Rrënim i plotë i shtetit. Kështu e quan kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama procesin e ndryshimeve në institucionet shqiptare, të cilat së fundmi po humbasin një pas një pavarësinë e pranuar si të tillë nga palët dominuese të politikës. Në intervistën për gazetën “Shekulli”, Rama sqaron edhe pozicionin e PS-së për çështjen e imunitetit, që është kthyer në kalë beteje për propagandën e qeverisë, sikurse komunikon për opinionin e gjerë një mesazh domethënës: ndryshimin në vitin 2013, qytetarët nuk duhet ta presin vetëm nga PS-ja. “Nëse shoqëria e kërkon realisht ndryshimin, gjithkush duhet të marrë përgjegjësinë thelbësore të pjesëmarrjes në zgjedhje”, thekson kreu i PS-ë.
Z. Rama pyetja e parë lidhet me çështjen e SHISH-it dhe ndryshimin e drejtorit të tij. Ju kishit dijeni për këtë që ndodhi?
Asnjë dijeni. Por më e rënda është se për këtë ndryshim të beftë s’u vunë në dijeni as aleatët tanë të mëdhenj strategjikë. Interesi i posaçëm i tyre për mbarëvajtjen dhe pavarësinë e punës së shërbimit sekret shqiptar është fakt botërisht i njohur. Është gjithaq i njohur edhe kontributi i paçmueshëm i tyre për transformimin në këto vite të Shërbimit Informativ nga një polici sekrete zullummadhe deri në vitin ‘97, në një shërbim inteligjent partner për sigurinë kombëtare e globale, me reputacion mjaft të mirë në kuadrin e vendeve të NATO-s. Por është po ashtu i njohur edhe shqetësimi i hapur i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe i vetë NATO-s disa kohë më parë, kur kryeministri shqiptar shfaqi një ngulm të papërligjur për ndryshimin e ligjit për këtë shërbim. Ja pse fakti që një President i Republikës së Shqipërisë, ende pa u ulur në tryezën e punës e me kurrizin kthyer nga aleatët e mëdhenj, ngutet të bëjë këtë ndryshim strategjik, flet qartë qoftë për rënien e Presidencës së Republikës në nivelin e një ministrie nën urdhrat e kryeministrit, qoftë për përshkallëzimin e uzurpimit të shtetit për hesapet vetjake të Saliut.
Çfarë parashikoni se mund të vijë në të ardhmen me këtë zhvendosje të balancës së pushtetit në Shqipëri ku sigurisht një vlerësim specifik për shqetësimin që sjell ndryshimi në SHISH do të ishte i nevojshëm?
Ndryshimi në SHISH është vetëm një tjetër simptomë e sëmundjes së rëndë që po e degradon krejt edhe atë copë shtet shqiptar që ekzistonte përpara rikthimit të Saliut në krye të vendit. Padyshim që simptoma të tilla janë një apel i vetvetishëm që vjen duke u intensifikuar për reagim të fortë popullor në funksion të rrotacionit politik. Rrotacioni politik do të kthente vetiu disa ekuilibra elementarë për ekzistencën e një republike kushtetuese. Por sidoqoftë koha e jashtëzakonshme që po bjerret me këtë rrënim të ri, të ftohtë, të shtetit si edhe kostot e mëdha morale e financiare të këtij rrënimi janë të pakthyeshme.
Shumëkush ju bën juve vetë dhe opozitën fajtorë për zgjerimin e pushtetit të kryeministrit pas ndryshimeve kushtetuese. Sa përgjegjësi ndjeni ju për çfarë po ndodh falë pushtetit që ju i shtuat kryeministrit duke menduar ndoshta se do të ishit vetë në vendin e tij?
