"Krimi, pasojë e dështimit të qeverisë, e cila nuk po u siguron dot jetën qytetarëve"

18 Gusht 2012, 21:05Politika TEMA

Shqipëria është tronditur së fundmi nga disa ngjarje kriminale, siç ishte ajo e vrasjes së një gruaje, nënë e 3 fëmijëve gjatë tentativës për t’i marrë asaj varësen.

Ngjarja ndodhi në Tiranë dhe ende pa u zbehur jehona e dhimbjes dhe shqetësimit publik që shkaktoi, të tjera ngjarje kriminale e pasuan.

Në Elbasan një shtetas nën arrest shtëpie u vra në banesë, babai i tij u masakrua për vdekje, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë. Analisti Armand Shkullaku thotë se situata është dëshmi e dështimit të punës së Qeverisë për të garantuar sigurinë publike.

“Qeveria shqiptare ka dështuar në menaxhimin e rendit publik dhe në luftën kundër krimit. Nuk është e drejtë që të kujtohemi për rendin publik apo për luftën kundër krimit pikërisht kur ndodhin ngjarje të këtyre përmasave që zgjojnë ndjeshmërinë e njerëzve”.

“Nëse në Tiranë, çdo grua, çdo vajzë, por dhe çdo burrë mendohet, përpara se të dalë nga shtëpia se mund të vërë në rrezik jetën e tij, mund të grabitet, mund të goditet, mund të qëllohet, atëherë mendoj që ky është një problem që duhet të alarmojë jo vetëm Qeverinë, sigurisht Qeveria është përgjegjëse, por duhet të alarmojë dhe institucione të tjera, shoqërinë civile”,thotë Shkullaku.

Analisti Mentor Kikia mendon gjithashtu se situata është produkt i paaftësisë së policisë. Ai nënvizon një rrezik edhe më të madh që kërcënon shoqërinë, krimi që vjen nga adoleshentët.

Gjatë dy viteve të fundit, grabitjet e bankave, argjendarive, por dhe shtetasve në rrugë, kanë pasur shpesh protagonistë të rinj të moshës nga 14 në 20 vjeç.

“Ky lloj kontingjenti kriminal është sot krejtësisht jashtë kontrollit. Jashtë kontrollit të drejtësisë, jashtë kontrollit të strukturave të shtetit, jashtë kontrollit të familjes. Kjo është një minë me sahat për shoqërinë shqiptare. Unë mendoj që ky është problemi më i rrezikshëm, me të cilin përballet sot shoqëria jonë, një problem që ne ende refuzojmë ta marrim në konsideratë, refuzojmë ta shohim me gjithë përmasat që ka”, shprehet analisti Kikia.

I bindur se përmasa e problemit nuk është aq çfarë ajo duket apo shfaqet në median e shkruar e vizive, Kikia thekson se situata kërkon trajtim me seriozitet.

“Për 20 vjet ne kemi neglizhuar dhe kemi menduar se një vend zhvillohet vetëm duke shtruar rrugë, ndërtuar dhe hapur vende të reja pune. Kemi harruar që shoqëria është një ndërtesë komplekse, që s’përbëhet vetëm nga ngrehinat e betonta. Nëse nuk do të vazhdojmë ta marrim seriozisht problemin e krimit nga adoleshentët, problemin e edukimit të tyre, hapjen e qendrave të riedukimit për këta adoleshentë, shoqëria shqiptare do të përballet me probleme që do të harrojë integrimin dhe statusin e vendit kandidat dhe do të detyrohet të fusë kokën brenda pa u errur mirë, për t’u mbrojtur nga bandat e rrugës”, vlerëson Kikia.

Shkullaku analizon se situata është produkt i zhvendosjes së prioriteteve të Qeverisë. Lufta ndaj krimit u la në sirtar dhe tashmë, sipas analistit, energjitë shpenzohen për çështje të tjera siç është debati politik.

“Mendoj se Qeveria Berisha pati një 2-3 vjeçar shumë të mirë pas 2005-s, gjatë mandatit të parë, në luftë kundër krimit. Kujtoj banda kriminale të tmerrshme që askush nuk mendoi se mund të prekeshin, u eliminuan, krimi i rrugës pësoi sprapsje. Kjo që po ndodh sot, është pasojë e shkrehjes dhe e nxjerrjes së rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, në plan të dytë”.

“Energjitë janë përqendruar të gjitha te lufta politike, tek integrimi, marrëveshja për Kodin zgjedhor te marrëveshja për Kushtetutën. Ndërkohë, që unë mendoj që shteti nuk duhet të heqë dorë nga prioritete të tilla dhe prioritet numër një për të gjithë ne është jeta e qytetarëve”,konsideron Shkullaku.

