Kriza ekonomike ka prekur edhe sektorin bankar, duke bërë që niveli i kredive të këqija të kapë shifrën 21.7%, që është edhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Sipas ekspertëve, bankat tashmë janë më të kujdesshme në dhënien e një kredie, ndërkohë që problem mbetet pjesa kur ajo duhet që të ekzekutojë kolateralin pasi tashmë është bërë më e vështirë shitja e një pasurie të patundshme, raporton Vizion Plus.
Shtimi i kredive me probleme këtë periudhë është rritur edhe për ato kredi të cilat huamarrësi ka më shumë se në një vit që nuk paguan asnjë këst dhe që banka e ka humbur shpresën se mund ta rikuperojë. Por kohet e fundit vonesat vihen re që janë në nivele të larta jo vetëm nga bizneset por edhe nga individët. Sipas bankës qëndrore trendi i kredive me probleme është rritur në mënyrë të ndjeshme, në një kohë që Shqipëria ka edhe nivelin më të lartë të tyre në rajon sëbashku me Serbinë dhe Malin e Zi.
kush eshte fajtori klientet apo shteti se nuk po e marim vesh . klienti kur mori kredine pati nje baze ekonomike punen apo biznesin dhe kush i rrenoje kete klienti apo shteti dhe pse duhet ta kerkojne bankat te keqen tek klienti kur shteti po e rrit cdo dite borxhin e vet ne ku mund ti gjeme parat per te likujduar bankat . Ne po shohim politikanet qe kane mare kredi pa interesa valle ku ka banke ne bote te tille vetem ne shqiperi dhe vetem per politikanet po per popullin pse nuk ka dhe te pa strehet gjoja kur ta marin ti dali shpirti dhe nuk e mer dot ;por bankat mos te turren per te mar kolateralin me vrrull se klienti per shume koh ka qene i rregullt dhe tani jo kush e ndryshoi kete besoj se dihet .Bankat duhet ti turren shtetit qe te stabilizoje situaten e konomike se per ndryshe do te kete shume probleme te pa riparueshme sociale .Banka i do parat e veta po kush eshte ai qe sdo ti japi por duhet gjetur shkaktari pse spo i japin
Ja nje shembull klasik!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html
ME KEQE SE 97 ATA SKANE PER TE NGRENE E JO TE PAGUAJNE KREDI LE TJA MARRE BAN SHTEPITE
Dua te komentoj nje paragraf ne artikullin e mesiperm meqe punoj ne sektorin e finances.
Paragrafi eshte ky:”Shpresoj të mos shkojmë në këtë pikë, por ama po shkuam i takon Bankës Kombëtare që të mbulojë një pjesë të dëmit të shkaktuar nga këto kredi të këqija”.
E thene me fjale te thjeshta kjo do te thote qe “kredite e keqija” te bankave te nivelit të dytë transferohen ne balancen e Bankes Kombetare dhe Banka Kombetare ju a kthen bankave vleren e ketyre kredive ne leke.
Me pak fjale bankat e nivelit te dyte kane dhene hua me rrezikshmeri te larte, kane marre me siguri nje pjese te mire te interesit dhe kur kredite nuk ju kthehen ja transferon Bankes Kombetare dhe mer leke ne kembim te tyre. Eshte njelloj sikur te vesh ne Cazino e te luash dhe nese fiton je ne rregull. Nese humbet, shkon ne shtet (Banka Kombetare)dhe i kerkon paret e humbura dhe shteti ti jep ato.
Pyetini te gjithe kumarxhinjte? E kush eshte ai budalla qe nuk luan me keto koeficiente? Nuk humbet kurre.
Lind pyetja ku i gjen Banka Kombetare keto leke?
Kjo eshte akoma me e bukur. Banka Kombetare merr nje vendim te brendshem dhe i printon leket. Paguan vetem per letren e bojen e kartmonedhave. Por ndodh edhe dicka tjeter qe eshte me e rendesishme per njerezit e thjeshte. Banka Kombetare duke printuar leke te rinj rrit ne te njejten kohe sasine e parave ne qarkullim e ne kete menyre edhe inflacionin. Meqe tani “kredite e keqija” jane mbi 20 % edhe cmimet ne nje te ardhme te afert do rriten me te pakten 20 %.
Populli i varfer del i humbur si gjithmone. Bankat fitojne gjithmone.
Problemet ekonomike te Shqiperise nuk kene filluar ende. Ky eshte vetem fillimi i cunamit, sepse vala e madhe pritet qe te vije pak me vone.
Shtrengoni rradhet!