. Jeta e saj sot nuk ȅshtȅ si jeta e shumȅ 18 vjeçareve Europianȅ, madje ȅshtȅ shumȅ larg. Ajo u rrit pa e kuptuar dhe besoj se nuk e ka kuptuar akoma edhe sot, se monstra qȅ vrau i kishte marrȅ diçka qȅ nuk kthehet mȅ; pafajȅsine fȅmijȅrore. Si kjo histori ka shumȅ, disa ngjasojnȅ me tȅ, e disa tȅ tjera jo, disa i kemi parȅ e dȅgjuar, e shumȅ tȅ tjera jo, por ajo qȅ ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme brezi i ri po rritet i gjymtuar dhe i traumatizuar.
Gjatȅ lojrave olimpike nȅ Londȅr ndodhi njȅ ngjarje e rȅndȅ, njȅ vajzȅ 12 vjecare Tia Sharp u gjet e dhunuar dhe e vrarȅ nȅ papafingon e shtȅpisȅ se gjyshes sȅ saj. I dashuri i gjyshes u arrestua pak orȅ pas gjetjes sȅ trupit pasi ishte personi qȅ kishte kaluar natȅn i vetȅm me vajzȅn e gjorȅ. Ai tashmȅ e ka pranuar krimin por ajo qȅ tȅ bie nȅ sy ȅshtȅ ngjashmȅria e zanafillȅs sȅ kȅsaj ngjarje me atȅ tȅ Nazime Vishȅs. Tȅ dyja vajzat janȅ dhunuar duke qenȅ nȅn moshȅ vetȅm se kȅtu, dy vajzat ndahen nga dy botȅ tȅ ndryshme. Tia u rrit ne kushte mȅ tȅ mira banimi ndȅrsa Nazime Visha jo, Tia u edukua nȅ njȅ shkollȅ ku pȅrveç lȅndȅve shkencore tȅ mȅsojnȅ edhe pȅr sjelljen edhe pȅr rreziqet qȅ rrethojnȅ fȅmijȅt sot, kurse Nazime Visha jo. Tia u vra sepse ajo e kuptoi ate qȅ i ndodhi ndȅrsa Nazimja edhe sot nuk e ka kuptuar akoma qe ȅshtȅ viktimȅ e njȅ pedofili madje kishte rȅnȅ nȅ dashuri me tȅ.
Historia e saj nxjerr nȅ pah mangȅsitȅ e sistemit tȅ edukimit nȅ Shqipȅri nȅ qoftȅ se mund ta quajmȅ sistem. Ja pse rinia sot rritet me njȅ mentalitet tȅ ndryshȅm nga bota e zhvilluar ku kȅrkojmȅ tȅ integrohemi, ja pse ne nuk jemi gati ti bashkohemi familjes Europiane. Kjo vajzȅ e varfȅr Shqiptare morri njȅ jetȅ dhe kjo do tȅ jetȅ e ngulitur nȅ mȅndjen e saj pavarȅsisht nȅse bȅri mire apo keq. Kjo vajzȅ ȅshtȅ tashmȅ e dȅmtuar pȅr jetȅ falȅ paaftȅsisȅ sȅ shtetit tȅ saj pȅr ta edukuar e mbrojtur. Ajo sot ka nevojȅ per njȅ trajtim intensiv psikologjik dhe jo njȅ vizitȅ nga ministri nȅ shtȅpinȅ e viktimȅs. Ajo sot ka nevojȅ tȅ rifitojȅ jetȅn e humbur dhe jo te pȅrflitet nȅpȅr gazeta qȅ kȅrkojnȅ ta kthejnȅ tragjedinȅ e saj nȅ soap opera pȅr kuriozȅt e pashpirt qȅ kȅnaqin kureshtjen e tyre duke shpȅrfillur jetȅt e prekura nga kjo tragjedi.