S’di në historinë e pluralizmit shqiptar ndonjë rast kur lideri i njërës prej dy partive të mëdha të ketë pranuar publikisht një gabim, përveç rastit kur unë kam pranuar se gabuam duke u ngutur për një pjesë të atyre ndryshimeve. Pra kam marrë një përgjegjësi publike duke e parë në sy çdo shqiptar, e në këtë pikë shoh një dallim të madh mes meje e opozitës së sotme dhe palës tjetër në pushtet që s’ka marrë kurrë një përgjegjësi publikisht edhe pse çfarë nuk u ka punuar Shqipërisë e shqiptarëve pas shpine. Qoftë edhe ky fakt i thjeshtë e provon se s’jemi gjëkundi njësoj, teksa jetojmë në një kohë kur është bërë modë të thuhet se të dyja palët janë njësoj. Së dyti, ndjesë, por e neveris opinionin e ngritur pikërisht mbi këtë modë, se këto ndryshime unë i mbështeta për të marrë më shumë pushtet kur të bëhesha vetë kryeministër. Në asnjë mënyrë jo! Ndryshimin e zgjedhjes së Presidentit për shembull, e morëm nga disa kushtetuta të vendeve më demokratike të Bashkimit Europian. E vërteta është se u ngutëm, duke harruar se çka e bën Kushtetutën të funksionojë normalisht në ato vende nga ne u frymëzuam, nuk është gërma, po është vetëdija demokratike që këtu tek ne i mungon totalisht gjysmës së Parlamentit për shkak të Saliut e të partisë së tij. Dhe së fundi, fakti që çka është shkruar në Kushtetutë nga të dy palët, Saliu e përdor për të uzurpuar pabesisht shtetin, nuk ka se si t’i bëjë fajtorë edhe qeverinë edhe opozitën. Kjo e fajësimit të dy palëve njëlloj është njësoj si ta presësh ndryshimin të të vijë në shtëpi e të të thotë: Çohu tani të dalim se unë erdha!
Z. Rama, në disa veprime të Kryeministrit vihen re disa nuanca provokimi, qoftë të opozitës, qoftë edhe të opinionit publik. Sidomos me emërimet e njerëzve të afërt në krye të institucioneve e agjencive shtetërore, ku ai i shefit të SHISH-it përbën një lloj kulmi. Por nëse trajektorja e vënies nën kontroll të shtetit po mbyllet, mund të themi se më të keqen po e kalojmë tani dhe shoqëria duhet të shpresojë ndryshimin në zgjedhje?
Një shoqëri që e pret ndryshimin duke ndenjur në shtëpi është e dënuar të presë gjatë. Shoqëria jonë për dhjetë muaj është e thirrur prej Kushtetutës që të dalë nga shtëpia dhe të zgjedhë çfarë do: sigurinë e rrënimit të mëtejshëm apo mundësinë për një Rilindje Shqiptare? Kush thotë s’dal të votoj se asgjë nuk do ndryshojë, thjesht zgjedh rrënimin e vet të mëtejshëm ekonomik e social. Kush mendon se s’është njësoj e se nuk meriton të jetojë po njësoj edhe katër vjet të tjera, duhet t’i japë vetes dhe këtij vendi kontributin e vet me një votë për ndryshimin. E lejomëni t’ju them se pa pikë dyshimi ne jo vetëm s’jemi njësoj, po dallojmë qartë në shumëçka, në vizion, në program, në komunikim dhe në fund të fundit në faktin e thjeshtë se ne duam një Shqipëri ku të gjithë të jetojnë më mirë. Ndërsa Saliu nuk e fsheh më as vetë se qëllimi i tij është të sundojë mbi të gjithë, për të përfituar sa më shumë familja e klani i tij.
E keni quajtur Presidentin një shërbëtor të Kryeministrit. Për kujtesë edhe me Bamir Topin e nisët keq komunikimin, por më tej gjërat ndryshuan. Mendoni se jeni nxituar; fundja shefi i SHISH-it u lëviz pas 7 vjetësh në detyrë dhe brenda kornizës ligjore?
Me Bamir Topin nuk kam nisur keq asnjë komunikim; kam komunikuar normalisht që ditën e parë që i kam shkuar në zyrë. Por sot e gjithë ditën u qëndroj një për një të gjitha atyre që kam thënë për mënyrën se si ai u zgjodh për të shkuar në atë zyrë. Sa për Presidentin, ai është fatkeqësisht nishani i kryeministrit mbi drejtësinë e mbi shërbimin sekret. Këtë s’e them unë, e thonë faktet që vetë Presidenti na dha publikisht me një ngut krejt të paarsyeshëm që kishte vetëm një motiv: Shërbimin e përgjunjur për kryeministrin në kohën e kërkuar nga ky i fundit!
Z. Rama shumica po e mban të hapur debatin për imunitetin duke ushqyer propagandën se opozita po minon statusin e vendit kandidat për në BE. Mund të sqaroni thjeshtë qytetarët se si është e vërteta?