Analisti Armand Shkullaku i quan pa vend deklaratat e zyrtarëve të lartë pas një ngjarjeje kriminale. Puna në terren, sipas tij, do të thotë më shumë sesa shprehja publike e keqardhjes për një krim të ri që godet shoqërinë.

“Është e pajustifikueshme që zyrtarët e lartë të dalin të distancohen, të dënojnë krimin etj. Nuk është kjo detyrë e tyre, këtë e bëjmë ne. Detyrë e tyre është që krime të tilla të mos ndodhin. Nëse ata nuk janë në gjendje të sigurojnë një gjë elementare, siç është jeta e  njerëzve, atëherë nuk kanë pse rrinë në ato poste”, thekson Shkullaku./REL

14 komente në ““Krimi, pasojë e dështimit të qeverisë, e cila nuk po u siguron dot jetën qytetarëve””

    1. Aishja prej Sauku says:

      kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ORAL-PULITIKA.

      Repuplika e Bananeve te Shqipnis qi po shkaterrohet ene rrenohet cdo dit ,ku njerzit vriten aksidentohen dhe zhduken,..nuk ka Kryeminister nje Burr por ka nje qenje te peshtir qe ben,.. ORAL-Politik
      Doni ta dini c”osht Oral Pulitika??
      Ju a shpjegon Aishja juve si Pickologe qi jom.??

      Kjo ka qene tema qi un kom mbrojt dezertacionin per Daktaraturen ne Gjermoni,aty ku ka studju dhe Teodor von Gutembergu.

      Mrom vjen Zakja jem ne shpi,ene me thot krejt tangerllêk..
      “Aishe je gati se perndryshe shkova tek Anxhela mas pallatit te Kultures,..per 3 litra tamel(500 lek te reja).. m’con me katapult n’Han ene n’..Mars.Ta thith ene ta kullufit gjith kosin”
      Un e ndjeva veten ngusht,se me than te drejten,cila osht ajo grue qi don tja prekin burrin tranvestitat,tek mollat e Adamit.
      Mir i thash ..zhvishu mre lanet e futu ne govat..
      ziva kazanin me uj,hodha sapun misku ,ene fillova tu e ferku….ferko e ferko..derisa i dolen syt si kokordhak.
      E fshiva me peshqir dhe i thash shko e me prit n’krevat.
      Qyqja fillova t’menoja,,ca jon bo kta burrat ton kshtune,,jan terbu krejt,qysh kur erdhi kjo demokracija e Berishes na morri n’qaf,..ene dola t’morr pak ajr t’paster..
      shof n’oborr vjehrren time,Hajrien,qi kishte n’krah nipin e vogel ,djalin e Qerimit,vllait te Zakes ene po e pergedhelte duke i than ….
      O vdeksha nona per ty,ooh ta honksha bibilushin,,o rrushi i vogel,,..
      Mue mu eren syt,ene filloji te me vinin ment verdall,..su besoja veshve ene syve..Vjehrra ime prap i thoshe me zo te nolt,.. o pashai i nones,,,o vdeksha un ,..ene e puthte Liun e vogel pllaq-plluq tek haletet qi ishin nrit si bisht miu….
      U futa ne sallon ene ndeza televizori..
      Kur na fillon Saliu Krye Budalla ene shante Nexhadin e Persise ene shante ene shante,dhe goja i merrte here sikur thithse her sikur kullufiste.
      Un mendoja cfar po thot ky,a po ben ene ky oral me pulitik sic pret Zakja prej meje sonte.
      Tani e kuptova pse burrat e kan qef me jua fry topet ne grat…e kon te regjistrume ke truni i vogel pas kaptine,..qysh kur jon kalamanj…po ky Kryeministri yn ku e ka msu ket lloj pulitike??Vallai-billai ca osht tu na gjet..
      Krej inot hyna ne thomen e gjumit,se hapa driten hiq,ene nji tu fut ka kamet e krevatit,posht jorganit,…ja hoqa brekushet gjith forc,..ene si ato lopet qi krujn dhamet ne kallomin e misrit te that,fillova ta kafshoj Zaken me dhomet e mija t’mrefta..
      Me dukej sikur jom tu luftu ndaj te keqes
      Oh Mos..mooos…jo kshtu ,jooo se m’le pa halete bre,mos aman…lshoji nje britem te modhe Zakja…
      S’kalun as 2 minute,ene hyn mrena nona e Zakes…..Nuse bre se ma vrave djalin,cfar je tu i bo ashtu???
      Nuk ta vras jo bre non,por jom tu e fresku se po digjet stalla e mzatit…..
      Po kshtu osht moj nuse kur si jep mzatit me pi tek Lopa??
      e.. paske marr ne qaf..-mu kurtil vjehrra.
      Oj jom tu i fry,e cfar s’jom tu i bo,nxorra koken pak ,..ska dreq qi e detyron Zaken tan me honger tek grazhdi i Lopes….po dil pejashta se jom tu nxjerr zoret e barkut..ene shif lajmarro pulicin te qojn nonji Zjarrfikse,se ka rra zjarrmi tek Gjinjt e Munikes se Lalsit
      Pra ma ne fund e gjeta fillesen e seksit oral,si pa dashje e kemi dhurat prej vjehrrave,….se anali ,skoni te Bashkia ene ju pret Lulja e Amsterdamit,,…..
      Pra ti oj gruja e Berishes,,mundoje knaqe burrin tan si te dush,.. ndash oral ene ndash anal,por amon mos e lej ma te boj Oral-pulitik se na morri ne qaf..
      pra mos u habisni mi gra,por i lani e pastroni por mos i torturoni burrat,,se pernryshe …kan me perfundu mas 15 Katshit.tek Anxhela,ose do fillojn te pllasin si Salushja ose te prdridhen si Lulushja e Amsterdamit.
      Ika se po bertet mzati..ikaaaa
      ..Erdha mre kric erdha ,po futu ne fillin ne gavot te te laj..