Kushdo qȅ ȅshtȅ prind sot nȅ Shqipȅri duhet tȅ ulȅrijȅ edhe sikur t’u ketȅ krijuar fȅmijȅve tȅ tij kushtet mȅ tȅ mira, pasi vetȅm lajme tȅ tilla nȅ veshȅt e fȅmijȅve tȅ tyre, mjafton pȅr t’i traumatizuar ato. Kushdo qȅ lind e jeton nȅ kȅtȅ vend sot, rritet me normalitetin e anomalisȅ mȅ tȅ egȅr qȅ njȅ shoqȅri mund tȅ pȅrballet. Kushdo qȅ ȅshtȅ prind duhet tȅ kȅrkojȅ me force nga kjo qeveri njȅ ambient tȅ shȅndetshȅm pȅr fȅmijȅt e tyre ose pȅr ndryshe ta largojȅ atȅ me force. Ne jemi sot tȅ vetȅdijshȅm se kjo qeveri ka vetȅm njȅ sukses, ate tȅ pasurimit me anȅ tȅ korrupsionit. Njȅ Kryeministȅr gȅnjeshtar nuk mundet kurrȅ t’i sigurojȅ fȅmijȅve tuaj njȅ rritje tȅ ndershme dhe sado qȅ ndokush do tȅ mundohet t’i edukojȅ fȅmijȅt e tij, vorbulla e anomalisȅ do t’i pȅrpijȅ ata nȅ njȅ botȅ ku mbijetesa shkatȅrron çdo moral.
Pȅr tȅ ardhmen jo mesjetare tȅ fȅmijȅve tuaj, ju sot duhet tȅ ngriheni dhe t’i shkulni dhȅmbȅt kȅtij sistemi tȅ kalbur qȅ po ju vjedh gjȅnȅ mȅ tȅ çmuar qȅ njȅ prind mund tȅ ketȅ, pafajȅsinȅ e fȅmijȅve te tij. Fatkeqȅsisht disa kanȅ njȅ kapacitet mendor tȅ cekȅt dhe nuk do tȅ arrijnȅ kurrȅ tȅ perceptojnȅ se e ardhmja e fȅmijȅve tȅ tyre ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme se sa tifozllȅku pȅr njȅ parti ose tjetrȅn. Kȅta janȅ vetȅ viktimat e sistemit ku janȅ rritur dhe gjithçka rrotullohet nȅ njȅ rreth vicioz. E vetmja mȅnyrȅ pȅr tȅ kȅrcyer jashtȅ kȅtij rrethi ȅshtȅ tȅ shohȅsh interesin e familjes dhe tȅ kȅrkosh nga ata qȅ t’i i voton tȅ tȅ qeverisin me tȅ njȅjtat kushte qȅ çdo fȅmijȅ Europian i ka sot. Nuk ȅshtȅ as ȅndȅrr as e pamundur qȅ tȅ kȅrkosh me forcȅn e shpirtit tȅ ardhme mȅ tȅ mirȅ pȅr familjen tȅnde.
Ne sot nuk na duhet tȅ hyjmȅ nȅ Europȅ por tȅ fusim Europȅn nȅ Shqipȅri dhe deri sa tȅ bȅhet kjo, pȅrditȅ do tȅ dȅgjojmȅ dhe pȅrjetojmȅ histori tȅ dhimbshme.
http://respublica.al/opinion/2012/08/17/pafajesia-e-humbur-e-brezit-te-ri
Nje e vertet e hidhur qe vendi une po kalone.
Shume nga ne themi qe fajin e ka qeveria, dhe kjo eshte e vertet deri diku.
Por ama edhe njerezit duhet te ndergjegjsohen, duhet te kuptoje se cfare roli luajne ne familije dhe shoqeri.
Ka me teper se 20 vjet qe themi se shqiperia eshte ne nje periudhe tranzicioni – po deri kur do te jemi ne tranzicion???
Sa shpejt e harrun prejardhjen kta pisa!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html
ndoshta shkrimi me i mire qe eshte ne gjendje te kape permasat e gjendjes se tmerrshme ku vendi yne ka perfunduar… pergezime te sinqerta artikullshkruesit edhe pse gjithcka ka shkruar ai eshte kaq e trishte e kaq zemeruese….
une kam dy femije dhe nga te gjitha ato qe degjoj e shikoj perdite jam ne dileme per vlerat qe duhet tu mesoj. Ti mesoj te jene te mire me shoket e ti ndajne lodrat se bashku apo cdo gje ta mbajne per vete. ne boten qe na rrethon te jesh “i mire” do te thote te jesh budalla e te mos i pershtatesh shoqerise, te jesh “i keq” bie ndesh me vlerat qe me mesuan prinderit e mi. Qe ketu i bie qe perpiqem ti mesoj femijes tim dicka qe vete nuk di ta bej. Me pak fjale po rrisim nje brez te dyzuar.
E ky nuk eshte problem i qeverise.
Jo sepse qeveria i ka caktuar njerezit qe do te merren me rendin kur une te eci per dore me femijet e mi.
Jo sepse qeveria i percaktuar rregullat e qarkullimit kur te jem ne makine me femijet e mi.
Jo sepse qeveria i ka marre te gjitha masat e nevojshme ligjore. Cdo gje funksionon konform ligjit.
pse atehere ndihemi te kercenuar ne cdo hap qe hedhim?
Pse ndihesh e kercenuar ne cdo hap qe hedh ?Kaq e zorshme t’a kuptosh moj Zonje? Sepse ai ligji qe ti permend nuk funksionon per te gjithe njesoj,prandaj dhe dilema jote se si t’i mesosh femijet zgjidhet duke kontribuar per te zhdukur njehere e mire mbeturinat e komunizmit qe na kane zene frymen.
PSY – nuk eshte ligji ai qe detyrone qe njerezit te sillen ne nje menyre apo nje tjeter dhe ky nuk duhet te jet qellimi is ligjit.
Duhet te jete ndergjegjeja, pergjegjesia dhe kultura ajo qe dikton se si njeri sillet per 99.9% to njerezeve…
shume bukur e ke thene,ta fusim evropen ne shqipri.
Sakte! Extrakt qe nuk ke c’fare i shton me teper!
Per Ramy: lexoje shkrimin siper, dhe bindu qe nuk duhet te jesh fans i politikes, por te gjykosh rezultatet e politikes.
Po qe se je ne Shqiperi dhe po qe se je me femije, duhet ta lexosh shume mire.
Po qe se Nuk jeton ne Shqiperi, thjesht mos shkruaj te na cash b*then me idiotesite e tua!
ME BEN TE NDIHEM KEQ!!!
ja tjeter tragjedi shqiptare te nje shoqerije teper te semure,nje tjeter vrasjepor ne te kundert nji femer vret nji burre.çdo vrasje ka arsyen e saje, motivin e saje. pra kur vret, bije poshte ligji.edhe kur ligji eshte i shkruar dhe i kuptueshem nga te gjithe ai nuk zbatohet.pra vrasja eshte bere sot nji problem social shum irezikshem per shoqerine shqiptare.problemi eshte si me parandalue kete krim.a funksionojne intitucionet antikrimit…….por une mendoj ndryshe, duke u bazuar ne thenjet shkrimeve eshte me thelle jo per te lehtesuar organet perkatese ku duhet te mbajnepergjegjesine etyre,por thjeshte ne mentalitetin shqiptarit per te bere vete gjygjin,pa dyshuar ne vleren e se drejtes te kesaj vajze per tu mbrojtur e asaj familje e pa fuqishme per te mrojtur femine tyre ne vleren morale fizike.une nuk dua te godas familjen shkaterruar te dyjave viktimave,por mentalitetin shqiptare ku nji person pranohet ne shtepine e mikut si koleg pune dhe…………len familjen e tije me 5 femije me motive shum te dobeta per ta perdorur per fitime te pa ligjshme……..sipas shkrimeve (varet sa jane te sakta)per tu pasuruar sa me shpejte dradite kjo e trashiguar nji sistem komuniste e te jetuarit qyl dhe pa u lodhur.ose rasti i tiranes, qe vrau gruan e per nji varese……turp,jane keto per tu prokupuar me te vertet per shoqerine shqiptare.edhe per mua jeta ligjet e saje,kanuni kish ligjet e tije qeveria dhe shteti ka ligjet e percaktuara masmiri,edhe ne nji loje futbolli ka regullat te percaktuara,por jemi ne shptaret nuk duam ti sbatojme dhe ti njohim……
Nje shkrim qe sa here ta lexosh te lind vazhdimisht pyetja ,si ka mundesi
qe ne vitin 2012-te,kur kemi pare me te vertet boten e zhvilluar me syte tane,te ndodhin keto fenomene me brezin e ri? Pse ne Shqiperi nuk zbato-
het ligji? Si ka mundesi qe po bejme 22vjet qe flasim per demokraci dhe nuk po e shohim ate si ne vendet e tjera Europiane ,pa le per si ne Amerike nuk behet fjale fare.A kane pare drejtuesit e shtetit duke filluar nga kryeministri,qe sa her del per vizita jashte shtetit mburret
se takoi kete apo ate personalitet dhe nuk tregon se cfare pa ne ate shtet
per jeten e femijeve.(Po flasim per femijet,pasi po i permbahemi shkrimit e jemi ne prag te villimit te vitit shkollor)Ka bere disa vizita ne Amerike,po valle i ka pare shkollat qe nuk ndryshojne midis
shkollave te qytetit dhe fshatrave? Une kam pare shume shkolla dhe pse mos ti quaj dhe perrallore per kushtet qe kane.Po Z.Kryeminister,jam
plotesishte dakort se nuk i arrijme dot pernjehere kete nivel,nuk ua sigurojme dot ngrohjet me kondicioner ,te kete autobuz per cdo shkolle.
Kjo eshte nje enderr e larget per ne,po te pakten kompletoi me xhama,te
kene dru e sobat per tu ngrohur,te kene stola ku te ulen ,e mbi te gjitha te mos u bier pika e ujit mbi koke.Mire kur shkoni per vizita jashte shtetit,nuk i shikoni se dikush ka vajtur per te bredhur me motorr ne shkretetire,dikush ka rendesi vetem se takoi zonjen Klinton,po shkollat e vendit tend i ke pare? Mire me autobus nuk i con dote,po nje ure qe mos te bien ne lume,nje rruge qe te ecin rehat nuk u ben dote? Jo zoti kryeminister shkollat e fshatit i ke ne gjendje te mjerueshme,qe nuk krahasohen edhe me te sistemit socialist,pasi ishin ne gjendje shume here me mire.Keto kushte te veshtira,kombinuar me gjendjen e veshtire ekonomike ,mos zbatimi i ligjit per detyrimin shkollor te ka kthyer shume femije ne analfabet,hajdute,lupsar ederi ne vrases.JU i nderuar artikullshkrues permendni se femijeve u vritet
nena,babai perpara syve,se perdhunohen e ne moshe te vogel,se jane shume e shume femije qe u eshte privuar liria pa ndonje qyq,po nga qyqi
i hakmarrjes.Kjo ndodh se ka vdekur shteti,ka vdekur drejtesia.Edhe ne
vendet e zhvilluara,apo dhe ne Amerike ,kane ndodhur edhe rrembime edhe perdhunime,po nuk diskutohet zbatimi i ligjit,qe ju e dini me mire se une. Plotesohen kushtet,po kerkohen edhe zbatimi i detyrave.C’fare mund te themi kur universiteti shet diplloma ,si rasti i universitetit “KRISTAL”.A nuk eshte pergjegjesia e shtetit?Me kujtohet se ne nje fshat te LUSJNJES,IMSHT,drejtori i shkolles dha nje vertetim, ku nje person gjoja e kishteperfunduar arsimin 7vjecar,e perfundoi ne burg per 3vjet.Sa u denua drejtuesi i universitetit “Kristal” Keto fenomene lulezuan pas viteve 90-te,se e tille u be propo-
ganda,per nje liri veprimi te shfrenuar,duke prishur cdo rregull te vendosur nga sistemi i kaluar edhe pse ishte i domosdoshem per edukimin
e femijeve. Si ka mundesi qe polici te mbroi nje pedofil?Ku e gjeti guximin ky polic i thjeshte te bindi drejtuesit e tij qe mos te marri masa per kete pedofil,duke perdhunuar nje femije 11 vjece? Po dhe nese
Nazimeja e pranoi ,ne rrethana te caktuara,se kishte shkuar vet,policia nuk e vrau mendjen e te thoshte;pa dale ky eshte burre i martuar me te motren e saj,kjo eshte e 18 vjece,ky 45,e mbi te gjitha pse e coi ne pyll,po ta kishte seriozishte?Me keto nuk dua t’i jap mend orgaaneve kopetente ,po lind dyshimi se personi eshte mbrojtur nga organet e policise,pra edhe per kete raste i dashur artikullshkrues
qellimi eshte te themi se pergjegjesia eshte e shtetit jo pse ndodh
veprimi,po ne radhe te pare nuk zbulohen gjerat ne kohe e nuk vepron ligji.Mos zbatim ligji,denime simbolike per keto ngjarje eshte nje faktor qe femijet tane ndodhen perpara ketyre fenomeneve.ME te drejte nje komentuese shtron pyetjen”” Si duhet ti edukoi femijet?”Per aksidentet rrugore 90% eshte faj i shtetit.Ligji per qarkullimin rrugor
nuk zbatohet nje lloi per te gjithe,nuk zbatohet me fushata,shkelet me te dy kembet nga pushtetaret dhe njerezit e “fuqishem”duke poshteruar
ne kete menyre punonjesit e rendit.
shkrim jashtezakonisht objektiv! viktima e vertete eshte nazmija qe pasi u perdhunua dhe abuzua ne nje moshe feminore per te mbijetuar nga dhimbja detyrohet t’i mbushe mendjen vetes se e do monstren.
ne shume raste viktimat si nazmija e lejojne abuzuesin qe t’i abuzoje per shume arsye si frika, turpi, mos pasja e nje rruge zgjidhje apo ndihme te vertete, opinioni qe ne shqiperi fatkeqesisht gjithmone denon femren por kurrsesi nuk ka qene dashuria ne kete mes shkak per te duruar. nje gje eshte e sigurt qe dashuria nuk te ben te vuash , ndryshe nuk eshte dashuri.
le te mbeshtesim nazmien dhe te gjitha nazmiet ne shqiperi dhe te groposim monstrat dhe tutoret qe i kane kthyer shqiptaret ne prostituta.
nuk thone kote -peshku qelbet nga koka, dhe sigurisht me nje sali berisha qe eshte kthyer ne monster per shqiptaret vendi reflekton -dashuri ne kohen e koleres!
Megjithate, pavaresisht, se ky shkrim prek direkt telat e zemres se lexuesve, dua te theksoj se , pavaresisht kushteve te veshtira ku vajzo jone u rrit, kam te drejte te them vajza jone, se eshte bije e Shqiperise me te mirat dhe te keqijat, kjo vajza jone nuk pati fat me te keq se Tia Sharp, qe pasi u dhunua u vra.
Dhe te mendosh qe shkollimi nuk e ndihmoi, por ai i ashtuquajturi modernizem e vuri perballe krimit me te shemtuar qe mund te kete, e vuri perballe dashnorit te gjyshes.
Tani une vete e dua dhe luftoj per civilizim, po qe te kete gjyshja ime dashnor,,kete nuk ma kap truri.
Me gjithe termat e shemtuar qe mundohemi ti veme shoqerise shqiptare, une ve re me kenaqesi qe gjyshet tona rrisin me dashuri femijet e femijeve, ved re ngrohtesine qe na kane dhene kur ishim femije..caste jete te paharruara, ku e kishte mendjen gjyshja ime te zinte te dashur, e shkreta ajo, zemermira ajo, e sakrifikuara ajo ,bridhte te kapte ndonje pule qe te na e therte per darke..
Varferia nuk eshte faj i popullit,,injoranca eshte faj i varferise,, por varferia shpirterore eshte me e renda, ajo eshte mungesa me e madhe ne rritjen e femijve,,ne kete aspekt nuk me duket se jemi ne qe calojme.
ME shume vuajme fajet e shtetit se fajet tona,..secili perpelitet ne fatin e tij por pa ate cinizmin e pafytyre te botes “moderne”..
Me vjen shume keq qe disa nuk arrijne ta kuptojne dot moralin e ketij shkrimi dhe preferojne te merren me politike ne vend qe te mendohen se pse ndodhin kaq shume ngjarje te shemtuara per nje shtet te vogel si Shqiperia. Pavarsisht se kush eshte ne qeveri cdo Shqiptar duhet te kerkoj nga ato qe zgjedh te njejtin zhvillim si ne Europen ku duam te integrohemi. Familja eshte e para pastaj vjen vendi ku ke lindur (pasi bashkimi i familjeve ne mirqenie e ben kombin me te forte) dhe me pas kushdo eshte i lire te dashurohet me politikanin qe i pelqen. Hapeni mendjen dhe hiqeni urrejtjen per ate qe nuk ju pelqen dhe do shikoni se do te jeni me te lire dhe me te zgjuar.
….me dhemb zemra per Nazmien e shkrete. Edhe pse media pa tyrp nxjer disa mesazhe te saj. Ai e ka trajtuar te gjoren qe te vogel si prostitute qe nxirte fitime per te rritur femijet e tij ,jo pak po 4 . . Bejne keta plera femije dhe duan ti rrisin me persivitetin e tyre ,duke kercenuar nji njeri pa perkrahje nga shteti ,e varfer ne familje etj etj. Ku eshte shteti? Nuk bie ere gjekundi shtet veç korrupsin ,vjedhje ,kurveri ,droge ,vrasje . Ky shtet duhet te shkulet nga themelet. Ndryshe keshtu do perfundojne shume femije . E asnji prind nuk behet dot bodigardi i femijes se tij. Lirojeni Nazmien , Nazmia vrau ne emer te te gjitha NAZMIJEVE SHQIPTARE; Mos e pergojoni kot me DASHURINE. Ajo ska njohur kurre dashuri veç tortura. !!!!!
fatkeqesisht ne shqiperi eshte krijuar nje kulture ku femra eshte thjesht nje objekt seksi, prone e babait sa eshte e pamartuar dhe prone e burrit me vone dhe duhet t’i nenshtrohet burrit. pa dyshim dhe e kaluara nuk na la ndonje themel me te forte ne kete fushe. por rrembimi i femrave dhe kthimi i tyre ne prostituta per vite me rradhe ku shteti dhe forcat ligjore mbyllnin syte dhe veshet para ketij krimi monstruoz qe iu ka ndodhur femrave shqiptare ishte goditja e fundit per to.
kur nje kryeminister fyen publikisht prokuroren-lavire bulevardi dhe prokurorja e lejon pa marre mundimin te mbroje veten, kur forcat e rendit shkojne dhe qellojne zyrtaret ne pune dhe qeveria nuk reagon, cfare mesazhi cojne keto tek druvaret e pyllit? mesazhi eshte ky -qe nje femer s’ka asnje vlere dhe nuk meriton respekt dhe dinjitet.
nje arsye me shume pse sali-bisha do hequr zvarre rrugeve te shqiperise.
Nuk e njoh artikullshkruesin (nga emri me duket si jo shqiptar), por me cudit fakti qe mendon se ne Shqiperi u bekerka kerdia, si ne mesjete, ndersa neper bote qenka ndryshe.. Nga mjetet e informacionit qe kemi dime edhe ne bote ndodhin perdite vrasje, kapen pedofile, ka inceste, kapen kriminele, hajdute etj. Pse qenka ndryshe, apo vetem sepse ata e kuptojne se cpo i ndodh??!! Apo, se keto ngjarje kryhen nga njerez te veshur me xhaketa e kollare? Dua te di a ka degjuar artikullshkruesi per “turizmin e seksit” , qe praktikohet nga “burra te nderuar dhe te emancipuar” te botes se zhvilluar? Ata lene grate dhe femijet ne shtepi, bejne valixhen gati dhe nisen per “udhetim pune” duke perfunduar ne Maldive, ishujt Kanarie etj, ku gjahu qe ju ofrohet ka ardhur duke e ulur moshen deri ne vajza te vogla..femije 11 vjec??..Pra, njerez me mend ne koke, qe shfrytezojne varferine e te tjereve,per te kenaqur veset e tyre. Bota keshtu eshte qe ne krijimin e saj..z. Sacchi, me te mira, e me te keqija. Hajde ta luftojme te keqen te gjithe bashke, te forcojme ligjet dhe denimet,por mos e paraqit fenomenin si vetem shqiptar.
aman o shqipe fol,., se filluan hartimet e vuajtjes dhe shperfytyrimit ne Shqiperi,,te hapin barkun duke menduar se bota jashte e edukuar qenka me e zonja ti permbaje njerezit nga krimet,.,.me shume behen dhe me te pista.
Para ca kohesh ne perendim, ne nje vend te zhvilluar, nje muaj me pare dy prinder, nene dhe babe, u arrestuan se kishin lene vajzen e vet qe 4 vjece te flinte me nje tip si mik shtepi ne nje krevat, dhe ky kish vite qe e kish perdhunuar.
Ai flinte me te ne nje dhome dhe ne deren e dhomes qe supozohej se ishte e vajzes, ishte vizatuar me dy zemra qe vajza e donte “personin” ne fjale dhe emrat e tyre ishin shkruar brenda zemrave, dhe kjo panorame kishte vite me rradhe aty, pa i bere pershtypje familjes,.
Arsyeja,,,mamaja e vajzes e kishte dashnor perdhunuesin e te bijes, ky pasi kishte zene te dashur te jemen, e kishte kercenuar se do i thoshte burrit, dhe ajo per te shpetuar lekuren i kishte falur te bijen,, dhe dukeshin shume te “edukuar” dhe me kushte te mira…
Pa me thoni pak kush jane kriminelet e vertete, keta ne shqiperi, qe ja keputen bandillit mu ne balle apo ata ne amerike qe me vetedije e linin “mikun” te bente qef me vajzen?
dhe m.q.s sipas mendimit tuaj edhe neper bote eshte nje lloj,,,ndoshta edhe me keq, ,,ne duhet te kenaqemi dhe te themi qe E BEME SHQIPRINE SI GJITHE BOTA,,,,,keshtu??? bravo, ky eshte integrimi yne. Me sakte duhet te themi E DEGJENERUAM SHQIPERINE SI GJITHE BOTA.Turp per ne.
andrea, shkuat paksa larg.
Shqiperine nuk e degjeneruam.
Ate bile doja te thoja me siper, dhe ne fakt mendimi im ishte se ndaj vajzes duhet te tregojme , jo meshire, por mirekuptim.
Ajo beri ate qe duhet te bente, dhe ky eshte qendrim prej shqiptari.
Varferine e kemi midis nesh, po kemi ende dhe zemer dhe kurajo.
Nuk me pelqejne krahasimet dhe metaforat qe i vene njerezit duke paraqitur nje situate te ndere te familjes shqiptare, une do thoja se familja shqiptare me gjithe problemet qe ka shoqeria sot, prape eshte e mire.
Raste si ky, ka patur dhe me para, por nuk beheshin publike si sot.
Gjithe e mira e kesaj ngjarjeje eshte qe njerezit te hapin syte dhe te kene kujdes nga njerez qe rrethojne femijet.
Mbase per nje gje mund te jem dakort 100 per 100 me ty,,burrat shqiptare jane degjeneruar sot,,.ata nuk rrine dot pa dashnore,,dhe jane kthyer dhe ne perverte te nderuar,,.se kur e kane nga ndonje goce te re, mburren dhe rrahin gjoksin, dhe ndonjehere dhe gruan ne shtepi
Nga ta shohesh e nga ta zesh fillin e arsyetimit per ngjarje aq imorale a thua se je mu ne mes te xhungles ku vetem kafsh sheh reth e rotull ! Cdo dit e del dicka e re qe zbulon thellesin e ktij degjenerimi aq injorant e pa moralin minimal qe duhet te ket ne nje familje ! Si esht e mundur qe nje pervers perbindesh gjen terren dhe ben harem brenda ne nje familje aq te vogel ku vetem dy femra (nen e bij ) jan aty ! Tamam klan kafshesh qe nuk njohin llogjik morali dhe pasojat qe sjell ne ndergjegjen njerzore kjo mardhenie !Si esht e mundur qe “frika” nuk funksionon perpara veprimit por deshira per mbulim e thellon mekatin deri ne ate far feje !Ateher paska spjegim shperthimi i 14 vjecares qe kur shkoi te 18 tat beri ate qe beri dhe mir beri ! E kuptoj per dike qe thot me lart se ata bura me kollare marin canten e shkojn ne Kanariet te shijojn ate qe ju mungon dhe ky esht nje predizpozicion qe fshehtazi shum mund ta ken por duke mar nje rug aq te gjat te pakten jan larg “veshtrimit” te perditshem te ambientit qe e rrethon dhe nuk do justifikoja ata bura e gra qe ne nje ambient te njohur mburen me dashnoret dhe jeten e dyfisht qe bejn pa ju skuqur faqja !Ky esht shperthimi i qenit nga zinxhiri qe ndrydhja e sistemit qe kaloi i ka ber kta qeflinj te hidhen ne “vallen e shqipes” dhe te tranzmetojn kte “virus” amoral ! Sa me i ulet esht niveli aq me te medha qenkan bemat e ktij degjenerimi shoh ! Qe te shuhet kjo uri seksuale u dashka koh te kaloj dhe kushedi akoma cdo ndigjojm e do lexojm ! Sidoqoft nuk jam aspak dakort me botimin e mesazheve te asaj viktime aq fatkeqe qe po paguan shum shtrejt dashurin e saj paranojake e aq te nderthurur
AH MOJ MJERANE QE JETA TE COI NE ERRESIRE PADREJTESISHT!