Kjo është një marrëzi që sot mund ta kokën e Saliut dhe flasin me fjalët e Saliut. Asnjë shqiptar tjetër s’ka sesi beson këtë marrëzi. Ne kemi bërë për integrimin europian vitin e fundit aq sa s’është bërë nga të tëra partitë opozitare të marra së bashku në njëzet vjet. Kemi marrë kostot politike të ditës. Kemi pranuar mungesën e mirëkuptimit të jo pak mbështetësve tanë dhe kemi dëgjuar me mirëkuptim, unë i pari, kritika e shpoti sa të duash për “butësinë tonë ndaj gjakatarit Sali” siç e quajnë atë rëndom jo pa të drejtë të revoltuarit e shumtë në këtë vend. Kemi ulur tonet dhe votuar një legjislacion të tërë kompromisi për hir të ecurisë së këtij procesi, madje duke mos e ngritur zërin sa do të duhej në momente të caktuara për ndonjë çështje të caktuar. E kemi bërë vetëm dhe vetëm me një synim madhor: Statusin e kandidatit për Shqipërinë këtë vjeshtë! S’është opozita që pengon marrjen e statusit, po është Saliu që synon t’ia hedhë me çdo kusht fajin e opozitës për dështimin e mundshëm me statusin. E dështimi nëse vjen për herë të tretë, nuk do të vijë se ne nuk e votuam kufizimin e imunitetit në 6 gusht, po sepse siç e tha vetë Komisioneri Fule “ende s’janë plotësuar 12 prioritetet e vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë”. Ndërkohë që po ta donte votën tonë për imunitetin, kryeministri duhet të mos e bllokonte diskutimin për të gjitha ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar. Por atij nuk i intereson konsensusi me opozitën për Kushtetutën, por fajësimi me çdo kusht i opozitës për statusin. Pra është e qartë se bllokuesi i projektit të Shqipërisë Europiane është Saliu, i cili e do Shqipërinë për vete jashtë çdo kontrolli apo ndërvarësie institucionale me këdo qoftë, brenda apo jashtë vendit! Dhe tallet kaq keq me shqiptarët sa arrin të thotë se opozita po bllokon hapjen e vendeve të punës, rrugën e luftës me varfërinë, ndihmën ekonomike për të varfërit, punën me tunelin e Elbasanit, madje edhe vetë referendumin për imunitetin! Tallet sepse fatkeqësisht gjen veshë që e dëgjojnë deri edhe për rekordet imagjinare në një “sport” krejt qesharak, siç është qëndrimi sa më gjatë në ujë duke u llokoçitur këmbadorazi… Tallet me shqiptarët e tulatur prej rënies ekonomike, padrejtësisë e pasigurisë, ndërkohë që në asnjë vend normal demokratik ky lloj kryeministri s’do mund të rrinte dot mbi ujë asnjë ditë të vetme.
Po hyjmë në një vit elektoral dhe natyrshëm përveç luftës me kundërshtarin lind edhe rivaliteti i brendshëm. Si paraqitet situata në PS-ajo e vërteta- dhe a keni skicuar në mendje një ekip bashkëpunëtorësh me të cilët do të hyni në këtë sfidë?
Partia Socialiste nuk vjen nga një periudhë rrugëtimi mbi një fushë me lule, po nga një rrugë jashtëzakonisht e vështirë trevjeçare në opozitë me një qeverisje të kthyer në regjim. Janë tre vite mundi e sakrificash të mëdha për të qëndruar drejt në emër të asaj që ne përfaqësojmë, në kushtet kur e gjithë ngrehinë e rezistencës së shoqërisë ndaj pushtetit është thuajse shpërbërë krejtësisht vit pas viti. PS-ja ka qëndruar drejt dhe ka mbetur faktikisht e vetmja pengesë reale për realizimin e ëndrrës së Saliut që është një demokraturë e ngjashme me ato të ish-republikave sovjetike. Rrjeti i kundërshtisë qytetare të Shoqërisë Civile që ishte aq aktiv deri ditën kur Saliu u rikthye në pushtet, është zhdukur pa nam e nishan. Bota mediatike është kapur për fyti dhe disa ishuj të mbetur jashtë kontrollit të plotë të qeverisë përpëliten prej etheve të mbijetesës. Sipërmarrja tërhiqet zvarrë pa mundur të bëjë as gëk as mëk për borxhet e panumërta të qeverisë që po i marrin frymën e për gjobat që po paguan përditë. Edhe vetë ndërkombëtarët duket sikur pajtohen më lehtë se disa vite më parë me paudhësitë e një qeverie shqiptare! Jo më kot kryeministri harxhon më shumë kohë e fjalë për të sulmuar Partinë Socialiste e mua personalisht,se sa për të bërë detyrën e tij. Jemi një pengesë që ai nuk e kapërcen dot në rrugën e marrëzisë së tij për pushtet absolut. Është e thjeshtë dhe e qartë: PS-ja nuk është një robot i përsosur, po një forcë politike shqiptare me të mirat e me dobësitë e saj. E si e tillë, është e vetmja shpresë reale për kthimin e Shqipërisë në rrugën e duhur. Të barazosh opozitën me qeverinë sot, siç bëjnë rëndom jo pak njerëz ndër ata që s’e durojnë dot Saliun, do të thotë thjesht t’i japësh Saliut një dorë për t’i mbijetuar disfatës që meriton në zgjedhjet e ardhshme.
Me Berishën, rrënim deri në ditën e fundit
Ndaj Kryeministrit keni një “shans” për të kontrolluar ende diçka. E kam fjalën për ndryshimin në Prokurori. A keni një strategji për të parandaluar që edhe ky organ të kalojë nën kontrollin e kryeministrit? Këtu mund të kujtohet se opozita e drejtuar nga Sali Berisha, shkarkoi shefin e SHISH-it, Prokurorin dhe “mori” edhe Presidentin…
Ngrihet rëndom një paralele mes opozitës sonë dhe asaj të Saliut dje. Dëgjoj të thuhet se ai bëri këtë e bëri atë, detyroi këtë e detyroi atë t’i hapte rrugë, sulmoi papushim këtë e s’la gjë pa thënë për atë, derisa e mori edhe pushtetin. Ose thuhet shpesh se po të kishte qenë ai në opozitë në atë rast, do kishte tundur dheun dhe në këtë rast do kishte bërë hatanë e zezë…Por përtej faktit të thjeshtë se ne s’jemi ajo opozitë dhe as duam të ngjajmë gjëkundi me atë lloj opozite barbare, ashtu sikundër unë vetë as në ëndrrën më të keqe s’do doja të ngjaja me Saliun, ka një të vërtetë shumë të thjeshtë. Kur Saliu ishte në opozitë Shqipëria qeverisej në rrugë demokratike nga socialistët. Pavarësisht të gjitha të metave e po të doni edhe mëkateve të qeverive socialiste, periudha e qeverisjes së Shqipërisë nga socialistët ishte periudha kur jo çdo gjë zgjidhej me tiraninë e kartonave. Nëse në krye të institucioneve u zgjodhën njerëz shumë më të pavarur se sa sot, të cilët morën edhe pëlqimin e opozitës e madje pikërisht asokohe u zgjodh edhe i vetmi president konsensual në këta njëzet vjet, kjo ndodhi jo sepse Saliu të punonte qindin, po sepse socialistët kishin një sens të bashkëjetesës demokratike e një farë respekti për institucionet që kryeministri i sotëm nuk i ka gjëkundi. E mos harroni, Saliu i fitoi zgjedhjet jo sepse tundi dheun me egërsinë opozitare që sot rëndom na e kujtojnë si një virtyt që ai e paskej patur kurse ne s’e paskemi. Gabim! Ai i fitoi zgjedhjet pikërisht kur u hodhi hi syve shqiptarëve se nuk ishte më egërsira që kishin njohur rrugëve të rrëmujave me gurë e me kallashnikovë. Dhe për më tepër ia doli mbanë jo falë votës popullore, po falë çarjes së saj majtas. Kështu që për sa kohë Saliu do të ketë numrat për të votuar dekretet e shërbëtorit të tij në Presidencë, s’duhet të ketë asnjë iluzion. Rrënimi i mëtejshëm i shtetit do të vazhdojë deri ditën e fundit të tij në kryeministri, pavarësisht se pa asnjë dyshim ne do të bëjmë gjithçka mundemi për ta penguar përshkallëzimin e kapjes së shtetit. Por, e përsëris, fatin e Shqipërisë Europiane të paktën për një dekadë tjetër do ta ndajë vota e qershorit 2013! /Shekulli
Salia ka ken i shit qy ne djep. Harronje te nryshoj tash kur asht tuj dek n’kal!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
…—Pushimet mbaruan – Ne kete vape te madhe ndjeja nje besdi por shpejte rimerrja veten duke u zhytur ne ujin e fresket , ajo qe me besdiste me shume ishin komshijte rreth cadres time qe flisnin papushim per Sali Berishen . Me dialektin e tyre verior e kosovar gumezhin vazhdimisht duke permendur se kombi shqiptare ka sote nje udheheqes qe se ka patur kurre . Kur i pyesje se si te duket dhenia e detit greqis , te pergjigjeshin ani se ashte dakor bace sala nuk ka problem , pastaj ai det eshte ne jug dhe jugu ashte me grekun qe mbeshtet EDI RAMEN qe ashte komunist.
——_E bera kete parathenie per te kuptuar se me kete mentalitet eshte veshtire te behet rotacioni i nevojshem per ndryshim . Shpresoj shume qe populli yne ta kuptoje EDI RAMEN si te vetmen shprese qe shqiperia te eci ne rrugen e mbare te demokracise e ekonomise . EDI e thote qarte –eshte e nevojshme rotacioni ta ndalim kete shkaterrim por duhet kohe per ecje perpara
Kjo eshte shume e vertete. Ky eshte muri i mentalitetit. Eshte nje qendrim i rrenjosur ne trute e militanteve Salist, madje duket sikur ajo ka qene cadera ku rrine Ramy, kelmendasi, BenQikagon dhe ndonje tjeter bashke.
Jane pjesa e minorances gjithsesi.Nuk mund ta besoj kurre se Shqiptaret e Veriut ne pjesen me te madhe te tyre arsyetojne ne ate menyre.Nuk besoj pra,qe shumica e Verioreve dhe Kosovareve mbeshtesin veprimet e Sali Berishes.Ka shume spekulime ne kete drejtim,por une di qe Veriu i Shqiperise dhe Kosova e dine shume mire se kush kane qene dhe jane armiqte e Kombit.Ky eshte nje spekullim per disa njerez qe mbeshtesin Sali Berishen me sy mbyllur.
“””Asnjë dijeni. Por më e rënda është se për këtë ndryshim të beftë s’u vunë në dijeni as aleatët tanë të mëdhenj strategjikë.”””
na vdiqet me keta aletaet,,,,per ju, me rendesi kane si mendojne aleatet se sa shqiptaret qe ju mbajne me buke..
cfar hajri pame nga aleatet.
merakosu mo, per shqiptaret qe te japin voten dhe leri aleatet.
Kush nuk eshte i interesuar per rrotacionin e qeverisjes se Shqipwerise ne zgjedhjet e vitit 2013? Por me kete vetebesim teorik dhe me aleanca te motivuara per ndarje kolltuqesh me Ilir Meten, nuk e besoj se do te fitoje politika oportuniste e Edi Rames. Nese Edi Rama do vertete te nxjerre para gjyqit hajdutin dhe kriminelin qe sundon sot Shqiperine, duhet te heqe dore nga synimi epileptik i postit te Kryeministrit. Kam frike se Ben Blushi pati te drejte kur tha: Ne nuk interesohemi te rrezojme Berishen, por si te bejme Edi Ramen kryeminister….
plani ekonomik i zoti.Rama: kur te fitoje zgjedhjet eshte te bjere ne pushtet banden Ruçi dhe te vjedhen ate qe ka ngelur nga plaçkitjet e Berishes
Mendoj se Partia Socialsite dhe lideri i saj Rama jane ne rrugen e duhur.E ka thene shume bukur ne kete interviste.Nqs Shqiptaret duan ndryshimin dhe jane te binudr se me Saliun nuk shkohet dot me as ne Vicidol e lere me ne Europe,duhet te kontribuojne me vote masive ne vitin 2013.Rruge tjeter nuk ka.Rruga tjeter eshte ajo e revoltes popullore qe Partia Socialsite nuk e mbeshtet.Saliu pikerisht kete kerkon.Edhe me 21 janar,vrasjet u bene prej tij me kete qellim.Te provokonte dhune totale dhe shkaterrim ne mbare Shqiperine,me qellim mbylljen e dosjeve ashtu sikurse i mbylli ne vitin 1997.Mposhtja e sali Berishes dhe debimi i tij perfundimtar nga politika,me qellim hapjen e rruges se drejtesise per gjykimin per krimet e tij dhe te njerezve te tij varet teresisht nga Shqiptaret ne vitin 2013.Nuk mund te kerkojme nga Edi Rama te pamunduren ne rast se nje pjese e madhe e Shqiptareve(fatkeqesisht )akoma voton nje mbeturine parahistorike Komuniste.Nje xhakete te vjeter te kthyer mbprapsht ne vitin 1990.Fitorja e partise Socialiste dhe rotacioni politik aq shume i nevojshem ne vitin 2013 eshte beteja jone ne radhe te pare dhe beteja e Rames ne radhe te dyte.Fitorja ne vitin 2013 ndaj regjimit mbreteror absolut te pashpallur,eshte ne radhe te pare imperativ i c’do Shqiptari qe kerkon ndryshimin,prosperitetin dhe venien para ligit te kriminelo-mafjozeve qe kane zaptuar shtetin.Nqs deshironi qe Meta&Co te japin llogari para ligjit duhet bere revolucioni ne kutine e votimit ne vitin 2013.Duhet te krijojme nje det votash ku te mbytet Saliu me Ilirin.Duhet te krijojme nje det votash qe nuk do te mund te i shitet dot Greqise.Deti i votave tona ne vitin 2013 do te mund te shpetoje dhe detin Jog,ne Jug te vendit me 2 miliarde rezerva nafte.Perndryshe mirupafshim Shqiperi.Ne vitin 2013,ne 100 vjetorin e shtetit Shqiptar,mund te shijojme per here te pare ne historine tone Kombetare nje demokrat te vertete ne krye te vendit qe ne kohra te padyshimta,Edi ramen.Jemi perpra nje momenti historik,vendimtar per ne dhe te ardhmen e Shqiptareve te neserm,femijeve tane.Nqs nuk deshirojme te shikojme me njerez si Mit’hat Havari ne Peermet,Flamur Noka ne krye te ministrise se Brendshme,Genc Pollo i regjistrimit te popullsise dhe Ilir Meta te Big Brither te vjedhjes made in Albania,per fat te mire alternativa eshte aty.mendoj se Partia Socialsite me Edi Ramen ne krye eshte alternativa me e mire qe ne Shqiptaret kemi patur ndonjehere mundesi te zgjedhim.
O Lab te pershendes! Me pelqeu komenti yt ne pergjithesi. Edhe une uroj me gjithe zemer te fitoje PS ne 2013 e vetme pa qene nevoja per paterica, pa le me ta mendosh qe Edi Rama te behet paterice e Ilir Metes. Jo per çeshtje morali, jo jo, por sepse programi i Edit eshte PER NJE RILINDJE….
O Lab e respektoj mendimin tend deri ne fund. Por nuk eshte mire qe njerez te nivelit tend te therrasin ‘rrofte Ai e rrofte Ky’, e ‘poshte Ai e poshte Ky’.
Te eshte bere fiksasion Mit’hati ngaqe e sulmoi Edi Ramen? Edhe mua nuk me erdhi mire, por ‘nuk gremiset kali me nje te qorrollisur’. Lab, po qe ka shume mundesi qe Rama ta gradoje Mit’hatin ne Policine e Shtetit kur te behet Kryeminister?! Mos u çudit fare, sepse ka te ngjare ngaqe te dy e duan shume shtetin edhe ‘njera dore lan tjetren e te dyja bashke lajne fytyren’.
Po kush do e shkonte nder mend psh, qe Noli do e mburrte nje dite Ahmet Zogun edhe do e pranonte me kenaqesi pensionin e tij?
Apo psh, qe Mero Baze do i kunderviej Sali Berishes?
Ciao
KESAJ RADHE ROTACIONI DO BEHET GJALLE A VDEKUR.NA KA VAJTUR THIKA NE KOCKE.NUK MUND TE DUROHENT ME NJE KRYEMINISTER PSIKOPAT DHE NJE PRESIDENT SAKAT = TURPI I KOMBIT.NE SHEKUJ RACA JONE NUK I KA HUDHEHEQUR NJE DYSHE BASTERDE E TILLE.PO EDI RAMA PA TJETER NDRYSHIM TE NDERSHEM SE ATJE KU NUK HYNE TRURI DO HYJE DRURI.
Mos prit rrotacion, nese nuk behet “revolucion” Sali Bisha
do vjedhe perseri dhe zgjedhjet e 2013-tes.
Ai i ka ne dore te sigurt listat dhe adresat per te mashtruar.
Zoti Rama flet sikur i takon opozita vetem atij dhe partise tij, opozite
eshte cdo qytetar qe vuan nga pushteti, cdo qytetar qe nuk eshte pjese e
pushtetit, cdo qytetar qe eshte kundra ketij pushteti te korruptuar deri
ne palse, cdo qytetar i lodhur nga keta opozitare qe nuk diten te bejne
opozite, prandaj qe eshte reale edhe fakti qe nje pjese e popullit
opozitare eshte lodhur me menuren e te berit opozite te Edi RAMES.
Te jesh kritik me opoziten, nuk do te thote qe je i Saliut, nuk do te
thote qe je kundra opozites, por jane kritika te sinqerta, per te
kuptuar edhe gabimet qe jan bere.
Te pakten nje gje nuk duhet mohuar nga intervista e Rames qe me sinqeritet
e pranon gabimin e ndryshimeve kushtetuese.
nje bravo per RAMEN
Nqs pranon gabim per ate pike jep doreheqje zoteri, sepse nje pjese e partise nuk ta pranoi ate ndryshim.
Po Rama pushtetin nga Kushtetuta dhe kodi e do, ndersa pergjegjesine jo.
Nuk do te rrime ne shtepi diten e zgjedhjeve mos ki merak.Te vetmen gje qe na ka ngelur ne dore per te vepruar kunder krimeve dhe monstruoziteteve qe po perjetojme,voten,do ta hedhim kunder kriminelit ne pushtet dhe kunder hienes se tredhur kryeopozitare.Sali Berisha i ka shkaktuar shume vuajtje ketij populli ndersa Edi Rama u be spektator i krimeve te qeverise duke mos i dale per zot votes dhe zemerimit antiqeveritar.Njerezit u vrane kur ai i thirri por per vete zgjodhi te mos rrezikonte karrigen per te mbrojtur idealet e tyre.
po thuaj edit.gri sallat.
Ti perfaqson shoqerine civile? Po ti je kerbaci i Sali RAM Berishe o karagjoz i pafytyre.
Per cfare bande sorosiane flet o hajdut kur me parate e shqiptarve bere reklamat e tua te ndyra. Ne 2008 e Gerdecit, me gjithe paudhesite dhe pislleqet e Doktorit tuaj ty te shqetesonte akoma Edi Rama?
I keshilloj Edi Rames mos merret me lehjen e qenve te pushtetit, po me te zotin e tyre.
Altin Goxhaj.Nje njohje e vjeter tashme ne blogjet e ndryshme te gazetave Online.Besoj se i mban mend replikat e tua fyese ndaj meje edhe ne Respublica.Une ne pergjithesi nuk ofendoj e nuk fyej askend.Por kur eshte per te thene mjaft,duhet thene mjaft.Ti je nje “Prostitute Intelektuale” rraca e te cilave eshte rritur ndjeshem kohet e fundit.Ti i flet Edi Rames per shoqerine civile dhe ne nje vend normal,kjo eshte mese normale.Por jo ne nje vend si Shqiperia,ku njerezit si ty shikojne dhe kerkojne me c’do mjet gjilperen ne kashte dhe nuk shikojne dot,ne fakt mbyllin syte para gjakut te derdhur te Shqiptareve nga eprori jot.Ju jeni llumi i shoqerise Shqiptare qe lejoni vegjetimin e politikes se Krimit me Kryekriminelin Sali Berisha ne krye.Ju jeni plehu qe beni te mundur qe gjeli Sali Berisha te kendoje siper jush.Ju jeni shushunjat e ngjitura mbas trupit te gjakosur te Kombit Shqiptar.Ju jeni cakenjte dhe felleqisirat e Kombit Shqiptar.Ju jeni ndyresirat dhe fekalet e Kombit Shqiptar.Ju jeni gjakprishurit,qe jo vetem nuk ju dhimbset Kombi,por jeni te gatshem te nxirrni ne rruge dhe grate e motrat tuaja per tu pasuruar ne prehrin e kriminelit.Midis te tjerash jeni dhe frikacaket me te medhenj te mundshem.Megjithate,cudia me e madhe nuk eshte asnjera nga keto qe rendita mesiper.Por nje tjeter.I mbushni mendjen vehtes c’do dite se jeni te pathyeshem nga askush e ne asnje moment.E keni shprehur qarte kete dukuri.E shprehni qarte c’do dite.Qe nga shefi juaj deri tek militanti me i poshter i partise ne pushtet.Mendoni se e keni thyer,mundur,perulur dhe i keni pergatitur derrasat e arqivolit njehere epergjithmone,e ne menyre te pakthyeshme,popullit te gjakosur Shqiptar.Kam degjuar njehere nje gazetar te Tv Klan-it qe u shpreh se per protesta anti-regjim,nuk ka me njeri gjunje ne Shqiperi!!!!Ky eshte gabimi fatal qe keni bere.Megjithate,personalisht po te bej nje thirrje te fundit,ty dhe rraces tende.Hiqni dore.Terhiquni nga rruga pa krye qe keni marre,deri sa nuk eshte akoma vone.E di.U jane errur syte dhe mendja u ka zene myk dhe nuk arrini dot me,te kuptoni marrezine e perditshme qe kryeni ne kurriz te ketij populli duke e fyer rende jo vetem ne moralin dhe dinjitetin e tij por deri edhe inteligjencen,pervecse moralit.Ne komentin tend te mesiperm,verehet nje perrua psiqik shpifjesh,trillimesh,urrejtjeje dhe balte te pashembullt ndaj liderit te opozites Shqiptare.Dhe me e bukura eshte se mendoni se dicka nga kjo balte do te mbetet.U kame vene re me vemendje.Te gjitheve.Nga kryetari juaj me duart e lyera me gjak e deri te ndyresira,kerma,kellira dhe cakalli me i fundit.Keni krijuar ne laborator,me keshillen dhe ndihmen e ndonje mikut tuaj te paguar mire,mundesisht i huaj,ate qe ne Perendim quhet”Makina e Baltes”.Te gjithe hidheni ne sulm ndaj kryetarit te opozites.Jo ndaj partise qe perfaqeson,por personalisht ndaj tij.Qe te gjithe.Me fyerje nga me te ultat dhe nga me te neveritshmet.Qofte dhe nje militant i rendomte si ju.A e din ti mor qafir,se sa popull ka mbas vetit ky njeri qe ju e sulmoni me nje gjuhe rrugacerore te cmendur e te dale mendsh me emrin Edi Rama??A e din ti,se ai nuk eshte nje njeri dosido qe ju mund te sulmoni me nje gjuhe te cmendur qafiri sa here deshironi??A e din ti mor qelbanik,se ai perfaqeson gjysmen e Popullit Shqiptar,pra miliona njerez???Po si e merrni kaq lehte kete??Kjo eshte puna juaj.Eshte ndryshe puna,kur flitet per Malokun tuaj te felliqur.C’do njeri ka te drejte te flasi per te si te doje,e madje ka license per ta ekzekutuar fizikisht nese i vjen mundesia,sepse e ka mbushur kupen.Ka pire plot gjak Shqiptari.Kjo nuk mund te thuhet per liderin e opozites Edi Rama.Ti e din shume mire,se nqs nje njeri sot,ekzekuton Sali Berishen me bresheri automatiku behet hero.E din shume mire kete.E se do i behet monument me i madh se ai qe ka A.Rustemi ne Vlore.E megjithate vazhdon te mbeshtetesh kriminelin ne rrugen e tij qorre e pa krye.Shko pirdhu tani.Deshtak i zgjebosur.
—Bravo djalosh–Eshte pergjigja me e perkryer qe mund ti jepej ketij lapanjozi . –Je shume i drejte perdrejte ne komente , karakteristik e ne vlonjateve dhe ajo qe eshte me e rendesishme ne repliken tuaj ke kapur esencen e qellimit te komentit te lapanjozit te Saliut — Te hidhet balte sa me shume mbi EDI RAMEN . sepse e vetmja shprese qe ky vend te qeveriset ndryshe eshte EDI RAMA —Si ky lapanjoz shprehen edhe brenda ps. si Blushi , Malaj te cilet duan pushtetin por pa EDI RAMEN qe te qeverisin njesoj si Saliu dhe te ndihen mire ne llumin ku jemi sote
Un nuk ju njoh ju Altin,por ky shkrimi i gjate ne komentin tuaj me pelqeu,ju nuk shani sic bejn keta komentuesit ketu posht..ju vetem akuzoni me argumenta bindese…Do perpiqem te lexoj me shum rreth jush,qe te krijoj nje ide timen per formimin tuaj intelektualo-politik..Por po e perseris me dukesh njeri interesant qe prekupohesh sinqerisht per shkaterrimin e shoqeris civile qe me te drejt nje rol te madh ka pas dhe politike teper e papergjegjeshme e Edi Rames.
ju komunistet se patet boll Enverin po geshironi edhe njehere tu kthehet tortura komuniste.ajo nuk kthehet kurre.por shifni endra me syte cele qe te mbeteni gjalle hahaha!!!!
barazimi i opozites me qeverine nuk eshte bashkeqeverisje po BIQEVERISJE qe nuk ekziston kerkund ne bote.
Intervista fillon((((rrenim i plote i shtetit…..)O edi a mund te te pyes,Kur e shikon ti dhe gjithe populli qe ky shtet po rrenohet cfare duhet bere????????aaaa harrova,duhet shkrue ne twiter dhe duhet bere komente tek Tema,,ti je nje cope frikacak nqe nuk e ke shokun ,por edhe ne nuk jemi me larg se ti,si popull kuptohet.