  1. x says:

    Asnje polici ne bote nuk garanton siguri per jeten e qytetareve!!!

    1. Y says:

      @ X
      Ti x, mos je gje Mul Noka dv? te ta bej nje telefonate nga kanadaja te ta shpjegoj se si e garanton policia ketu jeten e qytetareve!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

      1. x says:

        …..por jane qytetaret (jo korraket turq) ato qe sigurojne jeten e njeri tjetrit me kulturen qe kane.

  2. Gazi says:

    Ti “x” qenke trap fare! Patjeter qe ke hy ne compjuter gabimisht! Vetem ne Shqiperi e ne Afgan nuk sigurohet jeta e qytetareve! Shko e hap abeteren e pastaj komento!

    Shqiperia nuk ka politikan! Ata jan gomer pleq qe as ujku nuk i ha!

  3. muli muli says:

    Po te kesh nje idiot minister keto ngjasin,njeri me inteligjence shume,po shume nen mesataren

  4. pavioni says:

    ….bile,nje ish shoku jone qarkullon me jelek antiplumb…

  5. ShQIPTARI REALIST says:

    ESHTE E VERTETE SE KRIMET JANE DESHTIN I CDO QEVERIE, DHE NE AMERIKE QEVERIA DHE SHTETI AMERIKAN KA DESHTUAR PLOTESISHT,ME KRIMET QE NDODHIN KESHTU QE KY ARTIKULL ESHT I QELLUAR,ZGJUARSIA E ARTIKULLSHKRUSIT NUK MOHOHET DHE KA SHUM TE DREJT QE QEVERIA KA DESHTUAR, POR SI TJA BEJME QE DO TA KEMI EDHE KATER VJET TE TJERA KETE QEVERI TE DESHTUAR, BRAVO TEMA I KE RENE NE KOKE PROBLEMIT BRAVO DHE NJE HER.

  6. Sadije Berisha says:

    @ X-
    Zoti X,
    Me lejoni ju lutem qe me anen e ketij mesazhi te shkurter t’ju komplimentoj per cmiren dhe injorancen Tuaj!
    me respekt,
    Sadije Berisha

  7. Ilir says:

    Te sjelle te ricituar artikujt e autoreve te mesiperm, nuk arij ta kuptoj qellimin tuaj? Qe ju keni qejf vetem te nxini te shani dhe zeroni cdo gje ne kete vend, nuk do ndonje mendje te madhe, mendje te madhe por sidomos nga shkenca mjekesore duhet te mare ne dorezim dhe te kuroje mendjen tuaj, duhet me pa tjeter.

  8. x says:

    Shendet je them plac ju duket.

  9. Me te vertet se asgjekund ne bote, njerezit nuk kane nga nje polic roje nga mbrapa,por ta dish ama se forca e ligjit dhe puna e nje kualiteti te larte nga ana e policise e ul mesataren e krimit ne maksimum,gje qe i ben qytetaret te ndihen dhe te jene shum me te sigurte.Realiteti eshte se ne ne Shqiperi as njera as tjetra nuk egzistojne.

  10. Familja agalliu says:

    Pershendetje e nderuara redaksi
    Ne qe po ju shkruajme jemi pjestar te nje familje ne Fier Familjes Agalliu.
    Pasi lexuma kete shkrim po ju paraqesim rastin tone dhe na thoni kush ka faje Policia? Shteti? Qeveria ? Nuk duam te mbrojme askend ne po ju paraqesim rastin dhe ju gjukojeni.
    Pallati ku familja Agalliu jeton ka qene nje pallat 2 katesh i perbere nga 8 familje. 2 Hyrje me nga 4 apartamente, i ndertuar ne vitin 1958. Ne jemi banore te ketij pallati qe prej ketij viti . jemi pronare me tapi te rregullte . E themi ka qene pasi me rastin e Bajramit Z. Baftjar Zeqaj dhe Bashkia Fier me Veprimet Antiligjore dhe mosveprimet e saj e ka bere te mos jete me keshtu. Bashkia Fier ka lejuar shembjen ne mese te dites pikerisht ne diten e bajramit prishjen e ¾ te ketij objekti. Bashkia Fier na ka cenuar pronen ka cenuar te drejten me themelore ate te prones. Bashkia Fier na ka cenuar te drejten e te jetuarit normal pasi tashme prona jone shtepia eshte e pa banushme. Muret e saj jane care. Shume shpejt aty nje firem ndertuse e cila ka bere kete prishje do te hape nje grop 2 kate nen toke dhe 7 kate mbi toke dhe banesa jone prej 120 m2 rrezikon te fundoset bashke me ne sepse keshtu deshiron z. Baftjar Zeqaj I korruptuari dhe fatekeqesia e ketij Qyteti. Banesa jone gjendet ne Lagjen 11 Janrari ne qytetin e Fierit ne Rrugen e Vlores ngjitur me sallonin e mobiljeve Murebest.
    Kjo gje po ndodhe jashte cdo logjike jashte cdo ligji urbanistik (sharrohet nje pallat ne mes). Firma e ndertimit nuk ka marre kurre nje leje Kallkani nga ne. Jemi Ankuar ne Bashkine Fier me daten 13/08/2012 dhe pergjigja ka qene do ju njoftojme sa me shpejt e asgje me shume. Per me shume nuk na lejojne te hyjme ne Bashkine Fier. Nuk na japin asnje shpjegim. Tashme ne jetojme ne nje banese te pa banushme per shkak te shkeljeve ligjore e korrupsionit qe behet ne Bashkine Fier.Z.Neritan Bocova Drejtori i Inspektoriatit te ndertimit Bashkia Fier sna pret ne zyre e pervec kesaj ka nje sjelle arrogante te nje nejriu rruge sepse normalisht ka marre leke e sna jep asnje sqarim, ndersa Baftjar Zeqaj eshte i pakapshem se eshte kryebashkiak dhe smund te takohet me qytetaret e thjeshte si ne pasi jemi pa vlere per te. Jemi pa vlere se skemi leke dhe vleresimi nga Baftjar zeqaj i njerezve behet nga pasuria dhe leket qe ata mund ti japin atij. Nga momenti ne moment rrezikojme qe banesa prona jone te na zere brenda. Ju lutemi na ndihmoni veproni.Shpetoni njerezit e kesaj Familje. Ne kete banese Jetojne 6 Persona. Ju lutem mos na beni Kurban sepse ne Fatekeqesisht kemi ne krye te bashkise nje njeri te korruptuar eshte pak te themi i korruptuar qe dhe zoti e ka denuar e ka lene pa femije. Ne kemi nje bashki keme e koke te korruptuar se keshtu eshte i pari i tyre Baftjar Zeqaj. Ne po na dhunoeht prona, po na cenohet e drejta per te jetuar te qete po flem ne nje banese nga e cila kur zgjohemi themi shyqyr o zote qe sna ka zene brenda. Jetojme ne nje banese qe mund te na behet varri yne. Kjo eshte prona jone qe po na e dhunojne po na dhunojne ne mes te dites me diell jashte cdo llogjike ligjore. Se dime ne cilin vend te botes prihet sharrohet nje pallati ne mes? Jetojme me friken e mosndodhjes se tragjedise jetojm ne nje prone qe tashme na eshte dhunuar eshte e pabanushme por kjo eshte pasuria jone skemi ku vemi.
    Me besimin te Zoti jemi ne pritje te na shpetoni dhe te paraqisni rastin tone ne medja ne menyre qe dikush ta lexoje e institucionet te levizin.
    Ju Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje